Klubi Juristëve

Klubi Juristëve Mos u bej jurist, nese vertet nuk e kupton rendesine dhe pergjegjesine e juristit Kurse Praktike & Trajnime Speciale

Nje fragment nga libri....SEKRETI 11GJEJ NJE MENTOR  Mentoret ose ne shqip kujdestaret, jane sekreti i suksesit. Eshte s...
07/04/2026

Nje fragment nga libri....

SEKRETI 11
GJEJ NJE MENTOR

Mentoret ose ne shqip kujdestaret, jane sekreti i suksesit.
Eshte shume rendesishme qe te gjeni nje mentor qe te kujdeset per ju gjate studimeve. Nuk thashe qe eshte e lehte te gjeni, por nese e shikoni si nje investim me pritshmeri te larta, ju duhet te gjeni nje zgjidhje per kete. Qe te gjesh nje mentor, se pari duhet ti besh vetes disa pyetje.
Si duhet te jete ai? A ngjan ai me tipin dhe natyren time? A eshte deshira ime qe te behem si ai ? Si eshte bere ai kaq i suksesshem ?
Nese ju i pergjigjeni ketyre pyetjeve me sinqeritet, do te arrini ne nje konkluzion interesant, qe ne fakt do te thote se ju po krijoni nje vizion per te ardhmen tuaj pa e kuptuar.
Qe te gjeni nje mentor, se pari ju duhet te kerkoni d**e si i cili, keni deshire te beheni, por kini parasysh qe duhet te keni gjera te ngjashme me te, sepse nese jo, nuk do te funksionoje. Per te gjetur d**e sic ju do ju pelqente, ju duhet te kerkoni dhe te shpenzoni kohe. Ne fakt ju duhet te gjeni disa kandidatura per mentor, sepse duhet te perzgjidhni ate qe ju pershtatet me shume.
Pasi ju ti keni gjetur kandidaturat per mentor, duhet te filloni te studioni mbi ta, te mblidhni informacione, te kuptoni si e kane filluar dhe zhvilluar karrieren e tyre ata, te kuptoni aftesite e tyre dhe te gjeni nje mundesi kontakti per te tentuar nje takim ose bisede me ta.
Zakonisht nese i kerkon menjehere dikujt qe te jete mentori yt, pa nje faze te ndermjetme njohjeje reciproke, veshtire se do te pranoje. Kjo ndodh per shume arsye, disa varen prej jush disa jo. Detyra juaj eshte te zbuloni se si te zgjoni interesin tek personi tjeter, se si ta beni ate person qe te kete nje ose me shume arsye qe te pranoje te behet mentori juaj. Nese arrini te realizoni nje takim me te, ju duhet te gjeni dhe shpenzoni me shume kohe me kete person.
Per te marre pergjigjen e duhur, duhet te studioni me detaje personin ne fjale dhe te gjeni momentin e duhur, per ta bere kerkesen tuaj, ne te kundert nuk do te funksionoje.
Mentoret qe ju kerkoni, jane persona te cilet kane ndertuar nje karriere dhe ne pergjithesi jane njerez te angazhuar. Ata e vleresojne shume kohen dhe personat me te cilet e shpenzojne ate. Prandaj duhet te pergatiteni mire dhe seriozisht me veten tuaj, per te tentuar qe ti kerkoni nje personi te jete mentori juaj.
Nuk e them qe gjetja e nje mentori eshte gje e lehte, por ju them qe nese arrini ta gjeni, keni bere nje hap te rendesishem drejt punesimit tuaj.
vijon....

16/03/2026

Përshëndetje!!

Nuk e kisha dëgjuar më parë që ju kish*t shkruajtur një libër, por rastësisht po kontrolloja për një libër tjetër dhe aty më zuri syri librin tuaj, e hapa e lexova pak dhe u bëra kurioze, sigurisht që e mora, mund të them që ishte një ndër të paktët libra që i kam mbaruar me një frym sepse sa më shumë lexoja aq më shumë kuptoja që okej jam në rrugën e duhur, fjalët që lexoja më konvenonin me situatata të cilat i kisha kaluar ose isha tani, do kisha dashur që si libër ta kisha pasur mundësin ta lexoj që kur un kam qen në vitin e parë të shkollës së Juridikut do ishte një udhëzues perfekt, dhe mendoj që një person që vërtet në të ardhmen don të bëj ndryshime, don që të lër shenjë si një njeri i suksesshëm në ktë jetë, udhëzimet e librit që un lexova janë shkallët e para që duhet të realizohen ato pak sekrete por që thelbin dhe iden e përcillnin shumë sakt e pastër!

