MSR Solicitors - Shqip

MSR Solicitors - Shqip MSR Solicitors: Excellence Redefined
With 30 years of excellence, our diverse team provides tailored legal solutions in multiple languages.

From Commercial Law to Conveyancing, we're dedicated to your success. Professional, friendly, and client-centric.

https://www.facebook.com/msrsolicitors/posts/pfbid02yriATrSJ35dr7grQF9iKfeaGzhsSz7TdWNi2ZTDM81ncT5RcZxoXaHAH8oC4iQ7Gl
01/11/2025

https://www.facebook.com/msrsolicitors/posts/pfbid02yriATrSJ35dr7grQF9iKfeaGzhsSz7TdWNi2ZTDM81ncT5RcZxoXaHAH8oC4iQ7Gl

Since 2019, it has been our absolute privilege to serve our community — and today, we’re thrilled to share some fantastic news!

MSR is moving into a a 300 year old building as our permanent home in the heart of London soon! This purchase signifies the trust we receive from our clients and reaffirming our unwavering commitment to serve the those around us.

Over the years, we’ve grown from strength to strength, expanding our team and our services to better serve you. In fact, this will be our fourth move since 2019 — each one marking another milestone in our growth and success. This time, we’re delighted to say we’ve found our long-term home, and we can’t wait to welcome you there.

While we’ll be saying goodbye to Milbank House, 1 Finsbury Square location, our commitment to you remains exactly the same. During this exciting transition, we continue to work on all our cases with the highest level of care and dedication you’ve come to expect from us.

In 2023 we moved into Milbank house, while we leave this office space behind to tackle a brand-new adventure of a grade 2 listed building bursting with royal history, this brings the new challenges of developing this prestigious historical monument and we cannot wait to share its history, and future with you while we make it our new home!

If you need to us in person or have any questions about your case, please contact them directly — we’ll be happy to arrange a meeting at your convenience as from the 30th of October we will no longer physically be at 1 Finsbury Square so please don’t come there looking for us!

We look forward to welcoming you to our new office in November, so please be ready to join us in this amazing adventure.

Thank you for your continued trust and support. The future is bright for MSR, and we can’t wait to start this new chapter with you by our side.

Here’s to new beginnings and continued success, see you soon at the new head office.

Warm regards,
The MSR Solicitors Team

If you live outside the UK and wish to get married or enter into a civil partnership in the United Kingdom, there are tw...
13/10/2025

If you live outside the UK and wish to get married or enter into a civil partnership in the United Kingdom, there are two main routes available:
💍 Marriage Visitor Visa
🤵 Fiancé Visa

Each visa has its own conditions, timeframes, and implications for long-term immigration. The right choice depends on your goal — a short visit or permanent residence.

📌 Marriage Visitor Visa

Suitable for individuals over 18 who wish to marry or give notice of marriage/civil partnership in the UK.

Valid for short-term visits (up to 6 months).

Does not allow you to remain in the UK after the ceremony.

📌 Fiancé Visa

For fiancés of British or Irish citizens, or people settled in the UK.

Allows entry for 6 months to get married and then you can switch to a Spouse Visa (long-term residence).

Requires proof of a genuine relationship and an intention to live together permanently.

⚖️ Legal advice:
The choice between these two visas depends on your personal plans. If your intention is to visit for marriage and return to your home country, the Marriage Visitor Visa is the right option. But if you wish to stay in the UK after the marriage, the Fiancé Visa is the correct route.

👩‍⚖️ For more information or legal advice about the process, contact our team at MSR Solicitors.

Nëse po aplikoni për të hyrë ose qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të jetës familjare me bashkëshortin/partnerin...
08/10/2025

Nëse po aplikoni për të hyrë ose qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të jetës familjare me bashkëshortin/partnerin tuaj britanik apo të vendosur në MB, plotësimi i kërkesës financiare është një hap thelbësor.

