Avokati im

Avokati im Konsulence ligjore. Falas per nevojtaret. Ceshtje penale, civile dhe administrative.

Per mendimin tim, ky proces mund te behej disi me ndryshe, ne mirekuptim te qytetareve dhe me sa me pak kosto. Se pari d...
13/10/2025

Per mendimin tim, ky proces mund te behej disi me ndryshe, ne mirekuptim te qytetareve dhe me sa me pak kosto. Se pari duhet te dilte rregullorja e caktuar sipas praktikave te disa shteteve evropiane (pa pasur nevoje ta shpikim ne), me pas tu jepej kohe e mjaftueshme perdoruesve te ketyre mjeteve qe te pershtateshin me rregulloren dhe te merrnin masat e duhura, si dhe per te tjeret qe nuk pershtaten tu jepnin kohe te gjenin menyra tjera transporti per te kryer nevojat e perditshme.

Shalqi i blere dje ne Tirane. Sasia e uresë apo nitrateve ne nivele skandaloze dhe shume te rrezikshme per shendetin. Dh...
13/07/2025

Shalqi i blere dje ne Tirane. Sasia e uresë apo nitrateve ne nivele skandaloze dhe shume te rrezikshme per shendetin. Dhe themi pse jane perhapur kanceri e lloj lloj semundjesh te tjera tek te rinjte dhe femijet…Kjo eshte kriminale dhe personat kriminele qe i hedhin sasi te tilla helmi produkteve ushqimore duhet te kapen dhe denohen maksimalisht.

Një avokat ia sh*ti pusin e tij një mësuesi. Dy ditë më vonë, avokati shkoi te mësuesi dhe i tha: “Zotëri, jua sh*ta pus...
28/04/2025

Një avokat ia sh*ti pusin e tij një mësuesi. Dy ditë më vonë, avokati shkoi te mësuesi dhe i tha: “Zotëri, jua sh*ta pusin, por jo me ujë brenda!” Nëse doni ta përdorni ujin, do t’ju duhet të paguani më shumë.”

Mësuesi buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po keni të drejtë edhe unë po vija tek ju që t’ju thoja të merrni ujin nga pusi im ose ndryshe do të filloni të paguani qiranë e mbajtjes së ujit në pusin tim.”

Avokati pasi dëgjoi përgjigjen u nervozua dhe tha: “Po bëja shaka!”

Mësuesi qeshi dhe tha: “Njerëz si ju bëhen avokatë pasi kalojnë nga duart tona!

Një brez që nuk kthehet më kurrë!Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë. Një brez që i bënte vet d...
09/04/2025

Një brez që nuk kthehet më kurrë!

Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë. Një brez që i bënte vet detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur. Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta të sajuara me gurë e rroba ndërsa vajzat me kërcim litari apo me peta.

Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë duke u argëtuar. Një brez që luante kokafshehti derisa bëhej natë. Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta për të zbukuruar festat. Një brez që mblidhte fotografi, pulla, letra karamelesh te huaja te futura ne libra dhe mbante fletore kujtimesh në shkollë.

Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi që e ndihmonte të rregullonte antenën. Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar. Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës. (Buka me vaj e sheqer ose me gjalp, kur kishim)

Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo bëhej natë. Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse bëheshin deri në 10 veta në një grup. Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë. Fishkellima ishte sinjal. Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqve.

Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi, kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit, i lironte dhe vendin. Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe në shtëpitë e komshinjëve. Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat. Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithçka me forcën e vet.

Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj në përditshmërinë e tij (jo politike). Një brez i mësuar të donte vendin e tij. Një brez që lexonte libra, pranë një llambe nën një batanije. Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!

Një brez i varfër që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka!

Po sot???
Ku po shkojmë???

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një...
09/04/2025

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur
nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

Ne rast perfshirje ne nje aksident mos u largoni nga vendi i aksidentit, lajmeroni policine dhe ambulancen (nese eshte e nevojshme) si je jepi ndihmen e pare te demtuarve (nese je i sigurte dhe i trajnuar). Nga kryerja e ketyre veprimeve te thjeshta dhe humane, se pari mund te shpetoni nje jete dhe se dyti nese jeni fajtor ne aksident ju lehtesoni poziten tuaj ligjore dhe ja beni me te lehte mbrojtjen perfaqesuesit tuaj ligjor ne gjykate.

