Halimi Ahmetaj Law and Tax

Directions Website Contact the business

Halimi Ahmetaj Law and Tax Leading the future! Corporate, Banks, Oil, Energy, Technology
Since 2001
Founder: Mr. Eduard Halimi

Dy rezultate të suksesshme në procedura të arbitrazhit emergjentKemi kënaqësinë të ndajmë dy rezultate të suksesshme të ...
16/10/2026

Dy rezultate të suksesshme në procedura të arbitrazhit emergjent

Kemi kënaqësinë të ndajmë dy rezultate të suksesshme të studios sonë ligjore në dy procedura të veçanta të arbitrazhit emergjent, që kishin për objekt vendosjen e masave të përkohshme të sigurimit, në të cilat janë siguruar vendime në favor të klientëve tanë.

Procedurat janë drejtuar nga Partnerët e studios, Z. Eduard Halimi dhe Z. Arlind Ahmetaj, në bashkëpunim të ngushtë me studio ligjore ndërkombëtare.

Këto rezultate dëshmojnë rëndësinë e ndërtimit të një strategjie efektive ligjore, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe reagimit të shpejtë në mosmarrëveshje komplekse që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Jemi krenarë për këto arritje të cilat konfirmojnë angazhimin tonë për ofrimin e shërbimeve ligjore cilësore dhe përfaqësimit efektiv në arbitrazhin ndërkombëtar.

___

Two Successful Outcomes in Emergency Arbitration Proceedings

We are pleased to announce that our law firm has successfully represented clients in two separate emergency arbitration proceedings concerning applications for interim measures, securing favorable decisions in both cases.

The proceedings were led by our Partners, Mr. Eduard Halimi and Mr. Arlind Ahmetaj, working in close collaboration with international law firms.

These successful outcomes highlight the importance of strategic legal advocacy, effective cross-border cooperation, and swift action in complex, time-sensitive international disputes.

We are proud to have contributed to these results alongside our international legal partners, reaffirming our commitment to delivering effective legal solutions in international arbitration.

Tre vendime të Gjykatës së Lartë me ndikim të veçantë në praktikën penale (2022–2026)Gjykata e Lartë ka publikuar vëllim...
13/10/2026

Tre vendime të Gjykatës së Lartë me ndikim të veçantë në praktikën penale (2022–2026)

Gjykata e Lartë ka publikuar vëllimin III të vendimeve të përzgjedhura të Kolegjit Penal (2022–2026), kushtuar masave të sigurimit, seancës paraprake dhe gjykimit të shkurtuar.

Më poshtë sjellim tre vendime që sqarojnë çështje me rëndësi praktike për zbatimin e Kodit të Procedurës Penale.

1. “Arrest në burg” kërkon arsyetim konkret dhe të individualizuar

Vendim i Kolegjeve të Bashkuara nr. 00-2026-736 (80), datë 09.04.2026

Kolegjet e Bashkuara ndryshuan pjesërisht praktikën e njësuar me vendimin nr. 7/2011. Gjykata nuk mund të mjaftohet me konstatimin se masa “arrest në burg” është e përshtatshme për rastin konkret. Ajo duhet të shqyrtojë realisht masat alternative më pak kufizuese dhe të arsyetojë shprehimisht pse ato nuk janë të mjaftueshme. Barra për të justifikuar caktimin dhe vijimin e kësaj mase i takon prokurorisë, ndërsa rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo marzhi i dënimit. Ky standard lidhet me nenet 228–230 të KPP-së dhe nenin 5 § 3 të KEDNJ-së.

2. Prokurori duhet të marrë pjesë në verifikimin e nevojave të sigurimit

Vendim njësues nr. 00-2025-1007 (82), datë 27.03.2025

Pjesëmarrja e prokurorit në gjykimin për verifikimin e nevojave të sigurimit, sipas nenit 246, pika 6, të KPP-së, është e detyrueshme në shkallë të parë. Në apel, kur prokurori është njoftuar rregullisht dhe nuk paraqitet pa një shkak të arsyeshëm, mungesa e tij nuk e pengon gjykatën të vijojë shqyrtimin e ankimit kundër vendimit për verifikimin e nevojave të sigurimit dhe kërkesës për zëvendësimin ose revokimin e masës.

