Qendra SUI JURIS / Status Libertatis, Status Civitati-

Qendra SUI JURIS / Status Libertatis, Status Civitati- Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra SUI JURIS / Status Libertatis, Status Civitati-, Rruga 4, Sarandë.

Qëndra SUI JURIS me kontributin e anëtarëve të bordit të drejtorëve, si dhe juristëve të rinj me kontributivullnetar vihet në dispozicion të qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të drejtave të tyre përballë administratës publike të shtetit shqiptar. Qëndra SUI JURIS angazhohet në këto drejtime:
• Është një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse që synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së drej

tësisë dhe avancimin e reformave për konsolidimin e shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimin e një shoqërie civile pjesëmarrëse.
• Synon të angazhohet në studime ligjore dhe të sistemit të drejtësisë, në ndërtimin e kapaciteteve në sektorin publik e media dhe për fuqizimin e një shoqërie civile aktive, nëpërmjet kërkimit dhe analizës së bazuar në evidenca për krijimin e zgjidhjeve dhe alternativave të qëndrueshme dhe afat-gjata të politikave publike.
• Angazhohet në marrjen e iniciativave ligjore dhe me bazë qytetare dhe në advokimin aktiv për çështje që janë në interes të publikut dhe që luajnë një rol kyç për funksionim e demokracisë.
• Ka në fokusin e tij kryesor krijimin e një qendre të trajnimit ligjor vazhdues për aktorët kyç socialë bazuar në njohuri të avancuara në fushën ligjore si dhe përhapjen edukimit ligjor qytetar për publikun e gjerë.
• Është e angazhuar të veprojë në drejtim të modernizimit dhe forcimit të sistemit gjyqësor shqiptar për një reformë të qëndrueshme të tij. Për konsolidimin e një sistemi gjyqësor kompetent, transparent, të drejtë dhe efikas, i cili është njëkohësisht efektivisht i përgjegjshëm dhe garanton akses të barabartë për të gjithë qytetarët.
• Synon të angazhohet në veprimtaritë kryesore të mëposhtme:
- Monitorimin e sistemit gjyqësor,
- Trajnimi ligjor për aktorët e sistemit gjyqësor:
• Do të përfshij vëzhgimin e proçeseve dhe monitorimin e cilësisë së vendimeve gjyqësore, verifikimin e zbatimit në praktikë të rregullave për funksionimin dhe organizimin e gjyqësorit, observimin e zbatimit dhe efektshmërisë së masave anti- korrupsion në sektorin e drejtësisë dhe monitorimin e aksesit në drejtësi në përgjithësi. Në fokus të veçantë të veprimtarive tona është edhe promovimi gjerësisht i alternativave jashtë-gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore.
• Është e angazhuar të kontribuojë në ndërtimin e njohurive dhe promovimin e kompetencës ligjore të fortë tek aktorët e sistemit gjyqësor, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët mbrojtës, dhe aktorë të tjerë kyç, bazuar në praktikat më të mira europiane dhe ndërkombëtare, duke angazhuar ekspertë me përvojë të fushës dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e edukimit ligjor dhe organizatat profesionale në fushën e ligjit.
• Synon të krijojë qendre të trajnimit ligjor vazhdues me fokus të veçantë trajnimin për Shkathtësinë e Përfaqësimit në Gjykim, bazuar në ekspertizë ndërkombëtare në këtë fushë.
• Synon të ofrojë trajnime të avancuara ligjore për nëpunësit civile të administratës publike në të gjitha nivelet. Çështje të tjera kyçe si integrimit i vendit në Bashkimin Europian, respekti efektiv për të drejtat e njeriut, përfshirë eliminimin e diskriminimit, promovimi i të rinjve, përmirësimi i cilësisë së arsimit, mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve, mbrojta e mjedisit, avancimi i grave në shoqëri, mbrojtja e të drejtat e fëmijëve, përfshirë krijimin e një sistemi për drejtësinë për të miturit dhe integrimin e fëmijëve të grupeve sociale të margjinalizuara, përbëjnë gjithashtu një fokus të veçantë të veprimtarisë sonë që ne do t’i adresojmë nëpërmjet kërkimeve dhe advokimit të politikave si dhe fushatave aktive për rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve.
• Dotë pasqyrojë veprimtarinë e saj nëpërmjet botimit të periodikut “Status Libertatis / Status Civitati”, duke paraqitur aty rezultatet e arritura në formën e informacionit, analizës, dhe duke paraqitur histori suksesi si përvojë dhe shembuj për t’u ndjekur. Përveç revistës për realizimin e objektivave të veta, Qëndra “ SUI JURIS“, do të përgatisë dhe prezantojë edhe materiale të tjera informuese të marra nëpërmjet analizave, studimeve dhe sondazheve të realizuara nga të tjerë në përputhje me qëllimet e saj. Nisur nga sa më sipër :
Ftohen të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët hasin vështirësi në komunikimin me administratën publike ose përballen me shkelje të të drejtave të tyre të cfarëdo fushe dhe nëse dëshirojnë të konsultohen si dhe të përfaqëesohen përpara administratës publike nga bashkëpuntorët e qëndrës SUI JURIS.

