10/12/2016
P R O J E K T L I GJ
Nr._____, datë __________
PËR
DHËNIE AMNISTIE Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Qëllimi dhe parimet e ligjit
1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji. 2. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, edukimit dhe rehabilitimit, si dhe mbrojtjes së interesit publik. Neni 2 Përkufizime 1. Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm kuptohet : a) “I dënuar”, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet: i) personat e dënuar nga gjykata e shkallës së parë dhe që brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatën e apelit; ii) personat e dënuar nga gjykata e apelit. b) “Person që i është shmangur drejtësisë”, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet shtetasi që i është shmangur ekzekutimit të vendimit të dënimit (vendimit të formës së prerë të dënimit apo vendimit
për caktimin e masës së sigurimit personal) të dhënë nga gjykata, apo shtetasi që i është shmangur ndjekjes penale apo procesit hetimor nga autoriteti publik i ushtrimit të ndjekjes penale deri në datën 15.12.2016. c) “Të dënuar me dëmtime të përhershme fizike apo sëmundje të rënda të pashërueshme” në kuptim të këtij ligji, janë personat të cilët kanë dëmtime apo sëmundje të cilat, në bashkëveprim me pengesat e ndryshme, përfshirë ato mjedisore dhe të qëndrimit, pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët. Për qëllim të zbatimit të këtij ligji, për këta persona, aftësia e kufizuar apo sëmundja e pashërueshme e të dënuarit (përjashto personat e paaftë mendërisht), duhet të jetë e evidentuar në kartelat klinike që administron nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale. Diagnoza duhet të jetë vendosur nga mjekët specialistë të fushave përkatëse të spitaleve shtetërore Rajonale dhe Terciare, si edhe personat që janë trajtuar nga KMCAP, shoqëruar me aktin e nxjerrë nga autoriteti publik që ka shpallur këtë paaftësi, dokument ky i lëshuar para datës 31.12.2016. Neni 3 Kriteret për përfitimin e amnistisë 1. Amnistohen personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. 2. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. 3. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç. 4. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. 5. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 103, 104, 110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal. 6. Amnistohen të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme. Neni 4 Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë 1. Pavarësisht parashikimeve të nenit 3, nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për: a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75 të Kodit Penal; b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 82, 83/a, 83/b, 84/a, të Kodit Penal, si dhe në nenin 77 të Kodit Penal Ushtarak; c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a e 99 të Kodit Penal; ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a të Kodit Penal;
d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë dhe i tretë, 109/b, 109/c, paragrafin e dytë të nenit 110, 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal; dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenet 114 dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë, të nenit 117, të Kodit Penal; e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e tretë të nenit 124/b, nenet 128/a,128/b, 129 e 130/a të Kodit Penal; ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, paragrafin e dytë të nenit 137/a, paragrafin e dytë të nenit 138, 138/a, 139, 140, 141, 141/a, paragrafin e dytë të nenit 143, 143/a, 143/b, 144/a, 152, paragrafi i dytë i nenit 159, 164/a, 164/b, 175, paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 180, 181/a, të Kodit Penal, si dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak; f) vepra penale kundër falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë, të parashikuara në nenin 183, 184, paragrafin e dytë të nenit 185, të Kodit Penal; g) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në nenet 186, paragrafi dytë nenit 186/a, 189 e 191, paragrafi i dytë i nenit 192/b, të Kodit Penal; h) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në nenet 206/a , paragrafin e dytë të nenit 206/b të Kodit Penal; gj) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225 të Kodit Penal; i) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228 të Kodit Penal; j) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 230/d, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal; k) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet paragrafi dytë i nenit 235, paragrafi i dytë të nenit 236, 237, 243, 244, 244/a, 245, 245/1, 248, 248/a, 250, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 270, paragrafin e parë, katërt, të pestë, të gjashtë dhe të shtatë të nenit 278, 278/a, paragrafin e dytë të nenit 282, 282/a, paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 283, 283/a, paragrafin e dytë dhe të tretë të 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, paragrafin e dytë të nenit 289, paragrafin e dytë, tretë, katërt të nenit 290, 293/a, 293/b, 293/c, 294, paragrafi i parë, tretë, pestë dhe të gjatë të nenit 295/a, 298, 299, të Kodit Penal, dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak; l) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet paragrafit të dytë të nenit 302, paragrafi i dytë i nenit 309, 313/a, paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 313/b, 314, 316, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, paragrafi i dytë i nenit 323, paragrafi i dytë i nenit 324, të Kodit Penal; ll) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 326, 326/a, 327/a, paragrafi parë i nenit 328, 328/a, paragrafi i dytë dhe i tretë i nenit 329,330/a, 331 dhe 332 të Kodit Penal; m) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. 2. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale, apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë, deri në datën 15.12.2016.
3. Personat që janë dënuar me burgim dhe ekzekutimi i dënimit është pezulluar me kusht nga gjykata nuk përfitojnë nga ky ligj. 4. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e të njëjtës vepër penale.
Neni 5 Zbritja nga vuajtja e dënimit 1. Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3 të këtij ligji, pavarësisht kritereve ndaluese të nenit 4, u zbritet: a) 2-vjet nga dënimi i dhënë të gjithë personave të dënuar gra apo personave që në kohën kryerjes së veprës penale kanë qënë të mitur; b) 2-vjet pesonave të dënuarve me dëmtime të përhershme fizike apo me të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme; c) 1-vit nga dënimi i dhënë për personat e dënuar, burra. Neni 6 Kushtet për dhënien e amnistisë nga ndjekja penale 1. Pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave të parashikuara nga paragrafi parë i nenit 235, paragrafi parë neni 236, nenit 237, 238, 242, 243, paragrafi i parë i neni 246, neni 246/a, paragrafi parë i nenit 247, të Kodit Penal. Neni 7 Të drejtat civile në procesin penal Nga zbatimi i këtij ligji nuk cënohen të drejtat civile në procesin penal dhe as shpenzimet gjyqësore të kryera gjatë gjykimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Neni 8 Mbajtja e kontakteve me shërbimin e provës
Të gjithë shtetasit që fitojnë lirinë nga zbatimi i nenit 3 e 5 të këtij ligji janë të detyruar të mbajnë kontakte të përmuajshme me Drejtorinë Vendore të Shërbimit të Provës që mbulon këtë shërbim pranë vendbanimit apo vëndqëndrimit të tyre të deklaruar. Kohëzgjatja e mbajtjes së kontakteve me Shërbimin e Provës në zbatim të këtij ligji realizohet për një periudhë 12-mujore nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përcjell pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, listën e shtetasve të dënuar që fitojnë lirinë brenda 10-ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, shoqëruar me dokumentat përkatëse që përfshijnë dhe deklaratën e shtetasit për adresën e saktë të
vendbanimit apo vëndqëndrimin e tij pas fitimit të lirirsë, si dhe të dhënat e kontaktit ne nevojshme për këtë qëllim. Shërbimi i Provës në këtë rast informon rregullisht organet vendore të Policisë së Shtetit mbi sjelljen dhe të dhëna të tjera të shtetasit që përfiton nga ky shërbim. Shërbimi i provës gjatë gjithë periudhës 12-mujore ndihmon personin në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin social.
Neni 9 Dispozita të fundit 1. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, për zbatimin e këtij ligji. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë, pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E TA R I
ILIR META
Miratuar në datën _____._____2016