Avokate Margarita Markja

Avokate Margarita Markja A. KESHILLIM ME KARAKTER JURIDIK TE PERKOHSHEM DHE/OSE SPONTAN
B PËRFAQËSIM LIGJOR PËR ÇËSHTJE:
1. ADMINISTRATIVE
2. FAMILJARE
3. CIVILE
4. PENALE
5. EXPULSE
6.

DISKRIMINIMI
7. LEHTESIM VEPRIMESH NE E ALBANIA

Nisur nga rastet e ndjekura, si shqetësim, një nga problematikat me të dukshme në praktikën juridike mbetet mosgarantimi...
31/03/2026

Nisur nga rastet e ndjekura, si shqetësim, një nga problematikat me të dukshme në praktikën juridike mbetet mosgarantimi efektiv i ekzekutimit të detyrimit ushqimor ⚖️

Në rastet kur një prind ka në kujdestari femijen dhe pala tjetër nuk është në gjendje të permbush detyrimin ushqimor, barra ekonomike dhe sociale bie në mëbyrë disproporcionale mbi një subjekt të vetëm, duke cënuae interesin më të lartë të fëmijës

Megjithese detyrimi parashikohet nga ligji, mungesa e mekanizmave mbështetës dhe instrumenteve kompensuese e bën shpesh atëjo efektiv në praktikë.

Kjo situatë ngre në menyrë të drejteperdrejtë pergjegjesinë e shtetit për të garantuar jo vetem ekzistencën e së drejtës , por edhe zbatimin e saj real 🏛️

Mbrojtja e fëmijëve nuk mund të mbetet në nivel deklarativ .
Ajo kërkon mekanizma funksionale dhe ndërhyrje konkrete.Margarita Markja

12/01/2026

I Nderuar lexues!
Nisem nga raste konkrete të punonjësve që guxuan të mos pranojnë presionin, poshtërimin dhe cenimin e dinjitetit në vendin e punës, për të përcjellë një mesazh edhe për ata që ende heshtin.
Duhet ta dish qartë:jo çdo sjellje abuzive në punë është “normale”. Në fakt, nuk është.
Jo çdo presion duhet duruar.Jo çdo fyerje, kërcënim apo izolim është pjesë e punës.
Kodi i Punës dhe legjislacioni shqiptar detyrojnë punëdhënësin të mbrojë dinjitetin, shëndetin mendor dhe personalitetin e punëmarrësit. Ngacmimi moral, presioni psikologjik, poshtërimi apo krijimi i një ambienti armiqësor përbëjnë shkelje ligji, edhe kur largimi nga puna maskohet me shkresa formale.
Por si do të të mbrojë ligji nëse ti hesht ?!!
Shumë largime nga puna nuk janë të ligjshme në thelb, por rezultat i cenimit të personalitetit të punonjësit.
Ke të drejtë të reagosh ligjërisht nëse:
– po të ushtrohet presion i vazhdueshëm;
– po të izolojnë ose të ulin dinjitetin;
– po të shtyjnë drejt dorëheqjes.
Mos e prit largimin për të vepruar. Konsulta në kohë bën diferencën mes humbjes dhe mbrojtjes së të drejtave të tua.
Në marrëdhëniet e punës, mos firmos kontrata pa i lexuar me kujdes dhe pa u këshilluar ligjërisht. Kompanitë dhe institucionet i hartojnë kontratat me specialistë që mbrojnë interesat e tyre.
Po ti si e firmos kontraten , (shpesh here dhe pa e lexuar,) kush mbron interesat e tua? Prezantoju dhe Ti me përfaqesuesin tënd ligjor.
Është koha të ndryshojmë mendësi dhe të veprojmë si në shoqëritë e zhvilluara: me dije, me ndërgjegje dhe me mbrojtje ligjore.⚖️⚖️⚖️⚖️

12/01/2026

⏳✍️⚖️

I Nderuar lexues!
Nisem nga raste konkrete të punonjësve që guxuan të mos pranojnë presionin, poshtërimin dhe cenimin e dinjitetit në vendin e punës, për të përcjellë një mesazh edhe për ata që ende heshtin.

Duhet ta dish qartë:jo çdo sjellje abuzive në punë është “normale”. Në fakt, nuk është.

Jo çdo presion duhet duruar.Jo çdo fyerje, kërcënim apo izolim është pjesë e punës.

Kodi i Punës dhe legjislacioni shqiptar detyrojnë punëdhënësin të mbrojë dinjitetin, shëndetin mendor dhe personalitetin e punëmarrësit. Ngacmimi moral, presioni psikologjik, poshtërimi apo krijimi i një ambienti armiqësor përbëjnë shkelje ligji, edhe kur largimi nga puna maskohet me shkresa formale.
Por si do të të mbrojë ligji nëse ti hesht ?!!

Shumë largime nga puna nuk janë të ligjshme në thelb, por rezultat i cenimit të personalitetit të punonjësit.
Ke të drejtë të reagosh ligjërisht nëse:
– po të ushtrohet presion i vazhdueshëm;
– po të izolojnë ose të ulin dinjitetin;
– po të shtyjnë drejt dorëheqjes.

Mos e prit largimin për të vepruar. Konsulta në kohë bën diferencën mes humbjes dhe mbrojtjes së të drejtave të tua.

Në marrëdhëniet e punës, mos firmos kontrata pa i lexuar me kujdes dhe pa u këshilluar ligjërisht. Kompanitë dhe institucionet i hartojnë kontratat me specialistë që mbrojnë interesat e tyre.
Po ti si e firmos kontraten , (shpesh here dhe pa e lexuar,) kush mbron interesat e tua? Prezantoju dhe Ti me përfaqesuesin tënd ligjor.
Është koha të ndryshojmë mendësi dhe të veprojmë si në shoqëritë e zhvilluara: me dije, me ndërgjegje dhe me mbrojtje ligjore.
🤗😊⚖️⚖️⚖️⚖️

Address

Gjok Doçi
Peshkopia
8301

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokate Margarita Markja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Avokate Margarita Markja:

Shortcuts

Share