Zyra e Avokatise dhe Konsulences Ligjore
" T - LEX" , ofron :
TE DREJTA TE PRONESISE INDUSTRIALE DHE TE DREJTA TE AUTORIT
• kryerja e te gjitha procedurave per regjistrimin e markes tregtare.
• kryerja e te gjitha procedurave per mbrojtjen administrative apo gjyqesore te markes tregtare.
• hetimin ne lidhje me shkeljen e te drejtave te markes tregtare.
• kryerja e te gjitha procedurave per regj
istrimin e disenjove industriale. kryerja e te gjitha procedurave per mbrojtjen administrative apo gjyqesore te Dizenjos industriale.
• hetimin ne lidhje me shkeljen e te drejtave te dizenjos industriale. CËSHTJE CIVILE
• Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.
• Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.
• Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
• Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.
• Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
• Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj.
• Përfaqësim ligjor pranë gjykatave , ajo e shkalles se parë dhe të apelit.
• Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.
• Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj. PASURI TË PALUAJTSHME
• Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.
• Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.
• Proçedurat që duhen ndjekur për sh*tjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.
• Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. ADMINISTRATIVE
• Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.
• Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.
• Ankim të akteve administrative individuale.
• Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e adiministratës shtetërore.
• Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.
• Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.
• Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
• Përpilim kërkesash fillestare, peticione me gojë ose me shkrim, me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative ku kompania eshte pale. TREGTARE
• Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, sh*tblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.
• Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.
• Marrëdhëniet e kompanise me palët e treta.
• Përfaqësim në gjyq të kompanise për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.
• Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës. PENALE
• Përfaqësim ligjor për çështjet me të mitur.
• Ndërmjetësim në zgjidhjen e çështjeve penale me të dëmtuar akuzues.
• Dhënie e mbrojtjes për ndalimet dhe arrestimet.
• Përfaqësim dhe mbrojtje gjatë hetimeve paraprake.
• Përfaqësim dhe mbrojtje në gjykimin në Shkallë të Parë të çështjeve penale.
• Përfaqësim dhe mbrojtje në gjykimin në Apel të çështjeve penale.
• Përfaqësim dhe mbrojtje në gjykimin në Gjykatën e Lartë të çështjeve penale.
• Përfaqësim gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit penal të formës së prerë.
• Përgatitje kërkesë ankimore dhe të kërkesave të tjera në çështje të tjera. Për shërbimet e mësipërme tarifa përcaktohet rast pas rasti duke parë problematikën e çështjeve dhe mundësinë e zgjidhjes me sukses të tyre dhe gjithashtu edhe në varësi të kohës brenda të cilës mund të zgjidhet çështja. Per personat te cilet e kane te pamundur te paguajne ofrohen edhe sherbime dhe konsulence FALAS.