Av. Artan Simoni

Av. Artan Simoni Profesioni i avokatit udhëhiqet nga parimet bazë të profesionalizmit, etikës, besnikërisë, int

Krahas shërbimeve të tjera, të përmendura më herët, ofroj:1.Trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim të shkaktuara:1.1. ng...
30/09/2023

Krahas shërbimeve të tjera, të përmendura më herët, ofroj:

1.Trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim të shkaktuara:
1.1. nga aksidentet automobilistike;
1.2. nga veprimet apo mosveprimet e një subjekti përgjegjës;
1.3. në mjetet motorike të siguruara me kontratë “për sigurimin e vet mjetit motorik" (Kasko);
1.4. nga aksidentet në punë, për shkak të punës apo aksidentet personale;
1.5. nga dëmtimi i pronës apo ndërprerja e biznesit.

2. Konsulencë, ekspertizë, vlerësim dhe trajtim të kërkesave për dëmshpërblim, për dëme në fusha të ndryshme.

3. Përfaqësimin e palëve të dëmtuara për kërkesat për dësmhpërblim për ngjarje të sigurimit ose ngjarje të tjera që kanë shkaktuar dëme në të gjitha hallkat procedurale administrative, penale dhe civile.

4. Lidhje marrëveshjesh me persona fizikë dhe juridikë ose marreveshje shërbimi.

Nëse e shikoni veten në një nga rastet e sipërpërmendura dhe ju duhet një përfaqësues ligjor, më kontaktoni:
☑️duke telefonuar dhe/ose duke dërguar mesazh në numrin + 355 67 66 66 826;
☑️duke telefonuar dhe/ose duke shkruar në rrjetet WhatsApp me numrin e mësipërm, Messenger Facebook, Instagram;
☑️duke dërguar email: [email protected]

Ju garantoj shërbim korrekt dhe profesional.

Faleminderit.

04/06/2023

VENDIM Nr. 338, datë 31.5.2023

PËR MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË SAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 19, të ligjit nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1.Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të
gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
2.Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 dhjetor 2023.
3.Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në administrim të Akademisë së
Studimeve Albanologjike kalojnë në administrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i mirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund të ndryshojë apo të tjetërsojë destinacionin e tyre, në përputhje edhe me legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore.
4. Akademia e Studimeve Albanologjike ka këto detyrime:
a) të marrë të gjitha masat për transferimin e studimeve për doktorantët e padiplomuar në ciklin
e tretë të studimeve për fitimin e gradës shkencore “Doktor” në institucione të tjera të arsimit të lartë,
vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi në fusha të njëjta apo të ngjashme;
b) të përgatitë dosjen për çdo doktorant, me dokumentacionin e nevojshëm dhe t’ia
vendosë në dispozicion doktorantëve, pa detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 31 gusht 2023;
c) të përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dosjet e doktorantëve që nuk do të tërhiqen prej tyre, brenda datës 8 shtator 2023;
ç) të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon
dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore
shkencore në strukturat përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi për arkivat;
d)të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar,
deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.
5. Akademia e Studimeve Albanologjike të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së
saj akademike, kërkimore shkencore, administrative dhe financiare, deri në transferimin e plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
6.Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave të
Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku

13/05/2023
13/05/2023

Pjesë nga Vendimi penal nr. 28/2023 i Gjykatës së Posacme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë:

Si dhe akte të tjera të përcjella nga Prokuroria e Posaçme së bashku me kërkesën për gjykim.

"12. Avokati Artan Simoni në konkluzionet përfundimtare parashtroi:

