Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives
Call Directions Website Contact the business

Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives, Tirana.

✒️Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë organizuan sot në Korcë trajnimin...
25/09/2026

✒️Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë organizuan sot në Korcë trajnimin me avokatë me temë:

“PËR NJË ZBATIM EFEKTIV TË LEGJISLACIONIT KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE DHUNËS NË FAMILJE”

📌Pjesëmarrës ishin avokatë të Dhomave të Avokatisë Vlorë, Durrës, Elbasan, Dibër, Korcë, Tiranë, Fier, Kukës, Lushnje dhe Sarandë.
Trajnimi u fokusua në njohjen e Direktivës (EU) 2024/1385 të Bashkimit Evropian, 14 Maj 2024 për luftën ndaj dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, në këndvështrimin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe njohjen e ligjit nr.11/2026, “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje”, i ndryshuar.

📍Avokatët pjesëmarrës në trajnim ndanë përvojat e tyre në cështje të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

🔗Ky aktivitet u organizua nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në vijim të zbatimit të projektit: “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

UN Women Albania

🔊Në periudhën qershor-korrik, në datat 17.06.2026, 25.06.2026, 16.07.2026 dhe 24.07.2026, QNL zhvilloi workshop-et e dyt...
29/07/2026

🔊Në periudhën qershor-korrik, në datat 17.06.2026, 25.06.2026, 16.07.2026 dhe 24.07.2026, QNL zhvilloi workshop-et e dyta me stafet e Qendrave Shëndetësore Nr. 4, Nr. 5, Shkozë dhe Nr. 6/Kombinat Tiranë. Në këto aktivitete morën pjesë 59 profesionistë të kujdesit shëndetësor, përfshirë: mjekë të familjes, mjekë të konsultorit të fëmijës, mjekë pediatër, mjekë specialistë, fizioterapiste dhe infermierë të qendrave shëndetësore.

➡Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor është një element kyç për rritjen e identifikimit dhe referimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

📌Në pjesën e parë të workshopeve u ndalëm në prezantimin e risive të ligjit nr. 11/2026 lidhur me përgjegjësitë e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në trajtimin e rasteve të dhunës. Pjesa e dytë iu kushtua diskutimit dhe analizës së rasteve praktike, duke nxitur shkëmbimin e përvojave dhe reflektimin mbi sfidat që hasen në praktikën e përditshme. QSH Shkozë u dallua për menaxhimin profesional të rasteve komplekse të dhunës, ku përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet kanë arritur të mbrojnë interesin e viktimave dhe të sigurojnë ndërhyrje të bazuara në vlerësim profesional.

📌Aktivitetet u realizuan me mbështetjen e Drejtorisë së Ofrimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe në bashkëpunim me QSH respektive.

➡Këto aktivitete u organizuan nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në kuadrin e projektit me titull “Përmirësimi i përgjigjes së sektorit shëndetësor ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje, përmes zbatimti të kuadrit ligjor dhe protokolleve mbi menaxhimin e rasteve të dhunës në familje”, pjesë e projektit “Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit”, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në partneritet me Together for Life dhe Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri.

Gender Alliance for Development Center (GADC)
European Union in Albania

🔊Me ekspertë të Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, u organizua sot një tryezë e rrumb...
16/07/2026

🔊Me ekspertë të Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, u organizua sot një tryezë e rrumbullakët me fokus bashkepunimin ndërinstitucional mes anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinor (ETN) të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

➡Takimi synoi rritjen e ndërgjegjësimit institucional për garantimin e një qasjeje të ndjeshme gjinore ndaj nënave dhe fëmijëve të mitur, viktima të dhunës në familje.

➡Tryeza shërbeu për prezantimin e gjetjeve të raportit të monitorimit mbi zbatimin e ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, analizimin e efektivitetit të praktikave të referimit dhe mbrojtjes së nënave dhe fëmijëve të tyre, trajtimin e çështjeve të ngritura pranë Raporterit Special kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, identifikimin e sfidave në zbatimin e urdhrave të mbrojtjes, si dhe diskutimin e rasteve nga praktika. Gjithashtu, u ndanë praktika të mira dhe përvoja ndërinstitucionale.

