Studio Ligjore Kapinova

Studio Ligjore Kapinova Rruga: “Gjergj Fishta”, Pranë Gjykatës Civile Tiranë, Njësia Administrative Nr.7, Bashkia Tiranë; 1001. Proçesi funksionon në mënyrë të tillë.

Çështje administrative, civile, penale për të ndjekur
Zyra jonë me përfaqësues avokat Armelin Kapinova, të profilizuar në Master Shkencor të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë, është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të drejtave të klientëve. Ne ofrojmë konsulencën e ndihmën tonë që në momentet e para të ndj

ekjes së çështjeve administrative, civile dhe penale, si dhe jemi aty në çdo moment për ju!
- Përveçëse konsulencës ligjore, Ne ofrojmë përplim të kërkesave fillestare, përfaqësim të klientëve përpara të gjitha organeve dhe autoriteteve përkatëse, Prokurorisë, Gjykatës, etj, si dhe ankimim të vendimeve që ndërmrrmarin institucionet e zbatimit të ligjit dhe organi i akuzës duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar.
- Gjithashtu ju përfaqësojmë denjësisht në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, uljen e dënimit, lirimit me kusht apo ekstradimin dhe transferimin e të dënuarve. Fillimisht kemi të bëjmë me ndjekjen penale, kryerjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzës nga prokuroria. Pas mbarimit të seancës gjyqësore dhe shqyrtimit të çështjes, gjykata merr vendimin përkatës i cili mund të ankimohet nga ne në Gjykatën e Apelit ose Rekurs në Gjykatën e Lartë!
- Nëse ju keni edhe një çështje penale për të ndjekur, përveç administrative dhe civile, mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që keni.
- Besojini zyrës tonë, partnerit më të sigurt në asistimin e çështjes tuaj duke evidentuar çdo shkelje në bazë të ligjit dhe kodeve përkatëse si dhe në përfaqësimin tuaj denjësisht në gjykatë dhe administratë duke u bërë zëri juaj ! Drejtohuni pranë zyrës tonë për çështje të ngjashme ose çështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash, Espulse
• Leje qëndrimi, etj. NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË! Na kontaktoni në :
Email : [email protected]
Adresa: Studio Ligjore "Kapinova",
Rruga: “Sulejman Pasha”, P.2/1, Pranë kafe “Flora”, Njësia Administrative Nr.9, Tiranë, Albania 1001.

Ka gati 10 ditë që një qarkullojë lirshëm në koridoret e drejtësisë dhe ambjentin mediatik. Shqipëria ka vendosur të mar...
31/05/2026

Ka gati 10 ditë që një qarkullojë lirshëm në koridoret e drejtësisë dhe ambjentin mediatik.

Shqipëria ka vendosur të marrë një ekspert nga Serbia, për të gjetur zgjidhjen e stokut të dosjeve të mbartura në gjykata, rreth 150 mijë dosje.

Jemi vendi më i çuditshëm në planet.

Marrim ekspertë të BE-së, bëjmë një reformë të thellë në drejtësi që na krijon stok, pastaj marrim ekspert nga Serbia që të ulim stokun.

@

Nismat ligjore që ngelen vetëm në letra, praktika gjyqësore është ende shumë larg.!Gjykata Tiranës merr përsipër të njof...
19/05/2026

Nismat ligjore që ngelen vetëm në letra, praktika gjyqësore është ende shumë larg.!

Gjykata Tiranës merr përsipër të njoftojë avokatët me email/sms për seancat gjyqësore, caktimin e tyre dhe shtyrjet.!

Ligjet si në Firlandë, drejtësia si në Afrikë.!!!

Vendim për praktikën gjyqësore“……i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi. Në zbatim të nenit ...
19/05/2026

Vendim për praktikën gjyqësore

“……i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi. Në zbatim të nenit 75, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i dënuari mund të përfitojë ulje dënimi vetëm kur është i dënuar me burgim si një nga llojet e dënimeve kryesore të parashikuara nga neni 29 i KP.