Për marrjen e një personi në përgjegjësi penale është e nevojshme që në gjykimin e veprimeve ose mosveprimeve të tij, të zbatohet parimi i ligjshmërisë nëpërmjet të cilit, shoqëria si entitet, mbikëqyr anëtarët e saj përmes kontrollit ligjor. Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj, të marrë së bashku, të cilët janë: a)objekti i veprës penale; b) ana objektive; c)subjekti dhe ç) ana subjektive. Provueshmëria e elementëve objetivë dhe subjektive të veprës penale shërben si bazë për të vënë një person para përgjegjësisë penale. Nëse nuk ekziston apo nuk provohet qoftë edhe njëri prej këtyre elementëve ligjor, personi nuk mund të merret nën përgjegjësi penale dhe rrjedhimisht as edhe të dënohet.
Pra, sipas të drejtës sonë penale e vetmja bazë për marrjen e të akuzuarit me përgjegjësi penale është që në veprimet ose mosveprimet e tij të ekzistojnë katër elementët e figurës së veprave penale për të cilat akuzohet, të parashikuara nga Kodin Penal. Organi i akuzës në arritjen e përfundimeve të tij, krahas të tjerave, i referohet akteve të shtetit të Danimarkës (të cilat kanë shërbyer për dënimin e tij në këtë shtet) dhe për konfiskimin e pasurisë mbi bazën e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" të ndryshuar, në Shqipëri. Pavarësisht pretendimeve të rrjedhojave të veprimeve kriminale, këto akte nuk mund të shërbejnë si prova bazë/kryesore, mbi të cilat i pandehuri të dënohet vazhdimisht. Gjykata duhet të mbajë në vëmendje, se edhe pse i pandehuri, ka kërkuar gjykim të shkurtuar, provat mbi të cilat mbështetet organi i akuzës, kofirmojnë aktivitetin kriminal në Danimarkë, për të cilin është dënuar dhe për pasojë i është nënshtruar edhe procesit penal të konfiskimit të pasurisë në Shqipëri, por nuk konfirmojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohet në këtë proces. Dënimi i të pandehurit në Shqipëri mbi të njëjtat akte, të cilat kanë shërbyer si bazë në dy procese të tjera penale, konkretisht në Danimarkë dhe në Shqipëri (konfiskim pasurie), tejkalon çdo formë të arsyeshme e të logjikshme të dënimit."

Përshëndetje.Çdokush që ka nevojë për ndihmë të llojit:✅sqarime mbi procedurat dhe legjislacionin përkatës të çështjes o...
02/03/2023

Përshëndetje.

Çdokush që ka nevojë për ndihmë të llojit:

✅sqarime mbi procedurat dhe legjislacionin përkatës të çështjes objekt interesimi;
✅ndjekje të procedurave respektive në institucionet e administratës publike apo në subjektet private lidhur me problematikën e paraqitur deri në zgjidhjen e saj;
✅hartim ankesash, kërkesash, shkresash me objektet e të gjitha llojeve dhe formateve, drejtuar çdo subjekti në Republikën e Shqipërisë dhe më gjërë;
✅hartim të kërkesave, të kërkesëpadive të natyrës administrative, civile apo penale drejtuar shkallës së parë të gjyqësorit, të ankimeve drejtuar shkallës së dytë të gjyqësorit; rekursëve drejtuar Gjykatës së Lartë, të kërkesave drejtuar Gjykatës Kushtetuese;
✅sqarime mbi mënyrat e aplikimit në Platformën e-Albania;
✅çdo shërbim tjetër që konsiderohet i domosdoshëm për tu ndjekur nga një avokat,
mund të më kontaktojë si në vijim:

☑️duke telefonuar dhe/ose duke dërguar mesazh në numrin + 355 67 66 66 826;
☑️duke telefonuar dhe/ose duke shkruar në rrjetet WhatsApp me numrin e mësipërm, Messenger Facebook, Instagram;
☑️duke dërguar email: [email protected]

Ju garantoj shërbim korrekt dhe profesional.

Faleminderit.

28/01/2023

Kodi penal i Republikës së Shqipërisë
Neni 244/a
Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor,
krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013)

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, nëpunësit të huaj publik, nëpunësit të një organizate publike ndërkombëtare, anëtarit të një asambleje të huaj publike apo anëtarit të një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.

19/01/2023

Nëse ka persona të cilët janë të akuzuar në bazë të paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 89/b të kodit penal duhet t'i kërkojnë gjykatës pushimin e gjykimit, pasi gjykata kushtetuese me Vendim nr 39/2022 të shpallur me datë 18.01.2023 ka vendosur shfuqizimin e tyre si të pa pajtueshëm me kushtetuten.

Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive
(Shtuar me ligjin nr. 35/2020, datë 16.4.2020)
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet
kryerjes së veprimeve ose mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes
apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve,
dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Në pritje të fillimit të seancës gjyqësore, tek gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,...
27/07/2022

Në pritje të fillimit të seancës gjyqësore, tek gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Tiranë.

13/07/2022
30/06/2022

VENDIM Nr 2 dt 29.06.2022

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, në mbledhjen e tij të datë 29.06.2022, morri në shqyrtim situatën e paraqitur pas realizimit të bojkotit të proceseve gjyqësore për shkak të miratimit të Hartës së Re të Gjyqësorit nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana e këtij organi nuk pati asnjë reagim lidhur me problematikën e paraqitur nga ana e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe për këtë arsye Këshilli i Përgjithshëm insiston edhe një herë se:

1. Ndarja e re e gjyqësorit, sipas hartës së miratuar është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit të mbrojtura në mënyrë të posacme nga Kushtetuta e vendit.

2. Nëpërmjet kesaj harte cenohet dhe kufizohet aksesi ne drejtesi i individit në proceset gjyqesore.

3. Vendimi i KLGJ injoron haptazi kontributin dhe problematikat e shtruara nga ana e komunitetit te avokateve, si grupi kryesor i interesit i parashikuar në ligj. Ne ndihemi te fyer dhe te perdorur nga ana e organeve qe e kane hartuar dhe miratuar kete vendim, pasi kerkesat tona nuk jane vleresuar aspak ose fare pak.

4. Hyrja ne fuqi e kesaj Harte Gjyqesore do te ulë ndjeshëm kontributin e avokatëve në proceset gjyqësore me pasoja rritjen e kostos se sherbimit, qe ne menyre te drejtperdrejte mund te perkthehet në humbjen e interesit të qytetareve per t'ju drejtuar gjykatave

Ne aspektin ligjor, Harta e Re Gjyqesore bie ndesh me kerkesat e ligjit "Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise", konkretisht:

1. Nenin 14 te ligjit ku percaktohet se caktimi i kompetencave tokesore te gjykatave behet mbi bazen e garantimit te aksesit ne drejtesi, uljen e kostove te perdorimit te burimeve publike, si dhe rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara. Te tre keto kritere nuk jane marre ne konsiderate.

2. Nenin 15/3/a, ku bihet ndesh me percaktimin se Rrethet gjyqësore dhe kompetencat tokësore të gjykatave caktohen duke marrë parasysh, në mënyrë të njëjtë dhe të përshtatshme ndarjen administrative territoriale të vendit, zhvillimin demografik, numrin e banorëve né raport me numrin e gjykatave, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën rrugore dhe kushtet e transportit për në gjykata dhe midis gjykatave, si dhe karakteristikat gjeografike;

3. Harta e Re Gjyqesore ka perjashtuar totalisht detyrimin ligjor lidhur me krijimin e degeve te gjykatave. Respektimi i kesaj dispozite ligjore ne hartimin e Hartes se Re Gjyqesore do te lehtesonte ndjeshem aksesin e publikut ne gjykata.

Referuar parregullsive dhe problemeve te konstatuara me lart, Këshilli i Përgjithshëm

VENDOSI:

1. Te Bojkotoje pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative.

2. Te Bojkotoje seancat e proceve gjyqesore te masave të sigurimit personal në të gjitha shkallët e gjyqësorit për një afat 10 ditor.

3. Shfuqizimin e listave të avokatëve të caktuar pë mbrojtjen e detyrueshme dhe ato të ndihmës juridike dytësore të miratuara pë Vitin 2022.

4. Ky vendim tu behet i njohur të gjitha gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve.

5. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e antarësisë të konsiderohet shkelje e rëndë e dispozitave të ligjit me pasojë fillimin e procedimit disiplinor.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme të shpalljes së vendimit.

U shpall sot në datën 29 Qershor 2022

Address

Tirana
1026

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Av. Artan Simoni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Av. Artan Simoni:

Share