3. Gjykimi i shkurtuar dhe veprat që parashikojnë burgim të përjetshëm

Vendim njësues nr. 00-2024-2161 (167), datë 04.07.2024

Gjykimi i shkurtuar nuk lejohet për veprat penale që parashikojnë burgim të përjetshëm, edhe kur vepra është cilësuar e mbetur në tentativë. Ndalimi zbatohet edhe për të pandehurit ndaj të cilëve ligji penal nuk lejon caktimin e këtij dënimi, si gratë dhe të miturit.

Megjithatë, nëse në përfundim të gjykimit të zakonshëm gjykata i jep faktit një cilësim tjetër juridik, për një vepër që nuk parashikon burgim të përjetshëm, duhet të zbatojë nenin 406/1 të KPP-së për uljen e dënimit, me kusht që i pandehuri të ketë paraqitur kërkesën për gjykim të shkurtuar së bashku me kërkesën për ndryshimin e cilësimit juridik dhe që çështja të mund të zgjidhej në gjendjen që ishin aktet.

Për të lexuar vendimet dhe arsyetimet e plota, aksesoni botimin këtu:

https://rm.coe.int/criminal-college-decisions/48802db798

📍Shkrimi i partnerit tonë Eduard Halimi botuar në faqen e parë të Gazeta Panorama Online lidhur me SkyECC dhe çështjen
12/10/2026

📍Shkrimi i partnerit tonë Eduard Halimi botuar në faqen e parë të Gazeta Panorama Online lidhur me SkyECC dhe çështjen

📍Shkrimi i partnerit tonë Eduard Halimi botuar në Gazeta Panorama Online lidhur me SkyECC dhe çështjen
11/10/2026

📍Shkrimi i partnerit tonë Eduard Halimi botuar në Gazeta Panorama Online lidhur me SkyECC dhe çështjen

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi: Vendimet europiane për Sky ECC rikthejnë pikëpyetjet mbi dosjen “Aruba” në Shqipëri Oct 9, 2026 | 22:04 Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy vendime të fundit të drejtësisë europiane për për...

📍Analiza e partnerit tonë Eduard Halimi botuar në gazetën Shekulli lidhur me gjyqtarët e rinj të paemeruar ende 👇👇👇
10/10/2026

📍Analiza e partnerit tonë Eduard Halimi botuar në gazetën Shekulli lidhur me gjyqtarët e rinj të paemeruar ende 👇👇👇

Le të flasim për drejtësinë!63 magjistratë përfunduan këtë vit Shkollën e Magjistraturës, prej të cilëve 38 gjyqtarë të rinj

Avokati ynë, Nikolin Muçaj, mori pjesë në finalen e konkursit “Young European Lawyers Contest”, organizuar nga Academy o...
08/10/2026

Avokati ynë, Nikolin Muçaj, mori pjesë në finalen e konkursit “Young European Lawyers Contest”, organizuar nga Academy of European Law (ERA), e zhvilluar në sallën e Court of Justice of the European Union, me panel të përbërë nga gjyqtarë të kësaj gjykate.

Në përfundim ekipi i tij u rendit i dyti në këtë kompeticion.

