26/04/2026
Shtëpitë e vjetra të ndërtuara para datës 10.08.1991 trajtohen sipas përcaktimeve të VKM nr. 827/2020, duke u dhënë mundësi qytetarëve të formalizojnë pronësinë e banesave dhe oborreve që kanë në përdorim.
Kush përfiton nga ky proces?
✔️ Objektet pa titull pronësie me funksion banimi, të ndërtuara nga persona fizikë përpara datës 10.08.1991, për të cilat nuk ka dokument pronësie, me ose pa truallin funksional.
✔️ Oborret në përdorim, që janë truall pa titull pronësie, në funksion të një banese të ndërtuar para datës 10.08.1991, kur për banesën ekziston dokument pronësie. (Përjashtohen sipërfaqet “tokë bujqësore”)
Dokumentacioni i nevojshëm:
✔️ Certifikatë familjare
✔️ Kopje e dëshmisë së penalitetit (për verifikim për efekt të vepres penale, “dhunimit të banesës”)
✔️ Dokumentacion që provon ndërtimin para datës 10.08.1991, si:
• Dokumente nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore, Arkivi i Shtetit ose institucionet, vendase apo të huaja, që administrojnë informacion gjeografik/gjeohapësinor
• Vendim gjyqësor për vërtetimin e faktit se ndërtimi është ngritur para datës 10.8.1991, ose çdo vendim tjetër gjyqësor që e provon këtë fakt;
• Aktekspertiza nga një grup prej të paktën 3 ekspertësh inxhinierë të licencuar, që të përcaktojë periudhën e ngritjes ose vjetërsinë e ndërtimit.