A.Halili Justice Juristbyrå AB

A.Halili Justice Juristbyrå AB Law firm in Sweden, dedicated EU lawyer with a proven successful result in immigration cases. EU Avokate/Δικήγορος Anila Halili. Free initial legal consultation.
(2)

Kostnadsfri inledande rådgivning

⚖️🇸🇪 Kujdes! Rritet në 2900 kr tarifa e aplikimit dhe koha e pritjes së Dënimeve! RREGULLAT E REJA SHTETËSI SUEDEZE. 👉Ta...
07/06/2026

⚖️🇸🇪 Kujdes! Rritet në 2900 kr tarifa e aplikimit dhe koha e pritjes së Dënimeve! RREGULLAT E REJA SHTETËSI SUEDEZE.

👉Tarifa e re: Rritet nga 1 500 kr në 2 900 kr (nuk rimbursohet në rast refuzimi).

1.Koha e qëndrimit (Hemvisttid):
➡️Rregulli i përgjithshëm rritet në 8 vite
➡️7 vite për bashkëshortët e shtetasve suedezë/refugjatët.
➡️5 vite për përsonat pa shtëtësi.

2. Kërkesa për të ardhurat
➡️Minimumi 20 850 kr/muaj para tatimit. Nuk pranohet asistence sociale apo punësim i subvencionuar.

3.Testi i Gjuhës & Shoqërisë: Testi i shoqërisë suedeze:15 Gusht 2026

Testi i gjuhës (Niveli B1/A2): Vjeshtë 2027

4.Sjellja e mirë (Vandel)
➡️Borxhet në Kronofogden sjellin refuzim automatik. Veprat penale sjellin periudha pritjeje (karenstid) nga 2 deri në 17 vite.
Koha e pritjes pas dënimeve (Karenstid):

⬇️Nëse jeni dënuar për një vepër penale në Suedi ose jashtë saj, duhet të kalojë një periudhë e caktuar pritjeje përpara se të keni të drejtë të merrni shtetësinë shikoni të publikuara kohën e pritjes pas dënimit!
Kujdes përpara se të dërgoni aplikimet tuaja konsultohuni me persona juridikë kompetent për plotësimin e rregullave të reja.

Përgatitur nga zyra A.Halili Justice Juristbyrå AB
Anila Halili EU avokate- juriste e specializuar në çështjet e Migracionit dhe Europiane.
Diplomuar nga Fakulteti I Drejtësisë në Athinë, Greqi regjistruar si avokate dhe Universiteti juridik i Uppsalës Suedi.

https://www.facebook.com/share/p/1Dpwr5fYSA/

🇸🇪8 Qershor 2026 hapen regjistrimet zyrtare për testin e Shtetësisë Suedeze! Nga 6 qershori 2026 zbatohen rregulla të re...
07/06/2026

🇸🇪8 Qershor 2026 hapen regjistrimet zyrtare për testin e Shtetësisë Suedeze!
Nga 6 qershori 2026 zbatohen rregulla të reja për Shtetësitë Suedeze, siç ju kemi njoftuar edhe më parë në faqet e zyrës dhe në intervistën e dhënë në RTSH Radio Televizioni Shqiptar https://www.facebook.com/share/p/1Dpwr5fYSA/

👉 Në 15 gusht i 2026 do zhvillohet testi I gjuhës mbi shoqërinë suedeze.

👉Këshilli i Arsimit të Lartë (UHR) dhe Agjencia e Emigracionit (Migrationsverket) kanë publikuar tashmë datat kryesore dhe materialet përgatitore që duhet t'i dini.

Datat e rëndësishme për shtetësitë suedeze:
👉6 Qershor: zbatohen rregullat të reja dje më strikte.
👉8 Qershor:Hapen zyrtarisht regjistrimet për testin e shtetësisë.
👉15 Gusht 2026: Do të mbahet provimi I parë.

⚠️ Kusht i rëndësishëm për regjistrim
Ju nuk mund të regjistroheni në provim me iniciativën tuaj❗️Për të pasur mundësi të rezervoni një vend, duhet të keni marrë paraprakisht një letër udhëzuese zyrtare (brev) nga Migrationsverket.

Informacionet praktike mbi mënyrën e saktë të regjistrimit do të përditësohen së shpejti.

