Elona Berki

Directions Contact the business

Elona Berki Avokate ⚖️ E drejta ligjore, e thjeshtë për ty!
👩🏻‍🎓Ndermjetësuese e licensuar
👩🏻‍💻Konsulencë ligjore online

13/10/2026

❌NËSE DO TË MË DENONCONIN NESËR,
KËTO 6 GJËRA DO TË DOJA T’I KISHA BËRË SOT!

Dhe e 6-ta është më e rëndësishmja.

Mos thoni që nuk jua thashë! ⚖️

1️⃣ MOS FSHI ASNJË PROVË.
Mesazhe, email, foto, audio, dokumente — ruaji.

2️⃣ MOS SHKRUAJ NË NERVA.
Ajo që shkruan sot mund të lexohet nesër në një proces.

3️⃣ MOS FSHI GJËRAT QË TË NXJERRIN KEQ.
Avokati yt duhet të dijë të gjithë historinë, jo vetëm pjesën që të favorizon.

4️⃣ MOS PËRFSHI PERSONA TË TJERË.
Mos dërgo familjarë, miq apo kolegë të “zgjidhin” konfliktin për ty.

5️⃣ MOS POSTO ASGJË PËR KONFLIKTIN NË RRJETET SOCIALE.
Story zhduket. Screenshot-i jo.

🔥 6️⃣ MË E RËNDËSISHMJA:

MOS PRIT DERISA TË JETË VONË PËR TË KËRKUAR KËSHILLË JURIDIKE.

Në momentin që kupton se konflikti po përshkallëzohet, fol me një avokat PARA se të bësh hapin e radhës.

Sepse ndonjëherë, një gabim që mund ta shmangie me një këshillë 10 minuta, të kushton shumë më tepër më vonë.

📌 Ruaje këtë video.

Dhe dërgoja dikujt që duhet ta dëgjojë këtë para se të bëjë një gabim. ⚖️

🇦🇱🌍

13/10/2026

❌ 5 SHENJA QË KONTRATA JOTE PO TË KUSHTON SHUMË💵

1. Të thonë: “Mos u shqetëso, është kontratë standarde.”
→ Kontrata standarde nuk do të thotë kontratë e sigurt për ty.
2. Të kërkojnë të firmosësh pa ta dhënë kontratën paraprakisht.
→ Mos firmos diçka që nuk ke pasur kohë ta lexosh dhe analizosh.
3. Ka penalitete vetëm për ty.
→ Nëse detyrimet janë të njëanshme, rreziku është i pabarabartë.
4. Të thonë: “Këtë pikë e rregullojmë më vonë.”
→ Ajo që nuk përcaktohet qartë sot mund të bëhet konflikt nesër.
5. Nuk ke asnjë klauzolë që të mbron nëse pala tjetër nuk përmbush detyrimin.
→ Kontrata duhet të parashikojë edhe çfarë ndodh kur gjërat shkojnë keq.

Shkruaj “KONTRATË” 👇👇në komente!

🇦🇱🌍

10/10/2026

❌MOS E JEP DORËHEQJEN
pa e parë këtë!
💵3 gjëra që MUND të të KUSHTOJNË para…!

1️⃣ A të janë paguar të gjitha detyrimet?
Kontrollo pagën e fundit, orët shtesë, pushimet e pashfrytëzuara dhe çdo pagesë tjetër që punëdhënësi të detyrohet.

2️⃣ A ke të drejta që mund t’i humbasësh?
Jo çdo largim nga puna është thjesht “dorëheqje”.
Në varësi të situatës, mund të ekzistojnë të drejta për kompensim apo pretendime të tjera ligjore.

3️⃣ Mos firmos pa lexuar!
Nëse punëdhënësi të vendos përpara një dokumenti, mos e firmos automatikisht.
Lexoje çdo pikë dhe, nëse nuk e kupton, kërko këshillë juridike përpara se të firmosësh.

Një firmë e vendosur sot mund të ketë pasoja nesër.
💼 Po mendon të largohesh nga puna ose të japësh dorëheqjen?

