Studio Ligjore "Juris Consulting" shpk

Studio Ligjore "Juris Consulting" shpk Studio Ligjore "Juris Consulting"

02/10/2024

Në vendimin nr.00-2023-2583(312), datë 16.05.2023, për përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga kontrata e qirasë, KCGJL shprehet se parashikimi i një klauzole kontraktore, ka forcën e ligjit për palët. Kushti penal gjobor për mosekzekutim të detyrimit i parashikuar me marrëveshje të palëve përbën një detyrim që i shtohet detyrimit kryesor. Si një nga mjetet e sigurimit për të garantuar ekzekutimin/përmbushjen e detyrimeve, afati i parashkrimit për kushtin penal gjobor përderisa nuk është i përcaktuar rregullisht në ligj është ai 10-vjeçar sipas nenit 114 të KPC në ndryshim me kushtin penal vlerësues afati sipas nenit 115/a të KC (6 mujor)

05/09/2024

E DREJTA E ANKIMIT, CAKTOHET NGA GJYKATA APO LIGJI?

Kolegji civil, në vendimin e datës 12.03.2024 ka ritheksuar se:..Kolegji gjen me vend të përsërisë qëndrimin e tij lidhur me tërheqjen e vëmendjes Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, sa i përket evidentimit të së drejtës së ankimit në dispozitiv, referuar dispozitave procedurale, e konkretisht nenin 62 të tij, i cili ka ndryshuar lidhur me të drejtën e ankimit në vitin 2021.
Evidentimi i së drejtës së ankimit lidhur me këtë disponim, për të cilin nuk lejohet ankim i veçantë investon në mënyrë të gabuar palën ndërgjyqëse me një mjet ankimi të paparashikuar në ligj...

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese, në vendimn e saj të datës 05.02.2020 ka theksuar se:
… Nuk është gjykata ajo që vendos për të drejtën e palës për të paraqitur ankim ose jo, pra që njeh apo kufizon këtë të drejtë, por ky është një element i vendimit, i cili kërkohet të përmendet nga gjykata në mënyrë që pala të informohet dhe të marrë njoftim për të drejtat e saj të njohura dhe garantuara nga ligji.

Noftim për Trajnim:Ky njoftim vlen për Studentët, Juristët dhe të licënsuarit si Avokat. Nëse keni nevojë për dije prakt...
22/04/2024

Noftim për Trajnim:
Ky njoftim vlen për Studentët, Juristët dhe të licënsuarit si Avokat.
Nëse keni nevojë për dije praktike, cështje konkrete, praktikë në seanca gjyqësore si dhe mundësi punësimi pranë partnerëve ose klientëve tanë, atëhere ju njoftojmë se aplikimet vijojnë për këtë trajnim.
I gjithë trajnimi është i programuar dhe i ndarë në seanca përkatëse totalisht praktike të zhvilluara pranë ambjenteve të zyrës, si dhe në vijim pranë Gjykatave apo Prokurorive, dhe konkretisht trajtohen:
• Çështjet Civile
• Çështjet Familjare
• Kodi i Punës
• Çështjet Administrative
• Çështjet Penale
• Proçedurën Përmbarimore
• E Drejta Tregtare. (Shoqëri tregtare)
• Përgatitja e dosjes dhe depozitimi në Gjykatë.

Pas përfundimit të këtij trajnimi, do të jeni të aftë të hapni zyrën tuaj të Avokatisë, të punësoheni menjëherë në cdo biznes (shoqëri tregëtare), të aftësoheni për provimet e Avokatisë dhe Magjistraturës, si dhe për personat që e kanë tashmë një zyrë apo punë, të aftësojnë dijet e tyre brenda një afati shumë të shkurtër dhe të fitojnë besimin e duhur në një treg konkurues.

 Për t'u bërë pjesë e trajnimit ju ftojmë të:

1. Dërgoni një CV në adresën e E-mailit: [email protected]
2. Kontakt: +355 67 40 91 524

08/03/2024

Studio Ligjore "Juris Consulting" Njofton se:

👉Vijojne aplikimet per trajnimin e specializuar pranë Qëndrës "Juris Academy" per muajin Mars!

👉Për të gjithë të interesuarit, ju ftojme të aplikoni për trajnimin e specializuar në fushën juridike dhe për t'u bërë pjesë e trajnimit përdorni një nga mënyrat:

1.Dërgoni një CV në adresën e emailit: [email protected]

2. Kontakt: 067 40 91 524

Studio Ligjore "Juris Consulting"

Në vendimin nr.00-2023-1242(226), datë 25.07.2023, KPGJL vëren se për qëllim të përcaktimit të nismës së prokurorit për ...
16/02/2024

Në vendimin nr.00-2023-1242(226), datë 25.07.2023, KPGJL vëren se për qëllim të përcaktimit të nismës së prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq, akti i njoftimit të akuzës apo vendimi i dërgimit të çështjes në gjyq nuk mund të konsiderohen në kuptim të nenit 324/4 të KPP si veprime hetimore dhe, si të tilla, t’i nënshtrohen eventualisht sanksionit procedural të papërdorshmërisë. Me termin “veprime hetimore” duhet të kuptohen të gjitha ato veprime që janë ose mund të përbëjnë objekt prove, në lidhje me mjetet e provës dhe mjetet e kërkimit të provës, pra jo me të gjithë morinë e akteve të tjera që kryhen gjatë fazës së hetimeve paraprake në një procedim penal të caktuar