📚 Si të përgatiteni për testin❓️
UHR ka hartuar një material zyrtar edukativ mbi shoqërinë suedeze, i cili përmban të gjitha njohuritë bazë që kërkohen për të kaluar testin.

Ky material është plotësisht i aksesueshëm dhe falas për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë përpara provimit.
↪️Utbildningsmaterial om det svenska samhället - Universitets- och högskolerådet (UHR)

Ju mund ta printoni materialin ose ta dëgjoni atë në formatin audio në mënyrë digjitale.

Nëse keni pyetje se si ndikojnë këto kërkesa të reja në aplikimin tuaj aktual apo të ardhshëm jeni të mirëpritur të na kontaktoni në
072 933 99 21
[email protected]
[email protected]

Zyra juridike A.Halili Justice Juristbyrå AB ju informon dhe ndjek me vëmendje çdo ndryshim ligjor.
Ju mirëpresim të na kontaktoni për këshillim dhe asistencë juridike profesionale për një proces të sukseshëm të çështjes tuaj.

#σουηδικηιθαγενεια #σουηδικηυπηκοοτητα

Utbildningsmaterial om det svenska samhället - Universitets- och högskolerådet (UHR)

https://www.facebook.com/share/p/1Dpwr5fYSA/

🏆🇸🇪⚖️ SHTETËSI SUEDEZE NË KOHË REKORD DHE TRIUMF NË MINUTAT E FUNDIT ! 🇸🇪 Një tjetër shtetësi suedeze e aprovuar në kohë...
04/06/2026

🏆🇸🇪⚖️ SHTETËSI SUEDEZE NË KOHË REKORD DHE TRIUMF NË MINUTAT E FUNDIT ! 🇸🇪 Një tjetër shtetësi suedeze e aprovuar në kohë rekord, vetëm pak orë përpara ndryshimit të rregullave të reja më datë 6!
👉Aplikimi u krye dhe procesi u ndoq me angazhim të madh nga zyra juridike .halilijustice A.Halili Justice Juristbyrå AB
🤝Kur koha është kundër nesh, profesionalizmi dhe angazhimi maksimal bëjnë diferencën! Falë një pune intensive dhe ndjekjes me përkushtim nga zyra jonë juridike, klienti ynë tashmë ka në dorë pasaportën suedeze!

🎯 Ky misioni u përmbush me sukses!
I urojmë klientit tonë suksese të pafundme në vazhdimësi dhe një të ardhme të ndritur e të sigurt në Suedi! Faleminderit për besimin tuaj!

👉Për të gjithë ju që jeni ende në pritje durim dhe mos u dorëzoni! Shpresa vdes e fundit!
Ne do kryejmë përpjekjet maksimale për secilin prej jush, duke luftuar për çdo dosje deri në minutën e fundit.🙏

Nëse dëshironi që çështja juaj të trajtohet me të njëjtin seriozitet dhe profesionalizëm, mos hezitoni të na kontaktoni.
(+45) 072 933 99 21
[email protected]

#σουηδικη

🇸🇪🇸🇪🇸🇪 ̊llstillstånd
#σουηδικηιθαγενεια #Σουηδία #σουηδικηυπηκοοτητα

Shtetësi Suedeze dhe Lejet e punës 2026. Faleminderit RTSH Radio Televizioni Shqiptar & emisionin "Mirëmëngjes Shqipëri"...
03/06/2026

Shtetësi Suedeze dhe Lejet e punës 2026. Faleminderit RTSH Radio Televizioni Shqiptar & emisionin "Mirëmëngjes Shqipëri" për intervistën si edhe hapësirën e dedikuar mbi ndryshimet ligjore të Emigracionit në Suedi, të cilat prekin komunitetin shqiptar!

⚠️ Kujdes! Data 6 Qershor po afron për shtëtësitë suedeze dhe rregullat e reja.
Nëse jeni në proces aplikimi dhe po prisni një përgjigje nga Agjensia Suedeze e Migracionit Migrationsverket, këshillohet të evitohen kontaktet e panevojshme me Migrationsverket .

➡️Mos i mbingarkoni zyrtarët me komunikim të panevojshëm!
➡️Çdo telefonatë apo email i tepërt u merr kohë nga trajtimi i çështjeve tuaja dhe nga vendimmarrja e shpejtë. Lejoni që Migrationsverket të bëjë punën e vet pa ndërprerje në këtë fazë delikate.