Të falenderoj si një ish-studente e Universitetit të Juridikut, dhe ndoshta në të ardhmen si një kolege, do doja të shikoja më shumë udhëzime nga ana juaj sepse ësht e nevojshme që profesioni jonë të jetë sa më i kuptuar dhe i arrir!

Pershtypje nga A.....

06/03/2026

Nje manual per “Juristet”???
Nuk eshte manual vetem per juristet.
Eshte manual per te gjithe, eshte punim qe mbart principe per karrieren dhe qe behen garant per arritjen e suksesit.

Ne vitin e pare auditoret e cdo fakulteti jane plot nga pjesmarrja e studenteve. Te gjithe jane te motivuar dhe kane deshire qe te perfundojne studimet dhe duan te jene avokat te shkelqyer, doktor te zote, guvernator bankash, psikologe nderkombetar.

Ne perfundim te vitit te pare auditoret fillojne dhe humbasin shume nga pjesmarrja e studenteve. Tashme shume prej tyre fakulteti u behet nje barre e rende dhe shume prej tyre jane penduar p***e zgjodhen kete dege apo ate dege.

“Sikur te kisha zgjedhur mjekesine” degjon studentin e Juridikut.
Pasioni im ka qene gjithmone piktura degjon studentin e mjeksise.

Me mire te shkoja ne gjermani bashke me shokun tim. Tani ai ka nje biznes te vetin dhe fiton 5 here me shume se rroga me e larte ne Shqiperi degjon studentin e gjuheve te huaja.
Cfare ndodhi ne 5 vjet studime??

Ata thjesht u perhumben nga perditshmeria, nga rrjetet sociale, nga perballja me realitetin se gjerat nuk jane aq te lehta sa duken dhe rruga drejt suksesit nuk eshte e drejte dhe autostrade por shtigje te panjohura me “ups and downs”.

Ky liber sherben si GPS. Sherben per te gjetur vendndodhjen tende, sherben per te matur distancen nga vendodhja ne destinacion.
Eshte liber qe njofton kur merr rrugen e gabuar dhe koha qe te shtohet per te arritur ne vendndodhje.
Cdo kush duhet ta kete per te ruajtur perqendrimin,mbajtur motivimin dhe per te arrire drejt suksesit.
Keto parime nje gje e garantojne ne menyre absolute, “Provoni dhe mos aplikoni asnjeren prej tyre dhe te jeni te sigurte se rruga drejt deshtimit eshte e sigurte”.

Pershtypje nga E....

26/01/2026

Shume nga ata qe e kane provuar e dine, por shume e me shume nuk e dine se kur nisa programet e praktikes, para shume vitesh, qellimi ishte nje dhe i vetem, plotesimi i mungeses se praktikes per studentet e drejtesise dhe juristet e rinj.
Kur nisa dicka te tille, nuk e dija qe ajo qe po ndertoja ishte shume me e madhe se kaq.
Marredheniet e krijuara me pjesemarresit, me treguan rendesine e vertete te kesaj nisme, me treguan se keto programe ishin drita ne fund te tunelit, per te gjithe qe vinin aty.
Shume shpejt per ta, kjo drite u kthye jo vetem ne punesim, por u kthye ne karrieren qe askush nuk e kishte pare as ne endrren me te bukur te veten.
Keto programe u kthyen ne simbol te punesimit dhe ne shkallet e fillimit te karrieres kudo qe pjesemarresit donin.

Arsyeja pse programet praktike vijojne akoma te jene shume te suksesshme, eshte shume e thjeshte, deshira per te ndihmuar ata qe nuk ndihmohen nga askush dhe ju duket vetja te braktisur nga sistemi arsimor dhe tregu i punes dhe per ti treguar atyre, qe askush nuk mund ti ndale ne rrugen qe kane nisur, askush nuk e ka fatin e tyre ne dore, jane vete pjesemarresit qe zgjedhin te arrijne aty ku ata duan, jane ata qe neser do te jene me te kerkuarit, nga ata qe i refuzojne sot ti marrin ne pune apo tju japin mundesine e nje interviste.

Prandaj, te gjithe ata qe shtyjne vendimet e tyre, duhet qe te kuptojne vertet se p***e behet fjale, permiresimi i aftesive praktike eshte pjesa me vogel e asaj qe ndodh ne te vertete tek programet praktike Asistent Ligjor online apo Jurist per shoqerite tregtare online. Eshte shume me shume se nje praktike apo program, eshte permiresimi i jetes dhe te ardhurave financiare afatgjate, ne karrieren qe pjesemarresit te ndertojne.

Mendo.....

21/01/2026

Edhe 1 vend te lire, Asistent Ligjor online.

