Studio ligjore R Kalemi

Studio ligjore R Kalemi MIRESERDHET NE FAQEN TONE NE FACEBOOK.QELLIMI I HAPJES SE KESAJ FAQEJE ESHTE TE NJOHE NJEREZIT ME AT

STUDIOJA JONE LIGJORE OFRON NJE GAME TE GJERE SHERBIMESH JURIDIKE,KONSULENCE LIGJORE,PERFAQESIM NE TE GJITHA SHKALLET E GJYKIMIT,NE FUSHEN E SE DREJTES PENALE ADMINISTRATIVE DHE CIVILE.KLIENTIT I OFROHET NDIHME DUKE FILLUAR QE NGA PREGATITJA E AKTPADISE DERI NE PERFAQESIM NE GJYKATEN E LARTE.

24/05/2022

STUDIO ofron AVOKATIN ne Familjen tuaj:
1- Problemet me Pronesine dhe Bashkepronesine.
-Ofrojme ndermjetesim midis paleve me qellim shmangjen e procedurave Gjyqesore.
-Ofrojme konsulence per klientet tane per sa i perket zgjidhjes se problemit.
-Ofrojme perfaqesim dinjitoz ne te gjitha shkallet e Gjykimit ne lidhje me problemin etj.
2-Problemet me mbifaturimin (energji elektrike, ujesjelles kanalizime).
-Perpilimi I ankesave drejtuar institucioneve perkatese dhe ndjekja e saj deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit.
3-Demet morale dhe te imazhit qe mund ti shkaktohet nje nga pjestareve te familjes.
-Fyerje
-Shpifje etj
4-Konfliktet Administrative.
5-Biresimi.
6-Trashegimia/ Testamentet.
-Perpilim kerkesash per te nxjere deshmite e trashegimise
-Konsulence ne perpilimin e testamentit etj.
7-Konfliktet Martesore.
8-Perpilimi i kontratave te ndryshme.
-Konsulence perpara dhe gjate hartimit te nje kontrate
-Konsulence dhe perfaqesim ne rast prishjeje te nje kontrate etj.
9-Demshpreblimet nga aksidentet rrugore, ne pune etj.
-Si dhe cdo problem qe familja mund te kete me Administraten Shteterore, me persona Fizike apo Juridike , Studio jone do t’iu ofroje sherbim cilesor duke mbrojtur interesat e familjes bazuar ne ligjet shqiptare dhe ato nderkombetare te ratifikuara nga Shteti Shqiptar.
SHERBIMI PER FAMILJET ME TE ARDHURA MINIMALE TARIFA ESHTE MINIMALISHT E ULET.

14/09/2021

ADMINISTRATIVE
Studio ligjore “R. Kalemi", ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave, në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje administrative që kanë të bëjnë me:
Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.
Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.
Ankim të akteve administrative individuale.
Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e konçensioneve, marrjen e lejeve, etj.
Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e adiministratës shtetërore.
Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.
Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.
Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
Përpilim kërkesash fillestare, peticione me gojë ose me shkrim, me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative ku klientët tanë janë palë.
Ankim ndaj vendimeve të ndërmjetme që merr organi administrativ, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga organet administrative, duke kërkuar verifikimin e provave, duke paraqitur prova që shërbejnë për marrjen e vendimit nga ana e tij.
Hartim dokumetacioni dhe ndjekje të proçedurave të tenderave dhe prokurimeve publike.

Ngarkese e madhe para festave te fundvitit....
14/12/2016

Ngarkese e madhe para festave te fundvitit....

pas nje periudhe te lodhshme,sot i finalizuam dy gjyqe, dhe duke u rikthyer buzeqeshjen klienteve tane,faleminderit.
10/10/2016

pas nje periudhe te lodhshme,sot i finalizuam dy gjyqe, dhe duke u rikthyer buzeqeshjen klienteve tane,faleminderit.

29/11/2014

Në Republikën e Shqipërisë, pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga Gjykatat, në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat që u ngarkohen atyre me ligj. Gjyqtarët kanë kompetencë të shqyrtojnë të gjitha çështjet penale, penale ushtarake, civile, administrative si dhe çdo çështje tjetër të përcaktuar me ligj.

Sistemi Shqiptar i Drejtësisë përbëhet nga Gjykatat e Faktit, Gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Secili nivel trajton çështje civile, penale, tregtare dhe administrative. Sistemi ushtarak i drejtësisë është i përfshirë në sistemin e drejtësisë penale. Sistemi ynë i Drejtësisë përfshin 346 gjyqtarë të cilët janë të shpërndarë në 29 Gjykata Fakti, 6 Gjykata Apeli, 1 Gjykatë Ushtarake Apeli dhe në Gjykatën e Lartë.

