Prona.zk

Prona.zk Prona s'merret me "pasha besen", por fitohet me "pasha shkresen". Autori: Populli

Njoftim i rendesishem per perditesimin e te dhenave ne portalin e-albania (nr.telefonit)Agjencia Kombëtare e Shoqërisë s...
02/02/2024

Njoftim i rendesishem per perditesimin e te dhenave ne portalin e-albania (nr.telefonit)

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të saj gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimi për shtyp, behet me dije se: “Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00”.
Sipas njoftimit nga kjo agjenci do të ndikohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike.

“Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!”, thuhet në njoftim.

Eshte me rendesi per qytetaret qe te verifikojne te dhenat e regjistruara ne portalin e-albania siç mund te jene nr.telefonit, etj, pasi me rikthimim e shërbimeve online, identifikimi në llogarinë perkatese në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredencialeve (NID/NIPT dhe fjalëkalimin), dhe kodin 6 shifror (fjalëkalim me një përdorim) që do të dërgohet në numrin e telefonit ne rast identifikimi apo ndryshimi të fjalëkalimit.
Prandaj, nga ana e qytetareve duhet te verifikohet numri i telefonit te regjistruar ne portalin e-albania, pasi ai numer duhet te jete aktiv dhe ne perdorim aktual, duke theksuar se ne rastet e tjera (kur numri i regjistruar eshte jashte perdorimit) duhe te behet perditesimi i te dhenave perpara se te behen nderhyrjet ne sistem.

OKB: Blerja e nje banese në Tiranë - luks! Pastrim parash te pista???Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuar...
01/12/2023

OKB: Blerja e nje banese në Tiranë - luks! Pastrim parash te pista???

Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara, në një raport për vlerësimin e zhvillimit urban, e ka renditur Tiranën si një nga shtatë kryeqytetet kryesore të Evropës, me nivele të larta të papërballueshmërisë për blerjen e një banese. Në raportin kushtuar kryeqytetit të vendit tonë dhe zonave bregdetare, ndër të tjera citohet se rritja e çmimit të banesave mund të jetë ndikuar nga pastrimi i parave.

“Deri në 32 për qind e pronave rezidenciale dhe komerciale të sh*tura në gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë; pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare. Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së banesave” thuhet në raportin e dedikuar për Shqipërinë.

Sipas të njëjtit raport, shkalla e mbipopullimit është më e larta në Evropë pas Malit të Zi me afro 60%, duke e bërë të shumë të vështirë ose të papërballueshme blerjen e banesae nga individë me të ardhura të ulëta.

 “Në këtë sfond, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi.

Këto pabarazi strukturore në tregjet e banesave e bëjnë të papërballueshme aksesin në strehim për grupet me të ardhura të ulëta” thuhet në raport.

Nga ana tjeter, në raport përmenden edhe dy nene të Kushtetutës së Shqipërisë, ai që mban numrin 59 për të drejtën e strehimit të përshtatshëm për qytetarët dhe neni 18 për barazinë para ligjit i cili siguron edhe mbrojtjen e grupeve shoqërore pavarësisht gjendjes ekonomike, sociale e racore.

Raporti thekson gjithashtu se sektori i banesave në Shqipëri dominohet nga shtëpitë private, të cilat fillimisht janë ngritur ilegalisht ose janë privatizuar në vitet 1990.

Nderkohe, sektori me qira i banesave sociale (qoftë publik, privat apo i përzier) në Shqipëri është shumë i vogël, duke përfaqësuar rreth 0.1% të totali.

Sh*tet t**e "Are" me siperfaqe 3400 m2, prane rruges Gjirokaster-Valare. E pershtatshme per zhvillim ekonomiko-bujqesor....
10/11/2023

Sh*tet t**e "Are" me siperfaqe 3400 m2, prane rruges Gjirokaster-Valare. E pershtatshme per zhvillim ekonomiko-bujqesor.
Disponohet me Çertifikate pronesie.
Çmim i leverdisshem.

