Av.Elvis Kuci

Av.Elvis Kuci * Ceshtje Civile
* Ceshtje Penale
* Ceshtje Administrative
* Ceshtje Civile (pezullim,rivendosje,si

Në çdo fillim viti na bashkon e njëjta shpresë. Siç thotë shprehja latine “Sol omnibus lucet” , drita nuk zgjedh kë të n...
30/12/2025

Në çdo fillim viti na bashkon e njëjta shpresë.
Siç thotë shprehja latine “Sol omnibus lucet” , drita nuk zgjedh kë të ndriçojë , ajo bie mbi të gjithë ne.

Ju uroj shëndet, qetësi dhe njerëz që jua bëjnë ditët më të bukura.
Qoftë ky vit një hap përpara për secilin, sipas ritmit dhe rrugës së vet.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Av. Elvis Kuci

30/10/2025

Nëse dikush del për “xhiro” në qytet me shpejtësi 200 km/orë, ai nuk është më thjesht një “shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor”, por ai është një “vrasës”potencial në lëvizje.

Kur kjo shkelje shkakton vdekjen e një ose disa personave, ligji nuk mund ta trajtojë më si “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” e për më tepër, me një dënim minimal 2 vite.

Kjo vepër duhet të kualifikohet si “vrasje me dashje indirekte”.
Dashja indirekte është një formë e fajësisë që nënkupton se : personi parashikon që nga veprimi i tij mund të vijnë pasoja të kundërligjshme,këto pasoja nuk dëshirohen prej tij, por me vetëdije dhe ndërgjegje lejohet ardhja e pasojave.


11/06/2021

KUR MORALI PERPLASET ME LIGJIN

Vendimi i gjyqtarit mbi hajdutin e vogël:

👉 Në Amerikë, një 15-vjeçar u kap duke vjedhur bukë nga një dyqan. Në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia djali gjithashtu theu dhe një raft.

Para se të jepte vendimin, gjykatësi donte ta dëgjonte dhe djalin.

Gjykatësi: ′' Pse vodhe? "
Djali: ′' Kisha nevojë për bukë. ”
Gjykatësi: ′' Nuk mund të blije bukën në vend që ta vidhje? "
Djali: ′' Nuk kisha para për ta blerë ”.
Gjykatësi: ′' Mund të kishe kërkuar para nga familja jote "
Djali: ′'Kam vetëm nënën në shtëpi. Nëna ime është e sëmurë dhe është e pa punë. Kam vjedhur pak bukë dhe djathë vetëm për të. ′
Gjykatësi: '' Ti je i vogël, normalisht nuk ke një punë"
Djali: ′' Kam punuar në lavazh. Para një jave bëra një ditë pushim për t’i shërbyer nënës dhe për këtë arsye u pushova nga puna. '′
Gjykatësi: ′' A nuk kishe ku të kërkoje ndonjë ndihmë? "
Djali: ′' Çdo ditë kur dal nga shtëpia kontaktoj të paktën pesëdhjetë adresa duke kërkuar ndonjë punë, por pa sukses. Në fund, vendosa të vjedh. "

Pas përfundimit të bisedës me djalin, gjykatësi shpalli verdiktin e tij, duke thënë:
-"Vjedhja, sidomos vjedhja e bukës, është një krim shumë i turpshëm. Dhe këtu të gjithë jemi përgjegjës për këtë krim. Të gjithë të pranishëm në këtë dhomë, dhe unë, edhe unë jam midis tyre përgjegjës për këtë krim.

Atëherë të gjithë të pranishmit në gjyq do të "gjobiten" me nga $ 10. Askush nuk do të largohet nga salla e gjyqit derisa të dorëzoni $ 10 secili.

Gjykatësi, pasi dha 10 dollarët e tij, vendosi "një gjobë" prej $ 1,000 për dyqanin që dorëzoi djalin e uritur në polici.

Pasi dëgjoi vendimin, djali nuk i mbajti dot lotët dhe u ngazëllye duke parë gjyqtarin ndërsa ky i fundit lexonte vendimin.

Gjykatësi u largua nga salla duke u përpjekur ti fshihte lotët. Këto janë fjalët e fundit të gjyqtarit:

-"Nëse një person kapet duke vjedhur bukë, të gjithë njerëzit e atij komuniteti, shoqërisë dhe shtetit duhet të turpërohen ".

16/04/2015

Kurba e mirenjohjes se klientit. Merreni me humor
1- Dita e paditjes se klientit: "Jam ne hall, duhet t'i kisha kontrolluar dokumentat me pare"
2- Dy dite pas takimit me avokatin: "Po ta humbas gjyqin kam marre fund"
3- Gjate pergatitjeve per gjyqin: "Me ben shume pershtypjen sa shume keni mesuar per punen dhe dokumentat e mia"
4- Gjate gjyqit: "Po beni nje pune te shkelqyer ne zgjidhjen e kesaj ceshtje"
5- Pasi gjykata ka vendosur ne favor te klientit: "Je avokat fantastik, asnje avokat tjeter nuk do ta kishte bere ate qe bete ju"
6- Dhjete dite pas gjyqit: "Jeni avokat I mire por isha brenda ligjit, kisha edhe fakte"
7- Pas nje muaji: "Ju e bete punen tuaj por une nuk mund ta humbisja ceshtjen"
8- Pas dy muajsh: " Une s' kisha fare nevoje per avokat. Ti sajove ate padi per nje ceshtje te thjeshte qe te merrje para por nga une nuk ke para."

19/02/2015
19/02/2015

2 +2 = 4 book says that
2 +2 = 4 teacher teaches that
2 +2 = 4 everyone says that
2 +2 = 5 Politician makes this happen
2 +2 =? Lawyer always asks, what do you want this to be?

Address

Rruga Onhezmi
Saranda
9701

Telephone

+355692470353

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Av.Elvis Kuci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Av.Elvis Kuci:

Share