19/12/2019

Njoftim:
Qendra Sui Juris hap aplikimet per vullnetar me kohe te pjeshme me kohezgjatje kontrate 3 muaj.

Studentet do merren me hartime dhe dhenien e konsulencave te shtresave ne nevoje.
Te interesuarit te aplikojne ne adresen e emailit
[email protected]

15/10/2019

Thirrje për Trajnim Arkivor
Datat 4 deri ne daten 15 Nëntor
Qendra Sui Juris ju bën thirrje të gjithë nëpunësve të institucioneve shtetërore por dhe individëve të tjerë të interesuar për punën me dokumentet, për të marrë pjesë në seminarin që do të zhvillohet për punën në arkiv – protokoll, nga data 4 deri më 15 Nëntor 2019.
Ky seminar ka për qëllim ngritjen profesionale dhe shkencore të punonjësve të sekretari-arkivave të institucioneve shtetërore qëndore dhe vendore, për njohjen dhe zbatimin e Ligjit “Për Arkivat’’ si dhe “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”.

Temat kryesore që do të trajtohen në këtë seminar do të jenë jenë:

1- Njohje me Ligjin “Për arkivat” dhe “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republiken e Shqipërisë”.

2- Klasifikimi,sistemimi i dokumenteve arkivore, kriteret e klasifikimit, kriteret e krijimit të njësive të ruajtjes, përshkrimi, renditja, inventarizimi dhe dorëzimi i dokumenteve .

3- Ekspertiza e vlerës së ruajtjes së dokumenteve, përmbajtja, qëllimi, parimet, kriteret, dhe organizimi i punës për kryerjen e saj.

4- Përpilimi i shkresave zyrtare si dhe rregullat për krijimin dhe zbatimin e elementëve të dokumentit.

5- Faktorët dëmtues të dokumenteve, mbrojtja dhe kushtet e ruajtjes e tyre

6 -Teknologjia dixhitale, dixhitalizimi i dokumenteve

7- Praktikë:

Në përfundim të seminarit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën përkatëse.

Për të marrë pjesë mund të aplikoni nëpërmjet emailit në [email protected] deri më 30 tetor 2019.

15/10/2019

https://arkiva.gov.al/web2018/wp-content/uploads/2019/09/Ligj_Nr.9154_dat%C3%AB_6.11.2003_Per_arkivat.pdf

16/09/2019

Nje vit të mbarë shkollor femijë!
Mësues ju lutem ndiqni këshillën e Abraham Lincoln Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. për te nxjerr ne jetë fëmijë me dije sepse DIJA ËSHTË PASURIA MË E MADHE!
Abraham Lincoln, e dinte vlerën e dijes dhe të mësuarit në jetë. Për këtë, ai kishte vendosur që mësuesit të djalit të tij, t’i shkruante në formë përkujtimi rreth mënyrës se si duhet trajtuar një fëmijë i vogël. Lincoln i kishte renditur mësuesit të djalit të tij, pikërisht në ditën e parë të shkollës, një sërë arsyesh e mësimesh të arta të cilat dëshironte që djali i tij t’i mësonte nga mësuesi. Lexoni më poshtë letrën e Abraham Lincoln të shkruar në vitin 1830. ( Kjo leter vlen si per fillim shkolle dhe per festen e gjate viti pasi femijve u duhet mesuar dija per te qene nje shoqeri me vlera akoma me te larta)