Ndiqeni finalen në linkun e mëposhtëm:👇🏼 https://curiawebtv.connectedviews.eu/embed/meeting/0c28b63a-b863-409f-d24e-08df1fbac04b?refid=2026.10.07_ERA_YELC_2026_final&start=261007072010&end=261007090605&language=en&audio=qa

Një tjetër fitore e rëndësishme në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.Ekipi ynë, i përfaqësuar ng...
07/10/2026

Një tjetër fitore e rëndësishme në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ekipi ynë, i përfaqësuar nga Eduard Halimi dhe Arlind Ahmetaj , përfaqësoi me sukses Mabco Constructions S.A. në çështjen që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke rivendosur ligjshmërinë e administrimit të 98% të projektit me rëndësi kombëtare, në kuadër të shqyrtimit të ankimit ndaj masës së sigurimit të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjykata e Apelit vendosi pranimin e plotë të ankimit të paraqitur nga ana jonë, duke rrëzuar masën e sigurimit të vendosur ndaj shoqërisë Mabco Constructions S.A.

Ekipi ynë mbetet i angazhuar për të ofruar përfaqësim ligjor të dedikuar dhe për të mbrojtur interesat e klientëve tanë në çdo fazë të procesit gjyqësor.

Falenderojmë Mabco Constructions S.A. për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

KËRKOHET AVOKAT I BRENDËSHËM (FULL TIME) – Çështje Penale & White Collar CrimeHalimi Ahmetaj Law & Tax, një ndër zyrat l...
01/09/2026

KËRKOHET AVOKAT I BRENDËSHËM (FULL TIME) – Çështje Penale & White Collar Crime

Halimi Ahmetaj Law & Tax, një ndër zyrat ligjore më të vlerësuara në Shqipëri (Chambers Europe 2026), po zgjeron praktikën e saj në fushën penale dhe kërkon të punësojë një Avokat të Brendshëm me përvojë të konsoliduar në çështje penale, me fokus të veçantë në krimet ekonomike (White Collar Crime).

Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi i strategjive, parashtresave dhe akteve ligjore në çështje penale komplekse, korrupsion dhe hetime ekonomike.
- Përfaqësim para prokurorive të zakonshme dhe të posaçme, para gjykatave me juridiksion të përgjithshëm dhe të posacëm.
- Këshillim strategjik për klientë individualë dhe korporata në procedime penale.
- Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë me profil të lartë.

Kërkesat:
- Diplomë të avancuar në Drejtësi (preferohet LLM jashtë vendit në Criminal Law, White Collar Crime, Financial Crime ose Compliance).
- Licencë avoaktie në Shqipëri.
- Minimum 4–6 vjet përvojë në çështje penale, preferohet me fokus në SPAK ose zyra ndërkombëtare.
- Anglisht rrjedhshëm (C1/C2) dhe aftësi të shkëlqyera shkrimi ligjor.

Çfarë ofrojmë:
- Pozicion full-time në ambient profesional elitar në qendër të Tiranës.
- Paketë konkurruese dhe mundësi zhvillimi me ekspozim ndërkombëtar.
- Mentorim direkt dhe pjesëmarrje në çështje me impakt të lartë.

Të interesuarit të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

- CV (shqip & anglisht)
- Letër motivimi (1 faqe)
- Mostër pune ligjore

me subjekt: “Aplikim – Avokat Penale & White Collar [Emri]”.

Afati: 15 Shtator 2026
Email: [email protected]

Aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe shqyrtohen menjëherë.

📍The importance of legal due diligence in complex investments: the Zvërnec project and the protection of foreign investm...
21/08/2026

📍The importance of legal due diligence in complex investments: the Zvërnec project and the protection of foreign investment: the case of Vlora International Airport

Halimi Ahmetaj Law and Tax is proud to have contributed to this year’s edition of Chambers International Arbitration 2026 – Albania with the “Trends and Developments” chapter, authored by Arlind Ahmetaj and Nikol Halimi. The chapter examines two prominent investment cases in Albania. The Zvërnec tourism project highlights the critical importance of thorough legal due diligence in complex, large-scale investments, as well as the role and responsibility of legal advisers in properly identifying, assessing and communicating legal risks before an investment is made. In investments involving billions of USD and complex ownership, regulatory and property structures, comprehensive legal due diligence is a fundamental element of responsible investment decision-making. The Vlora International Airport concession, meanwhile, highlights the importance of effective protection of foreign investment, particularly in relation to judicial predictability, interim measures, contractual stability and the position of a foreign majority investor in a strategic infrastructure project.

