20/05/2026
Të nderuar kolegë,
Unë, Av. Saimir Vishaj, kam vendosur të kandidoj për Kryetar të Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, me bindjen se profesioni ynë ka nevojë për një përfaqësim më të fortë, më dinjitoz dhe më pranë çdo avokati.
Kjo kandidaturë vjen si një angazhim për të dëgjuar zërin e çdo kolegu, për të mbrojtur interesat e profesionit tonë dhe për të ndërtuar një Dhomë ku avokati të ndihet i përfaqësuar dhe i mbështetur realisht në përditshmërinë e tij profesionale.
Për këtë rrugëtim kam nevojë për besimin dhe mbështetjen tuaj. Vota juaj është mbështetje për një qasje më aktive, më transparente dhe më pranë komunitetit të avokatëve.
Ju bëj me dije se në datën 22 Maj 2026, nga ora 09:00 deri në orën 18:00, do të zhvillohet procesi i votimit pranë Piramidës, në objektin “Kinema”, në krah të hyrjes kryesore të Piramidës.
Mbështetja dhe vota juaj do të jenë një vlerësim dhe përgjegjësi për të përfaqësuar me dinjitet çdo koleg.
Me respekt,
Av. Saimir Vishaj