Mësues i nderuar,
Djali im sot e fillon shkollën.
Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.
Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.
Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.
Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.
Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.
Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.
Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.
Mësojeni t’i përqeshë cinikët.
Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.
Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.
Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.
Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.
Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im".
Me respekt,
Abraham Lincoln

16/09/2019

Miremengjes
ne jemi akoma.ne riorganizim por rregjistrimet per trajnime vazhdojne!

Njoftim:Qendra Sui Juris hap thirrjet per Jurist Vullnetar me kohezgjatje 3 muaj.Pozicioni:Pritje ankesave dhe konsulenc...
25/08/2019

Njoftim:
Qendra Sui Juris hap thirrjet per Jurist Vullnetar me kohezgjatje 3 muaj.

Pozicioni:
Pritje ankesave dhe konsulenca juridike per qytetaret!

Per aplikim duhet:
-Student te Juridikut viti 3 ose viti 4
-Vertetim nga shkolla qe jeni duke e ndjekur ate
- CV
- Leter motivimi

Studentit i paguhet siguracioni
Studenti ne fund paiset me Certifikate

Email: [email protected]

20/08/2019

E drejta për të jetuar, konsiderohet si një nga të drejtat më themelore, pasi ajo ju jep start, jetë dhe materializon të gjitha të drejtat e tjera. Jeta është një vlerë e pa krahasueshme dhe e pa zëvëndësueshme me asnjë vlerë tjetër, sado e shtrenjtë dhe e çmuar që mund të jetë ajo.

19/08/2019

Njoftojme se ne Shtator fillojne tre trajnime te dryshme:
A------
Jurist i pergjithshem kohezgjatja 2 muaj ( te gjithe studentet do te trajnohen sa i perkete pjeses se administrates dhe kerkesat drejtuar institucioneve administrative duke filluar nga studim dhe interpretim i ligjit deri tek hartimi i kerkesave)

B------
Assistent Avokat kohezgjatja 3 muaj ( te gjithe studentet do trajnohen mbi ndryshimet dhe procedurat e gjykatave, hartimin e kerkesave, kerkesepadive, ankimin, rekurseve, kerkesave drejtuar gjykates kushtetuese )

C-------
Njohes i procedures ligjore per dergimin e kerkesave ne GJEDNJ kohezgjatja 6 muaj
( te gjithe pjesmarresit do njihen me proceduren e kushteve dhe kritereve per hartimin e nje kerkese drejtuar GJEDNJ-se, njohjen dhe studimin e ceshtjeve te ndryshme dhe ceshtjeve analoge, interpretimin e neneve sipas GJEDNJ-es )

Trajnimet jane me Certifikate dhe praktike me ceshtje konkrete!
Pjesmarresit ne fund paisen me Certifikate!
Trajnimet jane me pagese!

Te interesuarit te na kontaktojne ne adresen e email-it : [email protected]
duke derguar CV dhe nje leter interei ku te shpjegohet arsyeja e pjesmarrjes ne keto trajnime.

Ju mirepresim
Qendra Sui Juris

Pershendejte, Qendra Sui Juris hap sezonin e ri te seminareve dhe trajnimeve per vitin 2019-2020.Trajnimi i pare fillon ...
23/06/2019

Pershendejte,
Qendra Sui Juris hap sezonin e ri te seminareve dhe trajnimeve per vitin 2019-2020.
Trajnimi i pare fillon ne Shtator
Trajnimi konsiston ne "Jurist i Pergjithshem" me kohezgjatje 3 mujore

Per rregjistrime na kontaktoni ne adresen e email:
[email protected] duke derguar CV tuaj dhe letermotivimin.
Qendra Sui Juris

Address

Rruga 4
Sarandë
00000

Telephone

+35542211829

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra SUI JURIS / Status Libertatis, Status Civitati- posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Qendra SUI JURIS / Status Libertatis, Status Civitati-:

Share