“Asnjë hajdut, sado i aftë të jetë, nuk mund ta grabisë dijen, dhe kjo është arsyeja pse dija është thesari më i mirë dhe më i sigurt për t’u fituar.” ― L. Frank Baum,

Email: [email protected]

Ne datat 12-16 Nentor zhvillohet panairi i librit si cdo vit.Per te gjithe ata, qe duan te kene me shume ide te zgjuara,...
04/11/2025

Ne datat 12-16 Nentor zhvillohet panairi i librit si cdo vit.

Per te gjithe ata, qe duan te kene me shume ide te zgjuara, informacion dhe sugjerime profesionale, TANI kane mundesi qe te kene librin e pare dhe te vetem ne kete fushe.

Libri vjen shume shpejt dhe thjesht tek ju kudo qe te jeni, mjafton nje sms ne 0682612424 dhe posta e dedikuar e sjell ne nje kohe rekord.

Nese dikush e do me autograf nga autori, mund ta kerkoje ne cel e mesiperm, qe ta kete me dedikim personal.

E fundit, 😉cmimi i postes eshte i perfshire ne cmimin e librit !

NUK DO TE ZHGENJEHENI PER ASNJE MOMENT, NESE E BENI PJESE TE BIBLOTEKES TUAJ !!!!

28/10/2025

NEW NEW NEW !!!!

Ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise dhe Industrise Tirane, organizojme per here te pare trajnimin:


“DIREKTIVAT E BE NE FUSHEN E PUNES PER BIZNESET”
LEKTOR: LEDIO MILKANI
17-18 NENTOR

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT
Pjesëmarrësit të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë ce cilat jane aktet kryesore te BE ne fushen e punes, si zbatohen ato ne vendet e BE dhe cili eshte ndikimi i tyre ne Shqiperi ne momentet e perfundimit te procesit te integrimit te plote te Shqiperise ne BE. Ky trajnim i parapergatit pjesemarresit me te ardhmen e legjisalcionit te punes dhe ndryshimet qe do te kerkohen ne legjislacionin tone si pjese e procesit te integrimit ne BE.

METODOLOGJIA
Një trajnim 2-ditor prej 4 orësh në ditë. Prezantime te detajuara te direktivave dhe diskutime në grup mbi ndryshimet e legjislacioneve.

KUSH MUND TE MARRE PJESE
Përfituesit e trajimit mund janë juristë, ekonomiste, të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme, drejtues burimesh njerëzore, ekonomiste shoqerish tregtare, si dhe studente apo te diplomuar ne fushen e drejtesise apo ekonomikut per te krijuar nje kendveshtrim praktik mbi legjislacionin e punes dhe zbatimin e tij në praktikë.

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT
Dita e pare
1. Aktet e BE, llojet, perkufizimet dhe zbatueshmeria ne praktike
2. Struktura dhe elementet e direktivave te punes dhe ndarja sipas nenfushave
3. Kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës
4. Kushtet individuale të punës – Deklaratë me shkrim
5. Punë me afat të caktuar
6. Punë me kohë të pjesshme
7. Punonjës të agjencive të përkohshme

Dita e dyte
8. Shëndeti dhe siguria në punësimin me afat të caktuar dhe të përkohshëm
9. Të rinjtë në punë
10. Për kohën e punës
11. Koha e punës sipas sektorëve
12. Mospagueshmëria (falimentimi) i punëdhënësit
13. Transferimi i ndërmarrjeve
14. Balanca punë-jetë personale

Per të interesuarit që duan të bëhen pjesë e trajnimit, mund të kontaktojnë në adresën: [email protected]

28/08/2025

Programet ASISTENT LIGJOR - online (ASL)

1. ASL - Paketa "E plote"
2. ASL - Paketa "Vetem praktike"
3. ASL- Paketa "Baze"

Fillon ne shtator !
Vende te kufizuara !
Super te suksseshme per punesim dhe karriere. 🙂

Email: [email protected]

26/08/2025

NEW NEW NEW !!!

Fillojne ne Shtator, jane hapur per regjistrime :

1. Asistent Ligjor Online - 100% praktik dhe i suksesshem

2. Jurist per Shoqerite Tregtare Online- Nje master ne praktike

Grupe te vogla, vende te kufizuara.
Pjesemarrja konfirmohet pas takimit online.

