Studio Ligjore Shehu

Studio Ligjore Shehu Shehu Law & Consultants

ℹ️
21/11/2022

ℹ️

29/07/2021

‼️

Njoftim për Personat Juridike!Ju sjellim në vëmendje se, çdo subjekt raportues ekzistues, person juridik i regjistruar n...
18/02/2021

Njoftim për Personat Juridike!

Ju sjellim në vëmendje se, çdo subjekt raportues ekzistues, person juridik i regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe i identifikuar me NUIS, duhet të regjistrojë pronarin/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP) brenda 60 ditëve nga krijimi i tij, sipas kërkesave të Ligjit nr. 112/2020 dhe VKM nr. 1088, datë 24.12.2020.

Regjistrimi bëhet me aplikim nga personi i autorizuar (përfaqësuesi ligjor) për të përfaqësuar subjektin tuaj, nëpërmjet shërbimit “regjistrim i pronarit përfitues”, në portalin e-albania.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14519

Duhet të mbani në konsideratë, se, pronar përfitues është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin tuaj, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25 % ose më tepër, të:

aksioneve/kuotave;
pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit tuaj;
të drejtave të votimit; ose
përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti juaj në emër të tij.
Pronësia direkte, është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Pronësia indirekte, është pronësia ose kontrolli i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në subjektin tuaj.

Ndërkohë, me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore.

Në rast se pronësia indirekte ushtrohet me anë të një trust-i, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues:

-Krijuesin;
-kujdestarin/të mirëbesuarin;
-mbrojtësin, nëse ka, dhe
-përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar,
-klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon;
-ose çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.
Në aplikim, duhet të bashkëlidhet dokumentacioni i nevojshëm shoqërues, të tillë si: dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj; ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton ortak/aksion në subjektin tuaj (pronësia indirekte); statuti/aktet e brendshme të shoqërisë; kontrata apo cdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj, sipas pronësisë direkte apo indirekte.

Kujdes*, në rast se nuk mund të identifikoni dot individin zotërues të 25 % ose më tepër, duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues, individin që:

përcakton vendimet e marra ose
Kontrollon në cdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive
*Nëse nuk mund të identifikohet dot as në këtë rast, atëherë duhet të identifikoni dhe regjistroni si pronar përfitues, individin që mban pozicionin e drejtuesit/drejtuesve më të lartë.

Në këto dy raste, duhet të ngarkoni gjithashtu: (1)deklaratën me shkrim e nënshkruar nga përfaqësuesi juaj ligjor, ku të përcaktohen saktësisht hapat e ndërmarra për identifikimin e pronarit përfitues, si dhe arsyet e identifikimit të tij në këtë pozicion (2) dokumentacionin që vërteton kontrollin/pozicionin drejtues të individit të regjistruar si pronar përfitues në subjektin raportues (sipas rastit).

Aplikimi dhe dokumentacioni shoqërues, konfirmohet se është i saktë me mjete elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën nëpërmjet nënshkrimit elektronik të avancuar të formularit të aplikimit. QKB, shqyrton aplikimin brenda dy ditë pune, sipas kërkesave të VKM-së, pas verifikimit të të cilave vendos miratimin ose refuzimin e tij, vendimmarrje e cila publikohet në RPP gjithashtu, njoftohet nëpërmjet postës elektronike të deklaruar nga cdo subjekt raportues në e-albania.

Duhet, që aplikimi të kryhet brenda afatit 60 ditor, nga krijimi i RPP sipas nenit 15, të ligjit, pasi në të kundërt shoqërohet me penalitet sipas përcaktimit të nenit 13, të ligjit nr.112/2020 dhe ndërprerje shërbimi në Regjistrin Tregtar, deri në regjistrimin e të dhenave si dhe shlyerjen e detyrimit.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë e...

Ç’regjistrimi nga TVSH! Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i sjell në vëmendje të gjithë tatimpaguesve, të cilët në baz...
02/02/2021

Ç’regjistrimi nga TVSH!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i sjell në vëmendje të gjithë tatimpaguesve, të cilët në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 576 datë 22.7.2020, plotësojnë kushtet për të mos qenë pjesë e skemës së TVSH-së, se duhet të paraqiten:

a)pranë shoqërive me të cilat kanë kontraktuar shërbimin për mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale ekzsituese, për të ndryshuar regjimin e TVSH-së.(kalimin e kasës pa TVSH. Përdorimin e dëftesave tatimore deri sa të bëhet kalimi i kasës pa TVSH);

b)pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, për t’u pajisur me bllok faturash të thjeshta tatimore Model 4.(Shërbimi i Tatimpaguesit tek 21 Dhjetor-i).

🌐

The Law Office “Shehu Law & Consultants” was established with the sole purpose of professionalism, to meet the needs of our clients.

Shtyhet afati i OFL! Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori dje në shqyrtim Aktin Normativ nr. 35, datë 16.12.2020 të Kës...
20/01/2021

Shtyhet afati i OFL!

Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori dje në shqyrtim Aktin Normativ nr. 35, datë 16.12.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” miratuar me ligj nr. 18/2020”. Qëllimi draftit është shtyrja e afatit të OFL, për t’i dhënë mundësi gjykatës dhe prokurorisë të konkludojnë me dosjet që kanë shkuar deri tani.

