Studio Legale - Perkthimi & Ndermjetesimi "Anamali"

Studio Legale - Perkthimi & Ndermjetesimi "Anamali" PhD Plarent Anamali
Avokat - Perkthyes - Ndermjetes

Konsulence dhe Asistence Ligjore ne Shqiperi - Itali

Diskriminimi ne mardheniet e punes per shkak te bindjes politike, gjendjes arsimore, gjendjes shoqerore, etj.
09/01/2026

Diskriminimi ne mardheniet e punes per shkak te bindjes politike, gjendjes arsimore, gjendjes shoqerore, etj.

03/01/2026
Asistencë në procedurën e prokurimit publik. Çfarë është Prokurimi Publik? Procedurat përzgjedhëse të prokurimit” janë p...
06/07/2025

Asistencë në procedurën e prokurimit publik.

Çfarë është Prokurimi Publik?

Procedurat përzgjedhëse të prokurimit” janë procedurat e ndërmarra nga Autoritetet Kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike – të financuara nga buxheti i shtetit – për mallra, punë dhe shërbime.

“Fondet publike” janë çdo vlerë monetare e Buxhetit të Shtetit, e buxhetit vendor, fonde ndihmë ose kredi të dhëna nga donatorë të huaj sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të cilat kërkojnë zbatimin e procedurave ligjore të vendit. Hyjnë në fondet publike dhe të ardhura nga shteti, nga ndërmarrjet lokale, shoqëritë tregtare dhe entet e tjera, ku shteti zotëron shumicën e aksioneve ose të kapitalit, të cilat janë përcaktuar për përdorim në prokurimet publike.

“Kontratat publike” janë kontratat ligjore të lidhura zakonisht nëpërmjet shkëmbimit të komunikimit me shkrim, ndërmjet një apo më shumë operatorëve ekonomikë dhe një ose më shumë autoriteteve kontraktore shtetërore, që kanë si objekt kryerjen e punimeve, furnizimin e mallrave dhe / apo shërbimeve, në përputhje me ligjin. Tipet kryesore të kontratave publike janë:

-“Kontratat publike për shërbime” janë kontratat publike që kanë objekt kryerjen e shërbimeve. Ato mund të kenë si objekt mallra dhe shërbime, por në këtë rast vlera e shërbimeve në kontratë duhet të tejkaloje atë të mallrave. Kontratat për shërbime, mund të përfshijnë edhe punime të lidhura në mënyrë dytësore me objektin kryesor të kontratës.

– “Kontrata publike furnizimi” janë kontratat publike, që kanë objekt blerjen, blerjen me pjesë ose me këste, qiranë me ose pa mundësi blerjeje të mallrave. Një kontratë publike, që ka objekt furnizimin me mallra dhe që përfshin në mënyrë dytësore edhe vendosjen dhe instalimin, vlerësohet si “kontratë publike furnizimi”, nëse vlera e mallrave e tejkalon vlerën e vendosjes apo instalimit.

– “Kontratat për punë publike” janë kontratat publike, që kanë objekt realizimin, projektimin dhe realizimin e punimeve apo të punës ose realizimin me çfarëdo mjeti të një pune, që përputhet me kërkesat e përcaktura nga autoriteti kontraktor. Këto kontrata janë të përshtashme kryesisht për vepra infrastrukture.

– “Kontratat e konsulencës” janë kontratat për shërbime konsulence, të një natyre intelektuale dhe këshilluese, duke përjashtuar llojet e tjera të shërbimeve, ku mbizotërojnë aspektet fizike të veprimtarisë si punime dhe/ose furnizime mallrash;

Kontratat publike lidhen midis autoritetit kontraktor dhe kontraktuesit.

“Autoritet kontraktor” është çdo institucion apo ent (institucionet kushtetuese, institucionet e tjera qendrore, institucionet qendrore të pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore), që i nënshtrohet zbatimit të ligjit “Për Prokurimin Publik”.

“Kontraktues”, “furnizues” dhe “sipërmarrës i shërbimit” është çdo person fizik, juridik apo ent publik ose grup personash dhe/ose organesh të tilla, që ofrojnë në treg sipërmarrjen e një ose disa punëve, furnizimin me mallra ose shërbime.