📌Gjatë tryezës u diskutua mbi zbatimin e Ligjit nr. 11/2016, “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, si dhe mbi sfidat që hasen në zbatimin e tij në praktikë. Vëmendje e veçantë iu kushtua vendimeve gjyqësore të marra në rastet e dhunës në familje, duke analizuar problematikat që shfaqen gjatë ekzekutimit dhe monitorimit të tyre.

📍Në tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ndër të cilët Bashkia Shkodër, Prefektura e Qarkut Shkodër, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër, ZVAP Shkodër, AKPA, Zyra e Punës, Shërbimi Social Shtetëror, Institucioni i Avokatit të Popullit, Komisariati i Policisë Shkodër, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër, si dhe organizatat “Gruaja tek Gruaja”, “Trokitje”, “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, “Komuniteti Papa Xhovani XXIII” dhe “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”. Gjithashtu, të pranishëm ishin juristë, psikologë, punonjës socialë dhe stafi i Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”.

➡Pjesëmarrësit kontribuuan me rekomandime konkrete për përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe referimit, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në mbështetje të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës në familje.

➡Ky aktivitet u organizua ne bashkepunim me Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë” dhe Bashkinë Shkodër, në kuadrin e projektit “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

UN Women Albania

🔊Me ekspertë të Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) dhe Qendrës për Drejtësi Gjinore organizuam sot një t...
15/07/2026

🔊Me ekspertë të Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) dhe Qendrës për Drejtësi Gjinore organizuam sot një takim informues me punonjes policie (SPZ) të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Diskutuam në lidhje me:⬇
📌Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në familje, dhunë e drejtpërdrejtë dhe e asistuar;
📌Risitë e Ligjit nr.11/2026, “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.
📌Koordinimin ndërinstitucional në zbatim të legjislacionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

➡Ky aktivitet u organizua ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Lushnjë, në kuadrin e projektit “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

UN Women Albania

🔊Më datë 30 qershor 2026 u zhvillua në Bashkinë Durrës një tryezë teknike me pjesëmarrjen e 24 anëtarëve të Mekanizmit t...
01/07/2026

🔊Më datë 30 qershor 2026 u zhvillua në Bashkinë Durrës një tryezë teknike me pjesëmarrjen e 24 anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR), përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin, mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

➡Takimi u organizua në kuadër të përpjekjeve për forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e menaxhimit të rasteve, duke marrë në konsideratë ndryshimet e sjella nga Ligji nr. 11/2026 “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”, si dhe gjetjet e raporteve të fundit të monitorimit të praktikës gjyqësore dhe institucionale kryer nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare.

➡Qëllimi i takimit ishte të analizohej rrugëtimi i trajtimit të rasteve të dhunës në familje, të identifikoheshin pengesat në koordinimin ndërinstitucional dhe të diskutoheshin masa konkrete për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë, institucioneve të drejtësisë, shërbimeve sociale dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna.

Në përfundim të diskutimeve, pjesëmarrësit dakordësuan një sërë veprimesh konkrete:
📌Rritjen e shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve për rastet e menaxhuara.
📌Organizimin periodik të takimeve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit.
📌Forcimin e koordinimit për rastet me risk të lartë.
📌Përmirësimin e referimit të viktimave drejt shërbimeve të specializuara.
📌Ndarjen e praktikave të mira ndërmjet institucioneve anëtare të MKR.
📌Rritjen e vëmendjes ndaj rasteve që tërhiqen nga procesi gjyqësor, por që vijojnë të paraqesin risk për viktimat.
📌Forcimin e bashkëpunimit për mbështetjen sociale dhe ekonomike të viktimave.

🔊Ky aktivitet u organizua ne kuadrin e advokimit me ekspertë nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në projektin “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, (UN Women, UNDP dhe UNFPA).