Sh*tet "truall me siperfaqe 2100 m2" ndodhur ne zonen industriale Sarande (Vrion), prane Drejtorise se Sherbimit te Tran...
09/11/2023

Sh*tet "truall me siperfaqe 2100 m2" ndodhur ne zonen industriale Sarande (Vrion), prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor.
Me perspektive zhvillimi per objekte industriale, social-ekonomike si dhe banimi.
Çmim i leverdisshem.

4.5 milion euro per sistemin e ri kadastral (ASHK)Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infomacionit (AKSHI) bëri të ditur s...
06/10/2023

4.5 milion euro per sistemin e ri kadastral (ASHK)

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infomacionit (AKSHI) bëri të ditur se është lidhur kontrata me kompaninë fituese me vlerë rreth 4.5 milionë (pa TVSH) që ka në objekt përmirësimin e sistemit kadastral.

Zbatimi i kontratës parashikohet të ketë një afat 33-mujor ku përveç përmirësimit konkret në sistem, përfshihet edhe një periudhë mirëmbajtjeje brenda të njëjtit buxhet.

Në dokumentet e bëra publike nënvizohet se kontrata ka disa qëllime ku ndër të tjera:

Sigurimi i ndërlidhjes me sistemin e fiskalizimit për ASHK; ndërtimi i modulit të monitorimit të riskut dhe parandalimit të veprimeve të palejuara; implementimi i modulit e-prona ime; përdorimi i teknologjisë blockchain aty ku është e mundur; krijimi i modulit të vlerës së pronës.

 Rezultatet e pritshme nga kontraktori

Sistemi i kadastrës pritet të kalojë në një fazë përmirësimi dhe ku kompanisë fituese do t’i kërkohen rezultate konkrete.

Së pari duhet të bëjë zhvillim dhe implementim të modulit të vlerës së pronës bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Së dyti, migrimi i të gjithë informacionit të nevojshëm për llogaritjen e vlerës së pronës, ku do të përshihen dhe çmimet referencë për çdo kategori pasurie të paluajtshme.

Së treti, integrimi i zgjidhjes së vlerës së pronës në shërbimet ekzistuese të ASHK në portalin e-Albania.

Së katërti, sigurimi i ndërlidhjes së sistemit multifunksional me sistemin e fiskalizimit në përputhje me ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për ASHK dhe Drejtoritë Vendore.

Po kështu lëshimi i faturës së fiskalizuar nëpërmjet sistemit Multifunksional dhe postimi i saj në portalin e-Albania/NISA si dhe pranimin e faturës se fiskalizuar mbi blerje mallrash, shërbimesh, etj.

Një tjetër rezultat i pritshëm është kontrolli për pagesat e faturave të lëshuara dhe regjistrimi i pagesave të pa raportuara në administratën tatimore sipas akteve ligjore për fiskalizimin Po kështu ndërtimi i modulit të monitorimit të riskut dhe parandalimit të veprimeve të palejuara.

Kompania do të duhet të bëjë implementim të modulit “e-prona ime”, si dhe përdorim të teknologjisë blockchain aty ku është e mundur.

●FAJI I SISTEMIT APO I NJEREZVE BRENDA SISTEMIT⁉️• Rreth 86% e pjesmarresve kane pasur probleme me leshimin e dokumentac...
27/09/2023

●FAJI I SISTEMIT APO I NJEREZVE BRENDA SISTEMIT⁉️
• Rreth 86% e pjesmarresve kane pasur probleme me leshimin e dokumentacionit te pronesise nga ASHK.
• Rreth 50% e problemeve konsistojne ne vonesa ne kryerjen e sherbimeve, 33% kerkesa per plotesim te dokumentacionit dhe 17% mosveprim per legalizimin e objektit.
• 83% e pjesmarresve i jane drejtuar Drejtorise Vendore te ASHK per te marre zgjidhje, nderkohe qe 17% i jane drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te ASHK.
• Vetem 33% e pjesmarresve kane marre zgjidhje, nderkohe qe 67% vijojne ende pa marre sherbimin e kerkuar.