👉Studio Ligjore "Juris  Consulting" Njofton se: Kanë vijuar trajnimin prane Qëndrës "Juris Academy"  grupet e rradhes pe...
08/01/2024

👉Studio Ligjore "Juris Consulting" Njofton se:
Kanë vijuar trajnimin prane Qëndrës "Juris Academy" grupet e rradhes per muajin Janar!
👉Për të gjithë të interesuarit,ju ftojme të aplikoni për trajnimin e specializuar në fushën juridike.

Për t'u bërë pjesë e trajnimit përdorni një nga mënyrat:

1.Dërgoni një CV në adresën e emailit: [email protected]
2. Kontakt: 067 40 91 524

📌Kolegji Administrativ  i Gjykatës së Lartë me vendimin për Njësimin e Praktikës Gjyqësore të dates 23.11.2023, për padi...
30/11/2023

📌Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë me vendimin për Njësimin e Praktikës Gjyqësore të dates 23.11.2023, për padi me objekt pavlefshmerin e titullit Ekzekutiv është shprehur se:
👉Në zbatim të neneve 45 dhe 56 të ligjit me nr.49/2012, i ndryshuar, për padi me objekt “ Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv” sipas nenit 609 të Kodit të Procedurës Civile, në të cilat kundërshtohen tituj ekzekutivë nga ato të përcaktuar në pikat ”a”, ”b”, ”c” dhe ”ç” të këtyre neneve, ashtu edhe për ankimin ndaj veprimeve të përmbaruesit gjyqësor sipas nenit 610 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhet me ekzekutimin e këtyre titujve, e drejta e ankimit/rekursit ndaj vendimeve përfundimtare të gjykatës administrative do të kufizohet në përputhje me parashikimet e bëra nga ligjëvënësi në këto dispozita”

📌Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë organizatave jofitimprurëse për lirinë e organizimit.👉Gjykata Kushtetuese njoftoi t...
23/11/2023

📌Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë organizatave jofitimprurëse për lirinë e organizimit.
👉Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën më 20 nëntor vendimarrjen lidhur me kërkimin e disa organizatave jofitimprurëse për të shfuqizuar disa përcaktime të ligjit “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
👉Kërkuesit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, dega Tiranë; Këshilli Shqiptar i Medias; Aleanca kundër Diskriminimit LGBT dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – BIRN Albania, kanë pretenduar në kërkim se përmbajtja e disa dispozitave në këtë ligj cënon të drejtën kushtetuese për t'u organizuar, që garantohet nga neni 46 i Kushtetutës dhe nenin 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; se janë në kundërshtim me parashikimet e nenit 17 të Kushtetutës dhe me standardet ndërkombëtare, që kërkojnë që kufizimi i kësaj të drejte, përfshirë sanksionet, të jetë i parashikuar nga ligji, të ketë një qëllim legjitim dhe të jetë proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.
👉Gjykata Kushtetuese njofton se ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke shfuqizuar parashikimin që përcakton detyrimin për regjistrim fillestar brenda një afati 30-ditor.
👉“Gjykata arriti në përfundimin se ai jo vetëm që nuk buron si i tillë nga legjislacioni në fuqi, por, nga njëra anë sjell detyrime të tjera shtesë për këto subjekte dhe, nga ana tjetër, mosrespektimi i tij çon deri në konsiderimin e tij si shkelje, me pasojë dënimin administrativ me gjobë.
👉Për rrjedhojë, ky parashikim vendos një barrë joproporcionale, veçanërisht për organizatat që synojnë të krijohen rishtazi, duke përbërë kështu një pengesë në drejtim të lirisë së organizimit”, vlerëson Gjykata Kushtetuese.
👉Në lidhje me ato dispozita që kanë parashikuar kompetencat e kancelarit, gjykata arrin në përfundimin se vijnë në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës, që në mënyrë të shprehur ka parashikuar se regjistrimi i organizatave ose shoqatave bëhet në gjykatë, e cila është organi i vetëm kompetent në lidhje me çdo veprim që kryhet nga organizata ose shoqata, si në lidhje me fitimin e personalitetit juridik ose përfundimin e tij, ashtu edhe veprimet që lidhen me ushtrimin e kësaj veprimtarie.
👉“Për rrjedhojë, kancelari, megjithëse ushtron detyrën pranë gjykatës, nuk përfshihet në konceptin kushtetues të gjykatës për sa u përket çështjeve që lidhen me regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, argumenton Gjykata.
👉Ndër të tjera parashikime ligjore që janë rrëzuar si në papajtueshmëri me Kushtetutën, janë edhe ato të pikave 2 deri në 6 të nenit 49 të ligjit të kontestuar. 👉“Gjykata arriti në përfundimin se këto parashikime nuk plotësojnë standardet e kërkuara kushtetuese lidhur me qartësinë e normës juridike për sa i përket kuptimit dhe përllogaritjes së gjobave mbi të ardhurat vjetore të deklaruara të organizatave jofitimprurëse.
👉 Po kështu, edhe kufijtë minimalë dhe maksimalë për vendosjen e gjobave nuk plotësojnë standardet e kërkuara për proporcionalitetin e kufizimit, duke mos respektuar kështu kriteret kushtetuese të kufizimit të lirisë së organizimit”, citohet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shprehet në vijim se pjesa tjetër e kërkimeve është rrëzuar pasi vlerëson se përmbajtja e tyre nuk cenon në thelb lirinë e organizimit dhe as nuk e bën të pamundur ushtrimin e saj.

