Spartak Ngjela - Faqja Zyrtare

Directions

Spartak Ngjela - Faqja Zyrtare Faqja Zyrtare e Avokat Spartak Ngjela

08/10/2026

Reforma territoriale miratohet vetëm me referendum.
Rama duhet të ketë kujdes se Parisi dhe Beogradi janë dhe kanë qenë kundershtrë të çështjes kombëtare të Shqipërisë.
Reforma territoriale që ka përgatitur Rama, është kërkesë e kundërshtarëve të intetesit të Shqipërisë.
Kujdes Rama, se ti nuk e njeh as kushtetutën e as ligjin.
Reforma territoriale e miratuar pa referendum popullor, është krim në të gjithë Evropën Perëndimore, por edhe në SHQIPËRI.

Spartak Ngjela
Tiranë më:
8 tetor 2026

27/09/2026

Ajo që po ndodh sot në Kosovë është një naivitet politike që, duke akuzuar krerët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës se përse ata kanë vrarë pushtuesit serbë për të çliruar Kosovën, indirekt po mohojnë lavdine e shqiptarisë në çlirimin e Kosovës.
Por popujt që nuk kanë ditur të respektojnë krerët e ushtrisë së tyre çlirimtare, indirekt historia ka treguar se ata kanë qenë me pushtuesin, ose, lufta për pushtet politik personal, i ka shtyrë të harrojne motivin e lartë që i hodhi në luftë, dhe, të harrojnë njëherësh edhe sakrificat heroike që janë bërë për çlirimin e atdheut.
Prandaj kjo situatë që po krijohet në Prishtinë në funksion të pushtetit personal, duhet të ndalojë sa më shpejt që të jetë e mundur.t

23/09/2026

Shqipëria sot nuk kërcënohet nga askush, është anëtare në NATO, e ka hapur mirë procédurën për t'u antarsuar në Bashkimin Evropian; por ende nuk po bëhet shumë për zhvillimin kombetar.
Jemi dy shtete shqiptare sot ne Gadishullin Ilirik, por shqiptarët ende nuk kanë bërë sa duhet për zhvillimin dhe për bashkimin kombëtar.
Kjo sepse ende ́nuk e kemi një qeveri dhe ́një kryeministër që ky të punojë për Shqipërinë.
Atëherë?
Po presim domosdo kohën e ndihmës nga Bashkimi Evropian.
Por na duhet domosdo edhe që të kemi në krye një kryeministër, shqiptar, dhe të prirur drejt zhvillimit kombëtar. Dhe, për këtë kërkesë, duhet të na ndihmojë politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Spartak Ngjela
Tiranë më:
21 shtator 2016

23/09/2026

Denimi i katër krerëve të UÇK ishte dhe mbetet një njollë për Gjykatën e Hagës.
Dhe ne e kuptojmë se, ende, forcat pushtuese serbe të territoreve shqiptare kanë shpresë të rikrijojnë Pushtimin e Kosovës, e cila tani është një shtet i banuar 95 % nga shqiptarët autoktonë.
Por sllavët lodhen kot dhe shpresojnë te çmenduria e tyre historike antishqiptare. Ata kanë qenë serbët, dhe ende ata janë, sepse nuk kanë dalë ende nga egersia e tyre si të ardhur nga bota barbare.
Janë ende brenda pasionit kriminal antishqiptar - ende si në Shekullin e XIX.
Por asgjë nuk na bëjnë dot ata, ne shqiptarëve sot me dy shtete shqiptarësh të pavarur.
Shqiptaria i ka mundur sllavët, si ish pushtues, dhe koha po i drejton shqiptarët te suksesi i krijimit të Arbërisë klasike, e cila tani ka dy shtete: Shqipëria dhe Kosova. Por është një siguri historike që shqiptarët do krijojnë, si dikur, forcën e Arbërisë së tyre.
Prandaj pushtusit sllavë janë në një pesimizëm patologjik, sepse forca e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare po e shtyn historinë drejt Arbërisë etnike, e cila është duke ardhur.
Dhe historia, që e ka me vete të vërtetën, nuk mund të zhvleftësohet Kurrë.