05/09/2023
Kadastra afer kolapsit..???Nga muaji korrik, sportelet fizike që funksiononin për dhënie informacioni në kadastër u mbyl...
21/08/2023

Kadastra afer kolapsit..???

Nga muaji korrik, sportelet fizike që funksiononin për dhënie informacioni në kadastër u mbyllën, duke kaluar çdo gjë online. Paralelisht me sistemin e ri të ofrimit të shërbimeve nga rezultati i shortit, tregu është paralizuar, pasi shumë aplikime janë pa përgjigje. Ky realitet shqetësues konfirmohet edhe nga zyrat e noterëve, si nje hallke kryesore e veprimeve mes qytetarit dhe kadastrës.

Fatmir Lacej nga Dhoma Kombëtare e Noterëve sqaron:
"Mund t’ju konfirmoj se që nga data 1 korrik e deri në 10 gusht janë kryer rreth 5655 aplikime nga zyrat noteriale, por vetëm 1300 prej tyre kanë marrë përgjigje. Shifrat nuk janë pozitive, por ne themi se jemi në fazën e parë të këtij procesi dhe shpresojmë se situata do të ndryshojë në vazhdim. Ndërkohë që kane një ecuri më pozitive aplikimet me procedurë të përshpejtuar, të cilat kushtojnë edhe më shumë si pagesa per sherbimin e kerkuar” .

Sistemi i ri i miratuar parashikon që një aplikim në Tiranë mund të shqyrtohet nga një zyrë kadastre e një tjetër qyteti, duke shmangur kështu mundësinë e korrupsionit.
Por pavarësisht qëllimit pozitiv të këtij sistemi, noterët thonë se, që revolucioni digjital të ketë sukses, duhet që zyrtarët të mbajnë përgjegjësi deri në ndjekje penale.

“Ne jemi të mendimit se punonjësit e kadastrës duhet të jenë më të përgjegjshëm. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për mos kthim përgjigjesh në kohë. Deri më tani problem kryesor mbetet fakti që nuk respektohen afatet e përcaktuara nga vete ligji duke sjellë zvarritje të shërbimeve”, – thotë Lacej.

Sipas noterëve duket se është kthyer në praktikë pune që për një aplikim të kërkohen dokumente shtesë të panevojshme duke i zvarritur procedurat pa limit.

Nga muaji maj 2022, qeveria vendosi të ofrojë rreth 90% të shërbimeve publike online, duke e konsideruar këtë vendim si revolucion digjital në çështjen e pronave. Por deri më tani, shifrat tregojnë se zyrat e kadastrës kanë dështuar ta meritojnë këtë etiketim.

"Zgjedhja e Prona.zk - Një Vendim i mençur dhe i ndryshëm për të Ardhmen Tuaj"Në një botë ku prona eshtë thelbësore për ...
10/08/2023

"Zgjedhja e Prona.zk - Një Vendim i mençur dhe i ndryshëm për të Ardhmen Tuaj"

Në një botë ku prona eshtë thelbësore për të ardhmen tuaj dhe për të mbrojtur interesat tuaja, zgjedhja e një alternative të besueshme dhe të aftë përfaqëson një hap kritik.
Prona.zk si zyre avokatie dhe imobiliare është vendi ku mund të gjeni partnerin e duhur për të siguruar se të drejtat tuaja pronësore janë të mbrojtura dhe respektuara në mënyrën më të lartë.

Përse të zgjidhni zyrën tonë për pronat tuaja? Ja disa arsye pse jemi ndryshe:

1. Eksperiencë e pasur 20-vjeçare:
Për vite me radhë, kemi punuar me çështje të shumëllojshme pronësie. Eksperienca jonë i jep aftësinë e nevojshme për të zgjidhur sfidat më të vështira dhe për të arritur rezultate të shkëlqyera.

