Lex Consulting Albania

Directions

Lex Consulting Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lex Consulting Albania, Lawyer & Law Firm, Tirana.

NGJARJA DO TË KALOJË POR KJO PAMJE DO TË MBETET.Pas disa ditësh, vëmendja do të zhvendoset diku tjetër. Debatet për prot...
16/10/2026

NGJARJA DO TË KALOJË POR KJO PAMJE DO TË MBETET.

Pas disa ditësh, vëmendja do të zhvendoset diku tjetër. Debatet për protestën do të zbehen, por fotografia e këtij të riu, me gjak në ballë, i lidhur me pranga në derën e hekurt të një institucioni, do të mbetet në internet.

Sot e shohim në një çast të rëndë, por ai ka përpara marrëdhënie për të ndërtuar, dhe një profesion për të ushtruar. Një ditë mund të paraqitet për një vend pune dhe dikush ta ketë njohur më parë përmes kësaj fotografie. Pa ditur çfarë ndodhi. Pa lexuar shpjegimet. Pa mësuar si përfundoi çështja.
⚠️Asnjë njeri nuk duhet të reduktohet përgjithmonë në çastin kur është më i pambrojtur.

Nuk kemi nevojë të ndajmë të njëjtin mendim për protestën që të mbrojmë këtë parim. Mund të kërkojmë përgjegjësi për çdo veprim të kundërligjshëm dhe, njëkohësisht, të kërkojmë që personi i ndaluar të trajtohet me dinjitet.
E drejta për të protestuar paqësisht është kushtetuese. Nëse gjatë protestës kryhen shkelje, ato hetohen dhe përgjegjësia përcaktohet vetëm mbi bazën e provave, por dyshimi, arrestimi, madje edhe një dënim, nuk ia heqin askujt të drejtën për trajtim njerëzor.

⛔️Në çastin kur një person vihet nën kontrollin e policisë, shteti merr përgjegjësi edhe për sigurinë, shëndetin dhe dinjitetin e tij.
Prandaj kjo pamje kërkon një shpjegim të qartë: përse nevojitej mbajtja e tij i lidhur te porta dhe çfarë rreziku vazhdonte të paraqiste?
Fotografia e vetme nuk i jep këto përgjigje. Pikërisht për këtë nevojitet verifikim i plotë dhe i pavarur.

Në çështjen Erdoğan Yağız kundër Turqisë, të 6 marsit 2007, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut arsyetoi se prangosja dhe ekspozimi publik nuk duhet të tejkalojnë atë që kërkon konkretisht siguria. Në atë rast, ekspozimi i pajustifikuar dhe pasojat e dokumentuara çuan në konstatimin e trajtimit poshtërues.
Ky standard vlen edhe për Shqipërinë. Vendi ynë e ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut më 2 tetor 1996. Respektimi i saj është detyrim i shtetit ndaj çdo personi.
*vazhdon në koment

💊 Porosinë e ke bërë. Reklamën e ke nisur. Po anën ligjore, kush e ka kontrolluar?Nëse importon ose shet vitamina dhe su...
16/10/2026

💊 Porosinë e ke bërë. Reklamën e ke nisur. Po anën ligjore, kush e ka kontrolluar?

Nëse importon ose shet vitamina dhe suplemente ushqimore, në farmaci, dyqan, Instagram apo një faqe online, përpara investimit të radhës, sigurohu që i ke të qarta procedurat për produktet që tregton.

Një furnitor i besueshëm është fillimi. Dokumentacioni, etiketa dhe mënyra si e reklamon produktin kërkojnë po aq vëmendje.

⚖️ Lex Consulting Albania dhe Tanushi Law & Tax bashkojnë ekspertizën për t’i ofruar biznesit tënd asistencë të specializuar për importin dhe tregtimin e suplementeve ushqimore.

Të asistojmë për:

✔️ Verifikimin e dokumentacionit të produktit dhe furnitorit;
✔️ Ndjekjen e procedurave përkatëse për import dhe tregtim;
✔️ Kontrollin ligjor të etiketës dhe informacionit në shqip; ✔️ Vlerësimin e pretendimeve dhe përmbajtjes së reklamave;
✔️ Asistencën gjatë kontrolleve dhe për problematikat me autoritetet.

Po nis aktivitetin? Na kontakto përpara porosisë së parë. Ke filluar sh*tjet? Është koha të verifikosh çfarë duhet plotësuar.

Çdo porosi e re, etiketë e printuar dhe reklamë e paguar e rrit investimin tënd. Jepi siguri ligjore që në fillim.
📩 Na shkruaj “SUPLEMENTE” në mesazh, bashkë me emrin e produktit dhe fazën ku ndodhet biznesi yt, për të rezervuar konsultën.

ConsultingAlbania Law&Tax

🇦🇱 PUNËN NË SHQIPËRI E GJETE. PO DOKUMENTET, KUSH PO T’I NDJEK?Oferta erdhi. Pagën e diskutove. Datën e fillimit e cakto...
14/10/2026

🇦🇱 PUNËN NË SHQIPËRI E GJETE. PO DOKUMENTET, KUSH PO T’I NDJEK?