📊 Kufiri minimal i të ardhurave sipas Appendix FM është £29,000 në vit.
👉 Nuk ekziston më element i veçantë për fëmijët në këtë kërkesë.

Kushti financiar mund të plotësohet në disa mënyra:
💷 Kursime në para (Cash Savings) – të mbajtura për të paktën 6 muaj, në vlerë mbi £16,000.
📈 Të ardhura nga investime, aksione ose obligacione.
💰 Të ardhura nga pensionet shtetërore, private ose të punës.

Për shembull, për t’u mbështetur vetëm te kursimet, duhet të keni £88,500 në llogari.
Kursimet mund të mbahen në MB ose jashtë saj, por duhet të jenë nën kontrollin tuaj për të paktën 6 muaj para aplikimit.

⚖️ Këshillë profesionale:
Kriteret financiare janë të ndërlikuara dhe çdo rast është unik. Përpara se të aplikoni për vizën tuaj si bashkëshort apo partner, këshillohet që të kërkoni ndihmë profesionale ligjore për të shmangur refuzime të panevojshme.

👩‍⚖️ MSR Solicitors – Ekspertë në vizat e familjes, partnerëve dhe bashkëshortëve për Mbretërinë e Bashkuar.
📞 Na kontaktoni sot për një konsultë konfidenciale dhe udhëzim të personalizuar.

Viza Bashkëshorti/e (Spouse Visa)💍 Jeni të martuar ose në një lidhje të qëndrueshme me dikë që jeton në Mbretërinë e Bas...
21/08/2025

Viza Bashkëshorti/e (Spouse Visa)
💍 Jeni të martuar ose në një lidhje të qëndrueshme me dikë që jeton në Mbretërinë e Bashkuar?
Aplikoni për VIZË BASHKËSHORTI/E dhe bashkohuni me partnerin tuaj!
📋 Kërkesat për aplikim:
✅ Duhet të jeni të martuar ose partnerë të verifikuar
✅ Të ardhura minimale të sponzorit
✅ Njohuri bazë të gjuhës angleze

Ke emigruar në Mbretërinë e Bashkuar?Ne jemi këtu për të ndihmuar! 🔹 Aplikime për viza familjare🔹 Partnerë të martuar ap...
31/07/2025

Ke emigruar në Mbretërinë e Bashkuar?
Ne jemi këtu për të ndihmuar!

🔹 Aplikime për viza familjare
🔹 Partnerë të martuar apo të pamartuar
🔹 Viza pune (Skilled Worker)
🔹 Azil & të drejtat e njeriut
🔹 Shtetësi & Indefinite Leave to Remain (ILR)
🔹 Rrugët 10-vjeçare për qëndrim të përhershëm

📌 Me eksperiencë, përkushtim dhe profesionalizëm – ne kujdesemi për çdo detaj të aplikimit tuaj!

📞 Na kontaktoni sot për një konsultim falas dhe hapni rrugën drejt një të ardhmeje të sigurt në UK.

Home Office në Mbretërinë e Bashkuar ka krijuar Mekanizmin Kombëtar të Referimit (NRM) – një sistem i koordinuar për të ...
23/07/2025

Home Office në Mbretërinë e Bashkuar ka krijuar Mekanizmin Kombëtar të Referimit (NRM) – një sistem i koordinuar për të identifikuar dhe mbrojtur viktimat e mundshme të skllavërisë moderne, që përfshin:
🔹 Trafikimin e qenieve njerëzore
🔹 Skllavërinë dhe shërbimin e detyruar
🔹 Punën e detyruar
Profesionistët dhe organizatat si Migrant Help, Salvation Army, Kryqi i Kuq, policia dhe autoritetet lokale mund të bëjnë referime në NRM.

Referimi mund të bëhet edhe nga vetë individi ose përmes një punonjësi mbështetës me pëlqimin tuaj.

