Hasa Avocats Albania

Directions Website Contact the business

Hasa Avocats Albania Legal immigration services in Canada— Shërbime konsulence për emigrim në Kanada

Kanadaja ka nevojë për profesionistë të kualifikuar të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale!Kanadaja po kërkon profesioni...
26/09/2026

Kanadaja ka nevojë për profesionistë të kualifikuar të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale!

Kanadaja po kërkon profesionistë të fushave të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të sistemit shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët.

👩‍⚕️ Mjekë dhe profesionistë të infermierisë

🦷 Dentistë

💊 Farmacistë

🧠 Psikologë

🤝 Punonjës socialë
dhe profesionistë të tjerë të kualifikuar.

Nëse keni arsimimin, kredencialet profesionale dhe përvojën e nevojshme, mund të ekzistojnë rrugë të ndryshme emigracioni për të ndërtuar karrierën dhe të ardhmen tuaj në Kanada.

⚠️ Por kujdes: profesionet e rregulluara në Kanada shpesh kërkojnë vlerësim të kredencialeve, njohje/licencim profesional dhe plotësimin e kërkesave specifike provinciale. Të kesh një diplomë ose përvojë jashtë Kanadasë nuk do të thotë automatikisht se mund të ushtrosh profesionin.

Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.

Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

🚨 Mashtrimi me dokumentet e emigracionit është një shkelje serioze në KanadaDhënia e informacionit të rremë ose dorëzimi...
24/09/2026

🚨 Mashtrimi me dokumentet e emigracionit është një shkelje serioze në Kanada

Dhënia e informacionit të rremë ose dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara apo të ndryshuara pranë IRCC mund të konsiderohet misrepresentation (deklarim i rremë) dhe mund të ketë pasoja të rënda.

Dokumentet që mund të falsifikohen ose ndryshohen përfshijnë:
📌 Pasaporta dhe dokumente udhëtimi
📌 Viza
📌 Diploma, dëshmi universitare dhe dokumente profesionale
📌 Certifikata lindjeje, martese, divorci, anulimi, ndarjeje ose vdekjeje
📌 Certifikata të gjendjes gjyqësore

⚠️ E rëndësishme: Ju jeni përgjegjës për informacionin që përmban aplikimi juaj, edhe nëse aplikimin e plotëson një përfaqësues në emrin tuaj.

Nëse dorëzoni dokumente të falsifikuara ose informacion të rremë, aplikimi mund të refuzohet dhe mund të ndaloheni nga hyrja në Kanada për të paktën 5 vjet, krahas pasojave të tjera të mundshme.

⚖️ Mos rrezikoni të ardhmen tuaj për shkak të një dokumenti të falsifikuar ose informacioni të pasaktë.

Një zyrë ligjore mund t’ju ndihmojë të kuptoni kërkesat e aplikimit, të kontrolloni dokumentacionin dhe të siguroheni që informacioni i paraqitur të jetë i saktë, i plotë dhe i verifikueshëm.

Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.

Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

🚨 Kujdes nga mashtrimet me sponsorizimet e emigrantëve në Kanada: Çfarë duhet të dini përpara se të aplikoniNjë sponsor ...
20/09/2026

🚨 Kujdes nga mashtrimet me sponsorizimet e emigrantëve në Kanada: Çfarë duhet të dini përpara se të aplikoni

Një sponsor nuk mund t’i kërkojë dhe as të marrë para nga një refugjat që po sponsorizon.

Nëse dikush ju kërkon të paguani një tarifë në këmbim të mundësisë për t’u sponsorizuar për risistemim (resettlement) në Kanada, bëni shumë kujdes, mund të jetë një mashtrim.

🚩 Mos jepni të dhënat tuaja personale ose informacionin bankar.

🚩 Mos dërgoni para tek persona që pretendojnë se mund t’ju sigurojnë sponsorizim.

🚩 Jini veçanërisht të kujdesshëm ndaj kujtdo që ju premton “sponsorizim të garantuar” ose një vend të sigurt në Kanada kundrejt pagesës.

⚖️ Proceset e emigracionit duhet të ndiqen përmes kanaleve zyrtare dhe me informacion të verifikueshëm.

Nëse keni dyshime për një ofertë, dokument apo person që ju premton sponsorizim, kërkoni këshillim profesional përpara se të dërgoni para ose të dhëna personale.

Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.

Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

🚩 RED FLAGS që duhet t’i dini përpara se të aplikoni për vizë kanadeze!Procesi i emigracionit kërkon kujdes, dokumentaci...
16/09/2026

🚩 RED FLAGS që duhet t’i dini përpara se të aplikoni për vizë kanadeze!

Procesi i emigracionit kërkon kujdes, dokumentacion të saktë dhe burime të besueshme. Për këtë arsye neni 91 i Immigration and Refugee Protection Act thotë:
Askush nuk mund të përfaqësojë, të këshillojë apo të ofrojë përfaqësim ose këshillim në çështje të emigracionit, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kundrejt pagesës ose një përfitimi tjetër, përveçse nëse është person i autorizuar.

Personat e autorizuar janë:
• një avokat që është anëtar me status të rregullt i dhomës së avokatëve të një province;
• një noter që është anëtar me status të rregullt i Chambre des notaires du Québec;
• një anëtar tjetër me status të rregullt i një dhome profesionale juridike provinciale, përfshirë një ndihmës juridik (paralegal); ose
• një këshilltar emigracioni që është anëtar me status të rregullt i Kolegjit të Konsulentëve të Emigracionit dhe Shtetësisë.

Ligjet kanadeze të imigracionit parashikojnë dënime për personat që ofrojnë përfaqësim ose këshillim kundrejt pagesës pa qenë të autorizuar. Shkelja e këtij ndalimi përbën vepër penale dhe mund të dënohet:
• me gjobë deri në 200 000 dollarë;
• me burgim deri në dy vjet; ose
• me të dyja këto dënime.

Megjithatë, zbatimi i këtij ligji ndaj personave që ndodhen jashtë Kanadasë mund të jetë i vështirë. Për këtë arsye, mund të hasni persona që nuk janë të autorizuar ose kompetentë për t’ju këshilluar apo përfaqësuar në procedurat kanadeze të imigracionit.

Mashtrimet dhe shërbimet e rreme mund t’ju kushtojnë para dhe kohë dhe, në disa raste, mund ta dëmtojnë seriozisht aplikimin tuaj.

Kujdes nëse hasni këto shenja paralajmëruese:
🚩 Dikush pretendon se është nga IRCC në rrjetet sociale dhe ju kërkon të dhëna personale ose dokumente konfidenciale.
🚩 Ju kërkohet pagesë vetëm në cash, pa faturë, ndërsa ju premtohet “100% garanci” për miratimin e vizës.
🚩 Kërkohen pagesa për tarifat e vizës përmes email-it, telefonit ose transfertave bankare në mënyra të dyshimta.
🚩 Një rekrutues pune ju siguron dokumente për vizë me shumë gabime, informacione kontradiktore ose të dhëna që nuk përputhen me situatën tuaj.
🚩 Ju garanton një kontratë pune ose pretendon se njeh dikë në Ambasadën Kanadeze që mund ta favorizojë aplikimin tuaj dhe t’ju sigurojë një përgjigje pozitive.

⚖️ Mos ia besoni të ardhmen tuaj kujtdo.
Një aplikim për vizë kanadeze duhet të përgatitet me kujdes dhe profesionalizëm. Një gabim, dokument i falsifikuar ose informacion i pasaktë mund të ketë pasoja serioze për aplikimin tuaj.

Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.

Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

NGA STUDENT NË REZIDENT TË PËRHERSHËM DHE MË PAS NË SHTETAS KANADEZShumë njerëz pyesin:"Nëse studioj në Kanada, çfarë nd...
24/08/2026

NGA STUDENT NË REZIDENT TË PËRHERSHËM DHE MË PAS NË SHTETAS KANADEZ

Shumë njerëz pyesin:
"Nëse studioj në Kanada, çfarë ndodh pasi mbaroj shkollën?"
Përgjigjja është se gjithçka varet nga zgjedhjet që bëni që në ditën e parë.

HAPI 1
Zgjedhja e një programi studimi që njihet nga autoritetet kanadeze dhe që mund të krijojë mundësi për emigracion në të ardhmen.

HAPI 2
Përfundimi i studimeve.

