Studio Legale Zoto

Studio Legale Zoto Kjo studio e ka selinë e saj ne qytetin e Vlorës si dhe ushtron aktivitetin e saj ne te gjithë territorin e Shqiperise.
(1)

Avokat; Vlore; Shqiperi; Ligjor; Perkthyes Ligjor; Studio Ligjore; Studio Legale Zoto; Ceshtje Penale, Ceshtje Familjare, Ceshtje Administrative, Ceshtje civile, Divorce, Emigrim.

🇺🇸✨ VIZA TURISTIKE AMERIKANE NË ÇDO SHTET – JO VETËM NË SHQIPËRI! ✨🇺🇸✅ APLIKIMI 100% ONLINE – PA PRANINË TUAJ!✅ CAKTIMI ...
05/09/2026

🇺🇸✨ VIZA TURISTIKE AMERIKANE NË ÇDO SHTET – JO VETËM NË SHQIPËRI!

✨🇺🇸✅ APLIKIMI 100% ONLINE – PA PRANINË TUAJ!

✅ CAKTIMI I INTERVISTËS SIPAS MUNDËSIVE TUAJA!

✅ PAGESAT E TAKSAVE KRYEN NGA NE!📅 JU PARAQITENI VETËM ME PASAPORTË DITËN E INTERVISTËS!

🌍 Pa stres, pa radhë – ne kujdesemi për gjithçka!
✈️ Nisni udhëtimin drejt SHBA me ne!📲 CAKTONI TAKIMIN TUAJ TANI!

🟡 GREEN CARD PËRMES SIJ — NJË RRUGË E VEÇANTË PËR TË RINJTËSi Studio Legale Zoto, njoftojmë mundësinë e marrjes së Green...
05/09/2026

🟡 GREEN CARD PËRMES SIJ — NJË RRUGË E VEÇANTË PËR TË RINJTË

Si Studio Legale Zoto, njoftojmë mundësinë e marrjes së Green Card përmes kategorisë SIJ (Special Immigrant Juvenile) për fëmijët dhe të rinjtë që plotësojnë kushtet e nevojshme.

👶 Kush përfiton?
• Fëmijë të braktisur nga prindërit ose kujdestari ligjor
• Fëmijë të abuzuar ose të traumatizuar nga dhuna në familje
• Fëmijë të neglizhuar nga prindërit ose kujdestari
📍 Kufijtë e moshës ndryshojnë sipas shtetit:
• Nën 21 vjeç — Nju Jork, Nju Xhersi, Kaliforni, Illinois
• Nën 18 vjeç — Teksas, Florida, Xhorxhia📋 Procesi fillon në gjykatën e shtetit ku jeton fëmija. Këto rrethana duhet të përcaktohen me vendim gjyqësor, jo vetëm me deklaratë personale.⚖️ Si Studio Legale Zoto, ne ofrojmë ndihmë juridike profesionale për çdo hap të këtij procesi — nga paraqitja në gjykatë deri te marrja e Green Card-it.

📩 Na shkruani në DM për një konsultë falas

🌐 www.studiozoto.al

🇬🇧 VIZAT ANGLEZE – PA STRES, PA LODHJE! 🇬🇧NE JU ASISTOJME NGA FILLIMI DERI NË MARRJEN E VIZËS DIGJITALE:✔️ PLOTËSIMI I F...
04/09/2026

🇬🇧 VIZAT ANGLEZE – PA STRES, PA LODHJE! 🇬🇧

NE JU ASISTOJME NGA FILLIMI DERI NË MARRJEN E VIZËS DIGJITALE:
✔️ PLOTËSIMI I FORMULARËVE
✔️ PËRKTHIMI I DOKUMENTEVE
✔️ NXJERRJA E DOKUMENTEVE NË SHQIPËRI
✔️ TAKIMI PËR SHENJAT BIOMETRIKE
✔️ NDJEKJA HAP PAS HAPI E DOSJES

📌 LLOJET E VIZAVE ANGLEZE 🇬🇧

6 MUJORE

2 VJEÇARE

5 VJEÇARE

10 VJEÇARE

💼 GJITHÇKA MBYLLET TEK ZYRA JONË – PA U SOROLLATUR NËPËR ZYRA TË TJERA!
👉 NA KONTAKTONI SOT DHE NISNI RRUGËTIMIN TUAJ DREJT ANGLISË!

🌍 KU TË LËVIZËSH?UDHËZUESI MË I MIRË I KARRIERËS PËR EKSPATRIOTËTZbulo vendet me:• Pagat më të larta• Taksat më të ulëta...
02/09/2026

🌍 KU TË LËVIZËSH?