👉Për proçeset e shtetësisë të cilat nuk do kenë arritur në vendimmarrje përpara datës 6, do informoheni se si këto rregullat e reja do zbatohen në praktikë, duke u bazuar gjithmonë në vendimet që do miratohen.

Ju urojmë fat në proceset tuaja! Na ndiqni në rrjetet sociale dhe si gjithmonë do u mbajmë të informuar për çdo ndryshim të ri ligjor në Suedi.

Zyra juridike A.Halili Justice Juristbyrå AB Anila Halili EU avokate- juriste e specializuar për çështjet e Migracionit dhe çështjet EU. Diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë në Athinë, Greqi dhe Universiteti Juridik i Uppsalës Suedi.

Mirëmëngjes Shqipëri

https://youtu.be/wx_gh_0iOaQ?is=QQVqMFqhjndRa1Tt

Nga e hëna në të premte në RTSH 1 HDAutor: Ilirjan AgolliModeratorë: Sonila Agostini dhe Krist MartiroE ftuar: Anila Halili, avokate Emisioni “Mirëmëngjes Sh...

Përmbledhje⬇️ Në 1 Tetor 2026 parashikohet të hyjë në fuqi propozimi ligjor për dëbimin e adoleshentëve ( Tonårsventilen...
01/06/2026

Përmbledhje⬇️ Në 1 Tetor 2026 parashikohet të hyjë në fuqi propozimi ligjor për dëbimin e adoleshentëve ( Tonårsventilen).

➡️Qeveria suedeze sot në datën 1 Qershor 2026 prezantoi një propozim për një rregull të ri dhe të përhershëm në Ligjin për të Huajt, i cili njihet si "tonårsventilen" (një rregull lehtësues për të rinjtë).
Qëllimi është që të rinjtë e moshës 18 deri 21 vjeç, që kanë pasur ose kanë leje qëndrimi për shkak të lidhjes familjare (anknytning) me prindërit e tyre, të mund të qëndrojnë në Suedi, të përfundojnë shkollën e mesme (gymnasiet) dhe të kenë mundësi më të mira për të përmbushur kushtet për një leje qëndrimi të pavarur.

➡️Data e planifikuar e hyrjes në fuqi është më 1 tetor 2026.

➡️Rregulli kryesor aktual në Suedi është që, leja e qëndrimit duhet të kërkohet dhe të aprovohet përpara hyrjes në vend. ➡️Megjithatë, ky propozim i ri krijon përjashtime të rëndësishme (ventile) pikërisht për këtë grup njerëzish.

1. Për të rinjtë e moshës 18 deri 21 vjeç
Nëse ndodhen në Suedi me një vendim dëbimi (utvisningsbeslut) dhe vendimi ka marrë formë të prerë dmth, ka hyrë në fuqi (vunnit laga kraft) gjatë vitit 2025 ose 2026, ata nuk kanë nevojë të largohen nga vendi.
➡️Ata mund të aplikojnë për lejen e re sipas "tonårsventilen" direkt nga Suedia.

2. Cfarë ndodh në rastet kur të rinjtë janë larguar tashmë nga Suedia❓️
➡️Ata kanë përsëri të drejtë të aplikojnë për leje qëndrimi sipas këtij rregulli të ri, por duhet ta dorëzojnë aplikimin nga jashtë vendit (nga vendlindja ose shteti ku ndodhen).

3. Në rast se kanë një leje qëndrimi aktive❓️ ➡️Ata që mbushin 18 vjeç gjatë kohës që leja e tyre aktuale është në fuqi, do të mund të kërkojnë zgjatje të lejes përmes këtij rregulli të ri.

4. Çfarë ndosh me të rinjtë që kanë mbushur 21 vjeç❓️ (Rregulli mbrojtës)
Për t'i mbrojtur këtë kategori të rinjsh propozohet një përjashtim me rregull të veçantë.