Oferta erdhi. Pagën e diskutove. Datën e fillimit e caktove.
Pastaj nisën pyetjet: “Çfarë lejeje më duhet?” “A më mbron kjo kontratë?” “Si ta sjell familjen?” “Leja po më skadon. Po tani?”
Ti po planifikon një jetë të re. Nuk ke pse t’i zgjidhësh vetëm të gjitha paqartësitë ligjore.
Në Lex Consulting, të mbështesim për:
▪️ Lejen unike dhe lejen e qëndrimit, sipas rastit.
▪️ Përgatitjen e dokumenteve, aplikimet dhe rinovimet.
▪️ Shqyrtimin dhe hartimin e kontratës së punës.
▪️ Procedurat për bashkim familjar.
▪️ Mbrojtjen e të drejtave të tua në punë.
Paga nuk po të paguhet? Kushtet ndryshuan? Të larguan nga puna?
Të ndihmojmë të kuptosh mundësitë ligjore dhe të mbrosh interesat e tua.

🏢 Po punëson shtetas të huaj në biznesin tënd?

Të asistojmë me kontratat dhe procedurat që kërkon punësimi i tyre.
Para se të firmosësh. Para se leja të skadojë. Para se paqartësia të bëhet problem.

🔄 Dërgoja dikujt që po vjen të punojë në Shqipëri. Një kontakt i vlefshëm mund t’i kursejë shumë sorollatje.

YOU FOUND A JOB IN ALBANIA. WHO’S HANDLING YOUR PAPERWORK?
You received the offer. Agreed on the salary. Set your start date.
Then came the questions: “Which permit do I need?” “Does this contract protect me?” “How can my family join me?” “My permit is expiring. What now?”
You’re building a new life. You shouldn’t have to navigate every legal question alone.
At Lex Consulting, we support you with:
▪️ Single permits and residence permits, as applicable.
▪️ Document preparation, applications and renewals.
▪️ Employment contract drafting and review.
▪️ Family reunification procedures.
▪️ Protecting your rights at work.
Unpaid wages? Changed working conditions? Dismissed from your job?
We help you understand your legal options and protect your interests.
🏢 Hiring foreign employees for your business?
We assist with employment contracts and the legal procedures involved in hiring them.
Before you sign. Before your permit expires. Before uncertainty becomes a problem. Contact us.
☎️+355695400958

Në dokumente zyrtare  figuron si baba i dy fëmijëve. Pas një certifikate martese, jo gjithmonë ka një shtëpi të përbashk...
13/10/2026

Në dokumente zyrtare figuron si baba i dy fëmijëve.

Pas një certifikate martese, jo gjithmonë ka një shtëpi të përbashkët, një përditshmëri në çift apo një jetë të ndërtuar së bashku.

Sipas klientit që përfaqësojmë, martesa e tij nuk është shoqëruar realisht me jetesë të përbashkët. Gjatë saj kanë lindur dy fëmijë, të regjistruar si fëmijët e tij mbi bazën e prezumimit të atësisë gjatë martesës. Sot, ai kërkon ta kundërshtojë këtë atësi përmes rrugës ligjore.
Pala tjetër pretendon se martesa është zgjidhur dhe pasojat e saj janë rregulluar. Ndërkohë, klienti ynë nuk disponon kopjen e marrëveshjes përkatëse dhe ngre dyshime për autenticitetin e nënshkrimit që i atribuohet.

Si të kuptosh çfarë është vendosur për jetën tënde, kur nuk ke në duar dokumentin që pretendohet se ke nënshkruar?

Sot kryem pagesën e kërkuar nga Gjykata në Bruksel për të siguruar kopjen e marrëveshjes. Një hap konkret drejt shqyrtimit të dokumentit, sqarimit të dyshimeve dhe përcaktimit të veprimeve të mëtejshme.
Në qendër të kësaj çështjeje janë edhe dy fëmijë. Ata meritojnë kujdes, dinjitet dhe mbrojtje nga konflikti i të rriturve. Ndërsa burri që figuron si babai i tyre meriton që pretendimet e tij të dëgjohen dhe të shqyrtohen mbi prova.
Sepse pas çdo emri në një dokument, është një jetë. Dhe ajo jetë meriton të vërtetën.
Nëse përballeni me paqartësi mbi një divorc, një marrëveshje apo atësinë e prezumuar, hapi i parë është të kuptoni dokumentet dhe mundësitë tuaja ligjore.
Lex Consulting Albania
Konsulta me rezervim · 📞 069 540 0958
Rasti paraqitet pa të dhëna identifikuese. Pretendimet e palëve mbeten objekt verifikimi.