Shkruaj “PUNË” 👇👇 në komente nëse dëshiron të mësosh më shumë për të drejtat e tua ligjore përpara se të firmosësh! ⚖️
🇦🇱🌍

03/10/2026

❌ Mos bli asnjë pronë në Shqipëri pa mësuar këtë ndryshim të madh ligjor që po ndodh tani! ⚠️

Shteti po ndryshon ligjin për proceset e pronësisë për të zhbllokuar mijëra legalizime të mbetura pezull prej vitesh nga sherret mes investitorëve dhe banorëve. 🏢

KJO është pika që duhet të kuptojë çdo blerës:

❌ “Çfarë do të ndodh me pronën pasi është certifikuar?”

Ky është ndryshimi i fundit që propozohet me ligj 👇👇

pasi prona të jet kontrolluar, regjistruar dhe certifikuar nga institucioni, origjina e saj nuk do të verifikohet sërish në çdo sh*tje, dhurim apo transaksion të mëvonshëm.

Në transaksionin e radhës, nuk do të kërkohet të rihapet nga fillimi i gjithë historia e pronës.

🎯 Qëllimi?

Të rritet siguria juridike dhe të shmanget rikthimi, në çdo sh*tje, te dokumentet e vjetra të pronësisë.

👉 Certifikata të tregon gjendjen juridike të regjistruar të pronës.
Por historia se si është krijuar kjo pronësi mbetet një çështje shumë e rëndësishme për t’u kuptuar.

Prandaj, para se të blesh një pronë, mos pyet vetëm:

❌ “A ka certifikatë?”

Pyet edhe:

✅ “Mbi çfarë titulli është krijuar pronësia?”

📌 Ruaje këtë video, sepse ky është një ndryshim që prek drejtpërdrejt mënyrën se si do të trajtohen transaksionet e pronave.

Dhe shkruaj “PRONË” 👇👇 nëse dëshiron të kesh një përmbledhje të të gjitha ndryshimeve të fundit mbi ligjet e regjistrimit të pronave në Shqipëri!

🇦🇱🌍

03/10/2026
🏠 PO BLEN NJË PRONË?Mos firmos pa kontrolluar këto 7 gjëra! ⚠️Një firmë mund të zgjasë vetëm disa sekonda.Por pasojat e ...
29/09/2026

🏠 PO BLEN NJË PRONË?

Mos firmos pa kontrolluar këto 7 gjëra! ⚠️

Një firmë mund të zgjasë vetëm disa sekonda.
Por pasojat e një kontrate të pakontrolluar mund të zgjasin vite.
Një apartament mund të duket perfekt, çmimi mund të duket i mirë dhe dokumentet mund të duken në rregull…

Por pyetja e vërtetë është:

A e ke kontrolluar juridikisht pronën përpara se të firmosësh? ⚖️

Para se të japësh kapar apo të firmosësh një kontratë, duhet të dish:

🔎 Kush është pronari real?
📑 A përputhen dokumentet me gjendjen e pronës?
⚠️ A ka hipotekë, sekuestro apo kufizime?
🏗️ A është prona e regjistruar apo është ende në proces legalizimi?
👨‍👩‍👧 A ka bashkëpronarë ose trashëgimtarë?
✍️ Çfarë dokumenti po firmos realisht?
💰 A është momenti i sigurt për të bërë pagesën?

Sepse problemi nuk është vetëm të blesh një pronë.
Problemi është të jesh i sigurt se çfarë po blen.

📌 Ruaje këtë postim para se të blesh një shtëpi.

📤 Dërgoja dikujt që është duke kërkuar të blejë pronë. Mund t’i kursesh një gabim që kushton shumë.

PRONA nuk kontrollohet vetëm me sy. Kontrollohet me dokumente. ⚖️

25/09/2026

❌ KE HUMBUR AFATIN E ANKIMIT VETËM SEPSE SHTETI THOTË SE DUHEJ TA DIJE NGA FLETORJA ZYRTARE?

Jo domosdoshmërisht!

Ta kanë shpronësuar pronën? Kujdes!

Ke 30 ditë për të kundërshtuar vlerën e dëmshpërblimit.

Por nga cila datë fillojnë këto 30 ditë?