UN Women Albania
Albanian Community Centre - Qendra Komunitare

🔊Në bashkëpunim me Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  organizaten Forumi i Gruas Elb...
30/06/2026

🔊Në bashkëpunim me Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, organizaten Forumi i Gruas Elbasan dhe profesionistë si dhe anëtarë të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, në bashkinë Elbasan organizuam Tryezën Teknike me temë ”Standartet e Konventës së Stambollit dhe zbatimi i tyre në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”.
📌Me mbështetjen e ekspertëve të Forumit të Gruas Elbasan (FGE) diskutuam mbi referimin në standardet e Konventës së Stambollit në cështje të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe rëndësinë e përdorimit të standardeve ndërkombëtare nga profesionistët e sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen efektive nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje.

📌Pjesëmarrësit disktuan mbi aspekte praktike të zbatimit të legjislacionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna kundër grave dhe dhuna në familje duke marrë shkas nga gjetjet e raporteve të monitorimit të Qendres për Nisma Ligjore Qytetare, të cilat u shtrinë në shtatë gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, përfshirë: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër,
Fier, Vlorë dhe Berat.
➡Ky aktivitet u organizua ne kuadrin e advokimit nga FGE ne projektin “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, (UN Women, UNDP dhe UNFPA).

UN Women Albania
Forumi i Gruas Elbasan

🔊Në qershor 2026 kontribuam me ekspertizë në trajnimin “Dhuna digjitale - shkeljet e kryera në internet, të tilla si zbu...
23/06/2026

🔊Në qershor 2026 kontribuam me ekspertizë në trajnimin “Dhuna digjitale - shkeljet e kryera në internet, të tilla si zbulimi i informacionit privat dhe ‘cyberflshing’”.

➡Në trajnim morën pjesë prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, përmbarues gjyqësor dhe ndihmës magjistrat.

Disa nga cështjet për të cilën QNL ofroi ekspertizë ishin: ⬇

📌DIREKTIVA (EU) 2024/1385 e Bashkimit Evropian, 14 Maj 2024 për luftën ndaj dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, në këndvështrimin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
📌LIGJ nr.11/2026, “PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NDAJ DHUNËS NDAJ GRAVE DHE DHUNËS NË FAMILJE”.

➡Ekspertiza në këtë trajnim u ofrua nga Prof.Dr.Aurela Anastasi, në kuadër të projektit që po zbatohet nga QNL në bashkëpunim me UN Women Albania me titull: “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

UN Women Albania

🔊Sot, ekspertë të organizatës Qendra e Këshillimit te Grave dhe Shërbimeve Sociale ne Kukës, organizuan nje aktivitet pe...
15/06/2026

🔊Sot, ekspertë të organizatës Qendra e Këshillimit te Grave dhe Shërbimeve Sociale ne Kukës, organizuan nje aktivitet per ndërtimin e kapaciteteve me anëtarët e Mekanizmit të Koordinuar të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në Bashkinë Kukës.

📌Morën pjesë Koordinatorja vendore kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, përfaqësues të zyrës së shërbimeve sociale në bashki, përfaqësues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Zyrës së Punës, punonjës në sektorin e shëndetësisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si Terre des hommes Albania, etj.

📍Aktiviteti u organizua në kuadrin e advokimit në zbatim të rekomandimit te raportit te monitorimit te QNL mbi zbatimin e ligjit nr.9669, date 18.12.2006, "Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare", “Rritja e kapaciteteve të strukturave vendore në monitorimin e zbatimit të urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes/urdhrave të mbrojtjes UMM/UM, si dhe në identifikimin e rasteve në shkelje të UM/UMM” dhe hapat që ndërmerren në rastet e mosrespektimit të urdhrave të mbrojtjes.

➡Pjesëmarrësit u njohën më ligjin nr.11/2026, “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.

📌Fokusi i diskutimeve ishte në bashkëpunimin mes shërbimeve sociale në bashki dhe policisë në monitorimin e urdhrave të mbrojtjes dhe rendesine e forcimit te ketij bashkepunimi.

