Av Miranda Goçi

Av Miranda Goçi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Av Miranda Goçi, Lawyer & Law Firm, Bulevardi "Gjergj Fishta", Pallati Titan, Kati i II, Nr. 4, Tirane, Tirana.

05/02/2026

Q’ 20:46

Zgjidhja e Marteses me pelqim reciprok sipas Nenit 125 te Kodit te Familjes, ju lejon paleve qe krahas konsensusit te ty...
07/06/2024

Zgjidhja e Marteses me pelqim reciprok sipas Nenit 125 te Kodit te Familjes, ju lejon paleve qe krahas konsensusit te tyre per ti dhene fund marteses, te paraqesin ne Gjykate edhe projektmarreveshjen qe rregullon pasojat e divorcit, si; lenien per rritje dhe edukim te femijeve te mitur, te ardhurat e nevojshme per rritjen dhe edukimin e tyre, te drejtat e takimit me femijet, marredhenien pasurore, etj.
• A mundet qe Gjykata te refuzoje Akt-Marreveshjen?!
Po, nese bindet qe marreveshja nuk siguron interesat e femijeve te mitur ose njerit prej bashkeshorteve. Gjykata ne rastin konkret, pezullon gjykimin e ceshtjes per 3-(tre) muaj dhe u lejon bashkeshorteve qe te bejne rregullimet perkatese.
•Po, nese, bashkeshortet brenda afatit ligjor nuk bejne rregullimet e duhura?!
Gjykata ne rastin konkret, refuzon miratimin e marreveshjes dhe rrezon kerkesen per zgjidhjen e marteses.
•A mundet qe palet ti drejtohen perseri Gjykates per zgjidhjen e marteses me pelqim reciprok?
Po. Rrezimi i kerkeses nuk perben “gje te gjykuar”. Palet mund ti drejtohen Gjykates qofte sipas Nenit 125, 129 apo 132 te Kodit te Familjes. Ne rastin e pare, palet duhet te rregullojne specifikat e marreveshjes duke u garantuar interesat e femijeve te mitur apo bashkeshorteve.
•A eshte Zgjidhja e Marteses me pelqim reciprok, forma me e mire per t’ju drejtuar Gjykates?
Po. Eshte nje nga menyrat me te shpejta dhe me ekonomike. Aq me teper qe nga praktika, palet ne kete forme, shmangin konfliktet mes tyre. Kjo forme e zgjidhjes se divorcit nenkupton edhe mbrojtjen e femijeve nga faktori i “perfundimit te marredhenies”.

Njerezit mendojne per padrejtesine vetem kur e ndjejne ne kurriz!Ch.B                               🔑🔑    #0674977287   ...
12/12/2023

Njerezit mendojne per padrejtesine vetem kur e ndjejne ne kurriz!
Ch.B

🔑🔑 #0674977287 🙏

Duke qene se Shqiperia eshte pjese e Konventes se Hages “Per heqjen e detyrimit te legalizimit te dokumentave zyrtare te...
27/10/2023

Duke qene se Shqiperia eshte pjese e Konventes se Hages “Per heqjen e detyrimit te legalizimit te dokumentave zyrtare te huaja”, per shtete anetare te kesaj konvente, dokumentat pajisen me vule Apostile nga autoriteteti kompetent i vendit ku jane leshuar dhe me pas perdoren ne menyre direkte ne institucionet ne vendin tone.
Por, ekziston nje liste vendesh per te cilat nuk kerkohet legalizimi apo apostilimi i dokumentave per shkak te marreveshjes dypaleshe sic jane; Hungaria, Republika Ceke, Rusia , Bullgaria, Rumania, Sllovakia si dhe Kosova.
Pengesat ose refuzimet ne lidhje me regjistrimin e akteve/ dokumentave te leshuara nga keto shtete nga nepunesit e institucioneve tona, mbetet ne praktike nje sjellje e paprecedent.

