08/05/2024
Reforma në Drejtësi një eksperiment I dështuar . faturë shumë e rëndë për tu paguar nga populli shqiptar .
Populli Shqiptar ndër vite ka paguar me vuajtjet , varfërinë , shkatërrimin e elitës së tij, nëpërmjet eksperimenteve te kryera nga Qeveritarë të përzgjedhur , që kanë punuar në vazhdimësi kundër interesave të popullit shqiptar.
Eksperimenti I fundit ishte e ashtuquajtura Reforma në Drejtësi që në gjuhën e popullit rezultoi një vërë në ujë.
Shqiptarët nëpërmjet instalimit të të ashtuquajturit Diktaturë e klasës së proletariatit , shkatërroi , vodhi , vrau dhe përçudnoi, të ashtuquajturat klasa të pasura që në realitet ishte klasa më e arsimuar , promotorri I shoqërisë shqiptare te kohës . Në vazhdimësi të urdhërave për tu zbatuar , u zhduk çdo concept I pronës private , u luftua çdo besim fetar dhe u trasformua familja shqiptare nëpërmjet krijimit të njeriut të ri , I cili do të ishte syri dhe veshi I Partisë .
Drejtësia në këto vite do të garantohej nga Partia , e cila do të qëndronte mbi të gjitha Institucionet ligjzbatuese .
Gjithshka do të justifikohej me ndjekjen e vijës marksiste-leniniste , nga kuadrot e Partisë që në pjesën më të madhe do të ishin analfabetë. Pjesa inteligjente e kuadrove të Partisë shumë shpejt ndër vite do të pësonin të njëjtin fat me ata që kishin vrarë në emër të Dikataturës së proletariatit.
Mbas viteve 1990 iluzionet që shqiptarët do të ndërtonin një sistem demokratik , do të shuheshin shpejt nëpërmjet instalimit të qeverisjeve pseudo demokratike , të cilat u kujdesën të shkatërronin shpresën e shqiptarëve për të ndërtuar një Shtet të së Drejtës , ku të mirfunksiononin në interes të popullit shqiptar Pushteti Legjislativ , pushteti ekzekutiv dhe Pushteti Gjyqsor .
Fillimisht nëpërmjet eksodit të mirorganizuar nga politikanët antikombëtarë larguan nga Shqipëria forcën më inteligjente dhe më demokratike të popullit shqiptar , duke mbushur zbraztirën me të ardhur , për të mundësuar më lehtë uzurpimin dhe mbulimin e pushtetit autokratik .
Për pasojë Partitë u mbushën me injorantë, spiunë, të cilë nëpërmjet Parimit një antarë një vote , denigronin intelektualët e mbetur duke predominuar një shumicë injorantësh në shërbim të Kryetarëve të emëruar nga ish lidërshipi I fundit komunist I cili komandohej nga interesa te huaja..
Kujdesi në vazhdimësi I të gjitha Qeverive mbas viteve 1990, ka qënë politika e pandërprerë e moskthimit të pronës ish pronarëve , falsifiteti I joshjes së ish të p***ekutuarve , me politika tërhiq dhe mos këput , dhe kontrolli I plotë I sistemit të Drejtësisë nëpërmjet emërimeve të të besuarve në Gjykata dhe në përzgjedhje të kuadrove të rinj të gjyqsorit duke kontrolluar shkollën e magjistraturës .
Reforma e here pas hershme , ndarja e Gjykatave , bashkimi I tyre , ndryshimi I shpeshtë I legjislacionit , ndryshimi I emërtimeve të Institucioneve , veprimtaria nëpërmjet akteve normative , përplasja e kompetencave, zhdukja dhe djegja e herëpashershme e dokumentave etj kanë qënë strategji e vazhdueshme për të kaluar në kohë dhe transferuar pasuritë e këtij vëndi , individëve të besuar të cilët do të mund të garantojnë vazhdimësinë në pushtet te familjeve te tyre.
Natyrisht kjo veprimtari nuk do të mund të kryhej pa miratimin, aprovimin, mbeshtetjen financiare dhe politike te forcave te huaja të interesuara ndër vite për të kontrolluar trojet shqiptare.
