06/03/2026
Sot pata kënaqësinë të moderoj panelin “Nga garancitë ligjore te drejtësia në praktikë” në Konferencën mbi Aksesin e Grave në Drejtësi në Shqipëri: Të Drejtat. Drejtësi. Angazhim. Për të gjitha Gratë dhe Vajzat.
Gjatë diskutimit u ndalëm te pengesat reale që gratë dhe vajzat hasin në sistemin e drejtësisë dhe te përgjegjësia e institucioneve për ta bërë aksesin në drejtësi një realitet në praktikë.
Aksesi real në drejtësi nuk matet nga cilësia e ligjeve, por nga aftësia e sistemit për t’i bërë këto të drejta realisht të arritshme për gratë dhe vajzat.
HumanRights SDG5