NAREA - National Albanian Real Estate Association

Call Directions Website Contact the business

NAREA - National Albanian Real Estate Association NAREA, is a private, not-for-profit membership organization, seeking to Promote Real Estate Business. NAREA is .

Established on 2016, NAREA, is the home of Real Estate Agents, Brokers and Franchisors in Albania. The Association, is the Influential Voice of Realtors' Interest all over the nation, at State Institutions, of Know-How and of High Ethical Business Standard.

, we are a unique and very special team of 10 high INTEGRITY people, real TALENTS, CHANGE chasers, CHALLENGE seekers and RESILIENT Entrepreneurs and Professionals. We live and work every day with the mission of , better Representing the Interest, and Creating the best Values for Real Estate Actors in Albania.

17/10/2026
15/10/2026

NAREA - National Albanian Real Estate Association përgatit anëtarët e saj për Parandalimin e Pastrimit të Parave në sektorin e Pasurive të Paluajtshme.

Workshop-i dyditor “Training of Trainers” në bashkëpunim me IDM Albania dhe me financim të Embassy of the Netherlands in Albania, në kuadër të projektit «Forcimi i njohurive, mbikëqyrjes institucionale dhe kapaciteteve të profesioneve të lira në parandalimin e pastrimit të parave».

Trajnimi u udhëhoq nga eksperti i -së, z. , me fokus të parandalimi i pastrimit të parave në sektorin tonë.

✅ Arritja teorike: Konceptet e , ekspozimi i sektorit sipas Vlerësimit Kombëtar të Riskut 2023, kuadri ligjor dhe institucional, vigjilenca e duhur, red flags, raportimi pranë AIF dhe qasja e bazuar në risk.

✅ Zhvillimi praktik: Pjesëmarrësit, të ndarë në ekipe, hartuan vlerësimin e riskut të një agjencie ndërmjetësimi fiktive nga zgjedhja e metodologjisë dhe analiza e informacionit, deri te prezantimi i gjetjeve dhe përcaktimi i nivelit të riskut.

✅ Rezultati: Grupi i pjesëmarrësve në trajnim do ti përcjellin këto dije te stafi i agjencive të tyre.

Një treg i pasurive të paluajtshme i dhe ndërtohet nga profesionistë që e njohin riskun dhe dinë si ta menaxhojnë.

Faleminderit IDM Albania dhe Embassy of the Netherlands in Albania, për mbështetjen, si dhe të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin! 🤝

9 nga 10 agjenci janë të licencuara, por tregu ende nuk është formal. Ta çojmë punën deri në fund. 🏠Sipas Vrojtimit Bazë...
12/10/2026

9 nga 10 agjenci janë të licencuara, por tregu ende nuk është formal. Ta çojmë punën deri në fund. 🏠

Sipas Vrojtimit Bazë 2026 të ®, 97,86% e profesionistëve ndeshen me operatorë të palicencuar, dhe gati gjysma prej tyre çdo muaj. Çmimin e kësaj e paguan agjencia që punon me rregull.

Në takimin “Roli i Agjencive në Standardizimin e Tregut”, ® e tha qartë: informaliteti jeton kudo ku dikush i hap derën. Prandaj secili mban pjesën e vet:

✔️ Agjenti: licencë, trajnim, kontratë me shkrim me klientin.

✔️ Agjencia: vetëm agjentë të licencuar dhe numri i licencës në çdo njoftim.

✔️ Portali: verifikim i licencës përpara publikimit.

Rregulli nuk është barrë mbi atë që punon ndershëm. Është i vetmi avantazh konkurrues që informaliteti nuk mund ta kopjojë.

👉 Para se t’i besoni një ndërmjetësi, kërkojeni në regjistrin e anëtarëve të ®: member.narea.al/anetaret

🗣️ Zëri i biznesit duhet të dëgjohet, por edhe të ketë ndikim.NAREA - National Albanian Real Estate Association mori pje...
10/10/2026

🗣️ Zëri i biznesit duhet të dëgjohet, por edhe të ketë ndikim.
NAREA - National Albanian Real Estate Association mori pjesë në Forumin e International Chamber of Commerce in Albania “Zëri i biznesit: Nga përfaqësimi dhe dialogu te ndikimi real në vendimmarrje”, organizuar së bashku me Albania Investment Council.