Pasi të jeni referuar në NRM:

Ju nuk mund të dëboheni nga UK gjatë procesit të vlerësimit

Brenda 5 ditëve, autoritetet bëjnë një vendim fillestar, dhe nëse është pozitiv, përfitoni mbështetje nga Salvation Army

Më pas, shqyrtohet rasti juaj për një vendim përfundimtar që mund të sjellë leje qëndrimi të përkohshme në MB

Nëse vendimi është negativ, ka mundësi për rishqyrtim ose ankesë ligjore përmes rrugës gjyqësore.

Statusi si viktimë e trafikimit mund të ndikojë drejtpërdrejt në çështjen tuaj të emigracionit ose azilit.

Na kontaktoni sot për ndihmë ligjore dhe mbështetje të specializuar. Ne jemi këtu për t’ju dëgjuar dhe për t’ju mbrojtur.

Leje e Mëtejshme për të Qëndruar (FLR) është një lloj lejeje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar që përdoret për të zgjatu...
28/05/2025

Leje e Mëtejshme për të Qëndruar (FLR) është një lloj lejeje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar që përdoret për të zgjatur ose rinovuar një leje qëndrimi ekzistuese. Në varësi të situatës dhe nevojave të aplikantit, FLR mund të ndahet në disa kategori. Mëposhtë vijojnë kategorit kryesore të FLR:

1. . FLR(M) –Viza për Bashkëshort/Partner që Varet

Për bashkëshortët, partnerët e pa martuar, partnerët e të njëjtit gjinie, partnerët civilë ose fëmijët e kualifikuar të qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar ose të rezidentëve të përhershëm.
Aplikantët mund të aplikojnë për leje të mëtejshme për të qëndruar në bazë të ruajtjes së një marrëdhënie familjare me një qytetar të Mbretërisë së Bashkuar ose me një person me rezidencë të përhershme.
2. FLR(FP) – Jeta Familjare & Private

I përshtatet aplikimeve në bazë të lidhjeve familjare ose jetës private. Kjo përfshin aplikantët që kanë një marrëdhënie të veçantë me një qytetar të Mbretërisë së Bashkuar ose me një person që ka rezidencë të përhershme, ose që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në një bazë të përhershme (p.sh. fëmijë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 7 vjet, ose të rritur që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 20 vjet).
I përshtatet gjithashtu njerëzve që përballen me vështirësi ekstreme dhe që mund të shkelin të drejtën e tyre për jetë familjare dhe private nëse kërkohet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar.
3. FLR(O) – Kategori të Tjera

Për aplikimet që nuk bien nën klasifikime të tjera specifike FLR. Kjo mund të përfshijë varës të aplikantëve të caktuar për azil, njerëz që kanë nevojë të qëndrojnë për trajtim mjekësor, ose njerëz që kanë nevojë të zgjatin lejen për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar për disa arsye të veçanta.
T Kjo kategori është e gjerë në përmbajtje, por përgjithësisht i përshtatet atyre rasteve ku nuk ka një rrugë të specifikuar vizash.
4. FLR (HRO) – Të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ndërkombëtare

I përshtatet individëve që aplikojnë në bazë të të drejtave të njeriut ose arsyeve të ngjashme, zakonisht përfshin ata që përballen me deportim por kanë arsye të mjaftueshme për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Aplikimet e tilla zakonisht bazohen në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ose dispozita të tjera ligjore të lidhura me të drejtat e njeriut.
5. FLR (DL) –Leje të Përkohshme Qëndrimi

I përshtatet individëve që më parë kanë marrë një “Leje të Diskrecionit për të Qëndruar” (DLR) dhe dëshirojnë të zgjasin qëndrimin e tyre.
Kjo leje zakonisht jepet për ata që nuk përmbushin rregullat e tjera të imigracionit, por u jepet leje qëndrimi në bazë të rrethanave të jashtëzakonshme, si individë të cilëve aplikimi për azil u është refuzuar por nuk mund të deportohen për arsye humanitare.
6. FLR (ILR) –Rinovim para lejes së përhershme të qëndrimit

