08/11/2020
https://www.facebook.com/303046586517859/posts/1872002646288904/
NJOFTIM I ZYRËS KONSULLORE ATHINË
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Në vijim të komunikimit tonë të mëparshëm, duke marrë shkasë nga e-mailet e shumta drejt postës sonë elektronike nga qytetarët tanë të cilët shprehin shqetësimin madhor të skadimit të vlefshmërisë së dokumenteve të tyre qëndrimit të cilat kanë varësi të drejtpërdrejtë nga vlefshmëria e dokumenteve të tyre biometrikë, pas shqyrtimit të gjithë aspekteve ligjore të masave të reja kufizuese të shpallura nga autoritetet greke për periudhën 7 – 30 nëntor 2020, ju bëjmë me dije se:
Zyra Konsullore Athinë do të vijojë shërbimin në sportel për qytetarët, me rregulla të përshtatura me situatën aktuale, si më poshtë:
➢ Duke filluar nga dita e hënë, datë 9 nëntor 2020, Zyra Konsullore Athinë do të ofrojë shërbimin për pajisje me dokumente biometrikë për të gjithë ata shtetas që u ka kaluar afati i skadencës së dokumenteve ose që janë në prag skadimi. Paraqitja pranë Zyrës Konsullore do të kryhet sipas planifikimit paraprak:
- Për aplikimet e reja në e-albania, në bazë të mesazhit elektronik dërguar automatikisht nga sistemi në postën tuaj elektronike.
- Për takimet e humbura dhe pa pasur nevojë për aplikim të ri, në bazë të kërkesës suaj në postën tonë elektronike [email protected] duke theksuar datën të cilën konsideroni të përshtatshme për paraqitjen tuaj dhe me miratim të Zyrës Konsullore.
➢ Për veprime të tjera konsullore (prokura, vërtetime, deklarata etj) vetëm për raste emergjente dhe vetëm pas miratimit të kërkesës suaj të argumentuar nëpërmjet postës sonë elektronike [email protected].
Sjellim në vëmendjen tuaj se paraqitja në Ambasadë duhet të kryhet pas marrjes së mesazhit elektronik me datën dhe orarin e caktuar të takimit dhe në respektim të plotë të rregullores së qarkullimit të qytetarëve brenda territorit grek siç është publikuar nga autoritetet greke (SMS në numrin 13033: 3_ Emër Mbiemër , Adresa e vendbanimit). Gjithashtu respektimi i protokollit të sigurisë së shëndetit publik (mbajtja e maskës brenda dhe jashtë ambjenteve të Zyrës Konsullore, ruajtja e distances së sigurisë, dezinfektimi i duarve me solucionet e vendosura brenda hapësirës së Zyrës Konsullore) është detyrim.
Duke qenë se masat e reja parashikojnë kufizim të lëvizjes nga një rreth në tjetrin dhe për të shmangur penalizimet e mundshme, udhëzojmë bashkëatdhetarët tanë me banim jashtë rrethit të Atikës, të shmangin në këtë periudhë mbyllje kombëtare marrjen e shërbimeve pranë Ambasadës ose të marrin paraprakisht miratimin e autoriteteve lokale greke për lëvizjen e tyre.
➢ Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.
Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:
- Emër Mbiemër
- Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)
- Foto e faturës së aplikimit.
- Numri i telefonit celular.
Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedures së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumeneteve të tyre biometrikë.
📞Për çdo sqarim të mëtejshëm jeni të lutur të na kontaktoni gjatë orarit zyrtar në numrat tanë fiks të telefonit si dhe nëpërmjet postës sonë elektronike [email protected]. Për rastet emergjente mbetet në dispozicion numri ynë i emergjencës +30 6941658183 i cili funksionon 24 orë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.