12/06/2022
NJOFTIM URGJENT
Komiteti Drejtues i Dhomes te Avokatise te Shperise, mori ne shqyrtim vendimin e Keshillit te Larte Gjyqsor dt.10.06.22, me anen e te cilit eshte miratuar harta e re gjyqsore.
Komiteti Drejtues konstaton dhe i ben prezent gjith opinionit publik se, vendimi per miratimin e hartes se re gjyqsore eshte ne shkelje te rrende dhe te te drejtave dhe lirive themelore te individit te mbrojtura posacerisht nga kushtetuta. Ky vendim cenon rende aksesin ne drejtesi te individit si dhe procesin e realizimit te mbrojtjes si ne proceset penale ashtu edhe ne ato civile dhe administrative.
Me keqardhje konstatojme se ky vendim eshte ne perputhshmeri duke kulmuar me nje sere shkeljesh te konstatuara ne proceset penale, civile e administrative te zhvilluara ne gjykatat e te gjitha niveleve.
Me kete vendim u injohuan haptazi gjith problematika dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese te dhomes qendrore dhe atyre vendore gjate procesit te organizuar per diskutimin e draftit ne shkall vendi, fakt i cili tregoi formalitetin dhe abuzivitetit ne marrjen ne konsiderate te grupeve te interesit, perfshi Dhomen e avokatise te shqiperise si nje nga aktoret kryesor ne procesin e dhenies te drejtesise .
Nisur dhe bazuar ne kete situate Dhoma e Avokatise te Shqiperise i ben thirrje Ministrit te Drejtesise dhe nepermjet Tij kerkojme qe te percjell ne qeveri, si institucioni vendimares, bazuar ne argumentet tona ne interes te personave fizik dhe atyre juridik, te mos miratoje vendimin e paraqitur nga ana r Keshillit te larte gjyqsor .
Ndodhur ne kete situate Komiteti Drejtues ne mbeshtetje te vendimit paraprak marre nga Keshilli i Pergjithshem i Dhomes te Avokatise te Shqiprise si hap te pare vendosi :
" 1. Te bojkotoj te gjitha proceset gjyqsore, me perjashtim te masave te sigurimit, te planifikuara per gjykim , ne te gjitha nivelet e gjykatave perfshire edhe proceset e planifikuara ne Gjykaten e Larte, nga data 14 deri ne daten 17 qershor .
2. Per ekzektimin e ketij vendimi, ngatkohen organet drejtuese te Dhomes qendrore dhe dhomave vendore .
3. Moszbatimi i ketij vendimi nga ana e avokateve perben shkelje te rende te kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e per rrjedhoje do te procedohen disiplinarisht ".
Dhoma e Avokatise te Shqiperise
Komiteti Drejtues
Kryetari
Prof Dr. Maksim HAXHIA