📌Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin për Njësimin e Praktikës Gjyqësore nr. 61014-523-2023 në lidhje me caktim...
19/11/2023

📌Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin për Njësimin e Praktikës Gjyqësore nr. 61014-523-2023 në lidhje me caktimin e masës mjekësore ndaj personit te papergjegjshëm është shprehur se:
👉Kur dyshohet se vepra penale, është kryer nga një person që dyshohet të jetë i papërgjegjshëm, prokuroria nuk vendos mosfillimin e procedimit penal, pa regjistruar këtë procedim por kryen hetime të mëtejshme.

👉 Në përfundim të hetimeve paraprake, kur procedohet për kundërvajtje penale, prokurori, bazuar në nenin 328, pika 1, shkronja “ç” të Kodit të Procedurës Penale, vendos pushimin e çështjes për personin e papërgjegjshëm, të cilit i atribuohet vepra penale, kur rezulton se ndaj tij nuk duhet të caktohet masë mjekësore, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

👉 Në përfundim të hetimeve paraprake, kur procedohet për krime, prokurori, bazuar në nenin 328, pika 1, shkronja “ç” të Kodit të Procedurës Penale i kërkon gjykatës (gjyqtarit të seancës paraprake), pushimin e çështjes për personin e papërgjegjshëm, të cilit i atribuohet vepra penale, kur rezulton se ndaj tij nuk duhet të caktohet masë mjekësore, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

👉 Në përfundim të hetimeve paraprake, si në rastin kur procedohet për kundërvajtje penale, po ashtu kur procedohet për krime, ndaj personit të papërgjegjshëm që i atribuohet vepra penale dhe ndaj të cilit duhet të caktohet masë mjekësore, sipas nenit 46 të Kodit Penal, prokurori i kërkon gjykatës (gjyqtarit të seancës paraprake) “Dërgimin e çështjes në gjyq, sipas nenit 327, pika 6, shkronja “b” të Kodit të Procedurës Penale..1 Gjykata kompetente për caktimin e masave mjekësore, sipas nenit 46 të Kodit Penal dhe nenit 46 të Kodit të Procedurës Penale është gjykata që gjykon çështjen në themel.
👉Gjyqtari i seancës paraprake, kur çmon se hetimet paraprake janë të plota, bazuar në nenin 332/dh, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale, vendos pranimin e kërkesës së prokurorit dhe dërgimin e çështjes në gjyq për caktimin e masës mjekësore ndaj personit të papërgjegjshëm që i atribuohet vepra penale, sipas nenit 46 të Kodit Penal.
👉 Gjykata që gjykon çështjen në themel, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, disponon me pushimin e çështjes penale bazuar në nenet 387, pika 1 dhe 328, pika 1, shkronja “ç” të Kodit të Procedurës Penale dhe caktimin e masës mjekësore ndaj personit të papërgjegjshëm që i atribuohet vepra penale, sipas nenit 46 të Kodit Penal, kur vërtetohen:

1. ekzistenca e faktit penal;

2. kryerja e tij nga ky person;

3.papërgjegjshmëria e tij në kohën e kryerjes së veprës penale;

4.rrezikshmëria shoqërore e personit të papërgjegjshëm

🖋Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë studentëve të Universitetit të Mjekësisë dhe ka pezulluar ligjin e miratuar me...
17/11/2023

🖋Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë studentëve të Universitetit të Mjekësisë dhe ka pezulluar ligjin e miratuar me votat e mazhorancës që i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar për 5 vite në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.
👉Vendimi është marrë këtë të martë, teksa më konkretisht bëhet fjalë për“Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.
👉Objekti i kërkesës është shfuqizimi i nenit 4, të ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
👉Dhe po ashtu objekt i kërkesës ishte dhe pezullimi i ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

📌Ka hyrë në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”. Ligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shtator dhe u b...
14/11/2023

📌Ka hyrë në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”. Ligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare më datë 20 tetor, ndërsa përmbajtja e tij parashikonte hyrjen në fuqi 15 ditë pas publikimit.
👉Ligji i ri do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve. Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.
👉Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. 👉Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.
👉Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
👉Ligji sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, atij me pjesëmarrje të mbyllur.

👉Fondi i këtij lloji mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit.

Address

Rruga "Frederik Shiroka", Godina ALBA, Kati 3, Tirane
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore "Juris Consulting" shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share