Studentët që plotësojnë kushtet duke zgjedhur programin e duhur të shkollës dhe shkollën e duhur mund të përfitojnë lejen e punës pas diplomimit (Post-Graduation Work Permit). Programet që zgjasin dy vjet apo më shumë hapin dyert për një leje pune pas studimeve tre vjeçare, edhe nëse nuk janë të nivelit “Master”. Gjithashtu, koha e lejes së punës pas studimeve mund të kufizohet nga data e skadencës së pasaportës së aplikuesit apo nga skadimi i të dhënave biometrike.

HAPI 3
Fitimi i eksperiencës së punës në Kanada pas studimeve.

Në shumë raste, një vit eksperiencë pune kanadeze mund të hapë rrugën drejt programeve të rezidencës së përhershme.

HAPI 4
Aplikimi për rezidencën e përhershme.

Kjo mund të bëhet përmes programeve federale ose provinciale, në varësi të profilit të aplikuesit dhe kërkesave të Kanadasë në momentin e aplikimit.

HAPI 5
Nënshtetësia kanadeze.

Pas plotësimit të kushteve ligjore të qëndrimit në Kanada, rezidenti i përhershëm që ka studiuar ose ka punuar në Kanada për dy vjet ose më shumë mund të aplikojë për pasaportën kanadeze pas dy vitesh të tjera.

Suksesi për të emigruar në Kanada fillon ditën kur ndërtohet plani i mirëfilltë për të emigruar në Kanada, kur zgjidhet programi i studimit, si dhe kohëzgjatja e tij, dhe vazhdon duke respektuar angazhimin e marrë ndaj shtetit Kanadez për ta kompletuar nismën kundrejt së cilës jeni pranuar në territorin Kanadez.

Një zgjedhje apo hap i gabuar fatkeqësisht mund të mbyllë dyert e emigracionit dhe të hedhë poshtë një sakrificë shumë vjeçare në kohë dhe me kosto të larta.

Një zgjedhje e zgjuar mund të shndërrojë një diplomë në një jetë të re në Kanada.

📌 Prandaj studimet në Kanada nuk duhen parë vetëm si arsimim, por si një projekt afatgjatë për karrierën, familjen dhe të ardhmen.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.

Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

👨‍👩‍👧‍👦 A MUND TA MARR FAMILJEN ME VETE NËSE SHKOJ PËR STUDIME NË KANADA?Para datës 21 janar 2025, bashkëshortët e të gj...
20/08/2026

👨‍👩‍👧‍👦 A MUND TA MARR FAMILJEN ME VETE NËSE SHKOJ PËR STUDIME NË KANADA?

Para datës 21 janar 2025, bashkëshortët e të gjithë studentëve/studenteve mund të merrnin një leje pune të hapur e cila i lejonte të punonin për pothuajse çdo punëdhënës në Kanada.

Pas datës 21 janar 2025, Kanadaja i kufizoi të drejtat e bashkëshortëve që mund të marrin leje pune duke lejuar vetëm ata studentë që:
✅ ndjekin një program masteri me kohëzgjatje prej 16 muajsh ose më shumë;
✅ ndjekin një program doktorature;
✅ marrin pjesë në një program të pranueshëm, ose
✅ ndjekin një nga programet e mëposhtme të diplomave profesionale në një universitet:

• Doctor of Dental Surgery (DDS, DMD) – Doktor i Kirurgjisë Dentare;
• Bachelor of Laë ose Juris Doctor (LLB, JD, BCL) – Bachelor i Drejtësisë / Juris Doctor;
• Doctor of Medicine (MD) – Doktor i Mjekësisë;
• Doctor of Optometry (OD) – Doktor i Optometrisë;
• Pharmacy (PharmD, BS, BSc, BPharm) – Farmaci;
• Doctor of Veterinary Medicine (DVM) – Doktor i Mjekësisë Veterinare;
• Bachelor of Science in Nursing (BScN, BSN) – Bachelor i Shkencave në Infermieri;
• Bachelor of Nursing Science (BNSc) – Bachelor i Shkencave të Infermierisë;
• Bachelor of Nursing (BN) – Bachelor i Infermierisë;
• Bachelor of Education (BEd) – Bachelor i Edukimit;
• Bachelor of Engineering (BEng, BE, BASc) – Bachelor i Inxhinierisë.

Kjo është një nga arsyet pse programi i studimeve konsiderohet një nga rrugët më tërheqëse për emigrim në Kanada.

