14/09/2024
Avokatia në Shqipëri
Avokatia në Republikën e Shqipërisë është organizuar si një profesion i lirë, i pavarur, i vetë-rregulluar dhe i vetë-drejtuar. Administrimi dhe rregullimi i profesionit të avokatit kryhet nëpërmjet Dhomës Kombëtare të Avokatisë (DHKA), një urdhri profesional që ka tagrin ligjor të pranojë dhe të rregullojë të gjithë ata persona që ushtrojnë profesionin e avokatit.
Avokatinë do ta konsideronim jo thjesht si një shërbim ku secili individ, grup individësh apo entitete ligjore të krijuara me ligj mund të marrin këshilla të ndryshme juridike, por gjatë veprimtarisë së tij avokati padyshim kryen veprime dhe shërbime në të mirë të publikut, duke i dhënë kështu profesionit të avokatit edhe një karakter publik.
Avokati gjatë ushtrimit të profesionit, jep ndihmë juridike nëpërmjet këshillave që ai i jep klientit për çështje të ndryshme ligjore, kujdeset për përgatitjen e akteve gjyqësore, siç janë kërkesë paditë apo kërkesat e ndryshme gjatë procedimit penal si dhe kërkesave të ndryshme ankimore drejtuar organeve të administratës publike në kuadër të mbrojtjes dhe interesave te klientit. Në mënyrë të veçantë, ndihma juridike konsiston në dhënien e këshillave në çdo fushë të së drejtës dhe sa herë që ajo kërkohet nga klienti.[3]
Ushtrimi i profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, bëhet i mundur kur plotësohen dy kërkesa kryesore: së pari, pajisja me leje për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe së dyti, regjistrimi pranë organit tatimor. Pajisja me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit është një nga kushtet themelore që një avokat duhet të plotësojë që të mund të ushtrojë profesionin e tij. Marrja e kësaj lejeje kërkon përmbushjen e disa kushteve thelbësore, realizimi i të cilave mbikëqyret nga ana e organeve drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Për tu pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit, aplikanti duhet të ketë pëfunduar studimet universitare dhe të ketë marrë të paktën një Diplomë "Master Profesional" në Drejtësi.[4]
Në mënyrë për të marrë titullin Avokat është e nevojshme gjithashtu ndërmarrja e një periudhe të praktikës në një firmë të një avokat tjetër, që përbën një kusht të nevojshëm për tu marrë "Provimin e Avokatisë", gjithashtu te zhvillohet trajnimi 1 vjecar prane Dhomes Kombetare e Avokatise se Republikes Shqiperise i cili nëse kalohet e kualifikon aplikantin për ushtrimin e aktiviteteve që përbëjnë këtë profesion.
Burim info: ^ a b c VADEMEKUM PËR AVOKATËT: Këshilla dhe akte për procesin civil
^ "DHKA: Kushtet për Ushtrimin e profesionit të Avokati". Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2016. Marrë më 17 prill 2016