Nga publikimi i VKM-së në Fletoren Zyrtare?
Apo nga dita kur ti merr njoftimin?

Gjykata e Lartë ka vendosur një rregull njësues:

Në rastin e shpronësimit për interes publik, afati 30-ditor fillon nga njoftimi i drejtpërdrejtë i vendimit të Këshillit të Ministrave nga autoriteti përgjegjës.

Pra, fakti që VKM-ja është botuar në Fletoren Zyrtare nuk do të thotë automatikisht se nga ajo ditë fillon afati yt.

Dhe kujdes:

Barra për të provuar njoftimin i takon autoritetit përgjegjës.

Prona jote është shpronësuar?

Mos e llogarit afatin pa kontrolluar më parë kur dhe si je njoftuar.

Shkruaj “SHPRONËSIM” në DM.
🇦🇱🌍

23/09/2026

❌ Po mendon të hapësh NIPT si Person Fizik? 🛑 Mos e hap pa ditur më parë SA DO TË TË KUSHTOJË TA MBASH çdo muaj!

Hape NIPT si
Person Fizik?

Ja sa do të të kushtojë
në të vërtetë.

Kostot fikse të një Personi Fizik të vetëpunësuar:

✓ Sigurimet Mujore: 14.900 Lekë / muaj

✓ Taksa Bashkiake: ~7.000–15.000 Lekë / vit*

✓ Tatimi në Burim (qira): 15%**
– kur ke ambient me qira

✓ Certifikatë Fiskale: ~4.000 Lekë / vit*

✓ Nënshkrim Elektronik: ~4.800 Lekë / vit*

**KOSTOJA TOTALE FIKSE MUJORE
FILLON NGA 14.900 LEKË

* KOSTOT VJETORE.**
*Detyrimet ndryshojnë sipas aktivitetit, bashkisë dhe regjimit tatimor.
**Kur aplikohet tatimi në burim për qiranë.

Informohu para se të hapësh aktivitetin tënd.

A e dije që një Person Fizik ka këto detyrime edhe kur punon vetëm? 👀

Shkruaj “PERSON FIZIK” 👇👇në komente dhe të tregoj edhe çfarë ndryshon kur rritet xhiroja.

🇦🇱🌍

22/09/2026

❌ 5 gjërat KRYESORE që duhet të dish mbi të drejtën e PARABLERJES së një prone
Në BASHKËPRONËSI!

A e dini se kur jeni bashkëpronar në një pronë, nuk mund ta shisni pjesën tuaj menjëherë një të treti? Fillimisht duhet t’ua ofroni bashkëpronarëve të tjerë. Kjo quhet E Drejta dhe detytyrimi i Parablerjes!

Nenet 204 dhe vijues të Kodit civil

✅ Me shkrim
“Oferta është e vlefshme vetëm kur bëhet në formë të shkruar.”

✅ Për të gjithë bashkëpronarët
“Propozimi duhet t’u dërgohet të gjithëve, pa përjashtim.”

✅ Me të njëjtat kushte
“Çmimi, afatet, mënyra e pagesës – njësoj si për personin e tretë.”

✅ Afat 3 mujor
“Bashkëpronarët kanë deri në 3 muaj kohë për t’u përgjigjur.”

📌 Nëse nuk përgjigjen, ose ndryshojnë kushtet → konsiderohet refuzim.
📌 Vetëm pas kësaj, pjesa mund t’i sh*tet një të treti.

“Një e drejtë reale që mbron bashkëpronarët”

“E drejta e parablerjes është një nga të drejtat bazë që garanton barazi në administrimin e pronës së përbashkët.”

💬Ju ka ndodhur të përballeni me të drejtën e parablerjes? Shkruani në komente përvojën tuaj!👇
Avokate Elona Berki – Integritet • Drejtësi • Mbrojtje

🇦🇱🌍 keshilla shqiptar prona realestate

Address

Ish-Ekspozita, Rr. “Nikolla Jorga”, Ndërtesa 2, Zyra 9, Kati I
Tirana
0100

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elona Berki posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Elona Berki:

Shortcuts

Sponsored

Share