Nëse aplikuesi kryesor merr lejen e studimit:
✅ Bashkëshorti ose bashkëshortja mund të aplikojë për leje pune të hapur nëqoftëse kushtet e mësipërme plotësohen. Kjo do të thotë se mund të punojë për punëdhënës të ndryshëm në Kanada.
✅ Fëmijët mund të shoqërojnë prindërit.
✅ Fëmijët deri në moshën 16 vjeç kanë të drejtë të ndjekin shkollën në Kanada pa pasur nevojë për leje studimi të veçantë, dhe kosto e shkollës është njësoj si për kanadezët.

Për shumë familje kjo krijon një mundësi të jashtëzakonshme:
📌 Njëri bashkëshort studion dhe mund të punojë me kohë të pjesshme.
📌 Bashkëshorti tjetër punon me kohë të plotë për të mbuluar shpenzimet e familjes.
📌 Fëmijët integrohen në sistemin arsimor kanadez.
📌 E gjithë familja ndërton eksperiencë jetese në Kanada.

Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet se çdo rast vlerësohet individualisht.

Autoritetet analizojnë:
• Dokumentacionin familjar.
• Kapacitetet financiare.
• Historinë e aplikuesit.
• Qëllimin e studimeve.

Planifikimi i duhur që në fillim mund të bëjë ndryshimin mes një aplikimi të zakonshëm dhe një strategjie të suksesshme familjare emigracioni që mund të cojë neë marrjen e rezidencës së përhershme.

📍 Studimet nuk janë vetëm një mundësi për studentin. Në shumë raste ato mund të hapin dyert për të gjithë familjen.

Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

SA KUSHTON REALISHT TË STUDIOSH NË KANADA?Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që marrim nga familjet shqiptare.Le t...
29/07/2026

SA KUSHTON REALISHT TË STUDIOSH NË KANADA?
Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që marrim nga familjet shqiptare.
Le të shohim një përllogaritje të përgjithshme.
📚 TARIFAT E STUDIMIT
Për studentët ndërkombëtarë, kostot janë më të larta se për studentët kanadezë sepse nuk subvencionohen nga shteti.
Programet profesionale dhe teknike mund të fillojnë mesatarisht nga:
✔️ 16 000 deri ne 25 000 dollarë kanadezë për program.
Shumë prej këtyre programeve zgjasin rreth 18 muaj ne Quebec ose 2 vjet jashte Quebec-ut dhe mund të krijojnë mundësi për rezidencë të përhershme.
🏠 SHPENZIMET E JETESËS
Rregullat e emigracionit kërkojnë që studenti të disponojë afërsisht (për aplikimet nga 1 shtator 2025 e më tej):
✔️ 23 000 dollarë në vit për jetesë nëse nuk ka persona të tjerë në ngarkesë. Nëse keni persona të tjerë ne ngarkesë, si pershembull nje femije, kësaj shume duhet ti shtohen afërsisht 6 mijë dollarë kanadezë për person shtesë. Këto shuma janë pak më të larta për provincen e Kebekut edhe pse mbeten të përafërta.
Këto përfshijnë:
• Qiranë
• Ushqimin
• Transportin
• Shpenzime të tjera të përditshme
Ligjet e imigracionit kerkojnë prova për ti treguar se keni fondet e mjaftueshme për të perballuar vitin e parë të studimeve, si dhe një plan financiar për të përballuar vitet në vazhdim. Dokumentat suportuese mund të përfshijnë, ndër të tjera, të dhënat e katër muajve të një llogarie bankare me fonde të mjaftueshme në Kanada apo jashtë saj, prova pagese të vitit të parë të studimeve dhe të vendit të strehimit, etj.
💼 A MUND TË PUNOJNË STUDENTËT?
Po.
Studentët ndërkombëtarë kanë të drejtë të punojnë gjatë studimeve me kohe te pjeseshme (20 ore ne jave).
Kjo u jep mundësi të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të kostove por jo mjaftueshem per tu bazuar per te mbuluar shpenzimet ne Kanada. Por, gjatë periudhës verore mund të punojnë me orar të plotë dhe të krijojnë kursime për vitin akademik.
Zakonisht, ne rastet Shqiptare me te ardhura modeste, burri ose gruaja qe shoqerojne me leje pune te hapur bashkshorten ose bashkshortin student punojne me kohe te plote ose dy pune per te mbuluar shpenzimet e familjes.
📈 SHUMË E SHOHIN SI SHPENZIM. NË FAKT ËSHTË INVESTIM.
Në Amerikën e Veriut, arsimi konsiderohet investim afatgjatë.
Qëllimi është që diploma të shndërrohet në mundësi punësimi, të ardhura më të larta dhe një të ardhme më të sigurt qe mundeson integrimin ne Kanada.
Prandaj pyetja nuk është vetëm "Sa kushton?".
Pyetja e vërtetë është:
Çfarë mundësish krijon kjo diplomë pas përfundimit të studimeve?
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