Per me shume shkruani ne email: [email protected]

Çfare do ju pelqente te benit me shume :Juristi në Zyrë Avokatie (Studio Ligjore)Punon për klientë të jashtëm (individë,...
28/07/2025

Çfare do ju pelqente te benit me shume :
Juristi në Zyrë Avokatie (Studio Ligjore)
Punon për klientë të jashtëm (individë, kompani, institucione).
Qëllimi është të ofrojë zgjidhje ligjore teknike dhe të argumentuara për të mbrojtur interesat e klientit, shpesh përmes procesit gjyqësor ose negocimit të kontratave komplekse.
Harton paditë, apelimet dhe dokumente të tjera për gjykatë.
Jep opinione ligjore të thelluara.
Kërkime intensive jurid**e mbi ligjet dhe precedentët.
Pjesëmarrje në seanca gjyqësore dhe përfaqësim në gjykatë.
Negocim marrëveshjesh për klientë në procese ligjore apo komerciale.
Stili i punës
Mjaft formal dhe i orientuar drejt doktrinës dhe procedurës.
Kërkohet perfeksion në formulime, sepse çdo fjalë ka pasoja ligjore.
Zakonisht punon në mënyrë të pavarur ose me një ekip të vogël që ndjek të njëjtin rast.
Aftësitë thelbësore
Ekspertizë e thelluar në një ose më shumë fusha ligjore.
Aftësi analitike dhe kërkimore shumë të forta.
Komunikim i fortë për gjykatë dhe dokumente formale.
Të kuptuarit e mirë i procedurave gjyqësore.
Vështirësitë
Orar të zgjatur dhe jo gjithmonë i parashikueshëm.
Presion për të fituar çështjet ose për të ofruar mendim pa asnjë gabim.
Puna është shpesh reaktive – varet nga konfliktet dhe çështjet që sjell klienti.

Juristi i Brendshëm ne kompani private (In-House Counsel)
Punon brenda një kompanie, dhe klienti i tij është vetë organizata.
Qëllimi është të mbështesë biznesin, duke siguruar që veprimet dhe vendimet e kompanisë janë në përputhje me ligjin dhe sa më pak të ekspozuara ndaj rreziqeve ligjore.
Rishikon dhe harton kontrata tregtare, marrëveshje bashkëpunimi, licenca, etj.
Jep këshilla të shpejta mbi çështje ligjore që lidhen me financa, marketing, HR, sh*tje, etj.
Menaxhon çështje të përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret (compliance).
Merr pjesë në negociata dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve para se të eskalojnë.
Koordinon me avokatët e jashtëm nëse ka nevojë për përfaqësim gjyqësor.
Më pragmatik dhe bashkëpunues.
Këshillat ligjore duhet të jenë të qarta, të shkurtuara dhe të zbatueshme menjëherë.
Juristi i brendshëm është pjesë e vendimmarrjes – duhet të kuptojë edhe anën komerciale.
Aftësitë thelbësore
Të menduarit strategjik dhe të balancuar mes ligjit dhe biznesit.
Aftësi për të komunikuar me njerëz jo-juristë (inxhinierë, drejtues marketingu, financa, etj.).
Shkathtësi në negociata dhe menaxhimin e krizave.
Menaxhim kohe dhe prioritizim – shumë detyra paralelisht.
Vështirësitë
Nuk ka gjithmonë kohë për analiza të thelluara – kërkohen përgjigje të shpejta.
Duhet të gjejë zgjidhje që i përmbajnë rreziqet, por që nuk bllokojnë veprimet e biznesit.
Presioni vjen nga brenda kompanisë – të gjithë presin zgjidhje “po”-orientuara.

Ti je më i përshtatshëm për...
1.Studio Avokatie
Dëshiron të përfaqësosh klientë, të analizosh ligje në thellësi, ke pasion për të folur në gjykatë ose për të hartuar dokumente komplekse.
2.Jurist i Brendshëm
Dëshiron të jesh pjesë e një organizate, të jepësh zgjidhje të shpejta, të punosh me njerëz jo-juristë dhe të ndihmosh një kompani të ecë përpara.
____________________________________________________________________
Per kedo qe do te zgjidhnit prej sa me siper, une ju ofroj trajnime 100%praktike dhe praktike te stimuluar (njesoj si ne pune) nepermjet programeve online, kudo qe te jeni, mjafton te keni deshire per te mesuar dhe bashkepunuar me mua.
Te gjitha programet praktike fillojne ne Shtator, ndersa regjistrimet mbyllen ne 15 Gusht 2025.
Per te gjithe pjesemarresit qe do i bashkohen programeve jepet dhurate Libri Manuali i Sekreteve te Juristeve. (ne foto)
Per me shume detaje ose pyetje : [email protected]

16/07/2025

NEW NEW NEW !!!
Auditi Ligjor i Dokumentacionit ne Shoqerite Tregtare
-Trajnim online me pagese
-Kohezgjatje 2 dite
-Vende te kufizuara
-Jo vetem per juriste
-Super i nevojshem dhe edukues
-Shembuj nga praktika dhe diskutime
-Deshmi pjesemarrje
Se shpejti....
Afati i fundit per regjistrim 25 Korrik 2025!
Per me shume: [[email protected]]

Address

Rr. Ferrit Xhjako, Pall. 63/3. Shk. 1 Ap. 4 Tirane
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Juristëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share