UDHËZUESI MË I MIRË I KARRIERËS PËR EKSPATRIOTËT

Zbulo vendet me:
• Pagat më të larta
• Taksat më të ulëta
• Rezidencën më të lehtë
• Bilancin më të mirë punë-jetë

Studio Legale Zoto ju ndihmon me çdo hap të migrimit dhe karrierës ndërkombëtare.

🌐 www.studiozoto.al
📸

🚨 LAJM I RËNDËSISHËM PËR LOTARINË DV-2026! 🇺🇸⚖️​Gjykata Federale në SHBA sapo ka marrë një vendim kritik lidhur me pezul...
31/08/2026

🚨 LAJM I RËNDËSISHËM PËR LOTARINË DV-2026! 🇺🇸⚖️

​Gjykata Federale në SHBA sapo ka marrë një vendim kritik lidhur me pezullimet e procesit të DV-2026.

​Ky është një lajm i madh për të gjithë ata të përzgjedhur që u janë vonuar rastet, sidomos tani që po afron mbyllja e vitit fiskal! ⏳⚠️

​👉 Ndiqni zhvillimet e fundit dhe kontrolloni statusin tuaj sa më shpejt!

Pas më shumë se 7 vitesh luftë, një grua e moshuar fitoi sot të drejtën që i takonte prej një jete të tërë pune.Violeta ...
25/07/2026

Pas më shumë se 7 vitesh luftë, një grua e moshuar fitoi sot të drejtën që i takonte prej një jete të tërë pune.
Violeta Majko, e lindur në 1954, kishte paguar sigurime shoqërore që nga vitet ’70. Shteti i mohoi 7-8 vite pune në kooperativë. Pensioni i saj u caktua i ulët. Ajo e kërkoi drejtësinë.
Gjykata e shkallës së parë e rrëzoi.
Apeli e pranoi. Sot, më 20 maj 2026, Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi njohjen e periudhës 1973-1980, rillogaritjen e pensionit nga dita e parë dhe pagesën e diferencave.
Por çfarë kuptimi ka kjo fitore kur një njeri ka kaluar shtatë vite duke pritur, duke u moshuar dhe duke jetuar me një pension që nuk i mjaftoi?
Kjo nuk është thjesht një çështje e Violeta Majkos.
Është portreti i një sistemi ku njerëzit vdesin duke pretuar që shteti t’u kthejë atë që u ka marrë me ligj. Ku vjetërsia e punës bëhet objekt spekulimesh administrative. Ku drejtësia vonon derisa humbet kuptimin e saj njerëzor.
Studio Legale Zoto, përmes avokatit Ilir Zoto, do të vazhdojë të luftojë për çdo rast të tillë.
Por lufta e avokatëve nuk mjafton.
Duhet një sistem që respekton jetën e njerëzve para se ata të ikin. Deri atëherë, çdo vendim i vonuar është një dështim i shtetit ndaj qytetarëve të vet.

Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësi...
19/06/2026

Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes me 50% të vlerës së shtëpisë si të patatueshme, më tepër pritet të rrisë detyrimin për pronat e shtrenjta.
Edhe me formulën e re të propozuar, detyrimi për taksën e shtëpive do të llogaritet mbi vlerën e pronës, por shkallë e taksës propozohet nga 0.1 deri në 0.2% të vlerë nga 0.05% që është në fuqi. Shkalla e taksës së propozuar për kategorinë e ndërtesave të banimit rritet nga 2 deri në 3 fish nga sa aplikohet.
Për taksimin e banesës së parë, formula e re përcakton zbritje 50% të vlerës së shtëpisë si të patatueshme. Por për zbritjen e 50% të vlerës si të patatueshme, te banesa e parë, për rrjedhojë që të paguhet gjysma e taksës, përcakton se do të përfitohet nëse vlera e shtëpisë (mbi të cilën do të llogaritet taksa) nuk kalon dyfishin e vlerës së pragut maksimal si të patatueshëm. Në të kundërt nëse vlera e shtëpisë tejkalon dyfishin e vlerës së pragut të patatueshëm (kjo vlerë është e ndarë në 7 kategori sipas bashkive), zbritje të patatueshme përfiton vetëm pragun e përcaktuar në draft.
Pra e thënë më thjeshtë nëse vlera e shtëpisë do të jetë më e ulët sesa dyfishi i pragut të zbritjes, taksa do të llogaritet për 50% të vlerës. Nëse vlera e shtëpisë është mbi dyfishin e pragut të zbritjes, si vlerë të patatueshme qytetari do të përfitojë vetëm pragun e zbritjes. Pra në këtë rast nuk përfiton 50% të vlerës së shtëpisë, si të patatueshme.
“Zbritja për banesën e parë përjashton nga taksimi një pjesë të vlerës së banesës së parë. Për banesat me vlerë deri në dyfishin e pragut të zbritjes, taksa llogaritet vetëm mbi 50% të vlerës së banesës. Si rrjedhojë, individi është i detyruar të paguajë vetëm gjysmën (1/2) e taksës që do të paguante nëse prona nuk do të ishte banesa e tij e parë. Për banesat e para me vlerë më të lartë, përjashtohet nga taksimi vetëm pjesa e vlerës që korrespondon me pragun e zbritjes dhe taksa llogaritet mbi pjesën e vlerës që tejkalon këtë prag”, shpjegohet në relacion e draftit.
Pragu maksimal i zbritjes është propozuar të ndahet në 7 kategori bashkish. Në kategorinë e parë është vendosur bashkia e Tiranës me një prag të patatueshmë maksimal deri në 8.4 mln lekë. Në kategorinë e dytë përfshihet bashkia e Durrësit, Himarë, Vlorë, Sarandë me një prag të patatueshëm maksimal prej 4,750,000 lekë.
P.sh, nëse një qytetar disponon në Tiranë, një pronë, si banesë të parë banimi me vlerë 10 mln lekë, taksa do t’i llogaritet mbi gjysmën e vlerës së shtëpisë. Pasi vlera e shtëpisë (10 mln lekë) është nën dyfishin e pragut të patatueshëm (8.4 mln lekë x2 = 16.8 mln lekë).
Në këtë rast nëse e llogarisim detyrimin me një nga shkallët e propozuara të taksës 0.1%, do të jetë 5,000 lekë në vit (5 mln lekë që është gjysma e vlerës së shtëpisë, pasi qytetari përfiton zbritje të patatueshme 50% të vlerës x 0.1% = 5,000 lekë në vit.
Nëse qytetari përfiton zbritje 50% të vlerës të shtëpisë së patatueshme, detyrimi për takën e ndërtesës nuk do t’i ndryshojë nga sa paguan aktualisht.
Formula në fuqi detyrimin për taksën e ndërtesës, e llogarit sa 0,05% e vlerës së shtëpisë. Vlera e shtëpisë llogaritet mbi çmimet e referencës. Për Tiranën në 2023 u miratuan çmimet e reja fiskale për 32 zona kadastrale.
Sipas llogaritje të Monitor detyrimi për taksën e ndërtesës në Tiranë e llogaritur mbi çmimet e reja të referencës varion nga 3,600 lekë deri në 10,200 lekë në vit, sipas zonave kadastrale. Llogaritja është bërë për një apartament me sipërfaqe 90 m2.
Ndërsa me formulën e re nësë për një apartament me vlerë 20 mln lekë, mbi dyfishin e pragut të zbritshëm (8.4 mln lekë x2 =16.8 mln lekë), qytetari nuk përfiton zbritje të patatueshme sa 50% të vlerës së shtëpisë, por vetëm pragun e lejuar.
20 mln lekë (vlera e shtëpisë) – 8,4 mln lekë (pragu i zbritjes për Bashkinë Tiranë) = 11.6 mln lekë (është vlera e shtëpisë mbi të cilën llogaritet taksa) x 0.1% (niveli i propozuar i taksës) = 11,600 lekë në vit detyrimi i ri për t’u paguar.

Qeveria sjell Kodin e ri Penal, të gjtha ndryshimet nga ndërshkimi i korrupsionit tek ulja e denimit për bashkëpunëtorët...
16/06/2026

Qeveria sjell Kodin e ri Penal, të gjtha ndryshimet nga ndërshkimi i korrupsionit tek ulja e denimit për bashkëpunëtorët e drejtësisë

Qeveria ka hedhur për konsultim Kodi n Penal, një draft që ka pësuar ndryshime në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në relacionin shoqërues të projektligjit theksohet se vendi ynë ka detyrimin të transpozojë acquis të BE-së që lidhet me mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian, përfshirë kontrollin e brendshëm financiar publik, si dhe parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e mashtrimit dhe korrupsionit që prekin fondet e BE-së, duke garantuar gjithashtu bashkëpunimin me strukturat përkatëse evropiane kundër mashtrimit. Në këtë kontekst, akti përkatës i Bashkimit Evropian duhet të transpozohet në Kodin Penal.