🤗
12/10/2026

🤗

💞Letër e hapur për gruan që ul zërin, edhe kur kërkon ndihmë.💞E dashur,A të ka ndodhur të dëgjosh çelësin në derë dhe, p...
11/10/2026

💞Letër e hapur për gruan që ul zërin, edhe kur kërkon ndihmë.💞

E dashur,
A të ka ndodhur të dëgjosh çelësin në derë dhe, përpara se të shohësh kush po hyn, të përpiqesh të kuptosh çfarë humori ka?
A të ka ndodhur të të vijë një mesazh dhe të të ftohen duart?
Të qëndrosh pak më gjatë jashtë shtëpisë, pastaj të nxitohesh për t’u kthyer, sepse edhe vonesa mund të bëhet një arsye?
Ndoshta sonte, pasi të vësh fëmijët në gjumë, do të ulesh në cep të krevatit dhe do të qash pa zë. Pastaj do të lash fytyrën. Nesër do të dalësh përsëri. Dikush do të të thotë sa e fortë je.
Dhe ti do të mendosh sa shumë do të doje të mos të duhej të ishe kaq e fortë.
Të mund të ishe thjesht e qetë.
Nuk e di emrin tënd. Nuk e di sa kohë ka që jeton kështu. Por kjo letër është për ty.

*Vazhdon në koment

Martesa mund të përfundojë. Jeta juaj vazhdon.Por mënyra si mbyllet ky kapitull ka rëndësi për atë që vjen më pas: për f...
10/10/2026

Martesa mund të përfundojë. Jeta juaj vazhdon.

Por mënyra si mbyllet ky kapitull ka rëndësi për atë që vjen më pas: për fëmijët, për sigurinë ekonomike dhe për qetësinë tuaj.

Divorci është një vendim personal. Përballimi i tij kërkon edhe një drejtim të qartë ligjor.
Në Lex Consulting Albania, ju dëgjojmë, ju shpjegojmë të drejtat tuaja dhe ju përfaqësojmë me kujdes, nga zgjidhja e martesës te çështjet e fëmijëve, detyrimi ushqimor dhe ndarja e pasurisë.
Ju vendosni për të ardhmen. Ne kujdesemi për hapat ligjorë.
Na shkruani për të rezervuar një konsultë konfidenciale.
📍 Bulevardi Zogu I, përballë Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë.

08/10/2026

Përgatitja jote sot mund të bëjë diferencën në çështjen e nesërme. ⚖️

Pas çdo kontrate pune, largimi nga detyra apo konflikti në punë, ka njerëz, përgjegjësi dhe vendime që kërkojnë kujdes. Kur këto vendime varen nga ti, përgatitja është investimi yt më i vlefshëm.

📘 Manuali Profesional i së Drejtës së Punës është krijuar për avokatë, juristë, profesionistë të HR-së dhe punëdhënës që duan ta lidhin njohurinë ligjore me praktikën e përditshme.

Me shpjegime, modele praktike dhe orientim për trajtimin e çështjeve të punës, ky manual të ndihmon të punosh me më shumë qartësi dhe siguri profesionale.

Investo te njohuria që të shërben çdo ditë.

💳 Çmimi: 2 500 lekë
📩 Na shkruaj në mesazh për të porositur kopjen tënde.

Vendimi i sotëm i GJKKO-së për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ndaj G.Gj(P), deri kur fëmija i saj të mbushë moshën ...
08/10/2026

Vendimi i sotëm i GJKKO-së për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ndaj G.Gj(P), deri kur fëmija i saj të mbushë moshën një vjeç, meriton të lexohet edhe me ndjeshmëri njerëzore.
Sipas njoftimit të gjykatës, dënimi mbetet në fuqi; pezullohet përkohësisht ekzekutimi i tij. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm, nëse ajo nuk mbahet në burg për një vendim tjetër penal.
Në qendër të këtij diskutimi është edhe një foshnjë, për të cilën muajt e parë të jetës përbëhen nga nevoja të përditshme e të pazëvendësueshme: ushqyerja, përkujdesja, afërsia dhe prania e nënës. Për të, koha matet me këto nevoja.
Përgjegjësia penale është individuale. Pasojat e ekzekutimit të një dënimi, megjithatë, mund të prekin edhe fëmijën. Pikërisht këtu kërkohet një vlerësim i kujdesshëm, që i jep peshën e duhur edhe jetës që sapo ka nisur.
Drejtësia që merr parasysh nevojat e një fëmije tregon përgjegjësi në mënyrën se si e zbaton ligjin.

Pas publikimit të letrës për juristët e rinj, mora këtë mesazh që më preku shumë.Pas tij është një vajzë që ka studiuar,...
06/10/2026

Pas publikimit të letrës për juristët e rinj, mora këtë mesazh që më preku shumë.
Pas tij është një vajzë që ka studiuar, është përballur me dyer të mbyllura dhe sot po gjen kurajën për t’u rikthyer te profesioni.
Sa shumë shpresë e mund fshihet pas një diplome…
Letrën e shkrova duke menduar për ata që po e nisin këtë rrugë. Ky mesazh më kujtoi edhe ata që e kanë ndërprerë, por dëshirën e kanë ende aty.

Do ta ndihmojmë me shumë kënaqësi, pasi e di sa rëndësi ka të kesh dikë që të dëgjon dhe të thotë: "Po, le të shohim bashkë nga mund t’ia nisësh." dhe të të j*p një dorë.

Faleminderit për besimin dhe për sinqeritetin. Nuk ke pse të kërkosh ndjesë që na shkrove. Na vjen mirë që e bëre. 🤍

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lex Consulting Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share