Ne praktike, mungesa e pales paditese ne nje gjykim civil, nenkupton dhe pushimin e ceshtjes sipas Nenit 179 te K. Pr. C...
25/10/2023

Ne praktike, mungesa e pales paditese ne nje gjykim civil, nenkupton dhe pushimin e ceshtjes sipas Nenit 179 te K. Pr. Civile, ne rastin kur ne dosje apo ne protokollin e sekretarise se gjykates, mungon nje kerkese qe justifikon dhe mosprezencen e pales paditese.
Ne gjykimin tim, ne interpretim dhe te nenit sa me lart cituar, konstatoj nje praktike te gabuar ne rast te pushimit te ceshtjes kur mungon perfaqesuesi apo avokati i pales paditese.
Ngritja e nje padie eshte nje e drejte ngushtesisht personale dhe po aq personale eshte ne vetvete dhe e drejta per te hequr dore nga nje interes qe supozohet qe eshte cenuar.
Se pari, marrja dijeni e perfaqesuesit te pales paditese rreth dates se seances se ardhshme duhet te shoqerohet gjithmone me fletethirrje dhe gjykata nuk mund te mjaftohet me nje procesverbal i cili mbahet nga sekretaria dhe sidomos ne rast te mungeses se audios qe as vertetohet dhe as nuk nenshkruhet nga perfaqesuesi apo paditesi.
Se dyti, Neni 179 i K. Pr. Civile citon ne menyre te shprehur “Paditesin” dhe jo Perfaqesuesin apo Avokatin qe nuk paraqitet pa shkak te arsyeshem.
Thene kjo, gjykata, nuk duhet te mjaftohet me mungesen pa shkak te avokatit dhe ta pushoje ceshtjen, por ti jape mundesi pales paditese ne rast perfaqesimi qe te njoftohet me fletethirrje dhe ne ezaurim te kesaj procedure, ka te drejte te pushoje ceshtjen ne baze dhe te kerkimit nga ana e pales se paditur.

Kur klienti largohet, bota shpirtërore e avokatit mbushet me një përvojë të re: le të themi me një dhimbje më shumë, por...
25/07/2023

Kur klienti largohet, bota shpirtërore e avokatit mbushet me një përvojë të re: le të themi me një dhimbje më shumë, por dhe me një arsye më shumë për t’u ndier i përkëdhelur nga jeta. Pati ardhur një rokan, por mbas tij u shfaq një hallexhi që duhet këshilluar, një i pafajshëm që duhet mbrojtur, a mbase një mik që duhet t’ia lehtësosh vuajtjen.

Kështu avokati mbetet i vetëm në dhomën e tij, duke përkëdhelur kodet e besuara; mendimi për të marrë anijen u shua: duhet të qëndrojë në stere, ku ka shumë për të bërë."

(Piero Calamandrei, Elogio dei giudici)

Kur mund të vendosen masat e sigurimit personal?!a- Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose v...
11/01/2023

Kur mund të vendosen masat e sigurimit personal?!

a- Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës;
b- Kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që të largohet;
c- Kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të së njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.

Një nga arsyet e caktimit dhe zbatimit të masave të sigurimit personal është nevoja për të garantuar vijimësisht prezencën e të gjykuarit në procedimin penal në ngarkim të tij, si për të siguruar normalitetin e hetimit dhe të gjykimit në çështjen në ngarkim të tij, nevojën për të evituar rrezikun për kryerjen e veprave të tjera penale prej tij, ashtu edhe për të siguruar që ai të mos largohet, të fshihet por t’i nënshtrohet ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit kur vendimi i dënimit të ketë marrë formë të prerë.

Një nga masat më të renda të sigurimit personal është ai i arrestit me burg, i cili vendoset vetem kur çdo masë tjeter është e papështatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të vepres dhe të pandehurit, sipas pikës 1 të Nenit 230 të K.Pr.Penale.


Done🤝

Zgjidhja e konflikteve ne menyre vullnetare?!Po, eshte opsioni me i mire dhe sidomos kur detyrimi monetar eshte pranuar ...
27/12/2022

Zgjidhja e konflikteve ne menyre vullnetare?!
Po, eshte opsioni me i mire dhe sidomos kur detyrimi monetar eshte pranuar nga ana juaj.

