Avokat

Avokat "domina est et mater omnium" - "arsyeja eshte padronia dhe nena e gjithckaje" (Ciceroni ) Jemi Avokati Juaj!

15/01/2018

Studio Ligjore B&B eshte studio juridike me seli neTirane, veprimtaria e se ciles konsiston ne : asistence tekniko - ligjore dhe perfaqesim ligjor -gjyqsor ne fushat e meposhtme : penale, civile,administrative, familjare, tregtare.

Gjithashtu ajo operon edhe ne fushat : multimedias, tatimeve, asistencen per bankat, asistencen per financimin e institucioneve, mbrojtja e të dhenave, pasurine e patundshme, mjedisin, punesimin, ligjin e emigracionit, ligjin e BE-së, ligjin sportiv, lojerat e fatit, , çeshtjet korporative dhe tregtare, marreveshjet e aseteve bankare, aranzhimet, huadhenien dhe investimet , ligjin e lojerave te basteve, keshilla mbi aranzhimet financiare, financiare dhe ekonomike , analiza ligjore, mbeshtetje të prokurimit privat dhe publik, pergatitjen e aranzhimeve të zbatimit, menaxhimin e mjedisit, procedurat e falimentimit, shkeljet e patentave dhe markave tregtare, veprimet aksionare, proceset gjyqesore te te gjitha ceshtjeve ligjore, kontratat e ndertimit , kontestet gjyqesore, konkurrenca e padrejte gjyqesore, krimet e falsifikimit, veprat kunder sherbimit publik, administrimin e drejtesise, rendin publik, moralin publik, industrine dhe ekonomine kombetare, familjen, individet dhe privatet.

B&B Studio is specialized in the provision of tailor-made legal, financial and business advisory services, toward international and local customers operating in Commercial, Infrastructure and Energy Sector as well as partnering with Local and Central Government Units as intermediator of international investors and partners. B&B Studio has an experience of nearly 15 years in the Italian Market, and for the last 5 years has been operationally active in the Albanian Market as well.

07/10/2014

3 cudirat shqiptare ne jurisprudence:
1. Ligji nr. 7501 "per token" qe te ben pronar me certifikate te gjendjes civile te vitit '92.
2. Ligji per legallizimet e ndertimeve pa leje, qe te ben pronar megjithese je pushtues i tokes se tjetrit.
3. Shpronesimet per interes publik jo me cmimin e tregut ne shkelje te Kushtetutes.

31/01/2014

Ne kuader te lodhjes se njerezve para dyerve te gjykatave, vlen te theksojme edhe sherbimin e sekretarise se Gjykatave i cili dita dites kontribuon ne zhgenjimet e perditshme te qytetareve qe i lidh puna me kete sherbim. Zhgenjimi fillon qe nga orari i kufizuar i sherbimit qe fillon vetem ne 13:00-15:00, e deri tek rradhet e gjata qe formohen ne keto orare. Ulja e tarifave te sherbimit gjygjesor dhe fillimi nga puna i Gjykates Administrative (e cila ende nuk ka nje faqe interneti ku njerezit te informohen per daten dhe kohen e gjygjit dhe te mos lodhen te shkojne deri ne fund te Don Boskos), pra keto ndryshime duhet te ishin ndjekur edhe nga shtimi i sporteleve te sherbimit si dhe zgjatjes se orarit te ketij sherbimi.....Rasti me i fundit ishte sot nje nene e vuajtur e cila i ishte drejtuar nje avokateje perballe gjykates, me kerkese per shuarjen e mases se denimit te djalit te saj te mitur. Kjo nene mbante rradhe prej 1 ore dhe nuk e dinte se po e mbante kot ate rradhe pasi duhej te ishte drejtuar te dhoma Penale (te treni), por mesa duket avokatja thjesht kishte marre leket dhe e kishte keqinformuar kete nene te vuajtur. Nese do te kishte sportele te mjaftueshme, vetem nje sqarim ajo nene do ta kishte marre menjehere, pa qene nevoje te priste mbi 1 ore ne rradhe...

14/11/2013

Per nje kauze te drejte qe na perket te gjitheve ....

Do te mbeshtesim gjithmone cdo kauze qe prek interesat e qytetareve.

Ju falenderojme perzemersisht per perkrahjen e jashtezakonshme!

21/10/2013

Sot mora pjese ne cilesine e degjuesit ne nje seance gjyqesore ku gjykohej rasti i nje gruaje qe kerkon demshperblim per shkak te trafikimit dhe shfrytezimit per prostitucion.
Me habiti gjuha e perdorur nga gjyqtarja referuar paditeses, e cila nuk kishte pike respekti per te drejten e cdo njeriu per tu trajtuar me dinjitet dhe respekt, por perkundrazi dukej sikur po gjykonte ate grua dhe jo objektin e ceshtjes.
Edhe sa kohe duhet te presim qe gjyqtaret te mesojne qe ne pozicionin e tyre jane per te kryer punen dhe vetem punen dhe jo te paragjykojne palet...

11/09/2012

Kazus :

Personi A- i verber eshte martuar me personi B- jo e verber. Nga martesa e tyre ka lindur nje femi. Pas disa kohesh vdes bashkeshortia personi B. Nena e mamase (gjyshja) se femijes se personit A, i drejtohet Gjykates per marrjen e Kujdestarise se femijes se mitur. Gjykata pranon kerkesen per Dhenien e Kujdestarise gjyshes duke arsyetuar vendimin e saj : per shkaqe qe gjykata i shikon te arsyeshme. Pavaresisht luftes se babait te verber personi A, gjykata e Apelit e le ne fuqi Vendimin.
Ceshtja shkon ne Gjykate Te Larte.

Pyetje : Duke menduar nje zgjidhje llogjike ,pa qene nevoja te jesh jurist, jepni mendimin tuaj cila eshte zgjidhja me e drejte dhe ligjore e ketij Kazusi?

11/09/2012

Keshilltat tana ligjore jane :
1.Ceshtje Civile (probleme pronesie, aktmarreveshje, kontrata te ndryshme, statute akt themelimi te OJF-ve, etj)

2.Ceshtje Penale (mbrojtje gjate: masa arresti, masa sigurimi, ndjekje penale, etj)

3.Familjare (kontrata martesore, zgjidhje martese, kujdestari e femijeve, pension ushqimor, urdher mbrojtje, etj)

4. Tregtare (statute akt themelimi te shoqerive tregtare, konsulence juridike te perhershme, zgjidhje mosmarreveshjesh tregtare, etj)

5.Administrative (hartim redaktim aktesh administrative, zgjidhje konfliktesh, ndjekje procedurash administrative etj)

6. Marredhenie Pune (zgjidhje & lidhje kontratash pune, demshperblime, pensione, sigurime shoqerore, etj)

Jeni te mirepritur te na shkruani apo sugjeroni!

Address

Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Avokat:

Share