GABIMET QË SHKAKTOJNË REFUZIMIN E VIZËS SË STUDIMIT NË KANADAShumë aplikues mendojnë se mjafton të marrin një letër pran...
23/07/2026

GABIMET QË SHKAKTOJNË REFUZIMIN E VIZËS SË STUDIMIT NË KANADA
Shumë aplikues mendojnë se mjafton të marrin një letër pranimi nga një universitet ose kolegj kanadez për të fituar automatikisht vizën e studimit.
Në realitet, kjo është vetëm një pjesë e procesit.
Ja disa nga arsyet kryesore që mund të çojnë në refuzim:
🔴 Programi i studimit te zgjedhur ne Kanada nuk ka lidhje me formimin e mëparshëm.
Nëse një person ka studiuar Ekonomi dhe papritur aplikon për Juridik pa asnjë lidhje profesionale ose akademike, autoritetet mund të dyshojnë për qëllimin e vërtetë të aplikimit.
🔴 Mungesa e një plani të qartë për të ardhmen profesionale pas studimeve.
Aplikuesi duhet të shpjegojë pse po zgjedh atë program, atë institucion dhe pse pikërisht Kanadanë, dhe se si ku investim ne studime do te jete i vlefshem per zhvillim profesional.
🔴 Mungesa e lidhjeve me vendin e origjinës.
Familja, puna, karriera dhe stabiliteti ekonomik në Shqipëri janë faktorë që analizohen. Ju kujtojmë se aplikuesi duhet të bindë agjentin e qeverisë Kanadeze se do të kthehet në vendin e tij pas përfundimit të studimeve.
🔴 Status i paqartë emigracioni në një vend të tretë.
Një person që jeton pa dokumenta në një vend tjetër mund të përballet me vështirësi shtesë gjatë vlerësimit të aplikimit. Neqoftese aplikanti per leje studimi nuk ka respektuar ligjet e imigracionit ne shtetin ku ndodhet, agjenti i imigracionit mund te arrij ne perfundimin se aplikanti nuk do respektoj ligjet e imigracionit Kanadez dhe te refuzoj aplikimin.
🔴 Mungesa e kapaciteteve financiare.
Duhet të provohet se studenti ka mundësi të mbulojë tarifat e studimit dhe shpenzimet e jetesës ne Kanada. Megjithese ligjet e imigracionit Kanadez kerkojne te ardhurat e vitit te pare te studimeve, mungesa e fondeve per vitet ne vazhdim mund te rezultoj ne refuzimin e aplikimit per mungese fondesh.
🔴 Program shumë i shkurtër studimi.
Jo çdo program studimesh krijon mundësi për rezidencë të përhershme në të ardhmen. Shkurtesia e programit te studimeve ose fusha e studimeve mund te ndikoj negativisht ne marrjen e rezidences se perhershme Kanadeze pas studimeve.
🔴Mos respektimi i rregullave të lejes së studimit. Studentët të cilët vijnë në Kanada me leje studimi dhe nuk regjistrohen në shkollë apo e ndërpresin, dëmtojnë seriozisht mundësitë e tyre drejt rezidencës së përhershme në të ardhmen.
Një aplikim i suksesshëm është ai ku e kaluara, e tashmja dhe planet për të ardhmen krijojnë një histori logjike dhe bindëse.
Gjithashtu, autoritetet nuk shikojnë striktësisht dokumentat e prezentuara me aplikimin. Ata analizojnë historinë tuaj personale, profesionale dhe akademike.
Ndaj përgatitja e dosjes është po aq e rëndësishme sa edhe pranimi në universitet. Planifikimi afatgjat per marrjen e rezidences se perhershme ne Kanada fillon me aplikimin e lejes se sdumit.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

