15/07/2026
✅ DIALOG I NIVELIT TË LARTË NË ILD MBI PËRGJEGJSHMËRINË GJYQËSORE DHE STANDARDET E INSPEKTIMIT
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani, mirëpriti Prokurorin e Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë të Holandës, z. Edwin Bleichrodt, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, z. Reinout Vos, znj. Anne Tahapary nga Qendra e Trajnimit dhe Studimeve për Gjyqësorin e Holandës (SSR), si dhe znj. Edlira Osmani, Këshilltare e Lartë e Politikave për Sundimin e Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri.
Pjesë e vizitës ishte zhvillimi i Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë të Holandës, z. Edwin Bleichrodt, dhe Njësisë së Inspektorëve dhe Ndihmësinspektorëve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), me temë “Përgjegjshmëria Gjyqësore dhe Standardet e Inspektimit”. Gjatë këtij dialogu u diskutuan gjerësisht përvoja holandeze dhe ajo shqiptare në fushën e inspektimit të sistemit të drejtësisë, si dhe u shkëmbyen praktika dhe qasje mbi standardet profesionale dhe mekanizmat e përgjegjshmërisë gjyqësore.
🌐Njoftimi i plotë në shqip gjendet në linkun:👇 https://ild.al/sq/2026/07/15/dialog-i-nivelit-te-larte-ne-ild-mbi-pergjegjshmerine-gjyqesore-dhe-standardet-e-inspektimit/
🌐Njoftimi i plotë në anglisht gjendet në linkun: 👇 https://ild.al/en/2026/07/15/high-level-dialogue-at-the-hij-on-judicial-accountability-and-inspection-standards/