11/05/2026
Kur mund të kërkoni përshpejtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit?
Nëse çështja juaj është në apel dhe vonesa po ju shkakton pasoja serioze? Ligji dhe vendimet e KLGJ (vendimi nr. 78 date 30.05.2019 dhe ndryshimi i vendimit nr. 78 vendosur ne date 8.05.2026 me shtimin e ceshtjeve qe trajtohen me prioritet ne Gjykaten e Apelit Juridiksioni i Pergjithshem) parashikojnë mundësinë e paraqitjes së një kërkese për përshpejtim.
Kjo mund të vlejë sidomos për:
1. çështje që lidhen me fëmijët;
2. çështje familjare, kujdestari, detyrim ushqimor ose birësim;
3. çështje pensioni, vjetërsi pune ose dokumente që ndikojnë në pension;
4. çështje pune dhe shpërblim dëmi nga zgjidhja e kontratës së punës;
5. çështje që prekin persona në nevojë;
6. çështje të kthimit dhe kompensimit të pronave të ish-pronarëve;
7. çështje konsumatore;
8. çështje për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës;
9. raste kur pala ka gjendje shëndetësore të rënduar, moshë të avancuar ose pasoja të tjera veçanërisht të rënda.
Kërkesa duhet të jetë me shkrim, e nënshkruar, me arsye konkrete dhe, kur është e mundur, me prova mbështetëse.
Mos prisni që vonesa të bëhet e pakthyeshme.
Në raste të caktuara, një kërkesë e argumentuar mirë mund të ndihmojë që çështja të trajtohet me prioritet.
Ciftja Law Këshillim ligjor dhe strategji procedurale për çështjet në gjykatë.