Avokat Marlen Pelinku

Avokat Marlen Pelinku Adresa:Lagjia "Qemal Stafa" Rruga"Don Bosko" përballe ish-Gjykatës së Shkallës se Pare e Juridiksionit te Pergjithshëm Shkodër

09/07/2022
Me kontaktoni.
08/07/2022

Me kontaktoni.

Avokat Marlen Pelinku nder te tjera ofron edhe:
konsulencë juridike
përfaqësim ligjor dhe avokator
hartimin e dokumentacionit ligjor
përgatitjen e kërkesave
përgatitjen e kërkesë padive
përgatitjen e kërkesave ankimore
përgatitjen e rekurseve
përpilimin e akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale
hartimin e kontratave e marrëveshjeve
hartimin e ҫdo lloj dokumenti që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike
përfaqësimi i personave fizik ose juridik në ҫështjet civile dhe administrative në gjykatë si dhe në organet e administratës publike….
Kontakto ne +355694568590

05/07/2022
Ftese drejtuar Organizatave te Shoqerise Civile dhe Qytetareve te Shkodres per t'iu bashkuar ketij grupimi civil dhe pro...
20/06/2022

Ftese drejtuar Organizatave te Shoqerise Civile dhe Qytetareve te Shkodres per t'iu bashkuar ketij grupimi civil dhe proteste kunder marrjes ne menyre te padrejte te Gjykatave respektive te Shkodres dhe me tej.

Vendimi i Dhomes Vendore se Avokatise Shkoder persa i perket vazhdimit te bojkotimit te seancave gjyqesore,i mbajtur sot...
18/06/2022

Vendimi i Dhomes Vendore se Avokatise Shkoder persa i perket vazhdimit te bojkotimit te seancave gjyqesore,i mbajtur sot si nje note proteste kunder KLGJ-se dhe qeverise ne menyre qe te mos finalizohet projekti per Harten e Re Gjyqesore.

--Me një antene të thjeshtë bëni një kërkim automatik në televizorin tuaj dhe gjeni sinjalin e Star Plus Tv, në Digitalb Satelit kanali nr 66, Ne Platformen ...

18/06/2022

Përshendetje!

Ju njoftoj se Dhoma e Avokatisë Shkoder me shumicë dermuese të anëtarëve, vendosi:

1. Vazhdimin e bojkotimit të seancave gjyqësore në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykatën e Apelit Shkodër Gjykatën Administrattive të Shkallës së Parë Shkodër dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë në datat 20 deri me datë 24 qershor.
2. Bojkotimi i seancave me karakter të ngushtëm (masa sigurimi), të pakten per datat 21 dhe 22 qershor.

Faleminderit!

12/06/2022

NJOFTIM

Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, mori në shqyrtim vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqsor dt.10.06.22, me anën e të cilit është miratuar harta e re gjyqsore.
Komiteti Drejtues konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqsore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administrative.
Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe ne perkkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.
Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së drejtësisë.
Nisur dhe bazuar në këtë situatë Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe nëpërmjet Tij i kërkojmë të përciell në qeveri, si institucioni vendimmarrës, gjithe argumentet e paraqitura në mbrojtje te interesave të personave fizik dhe atyre juridik, duke konkluduar mos miratimin vendimit te mesiperm paraqitur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqsor .
Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi :

1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqsore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.

2. Për ekzektimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese te Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore.
3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht.

Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë
Komiteti Drejtues

Kryetari
Prof Dr. Maksim HAXHIA

Address

Adresa:Lagjia "Qemal Stafa" Rruga"Don Bosko" Përballe Ish-Gjykatës Së Shkallës Se Pare E Juridiksionit Te Pergjithshëm Shkodër
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:30
Tuesday 08:00 - 15:30
Wednesday 08:00 - 15:30
Thursday 08:00 - 15:30
Friday 08:00 - 15:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokat Marlen Pelinku posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Avokat Marlen Pelinku:

Share