11/10/2026
Një vendim gjyqësor nuk duhet të përcaktojë atë që ende nuk është gjykuar.
Përdorimi i vendimeve penale të formës së prerë në proceset ndaj bashkëtëpandehurve të gjykuar veçmas ngre çështje thelbësore për prezumimin e pafajësisë, kontradiktoritetin dhe vlerësimin e pavarur të provave.
Efikasiteti procedural nuk mund të vijë në kurriz të së drejtës së çdo të pandehuri për t’u gjykuar mbi provat e shqyrtuara në procesin e tij.
Për këtë arsye, argumentoj se pika 7 e nenit 193 të Kodit të Procedurës Penale duhet të shfuqizohet.
Gjykata duhet të gjykojë provat, jo të mbështetet te përfundimet e një gjykimi tjetër.
Lexoni analizën e plotë në Gazeta TemA:
https://www.gazetatema.net/blogu-tema/kur-nje-vendim-percakton-edhe-ate-qe-ende-nuk-eshte-gjykuar-i591639
Nga Isuf Shehu – AvokatPse pika 7 e nenit 193 të Kodit të Procedurës Penale duhet shfuqizuarNjë proces penal nuk është i drejtë vetëm sepse i pandehuri lejohet të kundërshtojë një përfundim të gatshëm