12/11/2021
Së fundmi në botën e punës po flitet gjerësisht për "E drejta për t'u shkëputur" e cila në anglisht njihet edhe si
Kjo e drejtë i referohet vendosjes së një sërë rregullash sipas të cilave punëmarrësi nuk është i detyruar t'i përgjigjet emaileve , telefonatave apo komunikimeve të tjera për arsye pune nga eprorët e vet, jashtë orarit zyrtar të punës.
Mund të duket sikur kjo e drejtë tashmë ekziston dhe nuk ka nevojë për t’u parashikuar posaçerisht , mqs ka një orar zyrtar të përcaktuar. Mirëpo në fakt nga praktika dhe sidomos së fundmi me punën nga shtëpia , u bë e qartë se nuk është aq i lehte respektimi i kësaj të drejte.
Nëpërmjet parashikimit të saj të posaçëm në legjislacion, bëhet e mundur që punëmarrësi të mos ketë asnjë penalitet , madje është Punëdhënesi ai që do të penalizohet, në rast se kontakton punëmarresin pas orarit zyrtar të punës.
Së fundmi Portugalia është shteti që po adopton një sërë ndryshimesh në legjislacion ku midis të tjerave do të ketë aplikim gjobash për punëdhënësin për kontaktim të punonjësve pas orarit zyrtar të punës, ndalimi i monitorimit të punonjësve që punojnë nga shtëpia, kontribut në pagesat për shpenzimet e energjisë elektrike dhe internetit për punëmarrësit, etj.
Edhe pse mund të duket si një risi e diktuar së fundmi nga përhapja në masë të gjerë e punës nga shtëpia, në fakt ajo buron nga Deklarata Universale të të Drejtave të Njeriut”.
Nëse jeni të interesuar të lexoni më shumë për këtë të drejtë, cfarë parashikon ajo, si e aplikojnë vende të ndryshme ju ftoj të lexoni postin si më poshtë.
A keni dëgjuar për “E drejta për t’u shkëputur” e cila në anglisht njihet si “The right to disconnect”? Origjina…