Reforma në drejtesi nuk eshte gjë tjetër vetëm një kolaps për tu dhënë të drejtën shqiptarëve në kalendat greke .
Në 30 vite nuk u ndërtua nga asnjë Qeveri ndonjë godinë e denjë që të përfaqsonte realisht pushtetin e pamvarur te Drejtësisë, ku çdo qytetar të ndihej I barabartë dhe besimplotë përpara Ligjit , për të realizuar të drejtat e tij .
Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë forcë politike me orientim të qëndrës së djathtë , që të promovojë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtës së pronës private si e shenjtë dhe e paprekshme , që te angazhohet seriozisht në paqe sociale të të gjithë popullit jashtë etiketimeve partizano- ballistë të injorantëve dhe antikombëtarëve , që vazhdojnë të mbajnë peng ndërtimin e Shtetit të së drejtës në Shqipëri. .
Me Ligjin 9780 /2007 Per Inspektimin e Ndertimit , dhe nje sere ndryshimesh dhe VKM , parashikohen denime te renda per ndertime pa leje , denime administrative , penale dhe prishje e ndertimit pa leje .
Por ligjvenesit kanë miratuar dhe Ligjin Nr 9482 /2006 “ Për legalizimin , urbanizimin…..dhe ndryshime të tij , ligj I cili jo vetëm të mbron nëse ndërton pa leje por në shkelje të Nenit 41 te Kushtetutës të R.SH , parashikon denigrimin, shporrjen e pronarit të ligjshëm nga prona e tij , dhe ligjërimin njohjen e pronarit të ri abuzues, shkeles i Ligjit 9780 /2007 duke e paisur nga vetë drejtuesit më të lartë të shtetit me Certifikatë pronësie .
Pra qartë pa asnjë ekuivok kemi pasur të bëjmë me Qeverisje me një kahje të mirorientuar kundër interesave të kombit shqiptar. Pretendimi I Qeverive se do të kompesojnë më mbrapa pronarët e shpronsuar është një veprim tipik diktatorial . Shteti dhe Institucionet e tij nuk mund të ndërhynë në një marëdhënie private . Legjislacioni I miratuar Kushtetuta , Kodi Civil etj janë garantët dhe rregullatorët në një marëdhënie juridike private.
Gjykata Kushtetuese si garante e te drejtave Kushtetuese te qytetarëve shqiptarë, me anëtarë të emëruar vetëm nga preferenca politike as që ka marrë mundimin të shfuqizojë Ligjin 9482/2007 Ligj I cili ka cënuar ndër vite të drejtën e pronës private e garantuar nga Kushtetuta e R SH .
Me Reformën në Drejtësi është kuptuar dhe realizuar në praktikë ndryshimi I emërtimeve të Gjykatave , trasferimi I Gjyqtarëve duke sjellë anomali dhe kaos në zhvillimin e proceseve , pa u siguruar më parë Godinat , sallat e gjyqeve apo përzgjedhja dhe pregatitja e stafit të Gjyqtarëve që do të japin drejtësi qytetarëve .
Krijimi I Gjykatave administrative në veprimtarinë e tyre krijoi pasiguri juridike , nëpërmjet emërimit me preferencë politike të gjyqtarëve të cilë në vazhdimësi u bënë një mburojë e paaftësisë së punonjësve të administratës shtetërore .
Sot në Shqipëri është realizuar plotësisht postualti - Edrejta e vonuar është e drejtë e mohuar . Me mijra cështje gjyqsore presin të gjykohen në nivele te ndryshme të gjyqsorit , dhe politikanët shqiptarë mburren me Reformën në Drejtësi .
Pushteti Gjyqsor si pushtet I pamvarur , duhet detyrimisht ti përkasë popullit I cili duhet të zgjedhë rregullisht në bazë të kritereve , gjyqtarët të cilët duhet të votbesohen jashtë politikë s dhe interesave të saj . Kjo do të ishte Reforma e vetme që do të garantonte të drejtën dhe barazinë e shtetasve përpara Ligjit . Vetëm nëpërmjet vendimarrjes së qytatarëve , në krijimin e pushtetit të së drejtës do të luftohej krimi , vjedhja abuzimi korrupsioni dhe oligarkia politike .