Through these cases, the chapter seeks to provide a broader perspective on the legal and institutional environment surrounding major investments in Albania, while offering practical insights into the importance of identifying risks at the outset and ensuring appropriate legal and contractual protection throughout the life of an investment.

Read the full chapter: https://practiceguides.chambers.com/practice-guides/international-arbitration-2026/albania/trends-and-developments

Rëndësia e një legal due diligence në investime komplekse: rasti i Zvërnecit dhe rëndësia e mbrojtjes së investimeve të huaja: rasti i Aeroportit të Vlorës
Halimi Ahmetaj Law and Tax është krenare që ka kontribuar në edicionin e këtij viti të Chambers International Arbitration 2026 – Albania, me kapitullin “Trends and Developments”, me autorë Arlind Ahmetaj dhe Nikol Halimi. Kapitulli trajton dy prej çështjeve më të rëndësishme të investimeve në Shqipëri. Projekti turistik i Zvërnecit evidenton rëndësinë thelbësore të kryerjes së një legal due diligence të plotë në investime komplekse dhe të përmasave të mëdha, si dhe rolin dhe përgjegjësinë e këshilltarëve ligjorë në identifikimin, vlerësimin dhe komunikimin e duhur të rreziqeve ligjore përpara realizimit të investimit. Në investime që përfshijnë miliarda USD dhe struktura komplekse pronësie, rregullatore dhe pasurore, një legal due diligence gjithëpërfshirës është një element themelor i vendimmarrjes së përgjegjshme për investimin. Ndërsa koncesioni i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës evidenton rëndësinë e mbrojtjes efektive të investimeve të huaja, veçanërisht në lidhje me sigurinë juridike, masat e përkohshme, stabilitetin kontraktor dhe pozitën e një investitori të huaj, ortak mazhoritar në një projekt strategjik infrastrukturor.
Përmes këtyre dy çështjeve, kapitulli synon të ofrojë një perspektivë më të gjerë mbi mjedisin ligjor dhe institucional në të cilin zhvillohen investimet e mëdha në Shqipëri, duke sjellë njëkohësisht këndvështrime praktike mbi rëndësinë e identifikimit të rreziqeve që në fazat e para të investimit dhe garantimit të mbrojtjes së përshtatshme ligjore dhe kontraktore gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij.
Lexoni kapitullin e plotë: https://practiceguides.chambers.com/practice-guides/international-arbitration-2026/albania/trends-and-developments

Haxhia & Hajdari Attorneys at Law has been dedicated to providing tailored and efficient legal services to clients since 1992. Renowned for its exceptional dispute resolution track record, its expertise in international arbitration is sought by foreign law firms across Europe, where it jointly handl...

📍Protesta si instrument kushtetues i llogaridhënies: Si e detyroi protesta sistemin të funksionojë në rajon! 🦩Analiza a ...
06/07/2026

📍Protesta si instrument kushtetues i llogaridhënies: Si e detyroi protesta sistemin të funksionojë në rajon! 🦩

Analiza a e partnerit tonë Eduard Halimi në Gazeta Panorama Online lidhur me protestën kombëtare! 👇👇👇

“Republika Kushtetuese, jo Republika e Rojeve Private”- Analiza e Eduard Halimit: Sovrani s’flet vetëm ditën e zgjedhjeve, por duhet të dëgjohet çdo ditë dhe nuk duhet çuar në cep të ringut! Jul 6, 2026 | 10:12 NGA EDUARD HALIMI Në Republikën tonë, sistemin tonë kushtetues, sovran...

Address

Bulevardi “Dëshmorët E Kombit” Twin Towers, (in Front Of PM Office) Kulla 2, Kati 13
Vrap

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Halimi Ahmetaj Law and Tax posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Halimi Ahmetaj Law and Tax:

Share