Avokatim Aidasportel

Directions Website Contact the business

Avokatim Aidasportel Përgjigjemi sa më shpejt të

Zyrë Avokatie në Tiranë | 15 vite eksperiencë

Shërbime ligjore dhe konsulencë online për çështje civile, familjare, pronësie, administrative dhe penale.

📞 Tel./WhatsApp/Viber: +355 69 336 6999
📩 Na shkruani ose telefononi.

16/10/2026
Djalli dhe FantazmaSatirë politike me dialog të frymëzuar nga protestat e të rinjve .Të rinjtë thirrën nga sheshi: — Dua...
16/10/2026

Djalli dhe Fantazma
Satirë politike me dialog të frymëzuar nga protestat e të rinjve .
Të rinjtë thirrën nga sheshi: — Duam drejtësi!
Djalli, që kishte mbledhur gjithë çelësat e shtetit, hapi librin e ligjeve: — Atëherë do t’i ndryshoj, që drejtësia të mos më prekë mua dhe të mitë!
Karrigia iu lëkund, por Fantazma e së Shkuarës ia mbajti nga pas. — Mos ki frikë! Ti trembi njerëzit me rikthimin tim; unë do t’u them se vetëm unë të rrëzoj.
Kështu, përpara popullit shaheshin; pas perdes ruanin njëri-tjetrin. Shqipëria rrënohej, por karrigia mbetej në këmbë.
Derisa një i ri bërtiti: — Mos shikoni kë shan Fantazma! Shikoni kujt ia mban karrigen!

🚨 E KE VUAJTUR DËNIMIN PREJ VITESH, POR ENDE FIGURON I DËNUAR?MOS PRIT TË TË REFUZOHET NJË APLIKIM!Një shënim në dëshmin...
12/10/2026

🚨 E KE VUAJTUR DËNIMIN PREJ VITESH, POR ENDE FIGURON I DËNUAR?

MOS PRIT TË TË REFUZOHET NJË APLIKIM!

Një shënim në dëshminë e penalitetit mund të të krijojë pengesa:

- Në ambasadë, për vizë ose emigrim.
- Në punësim, në Shqipëri apo jashtë vendit.
- Në konkurse për administratën shtetërore.
- Në licenca dhe profesione të caktuara.

⚖️ Ligji parashikon rehabilitimin kur plotësohen kushtet.

Mos lejo që një dënim i së kaluarës të të pengojë të ardhmen!

AVOKATIM – Asistencë ligjore për rehabilitimin dhe gjendjen gjyqësore.

📞 +355 69 336 6999
🌐 www.avokatim.com

NGJARJE E VERTETE - PAS 14 VITESH MARTESËPas 14 vitesh martesë dhe tre fëmijëve, 14, 12 dhe 10 vjeç, bashkëshortja i kër...
01/10/2026

NGJARJE E VERTETE - PAS 14 VITESH MARTESË

Pas 14 vitesh martesë dhe tre fëmijëve, 14, 12 dhe 10 vjeç, bashkëshortja i kërkon papritur divorcin burrit.

Sipas tij, martesa dukej normale: nuk kishin konflikte të mëdha, udhëtonin së bashku dhe kishin ndërtuar shtëpinë që ajo kishte dëshiruar, në një zonë të qetë ne Tirane.

Më pas ai zbuloi se bashkëshortja kishte krijuar një lidhje online me një burrë tjetër dhe kishte planifikuar të largohej në një shtet tjetër bashkë me tre fëmijët.

Por ligji nuk e lejon të zhvendosesh me fëmijët jashtë shtetit pa pëlqimin e babait.

Pas divorcit:

- Ata rane dakort qe babai te merrte kujdestarinë kryesore të fëmijëve;
- Mbajti shtëpinë;
- Nuk u caktua pension ushqimor për ish-bashkëshorten;
- Ish-bashkëshortja mori kryesisht disa mobilie, makinën e familjes si dhe disa kursime ne banke.
- Marrëdhënia e saj me personin me të cilin kishte krijuar lidhjen përfundoi.

Burri nuk krijoi një marrëdhënie tjetër për 3 vjet. Më pas u martua përsëri dhe sot ka më shumë se 5 vjet martesë me bashkëshorten e tij të re.

Ish-bashkëshortja mbeti e pamartuar.

Ironia e historisë?

Ajo kërkoi divorcin duke menduar se mund të gjente një jetë më të mirë diku tjetër.

Ndërsa përfundimisht ishte ish-bashkëshorti ai që ndërtoi një jetë të re dhe një martesë të qëndrueshme.

Si mendoni ju a qendron ne kete rast ajo fjala; Ndonjëherë “bari më i gjelbër” në anën tjetër nuk është aq i gjelbër sa duket.

https://www.facebook.com/share/p/1Co6NtFaaV/
01/10/2026

https://www.facebook.com/share/p/1Co6NtFaaV/

Skenari po përsëritet sërish përpara syve tanë: sa herë që presioni politik rritet dhe skandalet ekonomike e korrupsioni prekin kulmin, në rrjetet sociale "plas" papritur një valë e re videosh intime. Përdorimi i jetës private si një mekanizëm i mirëmenduar nga pushteti për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga temat më të nxehta nuk është më sekret, por një lojë e vjetër mediatike.

Megjithatë, përtej prapaskenave politike dhe spektaklit të radhës, kjo ngjarje nxjerr në pah një thirrje të fortë për reflektim: rëndësinë e ruajtjes së moralit, dinjitetit dhe vlerave tona më të mira.

Martesa dhe besnikëria: Mburoja më e mirë e familjes
Ky skandal vjen si një mesazh i fortë dhe frymëzues për secilin prej nesh: vlerësoje partnerin dhe ruaj shëndetin e familjes!

Sot, në epokën dixhitale ku çdo gjë incizohet, ruhet dhe shpërndahet brenda pak sekondave në grupe WhatsApp-i e rrjete sociale, ruajtja e kufijve etikë është vetëm mbrojtje për veten dhe njerëzit e dashur. Besnikëria bashkëshortore ndërton besimin, harmoninë dhe qetësinë e përhershme brenda shtëpisë, duke e mbajtur individin të sigurt nga çdo lloj shantazhi apo përdorimi publik.

Në frymën e mësimeve më të larta shpirtërore e njerëzore, martesa është një e mirë e shenjtë që lulëzon mbi respektin dypalësh, përkushtimin e sinqertë dhe dashurinë e vërtetë. Kultivimi i këtyre shtyllave sjell paqe afatgjatë dhe lartësim moral për të gjithë shoqërinë.

Zgjidhja pozitive: Të rikthehemi te vlerat e vërteta
Në vend që të kthehemi në konsumues të etur të skandaleve të radhës apo të bëhemi pjesë e talljes publike, ky është momenti ideal për të zgjedhur rrugën e duhur.

Lajmi dhe mesazhi më frymëzues i këtij skandali është i qartë: mbyllni dyert ndaj shthurjes dixhitale, forconi kurorën bashkëshortore, kultivoni besnikërinë e dashurinë në shtëpi dhe ndërtoni një të ardhme të shëndetshme për familjen tuaj.

Address

Rruga Qemal Stafa 110
Tirana
1057

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokatim Aidasportel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Avokatim Aidasportel:

Shortcuts

Sponsored

Share