Praktike Juridike

Pse ky trajnim ? Pas rreth 30 vite ne praktike si jurist, kam punuar ne aq shume pozicione si jurist, por jo vetem, si d...
09/06/2026

Pse ky trajnim ?
Pas rreth 30 vite ne praktike si jurist, kam punuar ne aq shume pozicione si jurist, por jo vetem, si dhe ne aq shume institucione e biznese, sa nuk i mbaj mend.
Ne 20 vitet e fundit kam perdorur cdo dite nje model pune qe e kam quajtur "Juristi i zgjuar".....
Nese do edhe ti te zbulosh se cfare fshihet pas "Juristi i zgjuar", dhe te zbulosh mundesite dhe suksesin qe mund te te ofroje, behu pjese e ketij trajnimi.
Suksesi eshte ngjites, mos e harro kete !

05/06/2026
Ky liber eshte shume me shume se njohja me ato gjera, qe ju nuk ju kane treguar deri sot gjate studimeve dhe me pas !
08/05/2026

Ky liber eshte shume me shume se njohja me ato gjera, qe ju nuk ju kane treguar deri sot gjate studimeve dhe me pas !

Nje fragment nga libri....SEKRETI 11GJEJ NJE MENTOR  Mentoret ose ne shqip kujdestaret, jane sekreti i suksesit. Eshte s...
07/04/2026

Nje fragment nga libri....

SEKRETI 11
GJEJ NJE MENTOR

Mentoret ose ne shqip kujdestaret, jane sekreti i suksesit.
Eshte shume rendesishme qe te gjeni nje mentor qe te kujdeset per ju gjate studimeve. Nuk thashe qe eshte e lehte te gjeni, por nese e shikoni si nje investim me pritshmeri te larta, ju duhet te gjeni nje zgjidhje per kete. Qe te gjesh nje mentor, se pari duhet ti besh vetes disa pyetje.
Si duhet te jete ai? A ngjan ai me tipin dhe natyren time? A eshte deshira ime qe te behem si ai ? Si eshte bere ai kaq i suksesshem ?
Nese ju i pergjigjeni ketyre pyetjeve me sinqeritet, do te arrini ne nje konkluzion interesant, qe ne fakt do te thote se ju po krijoni nje vizion per te ardhmen tuaj pa e kuptuar.
Qe te gjeni nje mentor, se pari ju duhet te kerkoni d**e si i cili, keni deshire te beheni, por kini parasysh qe duhet te keni gjera te ngjashme me te, sepse nese jo, nuk do te funksionoje. Per te gjetur d**e sic ju do ju pelqente, ju duhet te kerkoni dhe te shpenzoni kohe. Ne fakt ju duhet te gjeni disa kandidatura per mentor, sepse duhet te perzgjidhni ate qe ju pershtatet me shume.
Pasi ju ti keni gjetur kandidaturat per mentor, duhet te filloni te studioni mbi ta, te mblidhni informacione, te kuptoni si e kane filluar dhe zhvilluar karrieren e tyre ata, te kuptoni aftesite e tyre dhe te gjeni nje mundesi kontakti per te tentuar nje takim ose bisede me ta.
Zakonisht nese i kerkon menjehere dikujt qe te jete mentori yt, pa nje faze te ndermjetme njohjeje reciproke, veshtire se do te pranoje. Kjo ndodh per shume arsye, disa varen prej jush disa jo. Detyra juaj eshte te zbuloni se si te zgjoni interesin tek personi tjeter, se si ta beni ate person qe te kete nje ose me shume arsye qe te pranoje te behet mentori juaj. Nese arrini te realizoni nje takim me te, ju duhet te gjeni dhe shpenzoni me shume kohe me kete person.
Per te marre pergjigjen e duhur, duhet te studioni me detaje personin ne fjale dhe te gjeni momentin e duhur, per ta bere kerkesen tuaj, ne te kundert nuk do te funksionoje.
Mentoret qe ju kerkoni, jane persona te cilet kane ndertuar nje karriere dhe ne pergjithesi jane njerez te angazhuar. Ata e vleresojne shume kohen dhe personat me te cilet e shpenzojne ate. Prandaj duhet te pergatiteni mire dhe seriozisht me veten tuaj, per te tentuar qe ti kerkoni nje personi te jete mentori juaj.
Nuk e them qe gjetja e nje mentori eshte gje e lehte, por ju them qe nese arrini ta gjeni, keni bere nje hap te rendesishem drejt punesimit tuaj.
vijon....

Address

Ferit Xhajko
Tirana
1234

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Praktike Juridike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share