Gjykatat e Rretheve Gjyqësore organizohen dhe funksionojnë në rrethe gjyqësore në të gjithë territorin e vendit. Kompetencat tokësore dhe qëndra e ushtrimit të veprimtarisë për secilën prej tyre caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjykatat e Rretheve Gjyqësore gjykojnë sipas rregullave të parashikuara në kodet e proçedurave, ku përcaktohet edhe përbërja e trupit gjykues.

Gjykatat e Apelit funksionojnë në zona të caktuara nga Presidenti i Republikës, përsëri me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këto Gjykata gjykojnë në shkallë të dytë ankimet kundër vendimeve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore.

Gjykatat e Apelit gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

Gjykatat Ushtarake organizohen dhe funksionojnë brenda sistemit gjyqësor sipas kompetencave të përcaktuara në ligj. Gjykatat Ushtarake përbëhen nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit. Kjo e fundit shqyrton në shkallë të dytë ankimet kundër vendimeve të Gjykatave Ushtarake të Shkallës së Parë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ndalon krijimin e Gjykatave të Jashtëzakonshme. Në nenin 135 pika 2 e saj thuhet: “Kuvendi mund të krijojë me ligj Gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast Gjykata të Jashtëzakonshme”. Një gjë e tillë është pasqyruar edhe në paragrafin e tretë të nenit 11 të ligjit 8436, datë 28 dhjetor 1998 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Gjykatat e Rretheve Gjyqësore kanë kompetencë të gjykojnë të gjitha mosmarrëveshjet civile si dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në Kodin e Proçedurës Civile e në ligje të tjera, si dhe veprat penale, përveç atyre që i përkasin kompetencës së Gjykatës Ushtarake. Këto të fundit gjykojnë ushtarakët për veprat penale ushtarake, robërit e luftës dhe persona tjerë të caktuar me ligj.

Për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile e të mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara ne Kodin e Proçedurës Civile e në ligje të veçanta, zbatohen rregulla të detyrueshme, të njëjta e të barabata. Në asnjë rast Gjykata nuk mund të mos shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që paraqiten për shqyrtim, me arsyetimin se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërshtime ose është i paqartë.

Gjithashtu, legjislacioni proçedurial penal ka për detyrë të sigurojë një proçedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetuës e të ligjeve të shtetit.

07/10/2014

Studio ligjore “R Kalemi”, është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, duke i përfaqësuar ata në çështjet e tyre me një shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare, në të gjitha nivelet e gjykimit.

Studio jonë, është e përbërë nga një staf i specializuar dhe me një eksperiencë të gjatë, me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë klientëve tanë. Efikasiteti dhe shpejtësia e shërbimeve që ofron Studio ligjore “R Kalemi”, janë tiparet që e karakterizojnë atë.

Ne u garantojmë klientëve tanë, komunikim të shpejtë dhe të detajuar, korrektësi dhe ndershmëri.

Ne nuk japim informacione konfidenciale që kanë të bëjnë me klientët tanë, pa miratimin paraprak nga ana e tyre.

Ne i këshillojmë klientët tanë në mënyrë profesionale e konstruktive në momentin e duhur, lidhur me problematikat e çështjes së paraqitur.

Ne i shpjegojmë klientëve tanë ligjin dhe linjën e veprimeve ligjore që do të ndjekim, duke evidentuar pasojat e mundshme në favorin apo në disfavorin e tyre.

Ne i informojmë klientët tanë për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë, me qëllim që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ligji.

Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve apo konflikteve të tyre.

Marrëdhënia e besimit e ndërtuar me klientët tanë,
është detyrimi ynë profesional!

18/09/2014

ADMINISTRATIVE

Studio ligjore “R. Kalemi", ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave, në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje administrative që kanë të bëjnë me:

Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.

Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.

Ankim të akteve administrative individuale.

Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e konçensioneve, marrjen e lejeve, etj.

Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e adiministratës shtetërore.

Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.

Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.

Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Përpilim kërkesash fillestare, peticione me gojë ose me shkrim, me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative ku klientët tanë janë palë.

Ankim ndaj vendimeve të ndërmjetme që merr organi administrativ, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga organet administrative, duke kërkuar verifikimin e provave, duke paraqitur prova që shërbejnë për marrjen e vendimit nga ana e tij.

Hartim dokumetacioni dhe ndjekje të proçedurave të tenderave dhe prokurimeve publike.

18/09/2014

CIVILE

Studio ligjore "R. Kalemi", ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:

Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.

Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.

Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.

Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike.

Përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj.

Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore te ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.

Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.

Address

Rruga Barjam Curri Perball Ish Ekspozites
Tirana
2100

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio ligjore R Kalemi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio ligjore R Kalemi:

Share