Ky qëndrim vjen nga interpretimi literal i terminologjisë “ulje dënimi” të përdorur nga ligjvënësi, ku vetëm dënimi me burgim, i cili jepet për një kohë të caktuar nga pesë ditë deri në 35 (tridhjetë e pesë) vjet sipas nenit 32 të KP, mund të ulet në masën e tij, konkretisht deri në 90 ditë ose 45 (dyzet e pesë ditë) për të dënuarit me vendim të formës së prerës, sipas parashikimeve të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020.
Dënimi me burgim të përjetshëm, si lloj i veçantë dënimi kryesor i parashikuar vetëm për krimet sipas nenit 31 të KP, nuk lidhet me kalimin e një afati të caktuar kohor dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet ulje nga vuajtja e tij për periudha të caktuara kohore.
Gjithashtu, ligjvënësi përcakton se ulja e dënimit bëhet deri 90 ditë ose 45 ditë “në çdo vit të kryerjes së dënimit”. Pra, përfitimi i uljes së dënimit lidhet me një lloj dënimi i cili “kryhet”, pra përfundon me ekzekutimin e tij dhe për çdo vit” të dënimit, pra, është dënim që llogaritet në kohë. Ky qëndrim vjen në përputhje dhe me interpretimin sistematik të parashikimeve të nenit 75, të ligjit nr. 81/2020 me parashikimet e nenit 30, të ligjit nr. 79/2020, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i titulluar “Lirimi i të burgosurve”, pika 1, në të cilin parashikohet se: “1. Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur: a) përfundon kryerjen e dënimit; b) i falet dënimi i mbetur; c) amnistohet vepra penale apo dënimi i mbetur; ç) lirohet me vendim gjykate”.
Në pikën 3 të nenit 30, të këtij ligji parashikohet se kur personi i dënuar lirohet, sipas parashikimeve të shkronjave “a”, “b” dhe “c” të këtij neni, procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal, ndërsa në rastet e tjera lirimi bëhet me urdhër ekzekutimi të prokurorit. I dënuari me burgim të përjetshëm, nuk mund të lirohet për rastin e parashikuar nga shkronja “a” e pikës 1, të nenit 30, pasi dënimi me burgim të përjetshëm nuk është një dënim që kryhet dhe që në përfundim të tij sjell si pasojë lirimin e të dënuarit.
Pra, dënimi me burgim të përjetshëm, si lloj dënimi i veçantë i parashikuar në KP, i palidhur me një afat të caktuar kohor kryerje, nuk është një dënim, i cili mund të ulet në masën e tij, përmes uljes së dënimit sipas parashikimeve të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020.
Në këto rrethana, gjykata vlerëson se në zbatim të nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 dhe në interpretim sistematik të kësaj dispozite, me normat e tjera në fuqi, si parashtruar më lart, ligjvënësi nuk ka njohur të drejtën e të dënuarit me burgim të përjetshëm që të përfitojë ulje dënimi...".

PËRSE DUHET TE KONSULTOHENI ME NJË AVOKAT PËRPARA SE  TË KRIJONI BIZNESIN TUAJPara se të filloni një biznes, gjithmonë d...
29/04/2026

PËRSE DUHET TE KONSULTOHENI ME NJË AVOKAT PËRPARA SE TË KRIJONI BIZNESIN TUAJ

Para se të filloni një biznes, gjithmonë duhet të flisni me një avokat të mirë.
Shpesh, çështjet me të cilat përballen pronarët e bizneseve mund të ishin shmangur plotësisht dhe mund t'u kishin kursyer kohë dhe para nëse do të kërkonin një profesionist që në fillim.
Mendojmë se është e domosdoshme që drejtuesit e bizneseve të bashkohen me një avokat të mirë dhe t'i shohin ata si pjesë të ekipit të tyre strategjik personal.

1. Planifikoni modelin e biznesit dhe rrugën tuaj

Para se të filloni, së pari duhet të flisni me një avokat për idenë tuaj dhe planin e përgjithshëm të biznesit. Përfshirja e një avokati gjatë kësaj faze është shumë e dobishme, pasi të kesh një këshilltar ligjor që të analizojë biznesin tënd mund t'ju çojë më shpejt në rrugën drejt përfitimit.

2. Avokatët do të krijojnë biznesin

Pasi të keni vendosur planin tuaj të biznesit, avokatët tuaj mund t'ju ndihmojnë të vini në jetë biznesin tuaj. Kjo fillon me markimin, regjistrimin e biznesit tuaj. Një avokat do të ndihmojë gjithashtu të vendosni se cila rrugë është më e mira për modelin tuaj të biznesit, kjo mund të jetë në formën e veprimit ose regjistrimit të biznesit tuaj.

Vendimi për të hapur ose regjistruar biznesin tuaj do të varet nga një sërë faktorësh:

(a) llojin e biznesit që keni ndërmend të operoni.