Emërimi në nivele të ndryshme të shkallëve të gjyqsorit do te duhet të bëhet nëpërmjet kritereve ku do të predominonte mosha , eksperienca morali integriteti I gjyqtarëve dhe jo nepotizmi . Gjyqtarët duhet ta shohin promovimin në një shkallë më të lartë të gjyqsorit si vlerësim profesional dhe jo si pozitë më e favorshme firimprurëse abusive në dëm të së drejtës .
Në Shtetin e të Drejtës nuk ka qytetar që nuk përballet me Ligjin nëse shkakton dëm apo shkel ligjin me dashje apo jo . Prandaj për të gjithë dëmet e shkatuara nga gjyqtarë të papërgjegjshëm në dhënien e vendimeve të tyre , dhe që Gjykata Europiane e Strasburgut I ka prishur duke detyruar Shtetin Shqiptar të paguajë miliona Euro , Shteti Shqiptar nëpërmjet Avokaturës së shtetit që më së shumti vërdalloset kot , duhet të kërkojë në Gjykatë rimbursimin e vlerave monetare ndaj personave përgjegjës që me vendimet e tyre të pa drejta kanë shkaktuar dëm qytetarëve dhe vet Shtetit Shqiptar.
Shkarkimi I gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi I drejtësisë nëpërmjet Vetingut do të duhej të ishte një njollë turpi pë ta , por në të kundërt në kundërshtim të hapur me Ligjin Për Avokatinë të gjithë , ishin paisur paraprakisht me kartën e antarësisë së Avokatit duke e ushtruar këtë funksion që të nesërmen e largimit nga detyra.
Ka ardhë koha e krijimit të një force të re politike , me orientim të plotë në mbrojtje të vlerave të familjes së shëndoshë, pronës të vënë me djersë , besimit dhe lartësimit të figurës së qytetarit shqiptar , për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e interesave mbarëkombtare .
Sot nuk ka të majtë apo të djathtë , ka vetëm neoliberalë që për fat të keq punojnë kundër interesave të qytetarëve të cilët kanë uzurpuar shtetin, dhe grabisin çdo ditë të mirat materiale të vendit .
Lufta brënda llojit bëhet vetëm për interesa private për të ruajtur çfarë kanë rrëmbyer dhe për të marrë çfarë ka mbetur .
Lidershipi I vendit ne takimin special me Kuadrot e larta qe na qeverisin dhe perkujdesen per fatin e popullit tone deklaroi se kemi vendosur te heqim dore nga kontrolli i SPAK . Duke e konsideruar nje deklarate te sinqerte per te mos nderhyre ne pushtetin gjysor qe ne leter eshte nje nga tre pushtetet e pamvarur, provohet katerciperisht qe deri para kesaj deklarate nuk kemi pasur asnjehere pushtet gjyqsor te pamvarur . Ky fakt tregon qe proceset penale dhe civile ne keto 34 vjet kane qene procese te manipuluara dhe te kontrolluara nga interesa te politikaneve nder vite .
Sot nepermjet pseudo reformave , konstatohet lehtesisht shkelja ne vazhdimesi te Ligjit procedurial , mos pasja pergjegjesi ndaj shkeljes se Ligjit material qe nenkupton ekzistencen fiktive te nje pushteti qe paguhet nga taksa paguesit , te cilet nuk gjejne drejtesi ne perballjen ne organet e sistemit gjyqsor.
Natyrisht populli shqiptar ka fatin të ketë si aleat SHBA dhe EU në luftën pë ndërtimin e Shtetit të së Drejtës , por I takon vetë popullit të zgjohet dhe të organizohet për të larguar sa më shpejt nga qeverisja e vëndit hajdutët, të paaftët duke përzgjedhur në udhëheqjen e tij djem dhe vajza të arsimuar që duan dhe respektojnë traditën, prindërit, familjen mëmëdheun e tyre pamvarësisht ideve dhe pikpamjeve të gjithsecilit.
Zoti e mbroftë dhe bekoftë popullin shqiptar dhe Shqipërinë
Tirane 07.05.2024 AV RAIMOND TODHE