Kujdes 1 deri ne 5 vite burg!Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tj...
09/04/2025

Kujdes 1 deri ne 5 vite burg!
Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshm...
02/04/2025

Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Kujdes! E drejta per te mos folur garantohet me ligj. Kerkoni Avokatin te jete i pranishem si dhe denonconi cdo rast te tille dhune fizike apo psikologjike te ushtruar nga OPGJ te policise apo prokurorise!

02/04/2025

Ruani nderin dhe dinjitetin. Denonconi ne prokurori apo polici cdo rast dashakeqes qe ju cenon nderin dhe figuren tuaj.

Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Send a message to learn more

Masat administrative (gjobat) e policise rrugore apo bashkiake paguhen me -50% nese shlyen brenda 15 ditesh. Gjithesesi ...
01/04/2025

Masat administrative (gjobat) e policise rrugore apo bashkiake paguhen me -50% nese shlyen brenda 15 ditesh.
Gjithesesi nese nuk jeni fajtor, cdo drejtues mjeti ka te drejte ti drejtohet gjykates administrative per cdo gjobe te pa drejte. Barra e proves ne cdo rast i takon policise. Ne rast mos paraqitje te provave qe provojne shkeljen e drejtuesit te mjetit, gjoba fshihet dhe te gjitha shpenzimet gjyqesore i kalojne pales se paditur (policise).

15/02/2025

Per te gjithe ata pronare te cilet zoterojne nje truall dhe kane deshire ta japin me perqindje per ndertim pallati.

Nje qasje ne dukje shume formale, duke kerkuar lidhjen e nje parakontrate me afat para noterit, me te cilen marrin persiper te ndertojne mbi pronen e pronareve te tokes, po perdoret se fundmi nga individe ndermjetes apo seksere sic njihen ne gjuhen e perditshme te cilet paraqiten si ndertues dhe ofrojne perqindje te larta pronareve.

Kujdes…ka shume raste qe keto mashtrues kerkojne te lidhin kontraten e me pas tju bllokojne pronen per vite me rradhe duke shfrytezuar vonesat disa vjecare ne gjykatat shqiptare. Ne kete menyre ato bllokojne pronen dhe behen pengese per ndertuesit e tjere we mund tju afrohen. Me pas u bejne presion pronareve te tokes qe ti marrin ambjente ndertimi ne pronen e tyre ne kembim e heqjes dore nga ceshtja e hapur ne gjykate dhe lirimin e prones.

Avokati im

Fermeret nuk kane te ndalur ne perdorimin pa  mase ne nivele te frikshme te uresë (nitratit) per te siguruar prodhim te ...
16/07/2023

Fermeret nuk kane te ndalur ne perdorimin pa mase ne nivele te frikshme te uresë (nitratit) per te siguruar prodhim te shpejte, sidimos tek shalqiu dhe pjepri. Komsumatori vazhdon te helmohet pa e kuptuar (sidomos femijet) ne keto dite te nxehta. I bej thirrje AKU-së te hetoje. Nuk ka asnje reagim dhe askush nuk mban pergjegjesi. Behet fjale per sigurine ushqimore.
Kjo eshte kriminale dhe e denueshme.

Neni 288 Kodi Penal i RSH.

Importimi, prodhimi, ruajtja, sh*tja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur nga kjo vepër ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet e pesë vjet.

A keni degjuar ndonjehere te jete denuar njeri??

Pjeper i blere sot ne dyqan dhe pas matjes me instrumentin mates del 10 fish mbi normen e lejuar ureja (nitrati). Qe nga fillimi veres cdo shalqi dhe pjeper ne dyqan del 10 fish e siper niveli uresë. Ske shance te gjesh te ne nivelin e lejuar.

Address

Tirane
Tirana
1023

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati im posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Avokati im:

Share