2. Kujdesi personal ndaj klientit:
Ne i vlerësojmë klientët tanë dhe kemi një qasje të personalizuar për secilin rast. Të kuptuarit e situatës suaj individuale dhe qëllimeve tuaja është prioriteti ynë.

3. Shpjegim i qartë dhe transparent:
Në fushën e pronave, terminologjia juridike komplekse mund të jetë sfiduese për t'u kuptuar. Ne jemi të angazhuar për t'ju shpjeguar çdo hap të procedurës në një mënyrë të kuptueshme dhe transparente.

4. Marrëveshje të drejta dhe të ndershme:
Ne vlerësojmë ndershmërinë dhe integritetin në marrëdhëniet me klientët tanë. Për këtë arsye, angazhohemi për të ofruar marrëveshje të drejta dhe të ndershme, duke iu garantuar se interesat tuaja janë në qendër të punës sonë.

5. Fokus në zgjidhje:
Njëri prej qëllimeve kryesore të zyrës sonë është të ofrojmë zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme për klientët tanë, duke synuar te jemi të vendosur të bëhemi partnerët tuaj për suksesin dhe sigurinë e pronës suaj.

6. Pasioni për Real Estate:
Ne nuk jemi thjesht një biznes; ne jemi të shtyrë nga një pasion i vërtetë për pasuritë e paluajtshme.
Ne ju udhëzojmë përmes dokumentacionit, ligjshmërisë dhe aspekteve financiare, duke e bërë të gjithë procesin pa probleme.

Në vend se të merrni një vendim të shpejtë dhe të pa matur për zyrën tuaj për pronat, ju ftojmë të na njihni dhe të ndiheni të ftuar për një konsulte.
Ju mirepresim!

Asnje sherbim ne e-albania, nga ASHK apo QKB nese...Projektligji i rradhes qe eshte pergatitur nga Qeveria synon të bëjë...
08/08/2023

Asnje sherbim ne e-albania, nga ASHK apo QKB nese...

Projektligji i rradhes qe eshte pergatitur nga Qeveria synon të bëjë të detyrueshëm sigurimin e të gjitha banesave në vend për t’i mbrojtur nga tërmetet.
Pra, nëse nuk paguan sigurimin e banesës nga tërmeti nuk do të marrësh dot shërbime publike nga platforma e-Albania, as shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Kështu është parashikuar sipas nenit 33 të pr/ligjit për “Sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” i cili është hedhur tashmë për konsultim publik.

Primi i sigurimit duhet të paguhet me detyrim nga çdo individ, person fizik ose juridik, vendas apo i huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave.
Të gjitha banesat dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi sh*tje, zyra apo për qëllime të ngjashme e kanë detyrimin për të siguruar.
Përjashtohen nga kjo taksë ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami ose të ngjashme dhe ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

Sigurimi do të mbulojë vetëm dëmtimet në banesë duke përjashtuar dëmin tjetër pasuror (mobilet, pajisjet e brendshme, etj) dëmet në njerëz, përfshirë vdekjen, kompensim të dëmeve morale; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave apo dhe humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit dhe periudha e vlefshmërisë së policës së sigurimit është një vit.
Ndërsa dëmshpërblimi paguhet brenda nëntë muajve.

Skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet do të menaxhohet nga Fondi Kombëtar për Tërmetet, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, në pronësi të shtetit dhe përgjegjës është Ministri i Financave.

Address

Rr. Zeman Haska, Lgj. 18 Shtatori, Pas Prokurorise Se Rr. Gjyq. Gjirokaster
Gjirokastër
6002

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
18:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 15:00
18:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 15:00
18:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 15:00
18:00 - 20:00
Friday 08:00 - 15:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+355692070254

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prona.zk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Prona.zk:

Share