31/05/2025
Ju ftojmë të aplikoni për t’u bërë pjesë e kursit online me temë: “E drejta e partneritetit publik privat”.
Trajner: Dr. Edmond Ahmeti, Drejtor në Drejtorinë e Programimit, Standartizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
📅 Data: 2–3 Qershor 2025
🕒 Ora: 10:00
📨 Mënyra e aplikimit: Dërgoni një e-mail ku shprehni interesin në adresën e emailit [email protected], së bashku me konfirmimin nga eprori direkt.
Në këtë trajnim do të trajtohen:
-Kuadri rregullator i PPP-ve në vendin tonë dhe atë ndërkombëtar;
-Edukimi ligjor financiar për projektet e partneritetit publik–privat;
-Strukturimi dhe klasifikimi i projekteve koncesionare/PPP, përfitimet dhe arritja e qëllimeve (shared value);
-Identifikimi i elementeve për arritjen e një projekti të suksesshëm;
-Risqet, alokimi dhe qëndrueshmëria e projektit, monitorimi dhe vlerësimi në kohë i tyre;
-Raste praktike dhe bashkëpunimi i sektorit privat me atë publik në funksion të rritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG).
📄 Trajnimi ka një kohëzgjatje prej 2 ditësh. Në fund të tij, pjesëmarrësit që kanë ndjekur trajnimin të plotë do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.