Paralelisht, projektligji parashikon edhe ndryshime në kuadrin e përjashtimit ose uljes së dënimit për bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke përfshirë bashkëpunimin me anëtarë të strukturave të krimit të organizuar, në të gjitha format e posaçme të bashkëpunimit të parashikuara në Kodin Penal, si grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, banda e armatosur dhe organizata terroriste, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve, strukturës hierarkike, pasurive dhe aktivitetit të tyre kriminal.

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_992_Projektligji-mbi-ndryshimet-ne-Kodin-Penal.docx

https://www.konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_992_Relacion-ndryshimet-ne-Kodin-Penal.docx

07/06/2026

Dilni sa me shume! Protesta eshte kombetare!

Ndryshojnë rregullat e ndërtimit në Shqipëri: Çfarë duhet të dinë investitorët, zhvilluesit dhe blerësit?Sektori i ndërt...
04/06/2026

Ndryshojnë rregullat e ndërtimit në Shqipëri: Çfarë duhet të dinë investitorët, zhvilluesit dhe blerësit?

Sektori i ndërtimit në Shqipëri po hyn në një fazë të re. Me ndryshimet e fundit të miratuara në VKM nr. 408/2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”, janë vendosur procedura të reja që prekin drejtpërdrejt zhvilluesit, investitorët, institucionet publike dhe tregun e pasurive të paluajtshme.

Ndryshimet synojnë të thjeshtojnë disa procese administrative, të rrisin kontrollin mbi projektet në zhvillim dhe të sjellin më shumë qartësi për lejet, njësitë e ndërtimit dhe fazat e zbatimit të projekteve.

Më poshtë janë disa nga ndryshimet më të rëndësishme që sjell rregullorja e re:



Më Shumë Punime Mund të Kryhen Pa Leje

Lista e punimeve që nuk kërkojnë leje nga autoritetet kompetente është zgjeruar. Tashmë përfshihen edhe shpimet e përkohshme për studime gjeodezike, për sa kohë ato kryhen për një periudhë deri në dy javë. Ky ndryshim synon të lehtësojë fazat paraprake të studimit dhe projektimit.



KKTU Merr Një Rol Më të Fuqishëm

Një nga ndryshimet më domethënëse lidhet me zgjerimin e kompetencave të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU). Institucioni do të ketë më shumë autoritet në lidhje me ndryshimet e projekteve gjatë ndërtimit, rishikimin e kushteve të zhvillimit, miratimin e lejeve të përkohshme dhe dhënien e servituteve të kalimit në prona shtetërore apo publike.

Gjithashtu, KKTU mund të kërkojë përfshirjen e funksioneve publike në projekte të caktuara, si shkolla, kopshte, qendra shëndetësore apo infrastrukturë të nevojshme për komunitetin.

Një tjetër risi me interes për zhvilluesit është se, për të gjitha projektet që janë në kompetencë të KKTU-së dhe që kanë marrë një vendimmarrje për leje ndërtimi, subjektet zhvilluese mund të kërkojnë nga sekretariati teknik miratim me shkrim për rrethimin e pronës ose pronave objekt zhvillimi me struktura të lehta dhe të çmontueshme. Ky ndryshim krijon më shumë fleksibilitet në menaxhimin dhe sigurimin e kantierit që në fazat e hershme të zbatimit të projektit.



Lehtësohen Procedurat për Investimet Publike

Për projektet publike është thjeshtuar dokumentacioni që duhet të paraqitet gjatë procesit të aplikimit. Kjo vlen veçanërisht për rastet kur pronat nuk kanë përfunduar ende regjistrimin fillestar, duke synuar përshpejtimin e investimeve publike dhe projekteve infrastrukturore.



Kufizime të Reja për Ndryshimin e Zhvilluesit

Rregullorja përcakton se ndryshimi i subjektit zhvillues nuk mund të bëhet në çdo fazë të projektit. Ai lejohet vetëm pasi të jenë përfunduar themelet e objektit, ose e ashtuquajtura kuota 0.

Po ashtu, si ndryshim i subjektit konsiderohet edhe shtimi i një përfituesi të ri në projekt, duke e bërë procesin më të kontrolluar dhe transparent.



Ndryshojnë Kushtet për Lejet e Ndërtimit

Një risi tjetër është heqja e kërkesës që ekzistenca e infrastrukturës të jetë kusht paraprak për dhënien e lejes së ndërtimit.

Ndërkohë, për zhvillimet që janë në kompetencë të KKTU-së, bëhet e mundur lëshimi i disa lejeve ndërtimi apo infrastrukture brenda të njëjtit projekt, duke krijuar më shumë fleksibilitet në zbatimin e investimeve të mëdha.



