26/11/2013
A duhet qe gjykata te therriste ZRPP si person i trete sipas nenit 193 K.Pr.Civile, apo duhet te procedonte me nenin 224 te K.Pr.Civile ?
Kush eshte interesi i ligjshem i ZRPP Vlore ?
A mund te urdheroje gjykata per ndertim te ndergjyqesise ?
Fillojme: "Nga certifikata e pronesise nuk rezulton e vertetuar menyra e fitimit te pronesise per paditesin Jorgji Nushi, me qellim qe te legjitimohej si pronar ne kerkimet e saj me padine e rivendikimit te sendit.
Ne rastin konkret eshte e nevojshme te thirrej prej gjykates, Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Fier ne poziten procedurale te personit te trete, te parashikuar nga neni 193 i Kodit te Procedures Civile, pasi ajo Zyre disponon dokumentacionin e nevojshem te pronesise e per rrjedhoje eshte e interesuar per ceshtjen, pasi thirrja e saj prej gjykates eshte e nevojshme per sqarimin e rrethanave qe kane rendesi per zgjidhjen e ceshtjes.
Ne keto rrethana, cmohet se nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia, prandaj duke e konsideruar si shkelje te procedures qe ka ndikuar ne dhenien e vendimit dhe qe parashikohet si shkak procedural per prishjen e vendimit, parashikuar nga neni 467/d i K.Pr.Civile, cmohet se duhet te prishen si vendimi i gjykates se apelit ashtu dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare.
Ne rigjykim per zgjidhjen drejt te ceshtjes, gjykata e shkalles se pare, duke zbatuar udhezimet e ketij kolegji, duhet te therrase si person te trete Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Fier, me qellim qe pas zhvillimit te nje procesi te rregullt gjyqesor te mund te jape nje vendim te drejte.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te neni te 485/ç te K.Pr.Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit, si dhe te vendimit te Gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e ceshtjes ne shqyrtim po ne Gjykaten e shkalles se pare, me tjeter trup gjykues.
- Cfare interesi te perbashket ka paditesi me ZRPP ?
- Permbushen kriteret ligjore te nenit 193 per ta thirrur ZRPP si person i trete ? Po te nenit 161 ? Kush e disponon padine ?
- Ka shkelje te nenit 467 te K.Pr.Civile ?
Mendoj se Gjykata e Larte ka gabuar dukshem(nenet 2,5,153,161,193,467 te K.Pr.Civile) duke perfituar edhe nenet 486 e 493 te K.Pr.Civile...