🎓STUDIMET NË KANADA: RRUGA MË E SIGURT DREJT REZIDENCËS SË PËRHERSHME?Shumë shqiptarë mendojnë se emigrimi në Kanada ësh...
17/07/2026

🎓STUDIMET NË KANADA: RRUGA MË E SIGURT DREJT REZIDENCËS SË PËRHERSHME?
Shumë shqiptarë mendojnë se emigrimi në Kanada është një proces i vështirë dhe i pasigurt. Por ekziston një rrugë ligjore që konsiderohet ndër më të favorizuarat dhe me perspektivën më të mirë afatgjatë: LEJA E STUDIMIT.
Pse kaq shumë persona zgjedhin këtë rrugë?
✅ Integrimi në tregun e punës kanadez në nivel profesional është i mundshëm dhe më i sigurtë
✅ Perfeksionizmi i anglishtes ose frëngjishtes është i garantuar
✅ Koha e shqyrtimit të aplikimit mund të jetë relativisht e shkurtër në krahasim me lejet e punës.
✅ Kanadaja ka krijuar programe të posaçme për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vend pas përfundimit të studimeve.
✅ Shumë provinca dhe programet federale favorizojnë ata që kanë studiuar dhe punuar në Kanada për të marrë rezidencën e përhershme.
✅ Aplikanti nuk varet nga një punëdhënës kanadez për të ndërtuar të ardhmen në Kanada.
Por, ka një element shumë të rëndësishëm që shpesh neglizhohet.
Për të marrë lejen e studimit, aplikanti duhet të bindë autoritetet e emigracionit se qëllimi kryesor është STUDIMI dhe se aplikanti do të respektojë statusin e rezidentit të përkohshëm.
Kjo do të thotë se në dosje analizohen:
📌 Historia e udhëtimeve jashtë vendit.
📌 Statusi aktual në vendin ku jeton aplikanti.
📌 Situata familjare.
📌 Gjendja e punësimit ne 10 vitet e fundit
📌 Gjendja e punësimit ne pergjithesi ne vendin nga vjen aplikanti, pra Shqiperia ne kete rast.
📌 Mundësia financiare për të përballuar studimet dhe shpenzimet në Kanada.
📌 Lidhja mes studimeve të mëparshme dhe programit që dëshiron të ndjekë në Kanada.
📌 Arsyeja pse është zgjedhur pikërisht Kanadaja per te studiuar.
Një gabim që shohim shpesh është zgjedhja e një programi studimi që nuk ka lidhje me eksperiencën akademike ose profesionale të aplikantit.
Për shembull, nëse dikush ka studiuar Financë, ka punuar në sektorin bankar dhe aplikon për një program Master në të njëjtën fushë, dosja bëhet shumë më bindëse.
Një gabim tjetër është kur aplikanti zgjedh, zakonisht në padituri, një program studimesh që nuk të garanton 3 vjet leje pune pas studimeve, apo mundësisë për të aplikuar për rezidencën e përhershme pas studimeve. Pra një investim i humbur për ata që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kanada.
Studimet në Kanada nuk janë thjesht një diplomë. Kur planifikohen siç duhet, ato mund të shndërrohen në një strategji afatgjatë për rezidencë të përhershme dhe më pas nënshtetësi kanadeze.
📩 Nëse po mendoni të studioni në Kanada, hapi i parë nuk është aplikimi, por zgjedhja e programit të duhur dhe ndërtimi i një dosjeje të fortë për aprovim.
Postime te tjera do vijojnë me detaje të rendesishme për lejet e studimit në Kanada. Qëndroni me ne.
Hasa Avocats – një emër i besuar për shërbime ligjore emigracioni në Kanada.
Për udhëzime specifike për dosjen tuaj, ju lutemi kontaktoni avokatin Gjergji Hasa ose përfaqësuesin ligjor pranë “Hasa Avocats Albania”, Noel Dedja:
[email protected]
[email protected]
+355 68 300 7061 (WhatsApp)

01/07/2026

Address

Rruga Myslym Shyri
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hasa Avocats Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Hasa Avocats Albania:

Shortcuts

Sponsored

Share