(b) qëllimin e njësisë ekonomike

(c) nevojat tuaja për kapital

(d) madhësia dhe qëllimi i biznesit

(e) rreziku - A është një biznes me rrezik të lartë ku probabiliteti i padive mund të jetë i lartë? Apo është një biznes me rrezik mjaft të ulët ku produktet dhe shërbimet e ofruara mund të mos japin rrezik për padi?

(f) kosto – merrni parasysh koston e formimit dhe mirëmbajtjen e kërkuar ligjore

(g) privatësia – a ka rregullore statutore, apo ka një organ rregullator? – do të preferonit nëse disa aspekte të biznesit të mbeten private?
(h) marëdhënia Kontraktuale- kontratat me klientët dhe punonjësit

Mendimi i këtyre faktorëve do t'ju lejojë të merrni një vendim të informuar që do të përfundojë duke ju mbrojtur ju, investitorët dhe biznesin tuaj në afat të gjatë.

Në fund të fundit, investimi në këshilla ligjore që në fillim mund t'ju kursejë shpenzime të konsiderueshme ligjore.
Mbani mend, ju doni të përqendroheni në biznesin tuaj dhe jo në grackat ligjore.

Kur bëhet fjalë për biznesin tuaj, nuk ka një qasje që i përshtatet të gjithëve. Në studion Ligjore “Kapinova”, ne do të ulemi me ju dhe do të sigurojmë që ju të jeni më të mbrojtur dhe në pozicionin ideal për t'u rritur pa pengesa duke ju asistuar si avokati dhe ekonomisti i studios tonë.

Ne jemi Avokat që i vë njerëzit në plan të parë.!

I padituri nga Italia autorizon avokatin që të bëjë përfaqsimin në Gjykatë për të vënë në vend dinjitetin e tij, dhe për...
29/04/2026

I padituri nga Italia autorizon avokatin që të bëjë përfaqsimin në Gjykatë për të vënë në vend dinjitetin e tij, dhe për të treguar realititin dhe të vërtetën e Proçesit të Divorcit të ngritur mbi imagjinata të shfrenuara të paditëses.!

Faleminderit për besimin
👋🏻👏🏻👏🏻👏🏻

"SEMUNDJA" e të shtuquajturve  "Kriminologë Mediatike" nuk qënka vetëm problem shqiptar. Figura që shfaqen rregullisht, ...
23/04/2026

"SEMUNDJA" e të shtuquajturve "Kriminologë Mediatike" nuk qënka vetëm problem shqiptar.

Figura që shfaqen rregullisht, thuajse çdo mbremje, ne televizione dhe ne rrjete sociale per te komentuar çeshtjet e kronikes dhe rastet sensitive ne hetim apo gjykim, qenkan problem edhe ne shtetin Italian.

Madje ndryshe nga atje, tek ne, FIGURAT mediatike, shpesh nuk kane asnje lidhje me krimonologjine apo te drejten penale....!

Por formimi i ceket ne kete fushe, nuk i pengon "opinionistet" tane, qe te formulojne ne studiot televizive AKUZA dhe, madje, te "bindin" opinionin publik se i arrestuari eshte Autori i vepres penale për te cilen hetohet.

Shpesh disa prej tyre caktojne edhe formen e bashkepunimit dhe japin "pretencen" duke percaktuar masen e DENIMIT.

Situata e paraburgimeve nuk i shqeteson “kriminologet online”.

Per ta nuk ka rendesi as kalimi i afateve te paraburgimit dhe qendrimi i Gjykatave per te zevendesuar masat e sigurimi (sikurse ndodhi disa dite me pare me shtetasin kinez, ish-CEO-n e Bankers te emeruar ne 27.11.2024).

Ne Itali kunder kesaj fryme mediatike, reagoi shoqata e kriminologjise...!

Eshte koha qe te kete reagim te fuqishem edhe nga Dhoma e Avokatise dhe Institucionet e tjera, ne mbrojtje te prezumimit te pafajesise dhe ndalimit te "gjyqeve popullore" te modelit komunist.

Vendimi qe pritet nga Kolegjit e Bashkuara ne lidhje me kushtet e paraburgimit, eshte vetem nje HAP ne drejtimin e duhur, megjithse i vonuar, por sido që të vendosë, jam i bindur se KRIMINOLOGET MEDIATIK do te bejne "gjyqin" edhe Gjykatesve te Gjykates se Larte (Kolegjeve te Bashkuara) per vendimarrjen e tyre.

This link will take you to a page that’s not on LinkedIn

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Kapinova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share