Spartak Ngjela
Tiranë më:
23 shtator 2016

03/09/2026

Partia Demokratike është në një krize të brendshme, sepse është një parti e pushtuar nga një individ i vetëm.
Kurse individi që e ka pushtuar atë parti është jashtë kohës sonë, sepse ai:
Nuk e di: se ku është?
Nuk e di: se si të veprojë?
Nuk e di se çfrarë i duhet të bëjë?
Eshte i shpallur nongrata në Amerikë
Dhe, nuk di sesi të shpëtojë; sepse drejtohet nga ata që e kanë pushtuar që në vitin 1974.
Por ky ka pasurine që ka fituar si kryeministër në Shqipëri.
Dhe kjo gjendje, në Shqipëri, si pasoje e këtij individi, tani ka krijuar absolutizmin e Partisë Socialiste.

Spartak Ngjela
3 shtator 2016

27/08/2026

Ja çështjet tona:

Ku jeni?
Asgjëkundi.
Çfarë po bëni?
Asgjë.
Kush ju kërcënon?
Askush.
Pse po ikni nga Shqipëria?
Askush nga ata që ikën, nuk e di, por thonë se po ikin për punë.
Po këtu nuk ka punë??
Punë ka, por ata që ikin në emigrim e kuptojnë gabimin, dhe u vjen turp që të kthehen.
Po jeta në Shqipëri si po ju duket.
Jetë mëse normale. Por jeta jonë shoqërore ka vite që është e mbërthyer nga frika e varfërisë ekstreme.
Po, a mund të vijë ajo?
Jo. Nuk mund te vijë se shqiptarët me intuitën dhe intelektin e lartë të tyre, e kuptuan që jeta e shqiptarëve të Shqipërisë duhet të jetë:.
Punë në Itali dhe jetë çlodhëse në Shqipëri.
Por, pse po e bëjnë këtë?
Sigurisht që po e bëjnë sipas kësaj skeme: puna në Itali dhe jeta e familjeve në Shqipëri.
Dhe kjo ju duket jetë e mirë.
Po, shumë e mirë si jetë e përkohëshme: Paratë nga puna në Itali dhe në Perëndim, dhe jeta familiare në Shqipëri.
Dhe kjo është natyrë e lartë e mendimit?
Po, sepse jeta e shqiptarit është në Shqipëri, dhe puna në Perëndim. Dhe kjo është natyrë e vjetër e shqiptarëve, që nga koha e Perandorisë Bizantine, e cila ka qenë një Perandori Arbërore.
Bizantin, si perandori, e krijuan shqiptarët si një kundërvënie ndaj Perandorisë Romake.
Dhe më vonë, po shqiptarët drejtuan në Konstantinopol (Stamboll), edhe Perandorinë Turke.
Po si shpjegohet kjo?
Ende historia po hesht, por tani po dalin dokumentet dhe po shkruhet që Perandoria Bizantine dhe Perandoria Turke janë drejtuar nga shqiptarët.
Po koha jonë?
Në këtë kohe shqiptarët kanë dy shtete të pavarur në Evropë: Shqipërinë dhe Kosovën.
Por...
Por çfarë?
Shqiptarët me ndihmën e politikës amerikane po kërkojnë të krijojnë edhe Çamërinë, si një republikë të re shqiptare. Dhe kjo kohë që po vjen do jetë koha e Arbërisë Moderne, ashtu siç e themeloi dhe e drejtoi Teuta e Madhe e Arbërisë. Sepse, në ketë skemë hyn edhe Maqedonia e Veriut.
Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela
Tiranë më:
26 gusht 2076