➡️Nëse i riu ka zotëruar leje qëndrimi për shkak të lidhjes me prindërit si fëmijë (nën 18 vjeç) rregullisht në një moment gjatë tri viteve të fundit, ai mund të aplikojë për një leje tjetër qëndrimi (p.sh. për punë ose studime) pa pasur nevojë të largohet nga Suedia.
➡️Kjo vlen edhe nëse të rinjtë kanë një vendim dëbimi që ka marrë formë të prerë në vitin 2025 ose 2026.

5. Çfarë ndodh për personat mbi 21 vjeç me nevoja të veçanta ose varësi të jashtëzakonshme❓️

➡️Nëse personi është mbi 21 vjeç por ka një marrëdhënie të veçantë varësie me prindërit e tij (p.sh. për shkak të një aftësie të kufizuar/invaliditeti që ka lindur gjatë kohës që ishte në Suedi), atij mund t'i aprovohet leja e qëndrimit për aq kohë sa ekziston kjo varësi e veçantë.

➡️Personat e tjerë mbi 21 vjeç që janë larguar nga Suedia duhet të aplikojnë për leje të zakonshme pune ose studimi nga jashtë vendit.

❓️Si do të zbatohen rregullat në praktikë❓️

➡️Parashikohet që pezullimi i çështjeve do të hiqet gradualisht.

➡️Migationsverket ka pasur një pauzë për shumë nga këto çështje (megjithëse në praktikë ka qënë e kufizuar kjo pauzë ër shumë raste).

➡️Kur ligji të hyjë në fuqi (planifikuar më 1 tetor 2026), institucioni do të fillojë të shqyrtojë aplikimet sipas këtyre rregullave të reja dhe më lehtësuese.

➡️Arsyeja dhe vazhdimi i studimeve për të rinjtë, u mundësojnë të fitojnë kohë për të gjetur punë.
➡️Synimi i këtij rregulli është t'i japë të riut leje qëndrimi për të përfunduar shkollën e mesme.
➡️Gjatë kësaj kohe, ata fitojnë të drejtën dhe kohën e mjaftueshme për të gjetur një punë.

❓️Çfarë ndodh me ndryshimin e statusit (spårbyte) brenda Suedisë❓️
➡️Aktualisht po zhvillohet një hetim i shpejtë ligjor (snabbutredning) për të përcaktuar saktësisht se sa e lehtë do të jetë që një person me leje qëndrimi nga "tonårsventilen" të kalojë më vonë direkt në një leje pune, pa pasur nevojë të udhëtojë jashtë Suedisë.

Kujdes❗️ Ky është ende një propozim ligjor që pritet të hyjë në fuqi në vjeshtën e vitit 2026.

➡️Para kësaj date, Migrationsverket nuk mund të marrë vendime të bazuara në këto rregulla të reja.

➡️Konferenca e sotme (1 qershor 2026) konfirmon se qeveria po ecën përpara me këtë plan. Megjithatë, duke qenë se ligji hyn në fuqi më 1 tetor 2026, këshillohet që klientët ose personat që preken nga ky propozim duhet të jenë në kontakt me përfaqësuesit e tyre ligjorë për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm dhe për të monitoruar vendimet e dëbimit gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Përgatitur nga zyra juridike A.Halili Justice Juristbyrå AB , Anila Halili EU avokate- juristw e specializuar në Suedi për çështjet e Migracionit dhe Europiane.
Diplomuar nga Universiteti Juridik i Uppsalës Suedi dhe Fakulteti i Drejtësisë në Greqi.
(+46) 72 933 99 21
[email protected]

https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/06/presstraff-for-att-presentera-nyheter-pa-migrationsomradet/

⚖️ Den 11 maj hade jag och A.Halili Justice Juristbyrå AB  den stora glädjen att hålla en föreläsning för IKF Malmö - In...
31/05/2026

⚖️ Den 11 maj hade jag och A.Halili Justice Juristbyrå AB den stora glädjen att hålla en föreläsning för IKF Malmö - Internationella Kvinnoföreningen. "Migrationsrätt 2026", med särskilt fokus på de nya lagar för medborgarskap och arbetstillstånd som vinner laga kraft nu i juni 2026.

👉Det märktes tydligt att ämnet berör på djupet. Vi gick igenom de konkreta konsekvenserna av de nya reglerna, inte minst de skärpta kraven på ett hederligt levnadssätt för att kunna få permanent uppehållstillstånd och svenskt medborgarskap.

