DPOAlbania

DPOAlbania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from DPOAlbania, Rr. Sheh Ahmet Pazari, Ambasador 3, Kati 2, Hyrja 12, Tirana.

Data Protection and GDPR consulting - Data Protection Officer (DPO) outsourcing - Data Protection Trainings and Certification - Data Protection Risk Assessment - Data Protection and GDPR Auditing - IT Auditing.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar për konsultim publik n...
17/04/2025

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar për konsultim publik një set të rëndësishëm aktesh nënligjore, që synojnë zbatimin efektiv të Ligjit Nr. 124/2024.

🗓 Afati për paraqitjen e komenteve dhe opinioneve: deri më 25 prill 2025

🔗 Lexoni më shumë: https://idp.al/2025/04/15/njoftim-lidhur-me-setin-e-akteve-nenligjore-te-hartuara-nga-zyra-e-komisionerit/

📣 DPO Albania inkurajon çdo grup interesi, individ, apo përfaqësues të sektorit publik dhe privat, të kontribuojnë me mendime dhe sugjerime.

✏️Keni pyetje? Apo doni të dini si ndikojnë këto akte në organizatën tuaj?
Na shkruani në DM ose lini një koment më poshtë – jemi këtu për të ndihmuar!

Privatësia është një e drejtë. Zbatimi i saj kërkon pjesëmarrje të përbashkët.

A e dini që disa teknologji i lejojnë ofruesit të internetit të lexojnë jo vetëm ku po hyni në internet, por edhe çfarë ...
04/04/2025

A e dini që disa teknologji i lejojnë ofruesit të internetit të lexojnë jo vetëm ku po hyni në internet, por edhe çfarë lexoni, çfarë shkruani dhe me kë komunikoni?
Kjo quhet Deep Packet Inspection (DPI) – dhe është një formë survejimi dixhital që, pa garanci ligjore, cenon privatësinë dhe të drejtën për informacion të lirë.
Nëse DPI përdoret në Shqipëri, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë, kontroll dhe mbrojtje.

🛑 Privatësia nuk është luks. Është një e drejtë.

A mendon se ligji për mbrojtjen e të dhënave nuk të prek?Mund të gabohesh!Zbuloje me një klikim – linku është në bio.   ...
28/03/2025

A mendon se ligji për mbrojtjen e të dhënave nuk të prek?
Mund të gabohesh!
Zbuloje me një klikim – linku është në bio.

📢 A e dini se nga data 3 shkurt ka hyrë në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale? 📜🔐Ligji nr. 124/2024 sj...
04/02/2025

📢 A e dini se nga data 3 shkurt ka hyrë në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale? 📜🔐

Ligji nr. 124/2024 sjell rregulla të reja dhe masa më të forta për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave tuaja si individë. 📲💡

🚀 Bizneset dhe institucionet duhet të sigurohen që janë në përputhje me këtë ligj për të shmangur sanksionet dhe për të garantuar një menaxhim të sigurt të të dhënave personale.

Na ndiqni për më shumë informacione dhe udhëzime praktike mbi këtë ndryshim ligjor! ✅

📢 Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë! 🇦🇱 Ky hap i rëndësishëm përpu...
10/01/2025

📢 Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë! 🇦🇱 Ky hap i rëndësishëm përputhet me standardet e BE-së dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), duke forcuar të drejtat individuale dhe garantuar mbrojtjen e privatësisë në epokën e digjitalizimit. 🔒✨

📌 Risi kyçe: privatësia në projektim, e drejta për t’u harruar, transferueshmëria e të dhënave dhe masa të forta për sigurinë.

🔗 Për një Shqipëri më afër BE-së dhe standardeve më të larta të mbrojtjes së të dhënave!

Për të mbrojtur të dhënat personale gjatë blerjeve online, ndiqni këto këshilla:✅ Zgjidhni metoda të sigurta pagesash si...
04/12/2024

Për të mbrojtur të dhënat personale gjatë blerjeve online, ndiqni këto këshilla:

✅ Zgjidhni metoda të sigurta pagesash si karta virtuale ose PayPal. Legjislacioni ju garanton të drejtën për të zgjedhur mënyrën e pagesës që ju përshtatet.
✅ Kontrolloni certifikatat e sigurisë – sigurohuni që faqja fillon me https: për një lidhje të sigurt.
✅ Përdorni Wi-Fi të sigurt, shmangni rrjetet publike gjatë blerjeve.
✅ Kontrolloni reputacionin e dyqanit – zgjidhni faqe të njohura dhe lexoni komentet e klientëve.
✅ Monitoroni llogarinë tuaj bankare pas blerjeve për çdo aktivitet të dyshimtë.

Bëni blerje të sigurta dhe mbani të dhënat tuaja të mbrojtura!

