22/06/2026
↘️KENI NJË VENDIM GJYQËSOR POR NUK E RREGJISTRONI DOT?
NË BASHKI, NË ASHK, NË BANKA, QKR ETJ?
▪︎》ËSHTË I PAQARTË, APO KA GABIME NË TË?
↘️SI TË VEPRONI???
Nëse vendimi i gjykatës është i paqartë ose institucionet përkatëse nuk e zbatojnë, mund të ndiqen këto hapa:
1. Kërkesa për interpretim ose sqarim të vendimit
Nëse dispozitivi ose arsyetimi i vendimit nuk janë të qarta, pala e interesuar mund t'i kërkojë gjykatës që ka dhënë vendimin të bëjë interpretimin ose sqarimin e tij.
2. Korrigjimi i gabimeve materiale
Në rast të gabimeve në emra, data, shifra ose pasaktësi të tjera teknike, mund të kërkohet korrigjimi i vendimit nga e njëjta gjykatë.
3. Fillimi i procedurës së ekzekutimit
Nëse vendimi është i formës së prerë dhe nuk zbatohet vullnetarisht, mund të kërkohet ekzekutimi i detyrueshëm pranë përmbaruesit gjyqësor privat ose shtetëror.
4. Kërkesa drejtuar institucionit përgjegjës
Mund të paraqitet kërkesë zyrtare për zbatimin e vendimit, duke i lënë institucionit një afat të arsyeshëm për përmbushjen e detyrimit.
5. Ankim për moszbatim të vendimit
Nëse institucioni publik refuzon ose vonon pa shkak zbatimin e vendimit, mund të ndiqen mjetet administrative dhe gjyqësore të parashikuara nga ligji për detyrimin e tij të veprojë.
6. Kërkesë për dëmshpërblim
Kur moszbatimi i vendimit ka shkaktuar dëme materiale ose morale, mund të kërkohet dëmshpërblim sipas legjislacionit në fuqi.
7. Ankesa pranë Avokatit të Popullit ose organeve mbikëqyrëse
Në rastet e moszbatimit nga administrata publike, mund të paraqitet ankesë pranë Avokatit të Popullit ose institucioneve të tjera kompetente.
PËR RASTE TË TILLA NE JU VIJMË NË NDIHMË TË ZGJIDHNI PROBLEMIN TUAJ.
Zyra kryen aplikimet, shkresat përkatëse e ndjekjen në maksimumin e saj të korrektësisë.
Por mbani parasysh, NUK PREMTOJMË/GARANTOJMË VENDIME!
Ato janë diskrecion i Gjykatës!
avokatie_av.am 📲