Engagemanget bland deltagarna var enormt stort. Vi diskuterade allt från medborgarskapsärenden och arbetstillstånd till familjeanknytning och asyl. Mitt i det stora engagemanget fanns också en märkbar och fullt förståelig oro inför vad förändringarna kommer att innebära. Samtalen präglades av livsviktiga frågor om både juridiken och framtiden i Sverige för alla utlänningar.

❤️ Ett stort tack till Internationella Kvinnoföreningen i Malmö och styrelsen för den fina inbjudan och den symboliska presenten! Er verksamhet och era aktiviteter bidrar till en fantastisk utveckling och integration för så många kvinnor! Tack underbara Mone Juniku som med din stora drivkraft stöttade mig och alla deltagare under föreläsningen! Din insats gör stor skillnad, Mone!❤️

🤝🙏🫶Alla deltagare och underbara kvinnor som tog sig tid att komma. Tack för ert engagemang, för att ni skapade en så varm atmosfär och för alla frågor ni lyfte!

Att intresset och behovet av tydlig information är så stort gör mig ännu mer motiverad. Jag kommer med glädje att fortsätta bidra med min kunskap som jurist och hålla fler föreläsningar i framtiden.

halilijustice 💪🏾❤️👑 #ΔΙΚΗΓΟΡΟΣ #ομιλία

28/05/2026

❗️Kujdes! Kujdes! Shmangni kontaktet e panevojshme me Migrationsverket për
🇸🇪shtetësitë suedeze para ndryshimeve ligjore në 6 Qershor 2026!

Per të gjithë klientët e mi dhe personat që janë në pritje të vendimit për çështjen e shtetësisë ne Suedi ju informoj se Agjensia E Migracionit (Migrationsverket) po përballet me një volum tejet të lartë pune për shkak të ndryshimeve të ardhshme ligjore.
➡️ Për këtë arsye, ju rekomandoj që të mos telefononi ose kontaktoni zyrtarët pa pasur nevojë gjatë ditëve në vijim r çështjen e shtetësisë suedeze!

❗️Kontakti i vazhdueshëm nuk e përshpejton procesin tuaj! Telefonatat, fatkeqësisht, nuk do t'ju ndihmojnë të merrni një vendim më shpejt por ka pasur dhe raste shqetësimi të personave që trajtojnë çështjet.
Kujdes komunikimin!

❗️Kontakti juaj pengon marrjen e vendimeve! Komunikimet e panevojshme u marrin kohë të vlefshme zyrtarëve, të cilët kanë një fluks të madh çështjesh për të mbyllur dhe aprovuar. Kohën që do harxhojnë me telefonat tuaja mund ta shfrytëzojnë në trajtime çështjesh dhe aprovime.

❗️Vetëm në rast se ju kanë kërkuar zyrtarisht ndonjë dokument shtesë ose plotësim të dosjes atëherë i kontaktoni.

🙏🤝Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!
Duke u lënë hapësirë zyrtarëve dhe kohë të punojnë me çështjet tuaja, ne maksimizojmë shanset që vendimet për çështjet tuaja të merren në kohë. Jo të gjitha çështjet trajtohen në mënyra të njëjta!
A.Halili Justice Juristbyrå AB



28/05/2026

❗️Viktig information till alla mina klienter som väntar på beslut i sina medborgarskapsärenden.
Just nu är arbetsbelastningen hos Migrationsverket extremt hög, särskilt under de sista dagarna innan de kommande lagändringarna träder i kraft den 6 juni. Handläggarna arbetar för högtryck med att fatta beslut i pågående ärenden.
❗️Därför vill jag starkt rekommendera alla mina klienter att inte kontakta Migrationsverket eller handläggaren i onödan just nu!
↪️Att kontakta dem kommer tyvärr inte att göra att du får ditt beslut snabbare. Varje ärende hanteras på olika sätt.

Viktigt❗️➡️ Varje samtal tar tid från handläggarna, tid som de istället behöver för att gå igenom och slutföra era ärenden. ➡️Ni kan kontakta dem ifall de själva har begärt en komplettering i ditt ärende eller om det har uppstått en akut förändring.