22/08/2026

Një Skicë artistike

M'i kishte bërë gjathë të këqijat, dhe ndieja brenda vetes sime, veç trishtim, dhe një ndjenjë
që po më rritej si mallkim, si hakmarrje, si nevojë; por edhe si guxim e si veprim.
Mendoja për hakmarrje, shkruaja faqe e faqe pa pushim, por së brendshmi veç shpresoja për hakmarrje; se hakmarrja është ndëshkim dhe si shpëtim, por edhe frazat që më rridhnin në romanin që po shkruaja, dilnin shumë qartë.
Asgjë nuk bëja dhe veç mendoja për hakmarrjen si shpëtim, por mbi një varr një ditë e kuptova me thellë që, vrasja e hakmarrjes për mua do të ishte një shpëtim.
Dhe ika në pushime buze liqenit, po nuk e dija se çfarë kërkoja: vrasjen për hajmarrje, apo shkëlqim individual në vendin tim?
Edhe kjo hakmarrje është, thashë dikur dhe mbeta pezull e nuk po flisja dot më asnjë fjalë, dhe mē shqetësonte fakti i menduar, se unë më nuk kisha jetë.
Armiku im që m'i kishte bërë gjithë të keqiat, edhe mbeti si i tille, befas e për çudi më mori edhe gruan, dashurinë tome, dhe më la krejt në vetmi; dhe ankthi që po më shtohej dhe unë që rrija gjithë mëankth duke pyetur veten: a ta vras, thosha, për hakmarrje?...por asgj nuk më qetësonte.
Gjersa një dite, pas tre vitesh, e kuptova që unë po vuaja: mua me duhej ngritja ime e mbi të gjitha, një lavdi dhe personalitet, një forcë kudo ku ti flet dhe ke një karrierë plot shkëlqim, që armiku të tërbohet, dhe un' të kem gëzimin tim.
Këtu mbeta dhe po shkruaj, sepse tani dua famë për hakmarrje, se ajo do me qetësojë, duke pritur vdekjen e hasmit tim.
Por unë befas pashë nje grua, bukuria dhe intelekti i saj. me habiti, me goditi dhe pas pak me skllavëroi.
Skllav i saj jam unë tani, se asnjë rruge tjetër s'kam, e shoh ëmbël dhe gjithë ndjenjë, dhe skllavërinë liri e kam. Dashuri dhe bukuri, grua me sharm dhe skllavëri, por jam i lumtur se jam me të në adhurim. në dashuri, në çmenduri - por në një ndjenjë të harbuar si dashuri, në gëzim, në lumturi, dhe me të, veç me atë, dhe sigurisht që unë jam edhe skllav.
Por në romanin që po shkruaj, hodha tezën:
Dashuria është slllaveria e burrit nga një grua. Por ke parë ti që kjo lloj skllavërie ne burrave na jep lumturi!

Spartak Ngjela
Tiranë më
Shtator 2026

14/08/2026

Rrëfim letrar

Kur isha në qytet, nuk e dija se ku isha.
Kur dola nga qyteti e kuptova se isha në qytet.
Por unë ika nga qyteti se ajo që unë e dashuroja me shpirt, me ndjenjë dhe me zemër, më la.
Ajo iku e më la, vetëm duke me shkruar në një letër të bardhë:
Ika, se nuk jam më jotja.
Dhe unë qava pa frikë, edhe pse kurrë sa isha burrë nuk kisha qarë ndonjëherë: sepse e dija që një burrë i vërtetë mund të qajë vetëm për dashurinë, e për asgjë tjetër.
Dhe qava
Dhe iku edhe viti, sepse ajo më kish lënë në dhjetor. Kurse unë dhjetorin e kisha në tre vite rresht: mallëngjim, kujtim, dhe dashuri të humbur.
Nuk dija se çfarë të beja në dhjetorin e tretë
Asgjë.
Dashuria për gruan e ikur nga unë, më kishte lodhur, por më kish bërë më të fortë
Dhe prandaj, në një të diel, në gazetën Drita botova poezinë time për gruan e humbur, por vetëm me dy vatgje

Edhe pse ajo më la
Por...
Unë jam ende i forte, sepse jam ende me atë.

Dhe poezinë që botova e kishin marrë dhe e kishin botuar edhe tri revista letrare, me emrin tim dhe me titullin: Edhe pse Ajo më La.
Por në darkën e asaj të diele, fiks në ora 24, me ra telefoni me një mesazh, dhe në mesazhin që mora, shkruheshin vetëm dy vargje, ku tek i dyti lexova:
Unë ika;
Edhe pse s'të lashë dot..
Kaq.
Po unë çfarë të bëja?
Asgjë, sepse isha si i ngrirë në mendje.
Por ndërkohë e kuptova, se ne të dy ende dashuroheshim, por une e ndieja dhe e mendoja se ne po jetonim në dy botë të ndryshme, që nuk. do të mund të shiheshim dot, kurrë më.
Edhe pse ajo më ka ikur, por ende s'më ka lënë dot.
Dhe këtu ka vetëm një pyetje:
Pse?

