Zyra e Sherbimeve Ligjore / ZSHL Shkoder

Zyra e Sherbimeve Ligjore / ZSHL Shkoder Zyra e Shërbimeve Ligjore është nje iniciative e shoqatës “Intelektualet e rinj, Shprese” ne

🚏 A është transporti publik në qytetin tuaj i qartë, i aksesueshëm dhe funksional?🔗 https://gadc.limesurvey.net/265648?l...
01/06/2026

🚏 A është transporti publik në qytetin tuaj i qartë, i aksesueshëm dhe funksional?
🔗 https://gadc.limesurvey.net/265648?lang=en&newtest=Y
Po mbledhim mendimet dhe përvojat e qytetarëve mbi:
🚌 transportin urban dhe rural
🕒 oraret dhe besueshmërinë
📍 sinjalistikën dhe informacionin në stacione
♿ aksesueshmërinë për të gjithë qytetarët
📢 Zëri juaj ka rëndësi!
Plotësoni pyetësorin dhe ndihmoni në përmirësimin e transportit publik në bashkinë tuaj.
Falenderojmë për mbështetjen partnerët tanë Olof Palme Center dhe Ambasadën Suedeze në Shqipëri.

25/02/2026
30/08/2022

NJOFTIM PUNESIMI
KORDINATOR PROJEKTESH

Shoqata "Intelektualet e rinj, Shprese" (IRSH) kerkon te punesoje, një koordinator/e projektesh i/e cili/a do të zbatojë, drejtojë dhe organizojë aktivitetet e projekteve në bashkëpunim me dhe nën drejtimin e menaxherit të projekteve, duke synuar për një zbatim të sukseshem të projektit.

Përgjegjësitë
- Koordinimi i aktiviteteve, burimeve, pajisjeve dhe informacionit
- Ndërlidhje me përfituesit për të identifikuar dhe përcaktuar ne
kuader te projekteve
- Të ndihmojë në përgatitjen e propozimeve, afateve kohore dhe
buxhetit
- Të monitorojë dhe ndjekë progresin e projekteve dhe të trajtojë
çdo problem që mund të shfaqet gjatë zbatimit të tij
- Të veprojë si pikë kontakti dhe të komunikojë statusin e
projekteve në mënyrë të përshtatshme për të gjithë pjesëmarrësit,
partnerët dhe donatorët.
- Të menaxhoje dhe përdorë rrjetet sociale
- Të krijojë dhe të mbajë dokumentacionin e duhur të projektit,
planet dhe raportet

Kërkesat
- Preferohet te kete përvojë 1-2-vjeçare pune
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuhët e tjera përbëjnë
avantazh.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, Excel, Power Point
Presentation
- Diplomë universitare (Preferohen shkencat sociale dhe juridike)
- Preferohet te kete fleksibilitet per te punuar në terren
- Aftësi të mira të komunikimit me përfituesit dhe stafin.
- Aftësi organizative dhe multitasking

Te gjithe personat e interesuar duhet te dergojne:, brenda dates 10 Shtator 2022, kerkesen bashkangjtur me CV-të e tyre. ne adresen:
E-mail: irsh_centre@yahoo,com, me titull e-maili “Interesim për koordinator/e projekti”,

Vetem personat e perzgjedhur do te ftohen per interviste.

03/12/2021
➡️ Organizata "Intelektualët e Rinj Shpresë" me një grup prej 30 të rinjsh do të realizojë monitorimin e procesit të vot...
23/04/2021

➡️ Organizata "Intelektualët e Rinj Shpresë" me një grup prej 30 të rinjsh do të realizojë monitorimin e procesit të votimit në Qarkun Shkodër.
➡️ Kjo vjen si një risi pasi për herë të parë në Bashkinë Shkodër një organizatë lokale do të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në datën 25 Prill.
➡️ Në kuadër të projektit "Unë marr pjesë. Zëri im, vota ime vlen" ☑️ do të realizohet monitorimi i zgjedhjeve mbështetur nga European Union in Albania dhe zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në partneritet me CIVIL RIGHTS DEFENDERS dhe Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies.

Çfarë është ndihma juridike falas?"Ndihma juridike" është shërbimi juridik falas i cili garantohet dhe financohet nga sh...
23/02/2021

Çfarë është ndihma juridike falas?

"Ndihma juridike" është shërbimi juridik falas i cili garantohet dhe financohet nga shteti për të gjithë individët, pjesë e kategorive vulnerabël dhe/ose me të ardhura të pamjaftueshme të cilët nuk kanë mundësi t'i drejtohen një juristi apo avokati për të zgjidhur problematikën e tyre ligjore.
Eshtë mision dhe detyrë e shtetit të mundësojë aksesin në drejtësi (të drejtën për të përfituar shërbim ligjor falas për këta individë) duke mbrojtur të drejtat e tyre themelore Kushtetuese.