Tack för er förståelse och ert tålamod!
⚖️🤝🙏Låt oss ge handläggarna den arbetsro de behöver för att hinna bli klara med så många ärenden som möjligt! Dela gärna vidare. A.Halili Justice Juristbyrå AB

⬇️Lexoni⬇️⚖️🙏2 🇸🇪 🇸🇪 Shtetësi Suedeze janë aprovuar! Shpresë dhe sukses përpara rregullave të reja në datën 6 qershor! N...
26/05/2026

⬇️Lexoni⬇️⚖️🙏2 🇸🇪 🇸🇪 Shtetësi Suedeze janë aprovuar! Shpresë dhe sukses përpara rregullave të reja në datën 6 qershor! Nuk ka gëzim më të madh për zyrën juridike A.Halili Justice Juristbyrå AB sesa kur shohim klientët dhe familjet e tyre të sigurojnë të ardhmen me vendime pozitive!

🤝Në periudhë të vështirë kemi arritur të marrim aprovimin e shtetësisë suedeze për disa familje, pikërisht përpara se të hyjnë në fuqi ndryshimet e reja ligjore.

🙏Ju kuptojmë sa e vështirë dhe me stres është pritja kur në mes është e ardhmja juaj dhe e fëmijëve tuaj. Çdo ditë vonese rëndon mbi supet e prindërve që kërkojnë thjesht siguri dhe stabilitet për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

➡️Ne e kuptojmë plotësisht se pritja për një vendim nga Migrationsverket mund të jetë një përvojë e madhe stresuese për ju dhe familjen tuaj.
🙏😊🇸🇪 Megjithatë, këto histori të fundit të suksesit vërtetojnë se ka ende kohë dhe ka ende shpresë.

Këshilla për personat që presin vendime! Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në rast se nuk kemi mundësi tu përgjigjemi qindra telefonatave që na vijnë çdo ditë! Ne nuk po ngadalësojmë ritmin madje po punojmë në maksimum për çështjet tuaja!
Zyra juridike A Halili Justice Juristbyrå mbetet plotësisht e përkushtuar për të punuar fort për çdo klient deri në afatin përfundimtar dhe këtë e keni të dëshmuar me mijëra rezultate të vendimeve pozitive që i gjeni të publikuara te faqja.
Secili nga ju njoftohet për punën në lidhje me çështjet si edhe informacione të reja. ➡️Ju na njoftoni vetëm kur ju aprovohen vendimet në sistem ose kur keni informacione të reja për çështjet, ndërsa ne punojmë me çështjet tuaja.
🙏Në 98% të rasteve është caktuar personi që po shqyrton çështjen tuaj dhe priten vazhdimisht vendime pozitive. Nëse jeni duke pritur aktualisht për një vendim shtetësie, qëndroni pozitivë dhe mos u dorëzoni!

➡️⚖️Nëse keni nevojë për ndihmë ligjore profesionale për të menaxhuar aplikimin tuaj në vijim, ju lutemi na kontaktoni në ➡️072 933 99 21
[email protected]


#Σουηδια #σουηδικηυπηκοοτητα #μεταναστευσηστηνσουηδια

😊⚖️Another Family of 3 Granted 🇸🇪Permanent Residency. From application to decision, it has been an honor to guide anothe...
25/05/2026

😊⚖️Another Family of 3 Granted 🇸🇪Permanent Residency. From application to decision, it has been an honor to guide another family to their permanent uppehållstillstånd. Your future is now bright and Swedish citizenship is on the horizon!
🙏🤝Thank you for your trust, and a massive congratulations to my clients!
Best wishes to you from our law office
A.Halili Justice Juristbyrå AB

We wish you all a great week!

#μεταναστευσηστηνσουηδια #Σουηδια

Adress

Only Booked Meeting/besök Bara För Bokade Möten På Djäknegatan 23
Malmö
21135

Öppettider

Måndag 09:00 - 17:00
Tisdag 09:00 - 17:00
Onsdag 09:00 - 17:00
Torsdag 09:00 - 17:00
Fredag 09:00 - 17:00

Aviseringar

Var den första att veta och låt oss skicka ett mail när A.Halili Justice Juristbyrå AB postar nyheter och kampanjer. Din e-postadress kommer inte att användas för något annat ändamål, och du kan när som helst avbryta prenumerationen.

Kontakta Affären

Skicka ett meddelande till A.Halili Justice Juristbyrå AB:

Dela