Spartak Ngjela.
Tiranë më:
14 gusht 2026

10/08/2026

Kur ngrin historia e një kombi apo e një shteti?
Ajo histori quhet e ngrirë kur në nje komb nuk ka zhillim.
Por...
Kur ky komb drejtohet nga individë, te cilët, për faktin që nuk dinë të bëjnë asgjë, mbahen me tiraninë e tyre si sulltanë, domethënë ́si një lloj monarku apo mbreti, që vret për pushtetin e tij dhe prandaj, të gjithe popullin apo shoqërinë që po drejton, ai e dëshiron qe ajo të jetë e trembur.
Dhe ka pasur edhe një shprehje filozofiko - politike, e cila ka thënë:
Kalli frikën një populli, dhe do shohësh se me këtë popull do të bësh çudira.
Dhe po ta shohësh historinë e diktaturës Hoxha në Shqipëri, ajo në këtë rrugë ka ecur: frike, punë, skllavëri dhe zhvillim; por gjithçka me një emër: Enver Hoxha.
Dhe populli bërtiste për Enver Hoxhën deri në çmenduri, por ne ende nuk e kemi një studim psikologjiko - historik për figurën e Enver Hoxhës, dhe për diktaturën Hoxha në Shqipëri.
Por duhet thënë se...
Në këtë histori ka shumë enigma, të cilat përplasen me njëra - tjetrën. Dhe këto janë :
Komunizmi e morri Shqipërinë me një popullsi prej 850000 banorësh ne vitin 1945, dhe e la me 4 milionë banore në vitin 1992;
E mori Shqipërinë pa fare fabrika dhe e la me 500 uzina dhe fabrika, industriale që u shkatërrua nga pseudoprogresi Berisha në vitet 1992 - 1996.
Turp dhe një krim historik ky!
Po semos ka qenë vetëm ky!

Dhe prandaj koha tani ka ngrirë në Shqipëri.
Po si do ta gjëje rrugën e shkrirjes zhvilluese kjo kohë?
E vetmja shpresë jane 800 mije shqiptarët që po punojnë në Evropë dhe po mbajnë familjet e tyre me paratë që ata dërgojnë; por dhe vetë Shqipërinë dhe shtetin e saj ata po e mbajnë.
Po sot si e kemi të ardhmen?
Me kryeministrin Rama nuk kemi të ardhme, sepse:
Duke pasur një kulturë shumë të dobët politiko - historike, Rama kishte të ndërtuar një kompleks psikik, i cili i thosh se ai, brenda historisë së Shqipërisë, nuk mund të gjente dot të ardhme.
Kurse të ardhmen Edi Ramës ia dhuroi Ilir Meta. i cili e ndihmoi te zgjidhej si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si kryeministër.
Ende nuk dihen arsyet pse, por kjo ka ndodhur dhe tani ky është një fakt historik.

Prandaj na duhet të theksojmë se në Shqipëri ende nuk po ka një klasë drejtuese politike e cila të jetë me Shqipërinë.
Po koha, kështu do të na lerë gjithmone ne shqiptarëve: me kryeministra të cilët nuk kanë fare lidhje me Shqipërinë?
Të shohim, se tani në Tiranë koha erdhi dhe nxori në pahun historik të kohës lëvizjen e fuqishme studentore, në një protestë energjike kundër kryeministrit aktual dhe vetë qeverisë së tij.

02/08/2026

Hapja e institucionit ndërkombëtar - Konsullata e Serbisë në Shkodër - është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë.
Ai që po e propozon dihet se kush është.
Atëherë?
Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe SPAK përballë një akti të tille antikombëtar.

Address

Rruga Donika Kastrioti Nr. 14 Tirane
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spartak Ngjela - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share