Më Pak Procedura për Ndryshimet e Vogla Gjatë Ndërtimit

Sekretariati i KKTU-së, nëpërmjet AZHT-së, mund të miratojë ndryshime deri në 2% të sipërfaqes ndërtimore pa qenë e nevojshme që çështja të kalojë në mbledhjen e KKTU-së, për sa kohë nuk preket fasada e objektit.

Kjo pritet të shkurtojë kohën e procedurave dhe të reduktojë burokracitë për ndryshime të karakterit teknik.



Evidentimi i Njësive Bëhet Thelbësor

Një nga ndryshimet me ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e pasurive të paluajtshme lidhet me evidentimin e detajuar të njësive.

Projektet do të duhet të tregojnë qartë apartamentet, njësitë tregtare, zyrat dhe çdo hapësirë tjetër funksionale. Nëse gjatë ndërtimit ndryshohet ndarja e këtyre njësive, pa prekur strukturën e objektit, ndryshimet duhet të njoftohen dhe të regjistrohen në ASHK dhe në Dhomën Kombëtare të Noterisë.



Shtohet Certifikata e Karabinasë

Për herë të parë parashikohet mundësia e lëshimit të certifikatës së karabinasë pas përfundimit të kësaj faze të ndërtimit.

Ky mekanizëm krijon një dokumentacion shtesë që formalizon një nga etapat më të rëndësishme të realizimit të objektit dhe mund të sjellë më shumë siguri për investitorët dhe blerësit.



Kontrollet në Terren Bëhen Më të Strukturuara

Rregullorja përcakton qartë fazat në të cilat duhet të kryhen kontrollet dhe verifikimet gjatë procesit të ndërtimit.

Këto faza përfshijnë piketimin, themelet, karabinanë, instalimet si dhe fasadat e sistemimet e jashtme. Bashkitë kanë tashmë detyrimin për të kryer verifikime fizike në terren për secilën nga këto etapa.



Zgjidhje për Lejet e Vjetra të Papërfunduara

Për projektet që kanë mbetur të papërfunduara për më shumë se pesë vite krijohet një procedurë e posaçme për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit.

Në rast se zhvilluesit nuk aplikojnë për zgjatjen e afatit sipas procedurave të reja, mund të aktivizohen mekanizmat e parashikuar nga legjislacioni në fuqi, përfshirë edhe procedurat e konfiskimit.



Më Shumë Projekte Kalojnë në Kompetencën e KKTU-së

Objektet turistike, industriale dhe kulturore do të trajtohen nga KKTU pavarësisht sipërfaqes apo vendndodhjes së tyre.

Ky ndryshim mund të ndikojë veçanërisht në mënyrën e zhvillimit të projekteve strategjike dhe investimeve me rëndësi kombëtare.



Çfarë Ndodh me Distancat Mes Ndërtesave?

Distancat minimale mes ndërtesave nuk kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të mbeten ato që parashikon rregullorja.

Megjithatë, është hequr një dispozitë e rëndësishme që përcaktonte se, kur nuk kishte marrëveshje mes palëve, zbatoheshin automatikisht distancat standarde të rregullores.

Me ndryshimin e ri, autoritetet nuk janë më të detyruara t'i referohen automatikisht këtyre distancave në çdo rast. Në vend të kësaj, ato mund të marrin në konsideratë planifikimin urbanistik të zonës, kushtet e zhvillimit dhe karakteristikat specifike të projektit.

Në praktikë, kjo do të thotë se dy projekte të ngjashme mund të mos trajtohen domosdoshmërisht njësoj, pasi vendimmarrja do të varet më shumë nga rregullat dhe planet që zbatohen në zonën konkrete ku po zhvillohet projekti.



Në përfundim ndryshimet e reja në Rregulloren për Zhvillimin e Territorit përfaqësojnë një nga paketat më të rëndësishme të reformimit të procedurave të ndërtimit në vitet e fundit. Ato prekin pothuajse çdo fazë të një projekti, nga studimet paraprake dhe dhënia e lejes, deri te kontrolli i punimeve, evidentimi i njësive dhe përfundimi i objektit.

Për investitorët, zhvilluesit dhe blerësit e pasurive të paluajtshme, njohja e këtyre rregullave të reja do të jetë thelbësore për të kuptuar më mirë mënyrën se si do të zhvillohet tregu i ndërtimit në Shqipëri në vitet e ardhshme.

Address

Boulevard Ismail Qemali P. 538
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Friday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 14:00
16:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Legale Zoto posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category