E.N Studio Ligjore

E.N Studio Ligjore Studio ligjore ENLAW synon të arrij standartet më të larta në ofrimin e shërbimeve ligjore, për individ

18/02/2026
20/12/2025
27/08/2024

Shkolla pothuajse po fillon dhe unë dua t'ju kërkoj një nder... Uluni me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe shpjegoni se nuk ka kurrë një arsye për të tallur dikë për gjatësinë e tij, peshën e tij, tonin e lëkurës, jetën familjare apo gjërat që ata shijojnë.
Shpjegon se nuk ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtat këpucë çdo ditë.
Shpjegoni se një çantë shpine e përdorur mbart të njëjtat ëndrra si një e re.
Mësojini ata të mos përjashtojnë askënd për "të qenë ndryshe"
Shpjegoju atyre se ngacmimi dhemb dhe se shkolla është për të shkuar për të MËSUAR, JO për të konkurruar ose përhapur negativitet.
Kujtoju atyre se disa fëmijë nuk shkojnë në shtëpi në familje të dashura, kështu që është e rëndësishme të jesh i sjellshëm. Gjithçka fillon në shtëpi!

09/08/2024

✅Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes.

Ky shërbim ofrohet përmes aplikimit online në platformën e-albania dhe paraqitjes fizike për marrjen e dokumentit.

Për më shumë ℹ️ kliko në:
🔗https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-deklarate-noteriale/

10/04/2024
13/05/2023
24/01/2023

⏰SHTYHET AFATI PER APLIKIMIN - 17 shkurt 2023
Në përgjigje të kërkesës së disa prej aplikantëve për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm, dëshirojmë të bëjmë më dije zgjatjen e afatit të aplikimit për vitin e ri akademik të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike".

Kandidatët janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të plotësuar dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar aplikimin e tyre brenda datës 17 shkurt 2023, ora 16.00.
Kandidatët janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet në faqen tonë:

Detajet në linkun: https://asp.al/index.php?idn=385&mod=4&lang=1

14/12/2022

📌 Shkolla e Magjistraturës fton ⚖️ e administratës publike në takimet e ndërgjegjësimit për procesin e si kandidat për , dhe , për vitin akademik 2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣ - 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣.

👩‍🏫👨‍🏫 Të diplomuarit në Shkenca Juridike të cilët kanë të paktën 3️⃣ vjet përvojë profesionale në administratën publike ✔️ janë të lutur t’i bashkohen aktiviteteve në datat e mëposhtme 👇:

👩‍💻👨‍💻 Për më shumë ℹ️ linku 🔗
https://www.magjistratura.edu.al/sq/lajme/njoftime/njoftim-per-pjesemarrje-ne-takimet-e-ndergjegjesimit-per-procesin-e-rekrutimit-si-kandidat-per-magjistrat-ne-shkollen-e-magjistratures

02/12/2022

FATOS BAXHAKU - ATDHEU

Atdheu është vatra familjare, gardhi, era e mirë e shtëpisë, vendi ku e ndien veten të barabartë dhe të respektuar, bash atje ku të zë gjumi rehat. Do hash ndonjë të sharë, por të jesh i sigurt që e ke pasur hallall.

Atdheu është gjuha, rrugicat, dialekti, ëndrrat, përrallat, hartimet, dashuritë e para dhe ato të munguara, librat e shkoqur erëmirë.

Atdheu është dhimbja jote. Është pafuqia dhe fuqia jote. Është pikërisht ajo që ti do të doje të ishte më mirë.

Atdheu është gjeni yt, mëkatet e tua, mëritë e tua, dashuritë e tua, tradhtitë e tua.

Atdheu është edhe me ngjyra: Flamuri, Kuqezia, Pavarësia, heronjtë, bëmat… Por mos harro, kanë ardhur kohë të tjera, që kanë nevojë për punë dhe jo për legjenda.

Atdheu është edhe stinë. Nganjëherë na lodh me zymtësinë, apo me shiun, dhe herë të tjera na ngazëllon me beharin e parakohshëm që vjen befas. Atdheu është ai, vetmitar, i paparashikueshëm.

Atdheu nuk do brohoritës. Më të famshmit brohoritës nuk kanë pasur fat të mirë.

Atdheu nuk i do ata që shkojnë nga salla e bilardos drejt e në stadiumin ku mëtojmë të jemi edhe ne. Atdheu na kërkon në radhë të parë punë dhe mend. Si i bëhet?

Atdheu është ai vend i mrekullueshëm ku na kanë mësuar se më e mbara udhë është të shtojmë miqtë dhe jo armiqtë.

Nga Atdheu dhe historia e tij e gjatë kemi mësuar se ai nuk do që të fshihemi pas tij. Kjo duhet të jetë e pandershme.

Atdheu është zemërgjerë, ai na i fal edhe mëkatet tona, dhe të të tjerëve, vetëm e vetëm që njerëzia të jenë mirë.

Atdheu hera-herës na kujton: Kujdes të korrat!

Atdheu është ajo gjë që të mungon sa herë që thua me krenari “I am Albanian”.

Atdheu hap punë, shpresë dhe jo sherre.

Sigurisht që edhe Atdheu ka një cak, ka një limit deri në të cilin mund të na falë mëkatet. Mjaft na ka duruar! Më e para nga të gjitha është se ne duhet të jemi më kokunjur në krenarinë tonë të pabazuar në themel.

Është bazike, nisur nga historia e kulturave njerëzore, që popujt që arrijnë të njohin veten e tyre, njësoj si njerëzit, e kanë jetën më të mbarë, përkundrazi, popujt, që merren me lapidarë, himne, simbole lloj-lloj dhe aspak me thelbin e gjësë, ahere atyre do t’u duhet një rrugë e gjatë drejt përparimit.

Sido që të jetë: Rroftë Atdheu ynë! Kjo për ne. Por rrofshin të gjithë për atdhetarët e tjerë!

11/08/2022

470 signatures are still needed! S'KA MA TURP

26/07/2022

Address

Blv Gjergj Fishta, Kryqezimi I Ures Se Drejtoris Se Policise. Kati I II Tek Stacioni I Unazes
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E.N Studio Ligjore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to E.N Studio Ligjore:

Share

Category