Ne rastet kur kemi te bejme me detyrime monetare te lindura gjate veprimeve juridike tregtare, te cilat sigurisht nuk jane likujduar brenda afatit, le te mos harrojme qe ne baze te Nenit 510/e perbejne titull ekzekutiv dhe ngarkohet zyra e permbarimit ne ekzekutimin e tyre pasi te leshohet Urdheri i Ekzekutimit.

Opsioni i likujdimit te detyrimit duke zgjidhur ceshtjen jashtegjyqesisht ul koston e shpenzimeve ne funksion te permbushjes se detyrimit, duke perfshire tarifen e permbaruesit gjyqesor, shpenzimet avokatore apo cdo shpenzim tjeter gjate ekzekutimit te detyrueshem!

Ndërmjetësimi është një mënyrë alternative, jashtëgjyqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e cila zbatohet edhe në rast...
13/12/2022

Ndërmjetësimi është një mënyrë alternative, jashtëgjyqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e cila zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës familjare.
Akt-Marrëveshja e arrirë midis palëve përben titull ekzekutiv, gjithmonë nëse respekton kushtet e Nenit 22 të Ligjit Ligjit Nr.10385 datë 24.02.2011 "Për ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes”, ndryshuar.

Në aktualitet, në fakt koncepti i ndërmjetësimit është pak i njohur dhe pak i zbatueshem.

Por, pse duhet të zgjedhim ndërmjetësimin?!

1- Është një nga format më reduktuese të konflikteve te pafundme;
2- Ofron zgjidhe të shpejtë dhe efikase të konflikteve;
3- Shmang zvarritjen e gjatë ne gjykatë apo shmang instancave me të larta gjyqësore;
4- Kosto më të ulet për qytetarin;
5- Ulet ndjeshem ngarkesa e gjykatës;
6- Ruhet privatësia; etj

"The ultimate tragedy is not the oppression and cruelty by the bad people but the silence over that by the good people”
17/10/2022

"The ultimate tragedy is not the oppression and cruelty by the bad people but the silence over that by the good people”

✈️Siguroheni qe edhe ne rastet kur ju ka perfunduar afati i nje ndalese/expulsi, ta fshini nga sistemi pasi ne 99% te ra...
12/10/2022

✈️Siguroheni qe edhe ne rastet kur ju ka perfunduar afati i nje ndalese/expulsi, ta fshini nga sistemi pasi ne 99% te rasteve do keni pengese per te kaluar kufirin.
Theksoj faktin qe fshirja e te dhenave personale nga sistemi duhet te behet vetem ne rruge zyrtare dhe pergjigjia duhet te vije vetem nga autoritetet perkatese. Shembulli i nje praktike te rendomte, kur pergjigjia vjen me sms, apo perfaqesuesit ligjor pa bere verifikimet perkatese, pa mjetet identifikuese, kundrejt dhe tarifave absurde eshte e papranueshme.
Te keni parasysh qe:
- Verifikimet nuk behen me sms✔️
- Verifikimet per nje expuls aktiv ose jo, nuk realizohen pa nje mjet identifikues ✔️
- Duhet te pajiseni me nje shkrese zyrtare te firmosur dhe vulosur nga autoritetet perkatese✔️
-Dhe jo cdo pergjigjie e autoriteteve eshte pozitive, prandaj jeni te lutur te keni kujdes kujt i besoni ceshtjen tuaj.
*****
Shume e lumtur nga sukseset tuaja qe mbetet ne thelb, suksesi im🙏

🙏 🇨🇭

… Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej aku...
03/10/2022

… Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta..."

~ 𝗕𝗨𝗞𝗢𝗪𝗦𝗞𝗜

Address

Bulevardi "Gjergj Fishta", Pallati Titan, Kati I II, Nr. 4, Tirane
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Av Miranda Goçi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Av Miranda Goçi:

Share