Për ata që janë gati të aplikojnë për Leje të Pafund (ILR) por ende nuk janë të kualifikuar dhe kanë nevojë të zgjasin vizën ekzistuese përpara se të arrijnë atë.
Për shembull, disa njerëz e përdorin këtë kategori për të zgjasin lejen e qëndrimit pas përfundimit të një vize familjare 5-vjeçare ose 10 vjet qëndrimi afatgjatë deri sa të përmbushin kërkesat për aplikimin e ILR.
7. FLR(AF) – Anëtarët e Forcave të Armatosura dhe varësit e tyre

I përshtatet bashkëshortit, partnerit ose fëmijës së një anëtari të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke u lejuar atyre të banojnë në Mbretërinë e Bashkuar për gjatë periudhës së pranisë së anëtarëve të Forcës.

Nëse aplikimi juaj aprovohet në bazë të jetës private dhe familjare, do t’ju jepet statusi për qëndrim nën rregullat dhe...
27/05/2025

Nëse aplikimi juaj aprovohet në bazë të jetës private dhe familjare, do t’ju jepet statusi për qëndrim nën rregullat dhe kërkesat e mëposhtme:

1. Leje qëndrimi

Vlefshmëria: Zakonisht jepet një leje për të qëndruar me vlefshmëri 30-mujore (2.5 vjet)
Rinnovimi: Pasi të skadojë leja fillestare për 30 muaj, mund të aplikoni për rinovim dhe pastaj çdo 30 muaj. Nëse zotëroni këtë vizë për 10 vite rresht, mund të aplikoni më tej për Leje të Pa-afat për të Qëndruar (ILR). Gjatë periudhës së rinovimit, është gjithashtu e nevojshme të plotësoni kërkesat e lejes së qëndrimit të dhënë nga Departamenti i Imigracionit në bazë të arsyes fillestare, dhe duhet të dorëzoni dokumente të caktuara. Nëse rrethanat ndryshojnë, do t’ju nevojitet të jepni prova për të shpjeguar autoriteteve të imigracionit pse duhet t’ju jepet statusi në Mbretërinë e Bashkuar.
Puna dhe studimi: Zakonisht mund të punoni dhe të studioni ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar gjatë mbajtjes së kësaj leje qëndrimi.
Kufizimet e ndihmës sociale: Këto viza zakonisht vijnë me kushte “Pa Qasje në Fondet Publike,” që do të thotë se nuk mund të aplikoni për disa përfitime qeveritare.
Kthimi: Pasi t’ju jepet statusi, mund të ktheheni në vendin tuaj të origjinës dhe të ri-hyni në Mbretërinë e Bashkuar (nën kushtet e vendit tuaj të origjinës).
2. Leje Qëndrimi të përhershme (ILR)

Kërkesat kohore për rinovim: Duhet të rinovoni vizën tuaj në kohë ndërsa keni një leje të kufizuar qëndrimi dhe të vazhdoni të plotësoni kërkesat e Departamentit të Imigracionit për jetën tuaj familjare ose private.
Numri i ditëve që mund të mungoni: Brenda një periudhe dhjetëvjeçare, duhet të përmbushni kërkesën që të mos lini Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 180 ditë çdo 12 muaj. Nëse jetoni jashtë vendit para 11 Prillit 2024, nuk mund të mungoni nga Mbretëria e Bashkuar për më shumë se 548 ditë dhe nuk mund të mungoni për më shumë se 184 ditë brenda një intervali 12-mujor.
Kërkesat për aftësi në gjuhën angleze dhe testi për jetën në M.B:. Mund t’ju kërkohet të plotësoni kërkesat për aftësi në gjuhën angleze dhe të kaloni testin “Jeta në Mbretërinë e Bashkuar.” Personat nën moshën 18 vjeç ose mbi moshën 65 vjeçare nuk janë të detyruar të plotësojnë të dyja kërkesat. Nëse keni një aftësi të kufizuar që e bën të pamundur përmbushjen e kërkesës për aftësi në gjuhën angleze për shkak të një gjendjeje fizike ose mendore afatgjatë, mund të aplikoni në Home Office për një përjashtim nga kjo kërkesë.
Kërkesa për rekord të pastër penal: Duhet të respektoni ligjin në Mbretërinë e Bashkuar dhe të mos veproni ndonjë akt kriminal që mund të ndikojë në të drejtën tuaj për qëndrim.
Kërkesat specifike për çdo situatë mund të ndryshojnë, veçanërisht nëse aplikimi juaj përfshin rrethana speciale ose kushte të veçanta. Rekomandohet që të lexoni me kujdes letrën e miratimit nga Home Office pas aprovimit dhe të konfirmoni planin e ardhshëm të veprimit me një avokat imigracioni për të siguruar që të gjitha kërkesat të plotësohen dhe statusi juaj të menaxhohet siç duhet.

