Luigj Gjergji

Luigj Gjergji AVOKAT - Lic. 6626
NDËRMJETËS LIGJOR - Lic. 466
Konsulencë ligjore
NIPT L91324008I

06/11/2024
09/09/2024
02/07/2024
Është shumë e rëndësishme të njohësh vlerën e punonjësve në brendi të sipërmarrjes dhe rrjedhimisht, të mos përdorësh pe...
01/01/2024

Është shumë e rëndësishme të njohësh vlerën e punonjësve në brendi të sipërmarrjes dhe rrjedhimisht, të mos përdorësh personat për të rritur sipërmarrjen por të përdorësh sipërmarrjen për të rritur personat.

Kjo ka qenë rruga e suksesit e "Shën Jozefit" dhe ky është urimi im për këtë Shkollë, për çdo institucion dhe për çdo sipërmarrje, pasi vetëm kështu zhvillohet ajo që quajmë SKUADËR.

🥂2024

20/11/2023

Takim me Kryetarin e Bashkisë, z. Albert Melyshi, në kuadër të Projektit të Partneritetit të Arsimit Profesional me Dhomën Zejtare në Dortmund.

Me datë 10 nëntor z. Franc Musolli, koordinatori i projektit PAP – Shqipëri, është takuar zyrtarisht me z. Albert Melyshi kryetar i Bashkisë Mirditë, në praninë e Padre Michele Leovino Drejtori i Shkollës “Shën Jozefi Punëtor”, z. Luigj Gjergji Drejtori Didaktik i Shkollës dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i projektit PAP-Shqipëri si dhe Padre Umberto Boero Zv. Drejtor dhe përgjegjës i Njësisë së Zhvillimit të Shkollës “Shën Jozefi”.

Fokusi i takimit ka qënë zhvillimi i mundësive të bashkëpunimit në mes Bashkisë dhe Shkollës në kuadër të këtij projekti dhe impaktin e mundshëm që mund të ketë ky bashkëpunim në zhvillimin ekonomik të territorit.

Një nga mundësitë që i është paraqitur z. Melyshi për bashkëpunim ishte mundësia e rëndësishme e regjistrimit falas të personave të papunë, banorë të Bashkisë Mirditë, në kurset afatshkurtra që Shkolla mundëson si Qendër kursesh profesionale. Këto kurse janë në fushën e Elektrikes, 3 dhe 9 mujore, në fushën e Mekanikës 3 mujore, Hidraulikes 3 mujore si dhe Informatikes 3 mujore. Po ashtu, dy herë në vit në Shkollë zhvillohet kursi dyjavor i saldimit me certifikim ndërkombëtar në të cilin Bashkia Mirditë mund të regjistrojë personat e pakualifikuar që kanë dëshirë të formohen në këtë zanat kaq të kërkuar në tregun e punës, pra një ofertë punësimi e sigurtë brenda vendit.

Mundësi tjetër e ofruar për Bashkinë Mirditë është pjesëmarrja e personelit të shërbimeve publike në sektorë të ndryshëm, të mund të marrin pjesë në trajnimet që bëhen për stafin e mësuesve të Shkollës nga ana e mjeshtrave nga Gjermania në profilet Hidraulike, Mekanike, Elektrike dhe Saldim.

Z. Musolli i ka paraqitur Kryetarit të Bashkisë edhe angazhimin e partnerëve në projektin PAP-Shqipëri për të organizuar dhe zhvilluar, brenda periudhës së dytë 3 vjeçare të projektit, kurse 2-3 ditore në fushën e elektroteknikës, automekanikës dhe hidraulikes, për kompetenca profesionale të reja të tregut të punës në këto sektore, duke ju ofruar ndërmarrjeve private zhvillimin profesional të punonjësve të tyre, duke shtuar në këtë mënyrë punësimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Bashkëpunimi me Bashkinë edhe në këtë aspekt do t’u mundësonte që ndërmarrjet e reja ose Start-up, të kishin mundësinë e ndjekjes së këtyre kurseve pa pagesë.
Kryetari i Bashkisë Mirditë ka falenderuar z. Musolli për këtë projekt kaq të rëndësishëm për zhvillimin e ofertës profesionale dhe impaktin e madh që ka në punësimin e të rinjve dhe rrjedhimisht në zhvillimin ekonomik të familjeve në Mirditë dhe në shumë rrethe të Veriut të Shqipërisë, duke siguruar nga ana e Bashkisë bashkëpunimin aktiv për t’u ardhur në ndihmë personave të papunë dhe ndërmarrjeve të reja në territor. Gjithashtu z. Melyshi ka falenderuar drejtuesit e Shkollës profesionale “Shën Jozefi” për aktivitetin e vazhdueshëm të rëndësishëm në formimin profesional dhe në zhvillimin e partneritetit Shkollë-Sipërmarrje private për punësimin e të rinjve si dhe për të gjitha veprimtaritë sociale dhe kulturore që zhvillon në të mirë të komunitetit të Mirditës dhe më gjërë.

Drejtori i Shkollës ka falenderuar z. Musolli për inisiativën e takimit dhe për vazhdimësinë e këtij projekti kaq të rëndësishëm për veprimtarinë e “Shën Jozefit” në të mirë të territorit. Në fjalën e tij p. Michele Leovino ka theksuar me vlerësim vazhdimësinë e bashkëpunimit që institucioni “Shën Jozefi” ka me të gjitha institucionet publike lokale, po ashtu me Bashkinë Mirditë ndër vite e gjithashtu i ka sigurar kryetarit aktual që njeh aq mirë edhe veprimtarinë e kësaj Shkolle vazhdimësinë e kësaj tradite bashkëpunimi gjithnjë e më efikase në të mirë të banorëve të kësaj zone mjaft të varfër.

Në fund të takimit, për një zhvillim sa më të frytshëm të këtij bashkëpunimi, z. Musolli ka propozuar një vizitë të një delegacioni të Bashkisë Mirditë tek Dhoma Zejtare në qytetin e Dortmundit, për të shqyrtuar dhe promovuar mundësi të reja të bashkëveprimit me institucione gjermane për zhvillim ekonomik, me projekte dhe inisiativa të reja të rëndësishme.

02/11/2023

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luigj Gjergji posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Luigj Gjergji:

Share