➡Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit: “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

UN Women Albania

🔊Ekspertë të Shoqatës “Unë Gruaja” Pogradec organizuan një takim me psikologët e shkollave në Bashkinë e Pogradecit  për...
14/06/2026

🔊Ekspertë të Shoqatës “Unë Gruaja” Pogradec organizuan një takim me psikologët e shkollave në Bashkinë e Pogradecit për të diskutuar mbi përmirësimin e qasjes parandaluese të institucioneve arsimore vendore dhe shërbimit psiko-social, për rastet e dhunës tek të rinjtë.

➡Aktiviteti u organizua në kuadër të iniciativës “Edukimi Ligjor i Djemve në Zonat Rurale të Pogradecit si Mjet për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore”.

📌Pjesëmarrësit u njohën, me nevojën e informimit të djemve mbi aspektet ligjore dhe sociale të lidhura me dhunën, metodat parandaluese dhe mjetet mbrojtëse. Përfshirja e psikologëve në këtë iniciativë është një hap i domosdoshëm në nisjen e një bashkëpunimi afatgjatë ku mesazhet parandaluese duhet të bëhen pjesë e punës së tyre të përditshme, me fokus edhe tek nxënësit djem.

📌Psikologët gjatë takimit sollën në vëmendje rritjen e rasteve të dhunës në shkolla, edhe pse rezulton forcim i bashkëpunimit institucional, dhe rritje e numrit të profesionistëve që merren me çështjet e dhunës në shkolla. Nga diskutimi rezultoi se vështirësitë në komunikimin midis prindërve, mësuesve dhe nxënësve janë rritur.

📌Psikologët e shërbimit psiko-social shprehën gadishmërine, për të bashkëpunuar dhe njëkohësisht për të dhënë mbështetje në organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve me nxënës, por njëkohësisht me prindër e mësues, për të lehtësuar komunikimin me nxënësit dhe ndërgjegjësimin e tyre për parandalimin e dhunës në familje dhe formave të ndryshme të dhunës me baze gjinore.

➡Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në këtë iniciativë është në bashkëpunim me UN Women Albania në vijim të zbatimit të projektit: “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.
UN Women Albania

🔊Ekspertë të organizatës Qendra e Këshillimit te Grave dhe Shërbimeve Sociale ne Kukës, organizuan sot nje trajnim me an...
11/06/2026

🔊Ekspertë të organizatës Qendra e Këshillimit te Grave dhe Shërbimeve Sociale ne Kukës, organizuan sot nje trajnim me anëtarët e Mekanizmit të Koordinuar të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në Bashkinë Has.

➡Aktiviteti u organizua në kuadrin e advokimit në zbatim të rekomandimit te raportit te monitorimit te QNL mbi zbatimin e ligjit nr.9669, date 18.12.2006, "Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare", “Rritja e kapaciteteve të strukturave vendore në monitorimin e zbatimit të urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes/urdhrave të mbrojtjes UMM/UM, si dhe në identifikimin e rasteve në shkelje të UM/UMM” dhe hapat që ndërmerren në rastet e mosrespektimit të urdhrave të mbrojtjes.

📌Pjesëmarrësit u njohën më ligjin nr.11/2026, “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.

📌Fokusi i diskutimeve ishte në kuptimin e pjestarëve të familjes që gëzojnë mbrojtje, rolin e Inspektoriatit të Punës, mungesën e shërbimeve integruese, mungesën e programeve të strehimit social, mungesën e mjekeve specialistë, bashkepunimi ne monitorimin e urdhrave te mbrojtjes, burimet logjistike, roli i koordinatores vendore kunder dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje ne monitorimin e urdhrave te mbrojtjes, etj.

➡Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit: “Promovimi i një sistemi drejtësie në Shqipëri, të përgjegjshëm, të ndjeshëm gjinor dhe efektiv përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe litigimit strategjik të çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me UN Women Albania në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.

UN Women Albania

Address

Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Qendra per Nisma Ligjore Qytetare/ Center for Legal Civic Initiatives:

Shortcuts

Sponsored

Share