https://www.msrs.co.uk/Pasi të keni dorëzuar një aplikim të plotë dhe të vlefshëm, autoritetet e imigracionit të Mbretër...
22/05/2025

https://www.msrs.co.uk/
Pasi të keni dorëzuar një aplikim të plotë dhe të vlefshëm, autoritetet e imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar nuk do t’ju lëvizin automatikisht nga vendi. Kjo është sepse Home Office nuk mund t’ju klasifikojë më si të paligjshëm, prandaj nuk mund të përdoret si një arsye për t’ju arrestuar dhe për të filluar proçedurat e largimit. Përkundrazi, ata fillimisht do të përpunojnë aplikimin tuaj, më tej do të shqyrtojnë aplikimin tuaj të vlefshëm dhe do të marrin një vendim mbi bazën e informacionit që keni dorëzuar. Në këtë proces, ju ndodheni nën një ombrellë jeni ligjore e cila ju jep të drejtë të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar derisa të ketë një vendim.

Megjithatë, ka disa gjëra të cilat duhen mbajtur ndërmend:

Qëndrimi ligjor gjatë procesit të aplikimit: Nëse dorëzoni një aplikim të ri para se të skadojë viza ose leja juaj ekzistuese, dhe ndërsa prisni rezultatin e aplikimit tuaj, përgjithësisht do të konsideroheni se qëndroni ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar deri sa të merret një vendim nga Departamenti i Imigracionit.
Rreziku i qëndrimit të tejzgjatur: Nëse dorëzoni aplikimin tuaj pa një vizë ligjore, ju mund të konsideroheni se keni tejkaluar kohën e qëndrimit, pavarësisht nëse aplikimi juaj pranohet. Në rast se aplikimi juaj refuzohet, ekziston mundësia që Home Office të marrë masa të tjera, si paraburgim, ose deportim.
E drejta për të apeluar: Nëse aplikimi juaj refuzohet, përgjithësisht do t’ju jepet e drejta të bëni apel ose të aplikoni për një rishikim administrativ. Gjatë një apeli ose rishikimi, mund të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar deri sa gjykata të marrë një vendim.
Rrethana përjashtuese: Rrethana përjashtuese: Nëse aplikanti ka një rekord penal dhe është dënuar me burg për 12 muaj ose më shumë, duke bërë Home Office-in të konsiderojë se aplikanti paraqet një kërcënim për sigurinë publike, ose në rrethana ekstreme, ata mund të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të filluar procedurat e largimit, por kjo është shumë e rrallë dhe nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, dhe aplikanti mund të ketë ende mundësinë të apelojë vendimin e Home Office.
Edhe nëse jeni paraburgosur, mos u shqetësoni për deportimin e menjëhershëm, pasi zakonisht merr kohë për të filluar procesin, kështu që ende keni një shans për të hequr urdhrin e largimit dhe mund të liroheni me garanci.

