13/10/2026
NËSE KENI NJË PRONË PËR QIRA, KY POSTIM ËSHTË PËR JU!
Prona juaj nuk i jepet kujtdo. E dimë që është një investim i rëndësishëm dhe se dëshironi t’ia besoni dikujt që do ta respektojë, do të jetë korrekt me pagesat dhe do të kujdeset për të gjatë gjithë qëndrimit.
Prandaj, ne nuk ju propozojmë çdo person që shpreh interes për pronën tuaj. Fillimisht kuptojmë nevojat e tij, aftësinë paguese dhe nëse kërkesat e tij përputhen me kushtet e pronës. Vetëm pasi kalon këtë proces kualifikimi, kandidati ju prezantohet për shqyrtim.
Gjithashtu, qartësojmë që në fillim kush do të nënshkruajë kontratën dhe cilët persona do të banojnë në pronë. Kur është e mundur, kërkojmë edhe një referencë nga pronari i mëparshëm, për të kuptuar më mirë historikun e pagesave dhe kujdesin ndaj banesës.
Qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë të gjeni një qiramarrës të përshtatshëm, që të respektojë marrëveshjen, të kryejë pagesat dhe ta trajtojë pronën tuaj me kujdes sikur të ishte e tija.
Jeni qiradhënës dhe po mendoni ta jepni pronën me qira?
Na kontaktoni për një proces të qartë dhe përzgjedhje të kujdesshme të kandidatit.
067 405 0133