Keni nevoje për ndihmë juridike?
Mund të paraqiteni pranë Zyrës së Shërbimeve Ligjore Falas në adresën:
L. Qemal Stafa, Rr. Daut Boriçi, Nr. 874, Shkodër 4001, Albania.
E-mail: zshlshkodë[email protected]
cel. 0686065568

18/02/2021

Në bazë të Ligjit Nr. 111/2017 "Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti"

Ndihma juridike jepet në format e mëposhtme:

a) ndihmë juridike parësore
b)ndihmë juridike dytësore
c)përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore, sipas ligjit dhe përjashtim nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdherit të ekzekutimit.

17/02/2021

Ke nevojë për ndihmë juridike?

Je pjesë e një prej kategorive të mëposhtme?
-Persona me të ardhura/pasuri të pamjaftueshme
-Viktimë e dhunës në familje
-Viktimë e abuzimit seksual
-Viktimë e mitur apo i mitur në konflikt me ligjin
-Fëmijë ne institucionet e përkujdesjes shoqërore
-Person me aftësi të kufizuar dhe/ose i verbër
-Person me problem të shëndetit mendor
-Person përfitues i skemave të mbrojtjes sociale
-Person ndaj të cilit kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar
-Person të cilit i është cënuar e drejta nëpermjet një veprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent.

TI PERFITON:
1. Ndihmë juridike falas për çështje civile, familjare, administrative dhe penale:
-Këshillim ligjor
-Përgatitje e akteve për t'ju drejtuar Gjykatës dhe Prokurorisë
-Përfaqesim gjyqësor

2. Ke të drejtë të kërkosh edhe përjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore.

Si mund të na gjeni?
Mund të paraqiteni pranë Zyrës së Shërbimeve Ligjore Falas, në adresën:
L. Qemal Stafa, Rr. Daut Boriçi, Nr. 874, Shkodër 4001, Albania.
E-mail: zshlshkodë[email protected]
cel. 0686065568

06/11/2020

INFORMACION:
Nese jeni debuar nga nje shtet i BE-së(keni espuls) Si duhet të veproni?

📣Duhet të shikoni me kujdes afatin e ndalimit të përcaktuar në letrën e dorëzuar tek ju nga autoritetet e shtetit dëbues.

🔴Kujdes! Heqja e dëbimit (espulsit) nuk bëhet automatikisht pas përfundimit të afatit të përcaktuar në të.

SI MUND TË HIQET ESPULSI?

Me mbarimin e afatit të dënimit, duhet që të mos keni patur probleme të tjera me çdo shtet tjetër të zonës schengen. Duhet të filloni procedurat ligjore për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm në SIS.

Ka mundësi që heqja e “Espulsit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit apo të ketë kaluar mbi 2/3 e dënimit, për arsye familjare apo arsye të tjera bindese.

Duke kontaktuar me ne, ju ofrojmë informacion më të detajuar për bërjen e kërkesës për verifikim të espulsit dhe fshirje te emrit nga sistemi SIS.
📌Për më shumë informacion na kontaktoni në inbox 📨
📌 Mund te paraqiteni prane Zyrës së Shërbimeve Ligjore Falas në adresen: L.Qemal Stafa, Rr. Daut Boriçi, Nr. 874, Shkodër 4001, Albania.
📌Ose mund te kontaktoni:
E-mail: [email protected]
Cel: 068 606 5568

Shoqata "Intelektualet e rinj, Shprese" është autorizuar nga Ministria e Drejtësisë për të ofruar ndihmën juridike parës...
02/11/2020

Shoqata "Intelektualet e rinj, Shprese" është autorizuar nga Ministria e Drejtësisë për të ofruar ndihmën juridike parësore.

👉 Çfare është ndihma juridike parësore?

📍 Forma e parë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Parësore, është ai lloj shërbimi ligjor i cili ofrohet për mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen pa qenë e nevojshme t’i drejtohesh gjykatës.

Ndihma juridike paresore konsiston ne:
✔ Informimin e qytetarëve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor;
✔ Orientimin/këshillimin e shtetasve mbi mënyrën se si ata duhet të veprojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre;
✔ Hartimin e shkresave zyrtare drejtuar institucionit me të cilin individi është në konflikt me qëllim zgjidhjen e problematikës.
✔ Ndihmojnë qytetarët në plotësimin e formularëve për përfitimin e këtij shërbimi dhe në plotësimin e dokumentave që nevojiten.

👉 Çfarë dokumentacioni më duhet të plotësoj?

📍 Për të përfituar nga forma e parë e ndihmës ligjore (orientim/këshillim ligjor) , nga ana juaj duhet të plotësohet:

✅ Formulari i kërkesës dhe vetëdeklarimit për ndihmë juridike parësore

✅ Formulari e vetëdeklarimit për të ardhurat dhe pasuritë ose

✅ Formulari i vetëdeklarimit për kategoritë e veçanta

👉 Si mund të na gjeni?
📌 Mund te paraqiteni prane Zyrës së Shërbimeve Ligjore Falas në adresen: L.Qemal Stafa, Rr. Daut Boriçi, Nr. 874, Shkodër 4001, Albania.
Ose mund te kontaktoni:
E-mail: [email protected]
Cel: 068 606 5568

Address

L:Qemal Stafa, Rr:Daut Borici, 874
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra e Sherbimeve Ligjore / ZSHL Shkoder posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zyra e Sherbimeve Ligjore / ZSHL Shkoder:

Share