Ndryshimet në aktin normativ kanë për qëllim shtyrjen e afatit për veprimtarinë e gjykatës dhe prokurorisë kompetente të ngarkuar në ushtrimin e kompetencave deri në zgjidhjen përfundimtare të rasteve të referuara nga Policia e Shtetit dhe shprehjen me vendim për ato kërkesa që janë depozituar deri në datën 31 dhjetor 2020.
Arsyet e shtyrjes së afatit të veprimtarisë së OFL vinë nga ndikimi i evident i pandemisë i cili ndikoi drejtpërdrejt në këtë proces ku OFL ka referuar në SPAK 198 raste për 220 subjekte të Aktit normativ për 1493 pasuri dhe nga Gjykata e Posaçme janë dhënë 88 vendime për 523 pasuri deri në datën 30.11.2020, të tjerat janë ende në proces ose janë kthyer në SPAK për plotësime.

Informim mbi paraqitjen e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese.Swipe për informacionin e plot.🌐www.studioligjoreshehu.com__ ...
18/01/2021

Informim mbi paraqitjen e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese.
Swipe për informacionin e plot.

🌐www.studioligjoreshehu.com
__

E rëndësishme! Tatimi mbi Fitimin Zero për Biznesin e Vogël!Nga data 1 Janar, Biznesi i vogël, me xhiro nën 14 Milionë l...
05/01/2021

E rëndësishme!

Tatimi mbi Fitimin Zero për Biznesin e Vogël!

Nga data 1 Janar, Biznesi i vogël, me xhiro nën 14 Milionë lekë, nuk do të paguajë tatim mbi fitimin, duke cliruar mbi 90% të bizneseve në vend nga barra fiskale.
www.studioligjoreshehu.com🌐

Thirrje për shoqëritë tregtare që operojnë në vendin tonë, të informohen në lidhje me Udhëzimin Nr.44 datë 09.11.2020 dh...
18/12/2020

Thirrje për shoqëritë tregtare që operojnë në vendin tonë, të informohen në lidhje me Udhëzimin Nr.44 datë 09.11.2020 dhe t’i drejtohen gjykatës në rast të konstatimit të shkeljeve të së drejtave të ortakëve/aksionerëve!
www.studioligjoreshehu.com🌐

16/12/2020

Çfarë duhet të keni parasysh disa orientieme dhe rregulla gjatë një kontrrolli me urdhër pune nga tatimet!

1.Në rastet e një kontrolli me Urdhër Pune
-Kur në ambjentet e biznesit paraqiten inspektor të administratës tatimore të cilët ata mund të jenë Inspektor të verifikimit dhe monitorimit në terren, ose inspektor të Drejtorisë Rajonale Tatimore, në çdo rast ata duhet të jenë të pajisur me urdhërin e punës i cili do të kërkohet nga përfaqësuesi ligjor i biznesit në momentin e prezantimit të tyre.
-Në urdhërin e punës janë të specifikuara se çfarë do të kontrollohet.
-Grupi kontrollit mund të verifikoj edhe problematika të tjera jashtë programit të kontrollit, vetëm në rastet kur gjatë kontrollit ka vërejtur parregullsi të tjera si furnizime mallrash pa faturë, transport mallrash pa faturë tatimore ose faturë shoqërimi, etj.
-Grupi i kontrollit sipas programit të urdhërit të punës bëjnë verifikimet, që nga inventari fizik i mallrave, evidentimin e faturave të fundit sh*tjes dhe blerjes dhe çdo aspekt tjetër dhe në perfundim mban akt-konstatimin për gjithë problematikat dhe asnjëherë nuk mund të kërkoj gjendjen kontabël të mallrave në momentin e kontrollit, kaq është detyra e tyre. Nuk është në tagrin e tyre të kërkojnë gjendjen kontabel të mallrave, por këtë dokument e kërkon vetëm inspektori i DRT që do të administroj kete akt-konstatimi të mbajtur nga inspektor të terrenit me qëllim rakordimin e shifrave dhe mbajtjen e akt-vlerësimit tatimor.

2.Në rastet e një kontrolli me Vizitë Fiskale
-Në këtë rast subjekti njoftohet 10 ditë përpara në lidhje me programin e kontrollit që do të ushtrohet në subjekt.
-Programi i kontrollit ka të evidentuar llojin e tatimit që do të kontrollohet dhe problematika të tjera.
-Dhe në këtë rast gjendja kontabël e mallrave kërkohet mbasi është bërë inventari fizik i mallrave dhe më pas i lihet koha e nevojshme studios kontabël të regjistroj dokumentacionin deri në momentin e kontrollit dhe mbasi regjistrimet kanë përfunduar i jepet gjendja kontabël për të bërë rakordimet e bilancit material.

3.Në rastin e një kontrolli tematik të planifikuar
-Në këtë rast subjekti njoftohet 30 ditë përpara.
-Edhe në këtë rast njoftimi kontrollit është i shoqëruar me programin e kontrollit, ku ka të specifikuar llojet e tatimit si dhe periudhën e viteve për kontroll.
-Periudha e një kontrolli tematik mund të përfshijë një periudhë 1-5 vite paraardhëse,por asnjëherë jo më shumë se 5 vite.

Address

Rr. "Resh*t Collaku", Pallati "Aurora", Nr. 1, Tirane
Tirana
1005

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Shehu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share