30/04/2022
Ju kujtoj se sot me 30 prill perfundon afati i rivleresimit te pronave !!!! Me poshte keni udhezimin sipas ligjit
Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët
1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga
data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 30 prill 2022 të bëjnë rivlerësimin e kësaj
pasurie me vlerën e tregut.
1.1 Parashikimi i pikës 1, të këtij neni, zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHKsë, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to
bëhet para datës 31 korrik 2022.
2. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së
paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të
Kadastrës .
3. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë
aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të
ekspertit.
4. Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin:
a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt
ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së
pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi;
b) tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.
Eshte shume e rendesishme kryerja e ketij rivleresimi ne vecanti per personat qe duan te tjetersojne pronen (sh*tje ,dhurim ,etj). Ne intepretim te ligjit ju kujtoj se kerkesen mund ta beni deri sot dhe pagesen keni mundesi ta beni deri me 31.07.2022
Fundjave te bukur :)