Në diskutimin e hapur u ndanë gjetjet e studimit mbi kapacitetet e shoqatave dhe dhomave të biznesit në Shqipëri, ku ® ishte një nga 20 organizatat pjesëmarrëse, si dhe Udhëzuesi i ri i Komunikimit për Organizatat e Biznesit.

® vazhdon të jetë zëri i profesionistëve të real estate pranë institucioneve, për një treg më të strukturuar dhe vendimmarrje që merr parasysh përvojën e sektorit.

🇦🇱 🤝 🇦🇲  ® at the   Cross-Regional Conference Yerevan, Armenia.NAREA - National Albanian Real Estate Association, the pr...
09/10/2026

🇦🇱 🤝 🇦🇲 ® at the Cross-Regional Conference Yerevan, Armenia.

NAREA - National Albanian Real Estate Association, the professional body representing licensed real estate operators in Albania took part in "Building Economic Freedom & Resilience Through Cross-Regional Partnerships", organised by the Center for International Private Enterprise (CIPE) in Yerevan on 24–25 September 2026.

The conference brought together business associations and civil society organisations from the Western Balkans, the South Caucasus and Central Asia ten countries, united by a shared agenda: stronger institutions, credible advocacy, and a private sector that can hold its ground in dialogue with government.

Two days of collaboration, new ideas, and meaningful progress focused on:

🔹 the role of business associations in advancing economic reform and expanding economic opportunity.
🔹 the key ingredients of successful policy reform advocacy identifying priorities, building coalitions, engaging stakeholders.
🔹 institutional capacity, membership growth and organisational sustainability.
🔹 structured B2B matchmaking with peer organisations across the three regions.

For ®, this is a direct extension of our ongoing work with under the project "From Assessment to Advocacy" strengthening the real estate brokerage profession and the regulatory framework in Albania.

The lesson that travels well across all three regions: a profession becomes credible when it is organised, and policy changes when that organisation speaks with one voice.

Our thanks to and to the Armenian hosts for an agenda that was substantive from the first session to the last.

Regulating a market in transition Albania's path to EU alignment.

Center for International Private Enterprise (CIPE), Edval Zoto, ,

Një ligj që njihet nuk është domosdoshmërisht një ligj që funksionon.Tre nga katër profesionistë e njohin Ligjin nr. 9/2...
06/10/2026

Një ligj që njihet nuk është domosdoshmërisht një ligj që funksionon.

Tre nga katër profesionistë e njohin Ligjin nr. 9/2022 për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme. Vetëm tre në dhjetë e konsiderojnë realisht të zbatueshëm në praktikë.

Gati 6 në 10 shohin një lloj përmirësimi. Por vetëm rreth 28% shohin ndryshime të qarta.

Kjo nuk është kritikë ndaj reformës. Ligji e vendosi standardin tani duhet mekanizmi që e bën atë të funksionojë në terren.

Center for International Private Enterprise, Washington, D.C., Dr. Zef Preci, Edval Zoto, PhD, CFE, CAMS, NPP, , IOM.

Gjetjet e plota të Vrojtimit Bazë 2026: narea.al

02/10/2026

Pse agjenti i rregullt e ka më të vështirë se ai informal?

Sepse investon për të qenë i rregullt licencë, tatime, dokumentim, trajnim dhe konkurron me dikë që nuk paguan asgjë.

Tre nga katër profesionistë të anketuar në Vrojtimin Bazë 2026 e identifikojnë pikërisht konkurrencën e pandershme si shkakun kryesor të informalitetit.

Rreth 9 në 10 agjenci në vrojtim janë të licencuara. Por sipas vlerësimit të vetë profesionistëve, vetëm rreth 4 në 10 agjentë që veprojnë realisht në treg janë plotësisht të formalizuar.

Formalizimi nuk matet me licencat e lëshuara. Matet me atë që tregu nuk e lejon më.

Center for International Private Enterprise, Washington, D.C., Dr. Zef Preci, Edval Zoto, PhD, CFE, CAMS, NPP, , IOM.

Gjetjet e plota: narea.al

®

🏠 REGJISTROHU TANI!Dëshiron të ndërtosh një karrierë në tregun e Pasurive të Paluajtshme? Ky është momenti për të hedhur...
28/09/2026

🏠 REGJISTROHU TANI!