“Mënyra elektronike” e prokurimit është përdorimi i pajisjeve elektronike dhe programeve informatike për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave (përfshirë këtu edhe përpunimin dixhital) që transmetohen, jepen e merren përmes kabllove, radios, mjeteve optike ose çdo mjeti tjetër elektromagnetik. Platforma e prokurimit elektronik është një aplikim i bazuar në rrjet, që mbështet automatizimin e aktiviteteve të tenderimit të Autoriteteve Kontraktore. Ky sistem mundëson administrim të sigurt, efikas e transparent të të gjithë dokumentave që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesit.

Llojet e procedurave të prokurimit publik janë:

a) procedurë e hapur;

b) procedurë e kufizuar;

c) procedurë me negocim, me ose pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës;

ç) kërkesë për propozime;

d) konkurs projektimi;

dh) procedurë “shërbim konsulence”.

Vendim Gjykata Tiranes per leshimin e urdherit te ekzekutimit per akt marreveshje me ndermjetesim me objekt Zgjidhjen e ...
16/10/2024

Vendim Gjykata Tiranes per leshimin e urdherit te ekzekutimit per akt marreveshje me ndermjetesim me objekt Zgjidhjen e Marteses

Zgjidhje martese dhe pasojat e saj me ndermejtesim. Fitoni kohë, ulni kostot
14/10/2024

Zgjidhje martese dhe pasojat e saj me ndermejtesim. Fitoni kohë, ulni kostot

12/09/2024
29/01/2024

Zgjidhje me ndermjetesim: konflikti “mospermbushje e detyrimit kontraktual”.

19/04/2023

Barra fiskale në qeverisjen vendore: Aspekte mbi tarifën e pastrimit dhe largimit të mbetjeve.

Një nga zërat e paketës fiskale të qeverisë vendore është tarifa e pastrimit dhe largimit te mbetjeve.
“Tarifë e pastrimit dhe largimit të mbeturinave ” është një pagesë, që bëhet drejtpërdrejt apo nëpërmjet një nëpunësi tek administrata tatimore vendore në shkëmbim të shërbimit të marrë, për një familje, person fizik apo juridik, vendas ose të huaj, që banojnë/janë rezidentë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë Shkodër dhe njësive të saj administrative”.
Niveli i tarifës së pastrimit: Kategoritë, nënkategoritë dhe nivelet treguese janë të shprehura si më poshtë:
Kategoritë

Familjarët (për familje)nënkategori sipas njësive administrative
Institucionet, tarifa njëlloj per te gjitha.
Bizneset. Ndahen në nënkategori:
Njësi tregtare dhe shërbimi në Njësinë Administrative Shkodër dhe Velipojë Plazh
Njësi tregtare dhe shërbimi në Njësitë Administrative Postribë, Pult, Shosh, Shalë, Guri i Zi, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Rrethina
Njësi tregtare për tregtim karburanti
SUBJEKTE NDËRTIMI
Investitor/Individ/Persona fizik/ojf/Subjekte ndërtimi sipas investimit/deklaratës paraprake të punimeve dhe kohëzgjatjes së kantierit të ndërtimit për vlera investimi/preventivi:
Shoqata, fondacione, ente të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare.
PROFESIONE TE LIRA
AMBULANT

Të gjitha kategoritë dhe nënkategoritë e sipërcituara kanë detyrimin të kontribuojnë në pastrimin dhe largimin e mbetjeve, duke paguar tarifën respektive.
Po të lexoni me kujdes paketën fiskale, për disa taksa vendore përshkruhet shkurtimisht metodologjia e llogaritjes së tyre, ndërsa për tarifën e pastrimit mungon kjo metodologji.

Shtrohen pyetjet: cila është metodologjjia e përdorur për llogaritjen e tarifës së pastrimit? A është përdorur metodologji sasiore, cilësore apo mikse? A është përdorur metodologji krahasuese? Cilët indikatorë janë analizuar? Cilat variabla janë analizuar? A është respektuar parimi I proporcionalitetit? A është respektuar parimi i barazisë?
Asnjëra nga këto pyetje nuk gjen përgjigje në përshkrimin e paketës fiskale por vetëm konstatohet si referencë kostoja e shërbimit për pastrimin dhe largimin e mbetjeve.

Një nismë e rëndësishme nga këshilltarët është hartimi i metodologjise, në respekt të parimeve themelore të sipërcituara, për të llogaritur tarifën e pastrimit dhe largimit të mbetjeve.

Plarent Anamali

15/04/2023

Në jetën e çdo njeriu, ka momente kur duhen marrë vendime të rëndësishme jo vetëm me impakt për …

Address

Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Legale - Perkthimi & Ndermjetesimi "Anamali" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio Legale - Perkthimi & Ndermjetesimi "Anamali":

Share