A e dini se mund të gjobiteni për vendosjen e kamerave në pozicione të papërshtatshme?! 📸🚫Çdo biznes, organizatë, apo in...
12/11/2024

A e dini se mund të gjobiteni për vendosjen e kamerave në pozicione të papërshtatshme?! 📸🚫

Çdo biznes, organizatë, apo individ që po mendon të instalojë kamera, duhet të ketë parasysh këto detaje të rëndësishme para instalimit:

❗️Pozicioni korrekt i kamerave
❗️Tabela informuese sipas standardit ligjor
❗️Raporti i riskut për privatësinë
❗️Politikat e shkruara për mbrojtjen e të dhënave
❗️Afati i duhur i ruajtjes së xhirimeve
❗️Trajnimi i stafit me akses në pamjet
❗️Nivelet e aksesit dhe më shumë!

Shmangni gjobat e larta nga Zyra e Komisionerit dhe përgatituni për mbrojtje të të dhënave.

Na kontaktoni në DPO Albania për asistencë në çdo hap!

📅 Në datë 16 Tetor 2024, Këshilli i Ministrave miratoi Projektligjin e ri “Për mbrojtjen e të dhënave”, duke afruar legj...
07/11/2024

📅 Në datë 16 Tetor 2024, Këshilli i Ministrave miratoi Projektligjin e ri “Për mbrojtjen e të dhënave”, duke afruar legjislacionin shqiptar me standardet e GDPR. Tani pritet shqyrtimi në Kuvend.

Ky ligj parashikon detyrime të reja rregullatore, ligjore dhe teknike për çdo kompani që përpunon të dhëna, duke kërkuar investime në:
🔹 Trajnim stafi dhe kontraktim të DPO-së (Ekspertit të Mbrojtjes së të Dhënave),
🔹 Konsulencë të specializuar,
🔹 Akte të brendshme rregullatore,
🔹 Infrastrukturë teknike dhe teknologji.

⚠️ Shmangni pasojat e rënda për kompaninë tuaj si gjobat që mund të arrijnë deri në 2 miliardë lekë ose deri 4% të xhiros globale vjetore.

💡 Konsultohuni me DPO Albania Shpk për ndihmë të specializuar dhe siguroni që biznesi juaj të jetë në përputhje me ligjin e ri!

 ne mbeshtetje te maratones "run for autism"
19/10/2024

ne mbeshtetje te maratones "run for autism"

28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale!Kjo ditë shënon përvjetorin e miratimit nga Këshilli i Evropës ...
28/01/2024

28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale!

Kjo ditë shënon përvjetorin e miratimit nga Këshilli i Evropës të Konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale” (e njohur si “Konventa 108”). Konventa është akti ligjor i parë detyrues ndërkombëtar, në lidhje me të drejtat e individëve për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale.

Sot, të gjithë ne e njohim rolin e rëndësishëm dhe jetësor që ka mbrojtja e të dhënave personale në botën digjitale, që është gjithnjë e më e lidhur përmes teknologjisë.

Revolucioni dixhital ka sjellë padyshim përfitime të jashtëzakonshme, por gjithashtu edhe përgjegjësi të mëdha, që lidhen me rrisqet sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.

28 Janari është gjithashtu një ditë reflektimi për të gjithë.

Çdo individ duhet të reflektojë mbi faktin se sa të sigurta janë të dhënat e tij personale, masat që duhet të marrë dhe ku duhet të drejtohet nëse konstaton një shkelje të të dhënave personale dhe të drejtave të tij.

Çdo kompani private apo organizatë duhet të reflektojë mbi faktin se sa të sigurta janë të dhënat personale që përpunojnë gjatë aktivitetit të tyre, për klientët dhe qytetarët, çfarë masa organizative dhe teknike duhet të marrin për të qenë në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave.

Në këtë situatë ngrihen disa pyetje kritike:

A jemi ne, vërtet në kontroll të të dhënave tona?

A mundet që inovacioni të zhvillohet përkrah garantimit të privatësisë individuale?

Sfida dhe zhvillime të reja na presin në dritën ndryshimeve të shpejta teknologjike dhe ligjore, sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.

DPO Albania mbetet gjithmonë e gatshme tju asistojë dhe mbështesë duke ofruar një nivel të lartë ekspertize, si dhe shërbime cilësore, profesionale dhe inovatore.

DPO Albania është partenri juaj më i sigurtë, në mbrojtjen e të dhënave personale dhe sfidat që do të vijnë

Ne eventin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise ne Shqiperi (American Chamber of Commerce Albania), ishte I ftuar...
12/06/2023

Ne eventin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise ne Shqiperi (American Chamber of Commerce Albania), ishte I ftuar edhe CEO I DPO Albania, ku prezantoi para te pranishmeve 1) problematikat e konstatuata ne bizneset ne Shqiperi lidhur me mbrojtjen e te dhenave persoanle 2) risqet dhe kostot e bizneseve ne rast te shkeljeve ne kete fushe 3) rendesine e investimeve ne kete fushe dhe benefitet qe sjell per biznesin.

Address

Rr. Sheh Ahmet Pazari, Ambasador 3, Kati 2, Hyrja 12
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DPOAlbania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to DPOAlbania:

Share