Studio Ligjore LEAL

Studio Ligjore LEAL "IN LAW WE TRUST"👌
Studio Ligjore LEAL ofron Konsulencë & Avokati në marrëdhëniet civile, penale dhe tregtare

21/02/2026
Zgjidhja: 25 mln €uro për “të çliruar” gjykatatMbi 120 mijë dosje përballë 300 gjyqtarëve të gatshëm, (ende nuk janë plo...
27/12/2025

Zgjidhja: 25 mln €uro për “të çliruar” gjykatat

Mbi 120 mijë dosje përballë 300 gjyqtarëve të gatshëm, (ende nuk janë plotësuar vendet vakante nga të paktën 400 që ka nevojë teorikisht sistemi ynë gjyqësor).
Kjo është situata në gjykata, pas Reformës në Drejtësi: vonesa në gjykim, cilësi e ulët, ngarkesa të jashtëzakonshme, gjyqtarë që kanë më shumë se 900 dosje (në vit), për shqyrtim, një sistem thuajse në kolaps....

- Me këtë volum të akumuluar, 300 gjyqtarët aktualë do duhet të punojnë 4 vite, ditë më ditë, pa pushime, pa festivitete dhe natyrisht pa marrë asnjë çështje tjetër veç atyre që kanë aktualisht (çdo çështje akumulon minimalisht 3 seanca gjyqësore), që të mund të ezaurojnë stokun e krijuar.

- Kjo që ndodh në Shqipëri, nuk gjen krahasim me asnjë vend tjetër të Europës, ku një gjyqtar ka si normë, jo më shumë sesa 200 dosje (ose edhe shumë më pak, në varësi të shtetit) në vit.
Që të kuptohemi: në këtë rast, “nuk po i qajmë hallin” gjyqtarëve, por qytetarëve, të cilët paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbim. Dhe nëse i qëndrojmë strikt aksiomës: “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, në Shqipëri, drejtësia pas reformës në drejtësi është bërë: “padrejtësi”!

- Në këto kushte, zgjidhja e vetme do të ishte, hapja e sistemit drejt morisë së madhe (fatmirësisht), të juristëve dhe avokatëve.
Gjyqësori nga njëra anë, me burimet njerëzore dhe qeveria nga ana tjetër me fonde të përcaktuara duhet ti hapin udhë këshilltarëve ligjorë, të cilët nëse do ti bashkangjiteshin trupës gjykuese, në përgatitjen e dosjeve gjyqësore, përpilimin e akteve dhe deri arsyetimet e vendimeve, do të ulnin ndjeshëm punën voluminoze të vetë gjyqtarit. Ky i fundit do të fokusohej vetëm tek procedurialiteti dhe dhënia e vendimit.

- Me llogari të thjesht, nëse sot do të punësoheshin me kontratë me afat (2 apo 3 vjet, derisa të ulet ndjeshëm stoku i dosjeve në gjykim), 300-400 këshilltarë ligjorë pranë gjyqtarëve në të gjitha gjykatat e vendit, me një pagë të respektueshme për pozicionin (p.sh., 3000 €uro në muaj brutto), buxhetit do ti kushtonte jo më shumë se 1 milionë €uro në muaj. Ose thënë ndryshe rreth 12 milionë €uro në vit.

- Dhe nëse gjithë kjo histori nuk do zgjaste më shumë sesa 2 vjet, atëherë kostoja nuk do të shkonte më shumë se 25 mln €uro.
Pra, kostoja e 1 km rrugë (sipas standarteve të kësaj qeverie) do të mjaftonte të harxhohej në zhbllokimin e gjithë stokut të drejtësisë, të krijuara nga padrejtësia e reformës në drejtësi.

Address

Bulevardi "Gjergj Fishta" Nr. 25, Kulla 2, Kati 1
Tirana
1005

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 12:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore LEAL posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio Ligjore LEAL:

Share