Sipas ligjeve të emigracionit në Mbretërisë e Bashkuar, nëse qëndroni përtej afatit të vizës suaj dhe dëshironi të aplik...
21/05/2025

Sipas ligjeve të emigracionit në Mbretërisë e Bashkuar, nëse qëndroni përtej afatit të vizës suaj dhe dëshironi të aplikoni për status ligjor, ka disa rrugë të mundshme:

1. Aplikimi për të Drejtat e Njeriut:

Nëse keni jetuar për një kohë të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht nëse keni anëtarë të familjes (p.sh bashkëshort ose fëmijë) në Mbretërinë e Bashkuar, ju mund të aplikoni për të Drejtat e Njeriut nën nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (respektimi i jetës familjare dhe private).
Për fëmijët, veçanërisht ata që kanë jetuar për më shumë se 7 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, familjet mund të kenë mundësinë të aplikojnë për status ligjor.

2. Viza për Anëtarë të Familjes:

Nëse partneri juaj plotëson një nga kriteret e mëposhtme, ju mund të aplikoni për status ligjor ndërmjet vizës familjare:

Ndërmjet partnerit
Në këtë rast partneri juaj është qytetar i Mbretërisë së Bashkuar ose i Irlandës;
Ose ka status ligjor të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, siç është leja e pa afatë për të qëndruar (ILR), status qëndrimi (Settled status) ose certifikatë të statusit ligjor të përhershëm
Për të udhëtuar nga BE, Zvicra, Norvegjia, Islanda ose Lihtenshtajni me Status të Paravendosur (pre-settled) – partneri duhet të ketë filluar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar para 1 Janarit 2021;
Nëse është qytetar Turk duhet të zotërojë një vizë biznesmeni ose një vizë pune;
Ose mundë të ketë status mbrojtjeje (p.sh. leje qëndrimi për refugjatë si residence permit ose refugee stay permit, ose status mbrojtjeje humanitare);
Ose mundë të ketë leje qëndrimi për persona pa shtetësi
Ndërmjet Prindit
Në këtë rastë fëmija juaj mbanë kombësinë e Mbretërisë së Bashkuar, statusin e qëndrimit të përhershëm, ose statusin e paravendosjes në Mbretërinë e Bashkuar;
Fëmija juaj duhet të jetë nën moshën 18 vjeçare;
Ndëra ju duhet të verikfikoni që keni kujestarin e pavarur ose;
Prindi tjetër i fëmijës është qytetar i Mbretërisë së Bashkuar, ka status të qëndrimit të përhershëm (ILR), ose status të paravendosjes të B.E (pre-settled);
Nëse aplikuesi nuk është në një marrëdhënie ligjore atëhere;
Aj/ajo duhet të provojë se kanë të drejta direkte vizitimi;
Aj/ajo duhet to provojë se merr pjesë aktivisht në zhvillimin e fëmijës dhe do të vazhdojë të angazhohet në të ardhmen;

3. Kërkes për Leje Azili

Mund të aplikoni për azil nëse përballeni me persekutim për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror, ose opinionet politike. Nëse aplikimi juaj për azil është i suksesshëm, do t’ju jepet status ligjor.

4. Leje Qëndrimi Diskrecionale

• Në disa rrethana të jashtëzokenshme, Home Office mund të konsiderojë dhënien e lejes së përkohshme ose afatgjatë për të qëndruar në Mbretërin e Bashkuar ligjërisht, edhe nëse nuk keni ndonjë mënyrë tjetër ligjore për të aplikuar për status.

Address

15 New Bridge Street
London
EC4V6AU

Opening Hours

Monday 9:30am - 5:30pm
Tuesday 9:30am - 5:30pm
Wednesday 9:30am - 5:30pm
Thursday 9:30am - 5:30pm
Friday 9:30am - 5:30pm

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MSR Solicitors - Shqip posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to MSR Solicitors - Shqip:

Featured

Share