Dëshiron të ndërtosh një karrierë në tregun e Pasurive të Paluajtshme? Ky është momenti për të hedhur hapin e parë! 🚀

🎓 NAREA - National Albanian Real Estate Association dhe nisin kursin për Përgatitjen e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, një mundësi për të fituar dhe bazën për të hyrë në këtë sektor.

📅 E hënë, 28 Shtator
🕔 Ora 17:00
📍 Concilium, UET

📌 Regjistrimet kanë filluar!
✔️ Zyra e pranimit në , 📧 [email protected]
✔️ 📧 [email protected] | 📞 +355 69 40 40 240 / 69 40 40 150

👍 Një hap sot. Një karrierë nesër.



24/09/2026

Në 21 Shtator 2026 🗓️ prezantoi gjetjet e Vrojtimit Bazë të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme 2026, matja e parë sistematike kombëtare që analizon strukturën, sfidat dhe prioritetet e reformës në këtë profesion.
Analiza mbulon shtatë dimensione: profilin e profesionit, informalitetin, vetërregullimin, kuadrin ligjor dhe efektet e tij të perceptuara, integritetin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit, pajtueshmërinë AML/CFT dhe prioritetet e reformës.

Gjetjet kryesore e Vrojtimi Bazë 2026:
📌 Rreth 9 në 10 agjenci të përfaqësuara në vrojtim janë të licencuara, por vetëm rreth 4 në 10 agjentë që veprojnë realisht në treg vlerësohen si plotësisht të formalizuar.

📌 3 nga 4 të anketuar identifikojnë konkurrencën e pandershme si shkakun kryesor të informalitetit.

📌 Rreth 3 nga 4 profesionistë njohin Ligjin nr. 9/2022. Megjithatë, vetëm rreth 3 në 10 e konsiderojnë atë realisht të zbatueshëm në praktikë.

📌 Gati 6 në 10 të anketuar konstatojnë, një lloj përmirësimi gjatë viteve të fundit, por vetëm rreth 2 në 10 shohin ndryshime të qarta dhe të prekshme.

📌 Sektori nuk kundërshton kontrollet apo sanksionet. Përkundrazi, rreth 6 në 10 profesionistë kërkojnë forcim të kontrolleve ndaj operatorëve informalë. Por përgjigjja e tyre është e qartë: zbatimi duhet të nisë me transparencën, standardizimin dhe identifikimin e qartë të operatorëve të ligjshëm.

📌 Mbështetja për vetërregullimin është veçanërisht e lartë. Pothuajse të gjithë të anketuarit mbështesin një kod etik të detyrueshëm, ndërsa rreth 7 në 10 shprehin gatishmëri për krijimin e një Dhome Kombëtare të Profesionit të Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme.

Ky raport nuk është kundër reformës; është një thirrje për ta çuar reformën deri në fund. Ligji i miratuar ka vendosur standardin, por tregu ende nuk funksionon plotësisht sipas atij standardi. Distanca mes ligjit dhe realitetit është pikërisht hapësira ku duhet të përqendrohen institucionet, profesioni dhe partnerët e tij.

nuk kërkon privilegj. Kërkon një treg ku profesionisti i licencuar, i trajnuar dhe i përgjegjshëm të mos konkurrohet nga informaliteti. Publikimi i këtyre të dhënave është një akt transparence: sektori po pranon problemet e tij dhe po paraqet zgjidhje të matshme për t’i adresuar ato. Ky është ndryshimi mes një shoqate që mbron një sektor dhe një shoqate që e drejton atë. zgjodhi të dytën, dhe do të matet publikisht kundrejt dhjetë indikatorëve deri në vitin 2030.

paraqiti dhe 15 rekomandime për reforma dhe 10 indikatorë monitorimi deri në vitin 2030.

Vrojtimi Bazë 2026 dhe Policy Brief-i janë hartuar nga Dr. Zef Preci në kuadër të Projekti “Nga Vlerësimi te Advokimi: Forcimi i Profesionit të Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme dhe Kuadrit Rregullator në Shqipëri”, i cili zbatohet nga dhe financohet nga Center for International Private Enterprise, Washington, D.C.

Edval Zoto, PhD, CFE, CAMS, NPP , IOM

22/09/2026

Address

Str. Elbasanit, Apt. Building 10/1, 1st Floor, Unit 3, Administrative Unit 2
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355694040150

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NAREA - National Albanian Real Estate Association posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to NAREA - National Albanian Real Estate Association:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category